Home / Tag Archives: shqiptare (page 6)

Tag Archives: shqiptare

Shqipërisë i duhen filantropë dhe jo bamirës

Nga Ben AndoniNuk dihet sesi ka nisur këto ditë një fushatë për bamirësit në Shqipëri. Mbase nga emisioni televiziv, ku ishte i ftuar kryeministri i vendit Rama dhe një nga biznesmenët më të fuqishëm shqiptarë. Ashtu si ndodh rëndom në vendin tonë, ku nuk ka rregulla loje, ku nuk ka vijimësi modelesh dhe mungon tradita, problemet dhe debatet lindin aty-këtu dhe shuhen ashtu si nisen për t’i lënë radhë asaj që vjen më pas, që bën të njëjtën tollovi e shuhet. Një e tillë ndodhi me atë që po flitet sot për bamirësit dhe varfërinë.Për arsyen që statistikat e shtetit shqiptar, megjithë përmirësimet dhe rregullimet e modaliteteve, çalojnë ende, po i drejtohemi treguesve të nivelit të varfërisë sipas Bankës Botërore (llogaritur deri në Tetor 2017): Gati 20 mijë e 300 persona (0.8 % e popullsisë) bëjnë një jetë në nivele të varfërisë ekstreme me vetëm 1.9 dollarë në ditë. Pothuaj 6.3% e popullsisë Shqiptare (181,225 persona) jeton me vetëm tre dollarë në ditë (vlerësim për vitin 2017). Ndë..

Lexone

Kryebashkiaku Veliaj “harron” tenderët e dyshimtë me Albtelecom

“Unë jap dorëheqjen nga Bashkia, nëse Bashkia ka harxhuar lekë [për koncertin e Ermal Metës dhe Rita Orës]. Bashkia e Tiranës, thesari është online, ka harxhuar 0 lekë, 0 qindarka.”Kështu deklaroi Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, në përgjigje të zërave se bashkia ka financuar me mijëra euro koncertet e zhvilluara më 2 dhe 3 qershor në Tiranë.Pavarësisht deklaratave të Zotit Veliaj se zyrtarisht bashkia nuk ka paguar për koncertet, po ju risjellim në vëmendje një pjesë të artikullit të Exit.al, shkruar pak ditë më parë, që tregon se si në mënyrë indirekte, përmes shkeljeve në rregullat e tenderimeve publike dhe tenderëve të dyshimtë e me shifra të fryra, koncertet janë paguar nga taksapaguesit e Tiranës, dhe në këto organizime është përfshirë dhe kompania Gogël e të vëllait të kryebashkiakut Veliaj.“Sipas Hashtag.al, konfirmuar nga Exit.al, kompania Albtelekom pagoi 200 mijë euro për organizimin e koncertit të këngëtares Rita Ora ..

Lexone

Ortaku shqiptar i “Air Albania” premton fluturime brenda verës

Pas vendimit të qeverisë për krijimin e një kompanie nën bashkëpronësi mes Turkish Airlines, Albkontollit dhe një kompanie të saporegjistruar nga Vlora, bashkëaksioneri i kompanisë së flamurit Sinan Idrizi i tha BIRN se fluturimet pritet të nisin brenda verës ndërsa brenda dhjetorit synohen edhe fluturime transatlantike.Nga Gjergj ErebaraQeveria Shqiptare urdhëroi kompaninë shtetërore të kontrollit të ajrit Albkontroll të krijojë një kompani nën bashkëpronësi me Turkish Airlines dhe një kompani të saporegjistruar në Vlorë me emrin MDN Investment, me synimin e nisjes së fluturimeve ajrore. Kompania e re, me emrin Air Albania nuk është regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, por vendimi i qeverisë i 16 majit kërkonte përcaktimin e kuotave të pjesëmarrjes “brenda dhjetë ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit”. Qeveria kërkon gjithashtu që Albcontrol dhe kompania MDN Investment të kenë së paku 51% në kompaninë e re duke lënë Turkish Airlines në minorancë.BIRN nuk ishte në..

Lexone

Denoncimi i Berishës/ E vërteta e “tradhtisë” së Ramës, me ishullin grek

Sot ish-kryeministri Sali Berisha, bëri qytetarin dixhital në vetë të parë duke denoncuar nga “brenda” spiunët e grupit negociator që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë.Nuk dihet halli i momentit i qytetarit dixhitalo-ajror Berisha që nxjerr këtë temë në momentin kur partia ku ai bën pjesë po shpëton Fatmir Xhafajn, duke vrarë me budallallëkun e paraqitjes në Kuvend, vetë diskutimin për ministrin e Brendshëm.Por kjo ka pak rëndësi. Rëndësi – qoftë edhe për të qeshur – ka ajo që thotë z. Berisha, që dikur ka marrë vendime në këtë vend.Gjatë një prononcimi të bërë sot, ai ndër të tjera tha:“Ishulli Othon merr fuqi të plotë, si për ujërat territoriale ashtu dhe për zonën ekonomike. Ai ishull që bëri zhurmë pala greke, i bën të qartë palës shqiptare se ishulli ka të gjithë fuqinë si një ishull të banuar”.Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo, por me siguri z. Berisha ka riprodhuar me aq sa ka mundur atë që i kanë thënë.Nëse e lexojmë drejtpërdrejt, duket se z.Beri..

Lexone

Dedikimi prekës i Adrola Dushit për familjen e saj/ Foto

Modelja e famshme shqiptare, Adrola Dushi, është duke ndjekur momentalisht karrierën e saj të modelingut në SHBA.Ajo shpeshherë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ka treguar se një pjesë mjaft e rëndësishme e jetës së saj është edhe familja që ka.Nëpërmjet një postimi në Facebook, Adrola ka bërë një dedikim prekës për familjen e saj, duke theksuar se ajo është gjëja më e shtrenjtë në botë.“Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe drejtoj kurorën”, ka shkruar Adrola.Ne ditet me te erreta, kur ndjehem e papershtatshme, e pavlere dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kuroren time.Gepostet von Adrola Dushi am Donnerstag, 7. Juni 2018The post Dedikimi prekës i Adrola Dushit për familjen e saj/ Foto appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

“Air Albania” nis punën, ja kush janë tre aksionerët e kompanisë ajrore shqiptare

Qeveria shqiptare i hapi rrugën ligjërisht kompanisë shqiptare të fluturimit “Air Albania”.Pas promovimit dhe prezantimit se më 1 qershor 2018 do të niste fluturimet e para, është publikuar edhe vendimi numër 309 datë 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama që e njeh zyrtarisht kompaninë.Mësohet se si aksionerë janë Albcontrol SHa, MDN Investment dhe Turkish Airlines.Aksionerët janë tre kompanitë e sipërcituara ndërsa Albcontrol në këtë ortakëri do të përfaqësojë interesat shtetërore.Ndërkohë, mësohet se sipas vendimit Albcontrol dhe MDN Investment do të kenë mazhorancës e aksioneve prej jo më pak se 51 % të tyre ndërsa pjesa takuese prej 49 % i kalon Turkish Airlines.(TemA)

Lexone

Gjyqi ndaj ish-truprojës së Berishës, reagon e dashura: Izeti do luftojë deri në fund, drejtësia ka shumë kohë që pret

E dashur e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia ka reaguar pas seancës së parë gjyqësore ndaj patnerit të saj.Teksa ai ka dalë para togave të zeza të gjykatës penale të Tiranës për të kërkuar rigjykimin e çështjes ‘Hajdari’, e dashura e ka inkurajuar për të shkuar më tej.Ajo garanton se patneri i saj do t’i shkojë deri në fund çështjes dhe përballjes me drejtësinë.Ditën e sotme, Haxhia ka kërkuar ballafaqim me ish-kryeministrin Sali Berisha.Ndër të tjera e dashura e tij shkruan:“Sot, me syte e mendjes kuptoja dhe shikoja Dashurine e jetes time, te rrethuar me police e prokurore…Moment i rendesishem per drejtesine dhe per politiken shqiptare. Ai ishte aty dhe buzeqeshte !Por me syte e shpirtit, nuk kuptoja asgje se c kerkonin keta njerez nga i bukuri im, i shtrenjti, i shenjti im…E di, drejtesia ka shume kohe qe pret e sigurisht, ajo eshte e domosdoshme si jeta!Izeti do te luftoje deri ne fund! Ai ju pershendet ngrohtesisht te gjitheve!Por, fshehtas, ne zemer…..

Lexone

Spanjë, goditet banda që dërgonte shqiptarë në Angli (Video)

Policia spanjolle ka arrestuar 14 persona, pasi u zbuluan se çonin klandestinë shqiptarë në Angli. Mësohet se koka e kësaj bande ishte një shqiptar, ndërsa në përbërje të grupit ishin edhe 3 shqiptarë të tjerë, me role kyçe në transportin e emigrantëve të paligshëm. Itinerari që bënin personat ishte i tillë. Pasi niseshin nga Shqipëria, shkonin në Spanjë, dhe më pas për në Angli. Udhëtimi bëhej me kamionë, dhe ata paguanin shuma deri në 6 mijë euro.Drejtuesi shqiptar i këtij rrjeti kriminal, emri i të cilit nuk bëhet publik, kishte tentuar 8 herë të hynte në mënyrë klandestine në Angli në vitin 2016 dhe 2017.Gjithashtu, u zbuluan disa udhëtime sporadike të tij, në të cilat, kishte blerë kokainë, duke e shpërndarë me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të tij.Policia ndërhyu në një shtëpi private, në qytetin Pielagos. Në banesë u gjetën edhe 17 kg hashash, rreth 300 gram kokainë dhe disa dokumente shqiptare dhe angleze.en Videos 7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Wow! Veshja e Rita Orës për koncertin në Tiranë paska kushtuar sa qimet e kokës!

Katër ditë kanë kaluar që kur këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, dha super koncertin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, ku morën pjesën plot 250 mijë veta.Megjithatë, veshja e saj u kritikua shumë. Rita kishte veshur një fustan të verdhë me gurë të shndritshëm dhe gjatë gjysmës së koncertit, ai u shndërrua në një body, që i ekspozonte linjat seksi këngëtares.Shumë prej jush mund t’u jetë dukur një veshje e shpifur, por sipas “Icon style”, kostumi është i markës londineze “Bang London” dhe ai kushton plot 1000 mijë paund.Veshja e saj ishte stiluar nga Kyle de Volle dhe kjo nuk është hera e parë që Rita vesh rroba nga marka e famshme londineze.The post Wow! Veshja e Rita Orës për koncertin në Tiranë paska kushtuar sa qimet e kokës! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Shkatërrohet banda që çonte shqiptarë në Britani për 6 mijë euro, pranga 14 personave

Policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë të trafikimit të shqiptarëve si dhe të lëndëve narkotike drejt Anglisë. Në pranga kanë rënë 14 persona, ndërsa kapoja i bandës ishte një shqiptar.Spanja përdorej si pikë nisje i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm që në të shumtën e rasteve ishin shqiptarë. Nisja bëhej nga portet e Santanderit dhe Santurces.Të arrestuarit akuzohen për krime kundër të drejtave të qytetarëve të huaj dhe trafikun e narkotikëve.Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit që ishte truri i grupit, por ai banonte në Cantabria, aty ku strehonte përkohësisht edhe bashkatdhetarë të tij që më pas niseshin për në Angli.Shqiptarët hipnin në tragetet që niseshin nga Santander e Santurce drejt Britanisë së Madhe, të fshehur në kamionë mallrash.Grupi bashkëpunonte me disa shoferë spanjollë që fshihnin shqiptarët në mjetet e tyre dhe i çonin në Francë, prej nga shkonin më pas në Angli me traget.Shqiptarët paguanin deri në 6000 euro për emigracionin klandestin, ..

Lexone