Home / Tag Archives: shqiptaret (page 2)

Tag Archives: shqiptaret

Pesticidi që po helmon shqiptarët. Mjekët tregojnë dëmet fatale: Prek zemrën dhe trurin

Pesticidin methomyl nuk e njohin të gjithë, por një gjë është e sigurt të gjithë e konsumojnë atë. Fermerët për të vrarë insektet e frutave dhe perimeve i spërkasin ato me kimikatin methomyl, por ata nuk e dinë se sa i dëmshëm është ky insekticid.Prof. Dr Zihni Sulaj, Shef i Pavionit të Toksikologjisë në QSUT na tregon se ky preparat depërton lehtë në organizëm dhe se degradimi i tij shkon deri në 21 ditë.“Anë e keqe është efekti toksik. Është një preparat me toksicitet të gjerë, mund të depërtojë në organizëm po ashtu në të gjitha rrugët. Lëkurës , duarve, gojës dhe nganjëherë edhe përmes frymës. Është një preparat që mund të degradohet me vështirësi, mund të qëndrojë dy-tre javë pa u prishur në strukturat ku bie në sipërfaqet e tyre”, tregon ai.Efekti toksik i pesticidit methomyl është aq i rrezikshëm sa mund të marri jetë njerëzish.“Efekti i tij toksik është i menjëhershëm. Për fat të keq në qoftë se doza e madhe e përthithur është në nivel toksik mund të çoj në krizë koline..

Lexone

Strategjia e opozitës për të rrëzuar Ramën, Petrit Vasili tregon “formulën”: Do protestojmë me intesitet çdo ditë, ja ç’kemi menduar

Petrit Vasili ka treguar “formulën” që ka menduar opozita për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.Ai thotë se një nga elementet kryesorë janë protestat duke garantuar se do të protestohet masivisht çdo ditë.Kreu i grupit parlamentar thekson në News 24 se shefi i qeverisë Rama nuk po qeveris siç duhet gjatë këtij mandati dhe duhet të largohet sa më parë.“Opozita kërkon të rrëzojë qeverinë e inkriminuar.Sot jemi në ditët më të këqija të një qeverie të zhbërë.Ndaj qytetarët reagojnë.Opozita është e vendosur të vijojë aksionin e saj me të njëjtin intensitet.Shqiptarët votuar të qeverisen nga pushteti, dhe jo nga portali, siç bën ky kryeministër”, u shpreh Vasili.(TemA)

Lexone

Integrimi, Balla thirrje opozitës: Duhet të jeni bashkë me ne pro hapjes se negociatave

Taulant Balla i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato i dhanë përgjigje një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve.Gjatë takimit, Balla informoi banorët rreth mbarëvajtjes së Reformës në Drejtësi, procesi i cili do të sjellë efekte pozitive për çdo qytetar.Sipas Ballës, opozita duhet të jetë bashkë me ne pro hapjes së negociatave, sepse nga hapja e negociatave nuk përfiton PS, por përfitojnë shqiptarët.“Një gjyqtar dhe një prokuror sot dolën përpara vettingut. Nëse do ta kalojnë apo jo, kjo është cështje e tyre, por e rëndësishme është që ne i qëndruam besnikë angazhimit që morëm para një viti që ne do ta çojmë vettingun deri në fund. Efekti i parë i reformës në drejtësi është se sot nuk guxon më njeri të marrë para për të dhënë drejtësi.E dyta është ajo që po luftojmë të gjithë, është hapja e negociatave. Ne do të kishim dashur që në këtë proces të kishim edhe opozitën për të lobuar së bashku për hapjen e negociatave.Do të duhej q..

Lexone

Ankesat në portal, Rama: 150 punonjës u ndëshkuan, qytetarët të denoncojnë, do shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfet

Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për të gjithë shqiptarët që të denoncojnë rastet e abuzimeve në administratë përmes “platformës së bashkëqeverisjes”.Gjatë fjalës që mbajti para qytetarëve të cilët gjetën zgjidhje falë platformës Rama deklaroi se 150 punonjës të administratës janë ndëshkuar deri tani, pas denoncimit të qytetarëve në ‘platformën bashkëqeverisëse’.Kreu i qeverisë theksoi se do të vijojë pastrimi i administratës, derisa të ketë zero vonesa dhe zero ryshfet.“Sa më shumë qytetarë të angazhohen për të ngritur zërin e tyre, për të adresuar ankesat e tyre direkt te anëtari i qeverisë që mbulon sektorin nga ku vjen shqetësimi, aq më shpejt do kemi një administratë që do shërbejë me zero ryshfet.Mund të ktheheni në njerëz që keni gjithëfuqinë për të zgjidhur problem, duke pasur mik drejtpërdrejtë qeverinë. Qëllimi i platformës është i dyfishtë, jo vetëm të zgjidhim problemet, por edhe të identifikojmë ata që janë mbartës të zakoneve të këqija dhe që shkelin të dre..

Lexone

“Kontratë vdekjeje”: Shqiptarët plagosin në burg bosin e mafias greke

Yiannis Skafturos, njeriu i cili sipas policisë, ishte “dora e djathtë” e Vassilis Stefanakos, një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi i ekzekutuar në janar, u plagos me thikë në burgun e Korydallos.Sipas raportimeve të medieve greke, një shqiptar, i njohur si ekzekutor me pagesë dhe dy bashkatdhetarë të tij, akuzohen se kanë sulmuar me thikë Yiannis Skafturos, pak pas kthimit të tij nga një spital, ku ishte transferuar për probleme shëndetësore.Raportimet e medieve helene e lidhin atentatin me një “kontratë vdekjeje”:Një nga shqiptarët i dyshuar si autori i sulmit të sotëm në burg, është kontraktuar nga Vassilis Stefanakos për të vrarë një tjetër baron të mafies për 30.000 euro, raporton Lapsi.al.Atentati u realizua po në një burg disa vite më parë, por shënjestra arriti të mbijetonte.Pas kësaj, ka pasur mosmarrëveshje për pagesën mes palës porositëse të atij atentati dhe shqiptarit.“Duket se çmimi i mosmarrëveshjes u pagua me sulmin e sotëm”, raportojnë m..

Lexone

Të rinjtë e PD-së në protestë: Të shporrim narko-kryeministrin

Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijoi protestat kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe qeverisë. Ata fajësojnë qeverinë e socialistëve se po detyron shqiptarët që të largohen nga vendi.“Të çojmë Ramën, Xhafajn e Tahirin me shpurën e rilindjes në emigrim, e të rrimë 2 milionë shqiptarë në vendin tonë”, thonë të rinjtë e FRPD-së.Ata iu referuan statistikave të lotarisë amerikane për të ilustruar protestën e tyre dhe atë që e quajnë boshatisje të vendit.“1 milionë shqiptarë në 3 vjet kanë plotësuar formularin për lotarinë amerikane. 110 mijë të rinj zyrtarisht kanë kërkuar azil në vendet e BE. 290 mijë qytetarë nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm. 10 për qind e fëmijëve ushqehen vetëm një herë në ditë. 50 mijë fëmijë shfrytëzohen në punë të rënda. 12 kryefamiljarë janë vetëvrare se s’paguanin dot faturën e energjisë elektrike”, vijon deklarata e të rinjve demokratë.FRPD fton qytetarët që t’i bashkohen protestës.“Po nuk reaguam sot, nesër narkokryeministri nuk do ..

Lexone

Kur martohen në Surrel ftojnë në dasma edhe kryeministrin Rama, Linda zbulon çfarë ndodhi para disa ditësh

Nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes dhe shtëpia e kryeministrit e cila është ndërtuarjashtë Tiranës, në Surrel.Alketa Vejsiu ka pyetur Lindën nëse banorët e Surrelit i ftojnë në dasma tashmë që është dhe sezoni ku shqiptarët martohen më së shumti.‘Po para disa ditësh ishte një dasmë. Po dhe kemi marrë pjesë në disa dasma atje’ ka pohuar Linda.Ajo ndër të tjera ka thënë se gjithmonë banorët rreth e rrotull e përshëndesin gjithmonë kur e shohin.The post Kur martohen në Surrel ftojnë në dasma edhe kryeministrin Rama, Linda zbulon çfarë ndodhi para disa ditësh appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Vuçiç: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë, hyjmë në konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se NATO e ka paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes me ushtrinë serbe në Kosovë.“Disa herë kam marrë këtë paralajmërim, për të mos përdorur fjalë më të rëndë: Nëse përpiqeni të hyni me ushtrinë tuaj, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO do ta trajtonte këtë si akt armiqësor dhe do të ishit në konflikt me aleancën më të fuqishme në botë”, tha Vuçiç.Ai po ashtu tha se nuk është optimist për bisedimet me Kosovën, porse Beogradi nuk do të heqë dorë nga dialogu, pasi atë e sheh si “të vetmen zgjidhje drejt kompromisit”.“Para nesh janë bisedimet në Bruksel. Nuk jam optimist, por serbët do të bëjnë përpjekje që të arrihet deri te kompromisi”, u tha Vuçiç gazetarëve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë.Vuçiç shprehu shqetësim për, siç tha, sulmet e shpeshta ndaj serbëve në Kosovë, në ditët e fundit, dhe shtoi se kjo është “fushatë për frikësimin e popullatës lokale ser..

Lexone

Çështja “Xhafaj”, Balla ironizon Bashën: Ku është zhdukur babalekryetari i Partisë Babalokratike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postim në rrjetin social Facebook deklaron se kryedemokrati, Lulzm Basha po keqpërdor të rinjtë e FRPD.Këta të fundit prej ditësh kanë protestuar para ministrisë së Brendshme ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.Sipas Ballës Basha është zhdukur se e di të vërtetën e Babales dhe e vërteta e përgjimit do të dalë brenda pak ditësh.Postimi i plotë i Taulant Ballës:“Ku është zhdukur babalekryetari e Partisë Babalokratike?Pse i keqpërdori dje të rinjtë e FRPD Lulzim Basha pa ju treguar të vërtetën për Babalen dhe babalepërgjimin?Sepse Lulzimi e di të vërtetën.Edhe pak ditë dhe shqiptarët do të dëgjojnë të vërtetën babalepërgjimit”,– shkruan Balla.

Lexone

Pas sondazhit të KE, Vasili i drejtohet Ramës: “Kënaqi tani se shqiptarët nuk ngrohen dhe nuk ushqehen dot

Ditën e sotme është publikuar studimi i Komisionit Evropian, sipas të cilit, Shqipëria kryeson me përqindjen më të lartë të mos-përballimit të gjërave.Nisur nga ky rezultat, kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook që ia drejton Ramës, ku akuzon qeverinë se shqiptarët nuk vishet, nuk ushqehen dhe nuk ngrohen si duhet.Statusi i plotë: “Shkollepak kenaqu tani se shqiptaret nuk ngrohen,nuk ushqehen dhe nuk vishen dot. Per shumicen dermuese te shqiptareve edhe qe te ngrohen,te ushqehen si duhet,te vishen apo edhe te bejne pushime eshte nje enderr e ndaluar kete e tregon qarte studimi i BE. Po pres tani te degjoj Shkollepaktin te na shpjegoje tani se sa gabim eshte qe shqiptaret duan te hane ngrohen pushojne e vishen. Po pres te thote qe keto jane mashtrime te poshtra. Po pres te degjoj se si do thone qe ekonomia eshte rritur e rritur lart shume lart fare. Po pres te degjoj qe portali do ti ngope shqiptaret me mish,me ngrohje dhe me veshje, boll nje me..

Lexone