Home / Tag Archives: shqiptaret (page 20)

Tag Archives: shqiptaret

Rikualifikohet blloku urban në zonën e “Don Boskos” (Foto)

Rrugë më të mira, trotuare, lulishte dhe një kënd lojërash për fëmijët, janë dhurata që Bashkia e Tiranës u bëri banorëve të bllokut të banimit në Rr. “Foto Janku” në “Don Bosko”. Investimi e ka shndërruar këtë hapësirë në një mjedis çlodhës për qytetarët dhe argëtues për fëmijët. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan mbylljen e punimeve dhe vlerësuan transformimin që ka pësuar ky bllok banimi, përfshirë gjithë lagjen “Don Bosko”.Veliaj tha se banorët kanë treguar bashkëpunim deri në përfundim të punës, ndërsa rezultati shihet nga të gjithë. “Me pak përpjekje, bashkëpunim dhe frymë njerëzore ndaj njeri-tjetrit mund të bëjmë gjëra që më parë ishin të pamundura. Mjafton të kujtojmë si ishte kjo hapësirë, për të kuptuar sa i rëndësishëm është bashkëpunimi për ta bërë qytetin më të jetueshëm për qytetarët, e veçanërisht fëmijët. Mbaj mend kur kemi ardhur këtu në fillim, njerëzit na thoshin: Mos na i hiqni makinat. Këtu ishte..

Lexone

Kombëtarja Shqiptare e MMA-s, me dy kampion ballkanik në kampionatin e zhvilluar në Greqi

Sporti i MMA-s ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në kampionatin e gjashtë Ballkanit të zhvilluar para pak ditësh në shtetin Grek.Dy sportistët që kanë përfaqësuar Shqipërinë Anxhelia Aliaj dhe Klajdi Metani të cilët arritën që të shpalleshin kampiont në kategoritë ku ata garonin.Anxhela Aliaj, arriti që të bënte mrekullinë duke mundur një rivale shumë të fortë e cila ishte kampionia e Botës në këtë nivel të “Kick Box” dhe kampionen e shumëfisht të Greqisë, 25 -vjeçaren Tsobani Anna.Një fitore spektakolare nga sportistja shqiptare që fitoi ndaj Tsobani Anna, e cila ishte idhulli i Greqisë ne këtë sport.Një sukses i madh për sportisten shqiptare Anxhela Aliaj që shpallet kampione e Ballkanit për herë të dytë rradhazi në kategorinë 66 kg.Një fitore të madhe mori dhe sportisti tjetër shqiptar Klajdi Metani, i cili gjithashtu u shpall kampion i Ballkanit.Metani arriti që të shpallej kampion i Ballkanit në kategorin 70.3 kg.“Përshëndes të gjithë shqiptaret nga serres gree..

Lexone

Kërkohen nga Italia, kapen 2 anëtarë të bandës “Keçi” nga Shijaku

Foto ilustruese Një operacion antidrogë i kryer në bashkëpunim të Policisë Shqiptare me karabinierët italianë ka çuar në arrestimin e dy emrave të shumëkërkuar nga Interpoli.Dy shqiptarët Astrit Keçi dhe Shkëlqim Sufja janë arrestuar në Durrës dhe Lezhë. Ata ishin në kërkim nga Italia, ku janë dënuar për trafik të lëndëve narkotike, që prej vitit 2006.Të arrestuarit janë pjesë e grupit të organizuar kriminal “Keçi”, që sipas policisë operon në zonën e Shijakut.14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zbulohen të tjera detaje nga sondazhi gjerman për PD-në dhe Bashën: Rrezikon të humbasë gjithë Bashkitë dhe bastionet e saj

CNA.al dje publikoi një sondazh të realizuar prej gati 5 muajsh nga “Konrad Adenauer”, një institucion prestigjioz ndërkombëtar, i cili është asistuesi kryesor i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.Sondazhi ka pasur për qëllim që në fund të lexohej dhe të kuptohej se cila ishte situata dhe si perceptohej situata politike e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha dhe si po perceptoheshin lëvizjet nga opinioni publik.Sondazhi ka të dhëna thuajse “të frikshme”, pasi PD duket se është në rënie dhe Lulzim Basha ka diferencë 5 apo 6 pikë më pak se perceptimi publik për Partinë Demokratike.Sot po sjellim të tjera detaje të këtij sondazhi, të siguruar eksluzivisht nga CNA.al.Sipas këtij sondazhi, refuzimi për koalicionin me LSI-në është mbi 95%, pra ka një refuzim maksimal nga baza e demokratëve por edhe opinioni publik për këtë koalicion. Ndoshta shqiptarët dhe demokratët prisnin një PD të vetme, por më të qartë në opozitë. LSI kaloi me PD pas katër vitesh qeverisje me..

Lexone

Stadiumi i ri, Rama: Kritikët do mbyllin gojën kur të hapen dyert

Kryeministri Edi Rama thotë se është guxuar me projektin për stadiumin e Kombëtares Shqiptare.“Gjithnjë kam dashur që të bëj ndryshime. Kam dashur të sjell gjëra të reja, të ndërtoj gjëra të reja dhe aty ku ka qenë e mundur edhe të guxojmë më shumë, falë edhe arkitektëve të njohur që kemi bashkëpunuar”, deklaroi ai.Duke folur për “Exclusive” e transmetuar këtë të dielë në Top Channel, kreu i Qeverisë ngre disa pyetje.“Pyetja është, ky stadium i ri që po ndërtohet, është më i bukur? A është më në harmoni me Tiranën që kemi?”, pyet Kryeministri.Vetë i ka të qarta përgjigjet për këto pyetje, por thotë se në momentin që stadiumi do të hapë dyert, edhe kritikët e deritanishëm do të pajtohen me këtë.“Unë jam i bindur që kur stadiumi të hapë dyert, të gjithë ata që e kanë kundërshtuar, në ratin më të mirë do të heshtin, në rastin më të keq do të thonë, “jo po që s’e kishim me këtë, jo s’e kishim me atë”, thotë Rama.A po ndërtohet kjo vepër për “një grusht votash”?“Veprat që i mb..

Lexone

Parajsa e padashur

Në Tiranën e ngeshme të së dielës u zhvillua parada e radhës e LGBT-ve. Kronikat e televizorëve thanë se çdo gjë shkoi së mbari. Unë them se u shkoi dëm. Dështimi erdhi nga një fakt i thjeshtë, që as organizatorët, as ambasadorët, as pjesëmarrësit, as ata që rrojnë me projekte, as ata që rrojnë me atë punë, e as gjithë ata që prisnin të kish fërkime, nuk e dinë. Për fatin e keq të të gjithë këtyre, shqiptarët as që kanë qenë ndonjëherë homofobë. Ka qenë diktatura e tillë, por jo shqiptarët. Diktatura ishte homofobike, siç ishte fobike edhe ndaj çdo gjëje që dilte nga skema standarde e jetës së tharë nga çdo variacion, por jo shqiptarët.Të gjithë besoj e kujtojmë kur ishim të vegjël dhe nuk e pranonim që xhaxhi Enver të kishte fëmijë, sepse kjo do të thoshte që kishte bërë seks dhe asokohe edhe seksi kish filluar të ishte “gjë turpe” e jo më dylberllëku që ishte bërë turp me kohë e vakt.Vetë osmanët nuk ishin homofobikër. Perandoria Osmane, si të gjitha perandoritë, në vetë thelbin ..

Lexone

Izraeli fiton “Eurovision”-in. Shqiptarët nuk zhgënjejnë në Lisbonë

Izraeli është fituesi i edicionit të 63 të Festivalit Europian të muzikës i zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, me pikë të grumbulluara nga juritë profesioniste dhe votat e publikut.Këngëtarja Netta, me këngën e saj “Toy”, triumfoi ndaj shteteve të tjera me muzikën e saj riitmike.Qipro e shqiptares Eleni Fourerira u rendit e dyta me 436 pikë. Ialia e Ermal Metës dhe Fabricio Moros u rendit e pesta me 308 pikë. Shqipëria u rendit në vendin e 11 me 184 pikë.Kënga e Eugent Bushpepës, mori pikë të konsideruseshme gjatë votimit nga juritë profesioniste si nga Serbia, Qipro, Hungaria, Polonia, por pikët maksimale, 12, Shqipërisë ia dha Azerbajxhani.Pas votave të jurisë, Bushpepa u rendit në vendin e 7, ndërsa pas votimit të publikut Shqipëria është renditur në vendin e 11.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shqiptarët të pa fat, Izraeli shpallet fituesi i Eurosong 2018

Edhe pse me super performanca 3 shqiptarët në festivalin Europian kanë rezultuar të pa fat, pasi fituesi i Eurovision 2018 u shpall Izrael.Fitorja u bë e mundur pas votave të publikut të cilët ndryshuan gjithçka.Në vend të dytë u rendit Qipro, përfaqësuar nga Eleni Fouriera./zoneelire.alThe post Shqiptarët të pa fat, Izraeli shpallet fituesi i Eurosong 2018 appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

REZULTATET: Izraeli fiton Eurovizionin, ja pikët për Shqipërinë, Italinë dhe Qipron

Izraeli ka marrë pikët maksimale të festivalit të Eurovizionit në Lisbonë.Ndërkohë këngëtari që përfaqëson Shqipërinë Eugent Bushpepa fitoi 184 pikë.Këngëtarja me origjinë shqiptare që përfaqëson Qipron Eleni Fueriera u vlerësua si e dyta nga votat e publikut.Sakaq, Ermal Meta me duetin e tij mundi të sigurojë 308 pikë.Të tre këngëtarët e “dogjën” skenën e “Altice Arena” duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.I pari nga shqiptarët që u ngjit në skenë ishte Eugent Bushpepa i cili ngriti në peshë skenën në Festivalin Europian e Këngës. Me vokalin e tij të magjishëm, Bushpepa përfaqësoi denjësisht Shqipërinë duke u renditur i njëmbëdhjeti në listë.Gjithashtu, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me të Italisë, lanë gjurmë të shkëlqyera në festival. (TemA)

Lexone

Haradinaj: Prekazi bashkon shumë histori për shqiptarët

“Rezistenca dhe lufta heroike e Tahir dhe Nebih Mehës tregoi se shqiptarët nuk do të frikësohen më para regjimit të atëhershëm që burgoste dhe maltretonte rininë e Kosovës”.Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve te varri i Tahir dhe Nebih Mehës, në 37 vjetorin e rënies. Kryeministri Haradinaj tha se Prekazi bashkon shumë histori për shqiptarët.“Edhe më herët ishte Ahmet Delia, tani është Tahiri e Nebihi, por ai që vërtet na nderon gjithë neve si komb është komandanti legjendar Adem Jashari, familja Jashari”– tha Haradinaj.Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari tha se është obligim i të gjithë neve t’i nderojmë dhe respektojmë heronjtë dhe dëshmorët tanë. Ai tha se rënia e tyre 37 vjet më parë i ka motivuar të rinjtë dhe të rejat se si duhet atdheu.Ilir Meha, nipi i Tahir Mehës, falënderoj kryeministrin Haradinaj për ardhjen në Prekaz, për të nderuar gjakun e derdhur për liri të heronjve të parë të luftës së Shaban Polluzhës.K..

Lexone