Home / Tag Archives: shqiptaret (page 3)

Tag Archives: shqiptaret

Droga e shqiptarëve, arrestime në “shtëpinë” e Milan dhe Inter

Policia italiane ka ekzekutuar sot aksionin për arrestimin e 22 personave të akuzuar për trafik të substancave të ndaluara. Nga aksioni i realizuar u arrestuan 15 persona, nga të cilët dy janë burgosur, për shkak të vendimit të gjykatës së marrë më parë. Ndërkohë katër janë në perëndim dhe tre të tjerë janë për momentin në kërkim.Agjentët e skuadrës hetuese të komisariatit qendror të Milanos, kanë zbatuar vendimin e gjykatës mbi një aktivitet kompleks, pas hetimit të nisur që në vitin 2016. Mes të arrestuarave është edhe 37-vjeçari Luca Lucci, kapo-ultras i tifozerisë së Milan, që sipas hetimeve furnizohej me drogë nga shqiptarët në ambientet e selisë së ‘Al Clan’ të Sesto San Giovanni, në rrugën Sacco e Vanzetti, dhe më pas angazhohej për ta shpërndarë drogën në qytet.Në pranga ka rënë edhe Massimo Mannelli, përgjegjësi i stjuardëve të Inter. Lucci ka precedent të ndryshëm për shkelje sportive dhe është dënuar për agresionin ndaj Virgilio ‘Virgi’ Motta, interistit që gjatë derbit ..

Lexone

Arrestohet kryeultrasi i Milanit dhe roja i Interit, merrnin drogë te shqiptarët

Shefi i ultrasve të Milanit është në listën e 22 të arrestuarve në operacionin antidrogë të zhvilluar në Milano. Sipas hetimeve 37 vjeçari Luca Lucci merrte drogën nga një bandë shqiptarësh në Sesto San Giovanni. Bashkë më të u arrestua dhe shefi i rojave të sigurisë së Interit.Shefi ultras i Milanit ka një sërë precedentësh dhe është dënuar edhe për aggresion në derbin e Milanos të luajtur në shkurtin e vitit 2009. Lucci ka qenë pika lidhëse me shqiptarët që siguronin drogën. Ndërkohë Mandelli, shefi i sigurisë së Interit koordinonte lidhjen mes grupit të shqiptarëve dhe shpërndarsve të tjerë në qytet.Operacioni për kapjen e kësaj bande kishte nisur që në vitin 2016 dhe në pranga kanë rënë 22 persona, mes të cilëve shqiptarë dhe italianë. Gjatë kësaj periudhe janë përgjuar 140 numra telefoni dhe sekuestruar rreth 600 kg lëndë narkotike, hashash dhe kokainë.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

SHIFRAT: Sa i paguan shqiptarët deputetët që të ziheshin sot në Kuvend, për shkopin që hëngri “huligani” Bledi Kasmi

Sherri i sotëm në Komisionin e Medias mes deputetëve të majtë dhe të djathtë gjatë raportimit në të të kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike pati mjaft jehonë në media për shkak të gjuhës së përdorur.Gjatë mbledhjes nuk munguan fyerjet nga më banalet si “rrugac” apo “halabak” duke shkaktuar reagim të fortë të qytetarëve në rrjetete sociale, një pjesë e mirë e të cilëve ngritën pyetjen: Sa janë paguar vetëm sot këta nga taksat e shqiptarëve për të bërë një sherr të tillë?Nisur nga interesi në fjalë, Albeu.com bëri një përllogaritje të përafërt se sa u kushton taksapaguesve një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë gjatë një ditë.Kështu, mund të nxjerrim edhe sa janë paguar sot anëtarët e Komisionit të Medias për t’u zënë me fjalët më të ulta me njeri-tjetrin.Nornalisht, një pjesë të mirë të tyre nuk u duhet paga, por benefitet e tjera që jep mandati, megjithatë shqiptarët duhet të dinë se sa i paguajnë.Sa i kushton shqiptarëve një deputetPërveç pagës, e cila është..

Lexone

VIDEO: Rita Ora lë pa fjalë italianët, ja merr valles në mes të aeroportit me çifteli

Rita Ora mori dje një dhuratë krejt të veçantë prej kryebashkiakut Veliaj, e cila me siguri që do të ruhet për shumë kohë dhe do të zërë një vend të veçantë për këngëtaren dhe për familjen e saj.Veliaj surprizoi Rita Orën duke i dhuruar një çifteli, e cila qëndronte në zyrën e tij.Teksa udhëtoi ditën e sotme drejt Veronës ku dhe do të mbajë koncertin radhës, në aeroport ajo i ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka filluar të kërcejë valle ndërkohë që njëri prej miqve të saj po i binte çiftelisë së dhuruar nga Veliaj.Çiftelia është një instrument muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare, tingujt e së cilës shqiptarët patën mundësi që t’i dëgjonin edhe dje në një prej hiteve të këngëtares së njohur botërore me origjinë shqiptare.Teksa këndoi në Sheshin “Skënderbej” që ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij, skena kulmoi kur Rita Ora këndoi një miksim të një prej hiteve të saj me muzikën tradicionale të një prej valleve më të njohur..

Lexone

Vasili fton shqiptarët: Refuzojeni taksën në “Rrugën e Kombit”, arroganca e Ramës ndau Shqipërinë nga Kosova

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të refuzojnë taksën në “Rrugën e Kombit”.Përmes një status në “Facebook” Vasili theksoi se me qeverinë kosovare nuk është bërë asnjë konsultim për këtë dhe se arroganca e kryeministrit të Shqipërisë ka zëvendësuar komunikimin me vellezërit nga Kosova.Postimi i plotë:Taksa e rruges se Kombit kunder shqiptareve dhe kosovareve.REFUZOJENI !!Te gjitha Bashkite e veriut Kukes,Has,Tropoje jane kategorikisht kunder takses se rruges Kombit qe zhvatet nga xhepat e qytetareve te medias.Me Kosoven nuk eshte konsultuar kerkush dhe arroganca e kryeministrit te Shqiperise ka zevendesuar komunikimin me vellezerit nga Kosova.Uria per te plaçkitur shqiptaret ja ka zene syte kryeministrit ndaj i eshte versulur takses se rruges se Kombit dhe milionat ja kane humbur rrugen.Kryeministri ndau Shqiperine nga Kosova më me egersi se sa edhe armiqte tradicionale te kesaj lidhje gjaku e sakrificash mes vellezer..

Lexone

Pse opozitës i ka mbetur ora politike, më 31 maj!

Nga Alfred PezaPas seancës së zhurmshme plenare të së enjtes që lamë pas, në Parlament, opozita jonë duket sikur e ka ndërprerë aktivitetin politik publik. Me nisjen e muajit të ri, e deri tani me nisjen e javës së re, si rrallëherë, udhehqësit e PD dhe LSI përveçse ndonjë statusi sa për të thënë nëpër adresat apo llogaritë e tyre në rrjetet sociale, nuk i sheh të shfaqen as nëpër selitë e partive, as në konferenca shtypi dhe as në dalje televizive.Çështja e fundit që ka ngritur PD, ka qenë ajo që u cilësua prej saj si ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe familjarëve të tij, “e cila bëhet për interesa kriminale, duke përdorur strukturat e policisë së shtetit”. Lajmi fillimisht u botua në një media, e më pas “as u mohua, e as u pohua” nga Basha. Por më pas u denoncua publikisht e zyrtarisht nga PD.Ai që në çdo shtet duhej të trondiste nga themelet gjithë sistemin shoqëror të një vendi, duke e bërë edhe skandalin e “watergate” në vitet ’70 në SHBA që çoi në..

Lexone

FOTOT/ Rita Ora merr “Çelësin e Qytetit”: Tirana në rrugën e një suksesi të pabesueshëm

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët kishin mbushur si asnjëherë tjetër sheshin “Skëndërbej” për të shijuar hitet e saj. Koncerti nisi me ritmet e muzikës së këngëtares së njohur nga Kosova, Kida dhe kulmoi kur në shesh mbërriti Rita Ora.“Your song” ishte kënga e parë e Rita Orës, që elektrizoi jo vetëm skenën, por gjithë të pranishmit në sheshin “Skënderbej”, ndërsa spektakli vijoi me të tjera këngë hit të saj. Në repertorin e saj nuk mungoi as një surprizë për shqiptarët: miksimi i një prej hiteve më të mira të Rita Orës me një nga vallet më të njohura të trevave shqiptare, asaj të Rrugovës.Ndërkohë, para se të ngjitej në skenën e sheshit “Skëndërbej” këngëtarja Rita Ora, e shoqëruar nga i ati dhe e motra, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e falenderoi atë për imazhin që përcjell në botë si përfaqësuese e shqiptarëve dhe frymëzuese e brezit të r..

Lexone

“Panuçi, bëj gati valixhet, bileta t’u pre sot”

Nga Fatjon BazeNuk është më ndonjë lajm i ri nëse themi se Kombëtarja Shqiptare e Futbollit shënoi humbjen e radhës.As nëse themi që trajneri Kristian Panuçi ende nuk e ka marre veten nga të vjellat e avionit kur ka ardhur në Shqiperi.Lajm i ri nuk mund të jetë as që Federata Shqiptare e Futbollit ka hyrë në një rruge ku edhe pse shihet humnera në horizont, drejtuesit e saj vijojne t’i japin si te çartur autobusit që ka brenda një ëndërr të madhe.Lajm i ri sot është që shqiptarët i “presin” biletën trajnerit të kombëtares përpara se të hyjë në rangun e “perëndive” si shenjteria e tij Armando Duka qe veç Zoti mund ta rrëzoje.Fati i Kristian Panuçit duhet të marrë një tjetër rrjedhe. Edhe pse mund të jete një ish-sportist apo teknik i mire, sot puna e tij demostroi qe nuk perputhet me ekipin shqiptar.Jemi përpara një fakti ku kombëtaren shqiptare e ka kthyer në një ekip, ku ekipet kundërshtarët në vend që të impenjohen për të marrë me vështirësi fitoren, po i kthejnë takimet ..

Lexone

Petrit Vasili: Ju tregoj maskarallëqet e Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje qytetarëve që të mos paguajnë tarifën që pritet të vendoset për rrugën e kombit.Ka qenë kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili i cili i fton qytetarët në mosbindje kur të udhëtojnë në këtë segment duke e konsideruar vendimin e shefit të qecerisë një maskarallëk.Ndërkohë, më herët në disa mendia është botuar kontrata e marrëveshjes së koncesionit, datë6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë” e cila rezulton e firmosur më datën 6.12 2016 nga Sokol Dervishaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, përfaqësues i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim.Vasili ndër tëtjera shkruan:“Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta? Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit.Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg. Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve ..

Lexone

Rivendosja e taksës në Rrugën e Kombit, Vasili: Qytetarë, refuzojeni!

Taksa në “Rrugën e Kombit” pritet që të rivendoset gjatë kësaj jave nga qeveria, pasi sportelet e pagesës në Kukës janë rikonstruktuar pas dëmtimeve që pësuan gjatë protestës së dhunshme të banorëve të zonës.Por rivendosjen e taksës e ka kundërshtuar në një postim në Facebook, kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili. “Prapë do vene takse ne “Rrugen e Kombit” keta?”, pyet Vasili duke i kërkuar qytetarëve që ta refuzojnë atë.“Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit. Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg. Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit. Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve. Deri atehere ka vetem nje qendrim: REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT”, shprehet Vasili.Ai thekson se shqiptarët “paguajnë çmimin me te larte te karburan..

Lexone