Home / Tag Archives: shqiptaret (page 5)

Tag Archives: shqiptaret

Zgjedhjet lokale, Kryemadhi nuk zmbrapset: Ja si do e mundim Ramën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi jo vetëm që ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion me Rilindjen për zgjedhjet lokale, por deklaroi se votat e LSI-së do jenë përcaktuese për ti shkaktuar humbje dërrmuese Edi Ramës në këto zgjedhje. Kryemadhi ka folur në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel.Duke sjellë disa shembuj konkretë nga Bashkitë në Qarkun e Fierit për zgjedhjet e 2015-ës, ajo tha se për zgjedhjet e ardhshme do të mjaftonin vetëm gjysmat e votave të LSI-së në 2015-ën, për t’i siguruar fitoren e kandidatëve të Frontit Opozitar.Kryemadhi tha se në Bashkinë e Fierit ne zgjedhjet e fundit lokale diferenca midis kandidatit fitues të së majtës ishte vetëm 1600 vota, dhe do të mjaftonin vetëm gjysmat e votave të LSI në zgjedhjet e 2017-ës për ta përmbysur këtë rezultat. “Do t’ju jap vetëm një analizë të qarkut të Fierit, që quhet bastion i së majtës. Bashkinë e Fierit e kanë fituar me 1600 vota diferencë ndaj kandidatit Alibeaj, ku ndërkohë ishte e..

Lexone

Ermal Meta: Jam krenar që jam shqiptar, ju tregoj jetën time nga puna si kamarier, tek familja dhe muzika

Ermal Meta ka bërë krenar çdo shqiptar.Fillimisht ai rrëmbeu çmimin e parë në Sanremo dhe më pas u paraqit në mënyrë dinjitoze në Eurovizion.Meta ka bërë një rrëfim ekskluziv për publikun shqiptar teksa tregon jetën e tij.“Jam shumë i lumtur që jam këtu por edhe shumë i emocionuar. Ndonjëherë do të flas shqip, ndonjëherë italisht.Kam mësuar të kontrolloj emocionet më mirë italisht. Unë ika para 24 vitesh nga Shqipëria.E kam kaluar detin Jon jo mbi traget por mbi nota, e kisha gjithmonë brenda muzikën dhe nuk mendoja gjë tjetër. Edhe pse studioja dhe bëja shumë gjëra të tjera.Kisha vetëm një dëshirë. Kam mësuar se është më mirë të bësh një gjë në mënyrën më të mirë sesa të bësh shumë gjëra por shkel dhe shko si thotë nëna ime.Fillova muzikën para shumë vitesh, e ndjeja në mënyrë shumë të fortë. Po flisnim dje me Kryetarin (Erion Veliaj) se sa punë kemi bërë kur ishim të rinj, (t’ja bëjmë çikë qejfin vetes).Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm, asnjë ..

Lexone

Revoltohen grekët: Shqiptarët po na vjedhin lulet me mushka!

Grekët kanë ngritur një shqetësim të ri së fundmi ndaj shqiptarëve. “AFP” ka publikuar një shkrim ku thotë se shqiptarët po kalojnë kufirin ilegalisht me Greqinë dhe po vjedhin bimë medicinale me vlerë në tregun europian.“Grupe të organizuara vendosen në mal, duke jetuar në kasolle të improvizuara.Ata mbledhin sasi të mëdha bimësh dhe i transportojnë ato me anë të mushkave në territorin shqiptar”, tha për AFP Yiannis Spirou, pronar i një zone alpine në një lartësi prej 1400 metrash në malin e Gramozit.Bima më e çmuar është “Primula veris”, e cila sipas qytetarëve grekë nuk rritet në zonën shqiptare. Kjo bimë besohet se lufton infeksionet respiratore, urinare dhe lodhjen.“Është viti i parë që e kemi vërejtur kanë lëvizje.Është e lehtë të kalosh kufirin dhe të mbërrish në këto zona nga Shqipëria.Ka disa njerëz që janë të angazhuar në këtë aktivitet.Ne kemi dhënë të gjitha udhëzimet për autoritetet përkatëse dhe po përpiqemi ta trajtojmë këtë çështje”, u shpreh Nikos Pap..

Lexone

Ermal Meta mbërrin në Tiranë, sot koncerti në sheshin “Skënderbej”

Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbër të Bashkisë, ku ofrohet një pamje spektakolare e sheshit të transformuar, e xhamisë së vjetër, por edhe e Sahatit të Tiranës.Ka qenë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që ka publikuar në twitter fotot me artistin Ermal Meta që na bëri të gjithë ne shqiptarëve krenar në Sanremo dhe në Eurovizion. “Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë @MetaErmal. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e do të inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në @SheshiSkenderbe për festën madhështore”, shkruan Veliaj në twitter.Koncerti i Ermal Metës mbrëmjen e sotme pritet me shumë interes, pasi shqiptarët e ..

Lexone

VIDEO/ Policja serbe që flet mrekullisht gjuhën shqipe

Në stacionin e Policisë së Kosovës në Graçanicë, janë 41 policë serb dhe 12 shqiptar.Svetlana Kapetanovic, është police serbe e cila ka 13 vite që punon në Policinë e Kosovës, ndërsa e veçanta e saj është se ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, transmeton Telegrafi.Ajo thotë se ka qenë një rast në fillim të punës së saj që e ka kuptuar se duhet ta mësojë gjuhën shqipe pasi me punën që bën është tejet e nevojshme.Svetlana tregon se raportet e saj me shqiptarët janë normale.

Lexone

Analiza e Monika Kryemadhit: PS-në do e dërrmojmë në zgjedhjet lokale, ja bashkitë që do humbasë për shkakun tonë

Monika Kryemadhi ka bërë një analizë të zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm.Ajo thotë se LSI do t’i shkaktojë PS-së humbjen e një sërë bashkish të rëndësishme, të cilat sipas Kryemadhit, PS i ka fituar falë LSI-së.Në fakt, bëhet fjalë për bashki që PS i ka fituar edhe para koalicionit me LSI-në, të tilla si ajo e Fierit dhe Lushnjes, që konsiderohen si bastione të socialistëve.“Do t’ju jap vetëm një analizë të qarkut të Fierit, që quhet bastion i së majtës.Bashkinë e Fierit e kanë fituar me 1600 vota diferencë ndaj kandidatit Alibeaj, ku ndërkohë ishte edhe LSI.Tani nuk po them për të gjithë votat e LSI-së të 2017-së, por vetëm me gjysmat e tyre, ra Bashkia e Fierit.Bashkinë e Patosit e kanë fituar me 300-400 vota bashkë me LSI-në.Nuk po të them lëvizin gjithë votat e LSI-së nga Patosi, por me vetëm gjysmat e atyre, iku dhe Bashkia e Patosit.Roskovecin e kanë fituar me 600 vota bashkë me LSI-në, hiqi gjysmat e votave që ka fituar LSI në Roskovec n..

Lexone

Albin Kurti tregon projektin e bashkimit kombëtar: Dy qeveritë bëjnë mbledhje propagandë, ja si do realizohet

Bashkimi kombëtar mbetet në programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me rikthimin e Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik në Kosovë thirrja për bashkim është bërë edhe më e fortë.Kreu i Vetëvendosjes e sheh bashkimin si një zgjidhje jo vetëm për problemet e sigurisë, por edhe për ato ekonomike e politike për shqiptarët në të dy shtetet e ndara.Por si realizohet bashkimi kombëtar? Kurti thotë se lëvizja mbërrin nga qytetarët.“Nuk e bëjmë ne bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën ne. Vokacioni ynë është për bashkim dhe besoj që edhe këtu janë të shumtë që e duan këtë. Të bëhet referendum dhe le të vendosin qytetarët”, deklaron ai në emisionin Të Paekspozuarit këtë të enjte në Top Channel.Por, Kosovës i ndalohet në Kushtetutë bashkimi me një tjetër shtet. Kurti e kritikon këtë nen.“Ne na kënë vënë pengesë nenin që na ndalon bashkimin, si Austria që nuk i lejohet të bashkohet me Gjermaninë. Por, nuk e kishte Shqipëria Hitlerin, e kishte Serbia Millosheviçin”, shto..

Lexone

Po na vrasin – në mes të rrugës, në mes të ditës

Kjo është njëra nga domatet që shqiptarët hanë çdo ditë, pa e kuptuar se çfarë rreziqesh u kanosen. Domates i kanë hedhur aq shumë hormone rritjeje, saqë i kanë mbirë filizat.Kantautori Elton Deda ka denoncuar skandalin me produktet që shiten në mes të rrugës, në mes të ditës, duke rrezikuar jetën e banorëve.“Kjo domate (bashkë me shoqe), u ble në Rrogozhinë të tezgat e shitësve të zonës. Nuk ka të shkojë me keq kontrolli ushqimor. Në mes të rrugës, në mes të ditës duan të na vrasin me kësi lloj këllirash”, shkruan Elton Deda në Facebook.

Lexone

Masakruan me thikë bashkëkombësin, burg përjetë për shqiptarët

Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta të cilët masakruan bashkëkombësin e tyre 17-vjecar Ismail Luli 3 vite më parë. Sipas organit të akuzës, krimi i dy shqiptarëve ishte i qëllimtë, i paparamenduar dhe i kryer në mënyrë makabre.Dy autorët kanë dalë para gjyqit të akuzuar për vrasjen e ndodhur tre vjet më parë në Sant’Angelo në Vado.Igli Meta ka kërkuar falje dhe ka pretenduar edhe një herë se ekzekutimin final nuk e ka kryer ai, por Mario Mema.Vrasja ndodhi më 19 korrik të 2015-ës si hakmarrje kundër Ismailit, ‘fajtor’ se kishte patur një marrëdhënie të fshehtë me të fejuarën e Iglit, Ambra . Ky i fundit u njoftua nga një mik për tradhtinë dhe që nga ai moment mendoi si të vinte në zbatim hakmarrjen e tij.17 vjeçari u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar, duke u qëlluar disa herë me thikë në fyt. Dy autorët u munduan të fshehin krimin, duke transportuar e braktisur trupin e viktimës në rreth..

Lexone

Vuçiç: Është në interesin e Serbisë një marrëveshje me Kosovën

Një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën kërkon një konsensus të gjerë dhe një vullnet të shumicës në shoqërinë tonë, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje novosti”.Kur u pyet mbi mundësinë që Serbia të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën dhe sërish të mos bëhet pjesë e BE-së, Vuçiç deklaroi se “nuk e konsideron këtë si një pazar”.“Është në interesin e Serbisë që të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës, pavarësisht nëse bëhemi ose jo një anëtar të BE-së. Por nëse kjo do të ndodhë, jam i bindur që dera nuk do të jetë pak e hapur, por krejtësisht e hapur”, tha Vuçiç.“Edhe sikur PBB-ja (Prodhimi i Brendshëm Bruto) të jetë pesë herë më e lartë se tani dhe të jemi kampionë në reformim, BE-ja në fund do të vendosë si kusht zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, theksoi ai.“Por, që Serbia të japë gjithçka pa marrë asgjë nuk është as realiste dhe as e mundur”, shtoi ai.

Lexone