Home / Tag Archives: shqiptare (page 4)

Tag Archives: shqiptare

 “Kamikazë” të shqetësuar për sigurinë kombëtare

Mero BazeOpozita ka bërë sot publike qëndrimin e saj zyrtar kundër politikës së jashtme të qeverisë shqiptare, duke shtrembëruar të vërtetën mbi partneritetin me NATO dhe vendet perëndimore, për të qenë pjesë e operacionit për cmontimin e ISIS. Është fjala për një qendër rajonale kundër ekstremizimit, që merret me analiza velrësime dhe studime dhe jo për të krijuar këtu ndonjë repart grumbullimi të ish luftëtarëve të ISIS.Politikishtë opozita ka të drejtën e saj të jetë kundër bashkpunimit me Perëndimin, por qëndrimi I opozitës është hipokrit, kur ajo bën sikur shqetësohet për sigurinë kombëtare. Siguria kombëtare e Shqipërisë, bazohet pikë së pari tek partneriteti I saj me NATO dhe aleancën perëndimore dhe cdo hap që e forcon këtë partneritet, e forcon dhe sigurinë kombëtare. Opozita ka të drejt të kërkoj sqarime ndoshta jo publike për ndihmën e partnerëve ndërkombëtar, përfitimet e Shqipërisë dhe detaje të tjera, por jo të bëj sikur shqetësohet për sigurinë kombëtare dhe ta bëj k..

Lexone

Moisi Habilaj refuzoi pyetjet për Saimir Tahirin, ja çfarë ndodhi në seancën që zgjati 3 orë

Pyetja e Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe disa persona të tjerë në Itali për dosjen “Tahiri” nga Prokurorët e Krimeve të Rënda pritej të ishte një nga veprimet kryesore hetimore, që do sillte prova të reja në Tiranë.Por duket se udhëtimi i dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Vladimiri Mara drejt Katanias më 30 Maj, nuk ka shërbyer shumë. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se gjatë seancës që zgjati 3 orë, shumicës së pyetjeve të prokurorëve shqiptarë, Moisi Habilaj ka refuzuar t’u përgjigjet.Në disa raste të tjera, përgjigjet e dhëna prej tij kanë qenë pa shumë vlerë për hetimet, pasi nuk është përfituar thuasje asnjë e dhënë e vlefshme.Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.Sipas akuzës, lëvizjet e këtij skafi në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sis..

Lexone

FOTOT: “Çmendet” Erjona Sulejmani

Erjona Sulejmani është bërë një nga femrat më të njohura në Itali pas ndarjes me futbollistin me origjine shqiptare, Blerim Xhemali dhe deklaratave për futbollistët.Së fundmi ajo është fotografuar duke pushuar në ishujt Canarie.Modelja nuk ka ngurruar të postojë edhe disa foto topless.(TemA)

Lexone

Virgjil Muçi: Ne nuk e kuptojmë ç’është Shqipëria në sytë e një të huaji

Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës ka promovuar sot në ambientet e UET romanin e shkrimtarit Virgjil Muçi “Piramida e Shpirtrave”, i cili është dhe fituesi i edicionit të katërt të Çmimit Kadare. Gjatë këtij promovimi, shkrimtarit Virgjil Muçi iu dha edhe trofeu i Çmimit Kadare 2018.Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës kanë promovuar në mjediset UET romanin e shkrimtarit Virgjil Muçi “Piramida e Shpirtrave”, i cili është dhe fituesi i edicionit të katërt të Çmimit Kadare. Gjatë këtij promovimi, shkrimtarit Virgjil Muçi do i jepet dhe trofeu i Çmimit Kadare 2018.Pse zgjodhi një personazh në distancë nga Shqipëria për të ndërtuar një roman, si Piramida e shpirtërave?! Fituesi i edicionit të katërt të çmimit Kadare, Virgjil Muçi përgjigjet: Kjo ishte mënyra më e mirë për të patur një optikë realiste, jo groteskte, jo cinike mbi këtë vend”. Muçi u vlerësua nga juria me veprën në dorëshkrim “Piramida e s..

Lexone

Kryetarja e Vettingut: Pa mëshirë ndaj çdo të korruptuari në drejtësi, do denoncoj ndërhyrjet politike dhe financiare (dhe si i “përulen” të gjithë “babait” të reformës)

Natasha Mulaj, kryetarja e Kolegjit të Posaçem të Apelimit ka paralajmeruar se nuk do te kete meshire dhe tolerim ndaj asnje te korruptuari ne sistemin shqiptar te drejtesise dhe se do te denoncoje nderhyrjet politike dhe financiare qe mund te behen.“Drejtesia jone ka ceduar shume, duke e rrenuar rrespektin dhe besimin e opinionit publik, dhe kjo per shkak te individeve te korruptuar. Tani une besoj se eshte koha dhe momenti qe ata te japin llogari per makuterine e tyre te peshtire. It is pay back time. Asnje tolerim, asnje cedim, asnje selektivitet dhe asnje perjashtim”.Fjala e plotë:Perfaqesues te nderuar te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit, dhe Koleg te respektuar,Ju falenderoj sinqerisht qe gjetet kohe në kete premte te nxehte per te qene se bashku me ne.Duke qene se jemi te falenderimet nje falenderim sh te vecante kam per Min e Drejt Zonjen Etilda Gjonaj fal kontributit te se ciles eshte mundesuar krijimi i kushteve te Kolegjit qe ju do ti shihni pas pak.Me ne ..

Lexone

Videoklipi i Kupës së Botës, Era Istrefi dhuron spektakël

Për herë të parë është publikuar videoklipi i këngës zyrtare të këngës së Botës. Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, në bashkëpunimin me Uill Smith dhe Niki Xhem kanë bashkuar forcat për të sjellë super hitin e kësaj vere.“Live it Up” është një këngë që e ka të garantuar suksesin gjatë kësaj vere, falë të qenit ritmike, në qendër të vëmendjes për shkak të futbollit, sportit më të përhapur në mbarë botën, e gjithashtu për pjesëmarrësit në të.Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy është zëri kumbues i Era Istrefit në refren, teksa ajo është dhe pjesa qendrore e këngës.Kënga është publikuar në “Youtube” nga Niki Xhem dhe pritet të jetë hiti më i dëgjuar i verës.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Klipi i këngës së FIFA 2018 “Live it up” sapo doli dhe ju do doni ta shikoni!

Siç ishte lajmëruar edhe më parë, klipi i këngës zyrtare të Kampionatit Botëror të FIFA 2018 “Live it up”, u publikua ditën e sotme.Si kurrë më parë, një këngëtare shqiptare është pjesë e këtij bashkëpunimi botëror, i cili merr famë në të gjithë botën dhe do të këndohet live në një nga eventet sportive më të rëndësishme në botë.Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith janë tre këngëtarët që këndojnë në këtë klip, të cilin mund ta dëgjoni mëposhtë. Duhet përmendur se pamja e Erës në këtë klip është fantastike…The post Klipi i këngës së FIFA 2018 “Live it up” sapo doli dhe ju do doni ta shikoni! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Afërdita Dreshaj poston foton seksi, por ka diçka që nuk shkon me gishtin e saj të këmbës

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, vetëm pak ditë më parë organizoi festën e saj të beqarisë, të cilën e zhvilloi në Las Vegas së bashku me mikeshat e saj.Përgjatë dy ditëve, modelja postoi mjaft foto e video të cilat tregonin se ajo ishte duke u kënaqur shumë në qytetin që nuk fle kurrë.Mirëpo, në një foto që Afërdita ka postuar së bashku me miket e saj, një detaj në këmbën e modeles i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj.Siç shihet në foton më poshtë, gishtat e këmbës së modeles kanë dalë më të gjatë se zakonisht, gjë që i ka bërë të gjithë të dyshojnë për photoshop.The post Afërdita Dreshaj poston foton seksi, por ka diçka që nuk shkon me gishtin e saj të këmbës appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

ARSYET E DËSHTIMIT TË PROTESTAVE EDHE KUR KAUZAT NUK MUNGOJNË

Një protestë e opozitës Duhen mësuar politikanët (jo në profesion), të kuptojnë se Parlamenti është institucioni më i lartë i përfaqësimit të zërit qytetar, është tempull i konsolidimit të demokracisë si sistem ku liria dhe prosperiteti i individit i tejkalon interesat e delegatëve. Duhen mësuar se parlamenti nuk është rrjet social, ku paaftësia si politikan kamuflohet nga pëlqimet virtuale e ku mbrojtja e interesit qytetar mbetet vetëm një publikim më shumë me qëllim promovimin në politikë. Duhen mësuar se bllokimi i seancave ndërkohë që legjislativi duhej t’i nënshtrohej rishikimit të reformave dhe ndryshimeve ekonomike, sociale e politike, është shenjë inferioriteti politik dhe mungesë eksperience.Duhen mësuar se ka një formë më të suksesshme të bojkotit parlamentar. Jashtë godinës. Aty ku për të disatën herë, forma e vërtetë e protestës ka dështuar. Duhen mësuar se varfëria, skamja, papunësia, defiçitet në sistemin, fiskal, monetar, gjyqësor, arsimor e shëndetësor nuk janë në vid..

Lexone

Balla me deputetët austriakë: Vetting-u në sistemin e drejtësisë po jep rezultate konkrete

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, priti në një takim homologun e tij të Partisë Popullore austriake, Reinhold Lopatka dhe nënkryetarin e kësaj partie, Michael Hammer.Kryetari i Grupit Balla u shoqërua në këtë takim nga nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi dhe deputeti Fate Velaj.Gjatë takimit, Balla e falenderoi delegacionin e Parlamentit austriak për mbështetjen e fortë që Austria i ka dhënë Shqipërisë, e konkretizuar më së miri në prezencën ekonomike dhe financiare austriake në Shqipëri, gjithashtu edhe në votën e pakushtëzuar Pro të Austrisë për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.“Dua t’ju informoj se procesi i Vetting-ut në sistemin e drejtësisë po jep rezultate konkrete duke përjashtuar nga sistemi dhe vendosur në ndjekje penale gjyqtarë dhe prokurorë të niveleve të larta, për pasuri të vendosura në mënyrë të paligjshme e të krijuara për shkak të korrupsionit 27- vjeçar në drejtësi. Pikërisht suksesi i Vetting-ut..

Lexone