Home / Tag Archives: shqiptaret (page 4)

Tag Archives: shqiptaret

“Shqipëria në krizë, familjarët e Bashës pasurohen”

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka bërë kritika të forta në drejtim të kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin tha se është shndërruar në këmbalec të Edi Ramës.Sipas tij, opozita nuk ngjall shpresë te qytetarët, ndërsa Basha dhe Rama vijojnë teatrin e radhës.I ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Kulluri theksoi se ndërkohë që flitet për krizë ekonomike, dhe shqiptarët po marrin rrugët, bizneset e familjarëve të Bashës po shtohen.“Shqiptarët po marrin rrugët për bukën e gojës, ndërsa familjet e shefave të PD-së po të trashin xhepat. Kjo është kriza sot”, deklaroi Kulluri.Gjithashtu ai theksoi se “çështja e mungesës së shpresës është nje cështje e vazhdimësisë së dështimeve ne vijim të zotit Basha në 5 vite opozitë, ku kuptohet që këputja e madhe qe ajo 25 qershorit”.Ndërsa në lidhje me protestën e javës së shkuar, Kulluri tha se ajo ishte një ndër seritë e zhgënjimit që vijnë radhë.

Lexone

Koncerti i Ermal Metës, “shpërthen” këngëtari shqiptar: 80 % e shqiptarëve nuk e kuptojnë fare muzikën e tij, është larg shijeve të përgjithshme

Këngëtari i njohur Stefi Prifti ka reaguar pas koncertit të kantautorit shqiptar Ermal Meta, në sheshin “Skënderfbej” mbrëmjen e së premtes.Në një shënim në facebook Stëfi thotë se 80 % e shqiptarëve nuk e kuptojnë fare muzikën e Metës, pasi sipas tij është me ide të thella dhe shpesh me tema madhore, pak abstrakte dhe harmoni e stilit italian, larg shijeve të përgjithshme të shqiptareve për muzikën 10 vjeçarin e fundit.“Nje tmerr, menyra si funksionojne gjerat ne kete vend! A thoni ju, se Ermali u krijua si artist para dy muajsh…! Kush e degjonte Ermal Meten para se te shkonte ne Eurovizion? Shume pak shqiptare – me besoni, se dhe vete ju qe po lexoni kete status jeni koshiente (me veten) c’fare po them…” shkruan Stefi na facebook.Statusi i plotë i Stefi Priftit:Mendoj se, muziken e kengetarit shqiptar, rritur ne Itali – Ermal Meta, 80 % e shqiptareve nuk e kuptojne fare..! Muzike me ide te thella dhe shpesh me tema madhore, pak abstrakte dhe harmoni e stilit italian, pra.. p..

Lexone

Ylli Manjani: Rama, takime të fshehta me biznesmenë rusë të naftës. Ndaj nxorri skandalin “Xhafaj”, por do ketë fund të dhimbshëm

Ylli Manjani thotë se Edi Rama është lidhur me rusët.Dhe për të fshehur këto lidhje, sipas tij, ai nxorri në trego skandalin “Xhafaj”.“Rilindja tashmë prodhon një skandal për të mbuluar një skandal më të madh.Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)!Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!Nuk lë rast pa na shurdhuar veshët me përbetime për negociatat dhe dashurinë për BE. Nuk flet më për dashurinë Amerikane, se atje qeveris “turpi i njerëzimit”…!Në fakt kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi. Trupin e sjell ndonjëherë në Shqipëri, sa për qeder.Ndërkohë pozita strategjike e Shqipërisë është në ditën e vet më të zezë!Qeveria e Rilindjes po na vendos në krah të armiqve të perëndimit. Me këtë të fundit, të vetmen marrëdhënie “tregëtare” që kemi, është furnizimi drogë dhe krim!Po që edhe për këto pislleqe të Tij “fajin e ka opozita”! Ajo është “Ruse” dhe “anti-BE”..

Lexone

Video/ Ermal Meta ndez “Sheshin Skënderbej” me performancën e tij

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, mbajti një super koncert në “Sheshin Skënderbej”.Fillimisht në skenë ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën duke kënduar disa prej hiteve të tyre dhe më pas e gjithë skena iu la fituesit të Sanremos, Ermal Meta që solli një eksperiencë të paharrueshme.Këtë verë, Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore. Të dielën “Sheshi Skënderbej” do të digjet sërish nga energjia e Kidës dhe që do të kulmojë me performancën e shumëpritur nga gjithë shqiptarët të këngëtares me famë botërore, Rita Ora.Gepostet von Bashkia Tiranë am Freitag, 1. Juni 2018The post Video/ Ermal Meta ndez “Sheshin Skënderbej” me performancën e tij appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Ermal Meta ndez Tiranën, mijera njerëz në koncert. Ambasadori italian: Falenderoj Ermalin e Veliajn, kryebashkiakun më simpatik të Europës

Qershori ka nisur me një super koncert në Sheshin “Skënderbej”, me te mirit te te gjitha kohrave ne Tirane.Këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta erdhi mbrëmjen e kësaj të shtune me një koncert për të gjithë adhuruesit e tij të cilët kishin mbushur sheshin.Fillimisht ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën duke kënduar disa prej hiteve të tyre dhe më pas e gjithë skena iu la fituesit të Sanremos, Ermal Meta që solli një eksperiencë të paharrueshme.I pranishëm ishte dhe ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, i cili teksa falenderoi Ermal Metën, vlerësoi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e cilësoi si “Kryebashkiakun më simpatik të Europës”.“Jam shumë i lumtur që sonte jemi bashkë me Erionin, Kryebashkiakun më simpatik të Europës dhe me Ermalin, fitues i festivalit të San Remo-s. Duke qenë se sot janë shumë italianë, i përshendes të gjithë, edhe Klubin”Vespa”, edhe “ujqërit dhe ulkonjat” dhe natyrisht jemi këtu për Ermalin. ..

Lexone

LIVE/ Ermal Meta ndez Tiranën, mijra njerëz në koncertin më të mirë të kohrave në Tiranë. ambasadori italian: Falenderoj Ermalin e Veliajn, kryebashkiakun më simpatik të Europës

Qershori ka nisur me një super koncert në Sheshin “Skënderbej. Këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta erdhi mbrëmjen e kësaj të shtune me një koncert për të gjithë adhuruesit e tij të cilët kishin mbushur sheshin.Fillimisht ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën duke kënduar disa prej hiteve të tyre dhe më pas e gjithë skena iu la fituesit të Sanremos, Ermal Meta që solli një eksperiencë të paharrueshme.I pranishëm ishte dhe ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, i cili teksa falenderoi Ermal Metën, vlerësoi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e cilësoi si “Kryebashkiakun më simpatik të Europës”.“Jam shumë i lumtur që sonte jemi bashkë me Erionin, Kryebashkiakun më simpatik të Europës dhe me Ermalin, fitues i festivalit të San Remo-s. Duke qenë se sot janë shumë italianë, i përshendes të gjithë, edhe Klubin”Vespa”, edhe “ujqërit dhe ulkonjat” dhe natyrisht jemi këtu për Ermalin.Është e mrekullueshme të festojmë festën e Rep..

Lexone

Ermal Meta dhe historia me gazetarin italian: Po të kisha biçikletën e Veliajt do e kisha kapur

Kantautori shqiptar që triumfoi në edicionin e fundit të Sanremos, Ermal Meta ka mbetur i surprizuar për ndryshimin që ka pësuar Tirana dhe nga pritja e veçantë që i është rezervuar në kryeqytetin shqiptar. Por duket se ajo që i ka bërë përshtypje në mënyrë të veçantë, kanë qenë edhe biçikletat e reja “Mobike” që kanë mbërritur në Tiranë me të cilat pedaloi sot në Tiranë së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.Gjatë një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë dhe italianë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, teksa foli për jetën dhe karrierën e tij, rrëfeu edhe një episod ku një gazetar italian kishte keqpërdorur një intervistë të tijën duke folur me konotacion negativ për shqiptarët. Ai tregoi se për këtë kishte dashur ta ndiqte nga pas gazetarin por pa mundur ta kapte. Dhe me humor deklaroi se po të kishte një nga biçikletat “Mobike” do ta arrinte atë.“Vitin e kaluar kur mora pjesë në Sanremo dhashë një intervistë në një gazetë të rëndësishme, një gazetar të rëndësishëm. Folëm..

Lexone

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë

Edi Rama, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev do takohen së shpejti në Prespë, zonë kjo që ndahet mes tre shteteve Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë.Sipas agjencisë “IBNA”, ky takim do të ketë për qëllim zgjidhjen përfundimtare të disa prej çështjeve që qëndrojnë të hapura midis këtyre shteteve fqinje, siç është edhe emri i Maqedonisë.Pjesëmarrja e Ramës në këtë takim shihet si garanci për pranimin e marrëveshjes, asaj të emrit me Greqinë, edhe nga shqiptarët e Maqedonisë.Tre liderët do të fokusohen edhe në bashkëpunimin dhe sigurinë e rajonit, ku përfshihet siguria energjetike apo mbështetja për ‘Rrugën e Mëndafshit’, një projekt gjigant i financuar nga Kina.

Lexone

ANALIZA: Nis punën qeveria e re në Itali, ja çfarë të presin shqiptarët

Qeveria e re italiane u betua.Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje.Çfarë mund të ndryshoje për ata atje dhe për vetë Shqipërinë?Matteo Salvini, në qeverinë e Guiseppe Contes do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Historiku i deklaratave të hershme të tij kundër emigracionit është i pasur, por në një rast komenton drejtpërdrejtë me tone raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.“Shqipëria është vendi i ri kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Për hir të historisë, ekonomisë, për të shkuarën dhe të ardhmen, t’i themi jo Europës si një supermarket.Betejë e vështirë? Ndoshta, por për t’u luftuar deri në fund. P.S: Bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë (në BE), ne dalim? Si thoni”, u drejtohet ai ndjekësve të vet në Facebook në 2014, një ditë pasi vendi ynë kishte marrë statusin e kandidatit.Një vit më parë shënjestronte sërish emigracionin e paligjshëm duke përdorur si shembull shqiptarët. ..

Lexone

Kombëtarja, Gjimshiti dhe Veseli: Të tregojmë karakter kundër Ukrainës

Kombëtarja shqiptaret vijon përgatitjet e saj në Verbier, në vigjilje të ndeshjes së dytë miqësore me Ukrainën.Përpara mediave sot dolën dy mbrojtësit Frederik Veseli dhe Berat Gjimshiti.Mbrojtësi i kombëtares, Frederik Veseli deklaroi:“Nuk ishte vetëm mbrojtja në ditë të keqe në ndeshjen miqësore me Kosovën. Ishte i gjithë ekipi që luajti keq atë ditë. Kuptohet që është fundi i sezonit dhe ndoshta edhe lodhja bën të vetën, por në Kombëtare të gjithë vijnë me dëshirë për të dhënë maksimumin. Nuk është se ishte përgatitur keq ndeshja e fundit. Duhet të marrim të gjithë përgjegjësitë tona për atë ndeshje, që duhet harruar sa më shpejt dhe kemi rastin ta bëjmë në miqësoren me Ukrainën.Diskutimet me trajnerin para stërvitjes? Ai gjithmonë në mbledh para seancave stërvitore dhe na tregon për situata të ndryshe në stërvitje dhe në ndeshje. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme në këtë rast. Ka pasur gabime në ndeshjen e fundit, por është me rëndësi të reagojmë në vazhdim”, – përfundoi mbr..

Lexone