Home / Tag Archives: shqiptare (page 30)

Tag Archives: shqiptare

E dhimbshme! Gazetarja e njohur shqiptare ndahet nga jeta papritur!

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta spikerja e mirënjohur e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra.Prej më shumë se 40 vitesh që punonte në radio dhe ishte një nga zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës. Kolegët e e prisnin Suzanën të jepte edicionin kryesor të lajmeve por iu desh të jepnin lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të saj si pasojë e një ataku kardiak.Është kolegu i saj Adrian Hoti i cili dha lajmin e trishto për ndarjen nga jeta me anë të një postimi ku shkruan:RIP!Suzana Dibra, zeri embleme i Radio Shkodres, tashme do te na mungoje..!E prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jone e mire, na shokove dhe trishtove pa mase me vdekjen e parakohshme!Pushofsh ne paqe!The post E dhimbshme! Gazetarja e njohur shqiptare ndahet nga jeta papritur! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

DIASPORA, TË FLASËSH NGA PRISHTINA QË TË DËGJOJË TIRANA

Parlamenti i Kosovës Nga: Petrit KUÇANAKishte më shumë se entuziazëm në sytë e Liza Gashit dhe të stafit të Germin tek prisnin në Prishtinë, mbi 170 profesionistë nga Diaspora, në një konferencë me një emër sa të thjeshtë e gati tendencioz “Diaspora Flet”. Një përzgjedhje thjeshtësisht e qartë, që duket se herë-herë kumbon, ushton, në veshë që bëjnë sikur dëgjojnë, e deri në dyer institucionesh të kurrë-mos-hapura, të blinduara tinëzisht, nga ku duket se mjaftueshmërisht plot përmbushen me shifra e fakte, mbi remitancat patjetër, por jo bie fjala se sa mund të jetë numri real i mërgatës shqiptare në botë.Germin, një OJQ unike në llojin e saj, (shumë prej mërgimtarëve mendojnë se është ministri) arriti që të ulë së bashku profesionistë nga diaspora dhe institucione (të Kosovës kryesisht).“Të folurit” e diasporës në Prishtinë, mbase ishte hapi i parë i një dialogu konstruktiv, që pikë së pari arriti të ç ‘kyçë institucionet e Kosovës. Së paku në organin më të lartë ligjvënës, në Pa..

Lexone

Raporti i EURALIUS: KLD shkeli ligjin, mbrojti gjyqtarët abuzues!

Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, rritjen e pavarësisë dhe eficencës së sistemit shqiptarë të drejtësisë, konstaton se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, janë përfshirë nëpraktika të paligjshme.Misioni EURALIUS ka hartuar një raport përfundimtar që mbulon përudhën 1 qershor 2017 deri në 28 shkurt 2018 mbi projektin e Bashkimit Evropian “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”. Në raport thuhet se KLD nuk ka përmbushur detyrimin ligjor, duke mos marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve.Sipas raportit, KLD ka vonuar procesin e vendimmarrjes mbi masat disiplinore të kërkuara nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim djegien e afatit brenda të cilit KLD mund ta ushtronte këtë kompetencë.“Është kompetencë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, edhe gjatë periudhës kalimtare, që të përfundojë procedurat e hapura disiplinore ndaj gj..

Lexone

E paparë/ Bes Kallaku transformohet në një femër dhe duket si sozia e këngëtares së famshme shqiptare

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Bes Kallaku, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, ku bën vazhdimisht postime që i shkrijnë së qeshuri ndjekësit e tij.E së fundmi, Besi ka vendosur që të ‘transformohet’ në një femër dhe e ka bërë këtë gjë falë ndihmës së një aplikacioni.Pasi e ka parë veten të shndërruar, Besi është shprehur se i ngjan shumë këngëtares shqiptare Marsela Çibukaj dhe në fakt, ngjashmëria është vërtet e madhe.“Si tull ngjaj si Sidrit Bejleri”, ka shkruar Besi poshtë fotos, duke i shkrirë së qeshuri të gjithë fansat e tij, të cilët gjithashtu kanë shprehur opinionet e tyre se kujt i ngjan aktori.Si femer ngjaj me Marsela Çibukaj @marselacibukaj kurse si tull ngjaj si Sidrit Bejleri @sidritbejleriA post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on May 31, 2018 at 2:05pm PDTThe post E paparë/ Bes Kallaku transformohet në një femër dhe duket si sozia e këngëtares së famshme shqiptare appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Diamond League, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar

Luiza Gega theu rekord kombëtar në 3000 mijë metra me pengesa dhe e bëri në një kompeticion prestigjoz si Diamond League, teksa në ndalesën e radhës në Romë atletja shqiptare konfirmoi dhe njëherë se është mbretëreshë e pistave kuqezi, teksa u rendit e 9-ta mes 22 garueseve, por ishte gjithashtu dhe e para nga Europianit në renditjen përfundimtare.Gega, jo vetëm regjistroi kohën më të mirë sezonale për të në këtë disiplinë, por arriti të thyejë me 4 sekonda rekordin e mëparshëm në këtë garë, ndërsa regjistroi dhe kohën më të mirë të këtij viti për një atlete europiane. Atletja shqiptare ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me 9 minuta e 26 sekonda e 5 të qindtat, që përbën njëkohësisht dhe një rekord të ri kombëtar për këtë disiplinë.Në garën që u fitua nga keniania Kiyeng, Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të Diamond League vetëm për një pozicion, pasi u rendit e nënta, por gjithsesi mundi të lërë..

Lexone

“E prisnim në studio të jepnim lajmet, por morëm lajmin e vdekjes”, ndërron jetë gazetarja shqiptare

Spikerja e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra është ndarë nga jeta ditën e sotme. Gazetarja prej më shumë se 40 vitesh punonte në radio dhe ishte një nga zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës.Kolegët e prisnin Suzanën të jepte edicionin kryesor të lajmeve por i’u desh të jepnin lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të saj si pasojë e një ataku kardiak.“RIP! Suzana Dibra, zeri embleme i Radio Shkodres, tashme do te na mungoje..!E prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jone e mire, na shokove dhe trishtove pa mase me vdekjen e parakohshme!Pushofsh ne paqe!”, shkruan kolegu i saj Adrian Hoti i cili dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta me anë të një postimi në Facebook.

Lexone

“Nga kurthet e vjetra, tek truku i ri ndaj mazhorancës”

Nga Alfred PezaMegjithëse të ndryshme në shumë aspekte, opozita e Sali Berishës dhe ajo e Lulzim Bashës, kanë disa qajse pothuajse të njëjta, përsa i përket kurtheve që i kanë ngritur mazhorancave të atëhershme e të sotme socialiste. Kuptohet me të vetmin qëllim, në të dyja rastet e kohët, kundër mazhorancave të së njëjtës parti. Në funksion të rikthimit të PD në pushtet.Për tia arritur kësaj, pavarësisht se kush goditet ndër aleatët, bashkëpunëtorët dhe emrat e përveçëm të PS, objektivi i vetëm që synohet gjithnjë për tu rrëzuar, është një. Eshtë lideri. Kryetari. Kryeministri. Njeriu tek i cili një parti politike në pushtet, i delegon kredencialet themelore për menaxhimin e qeverisjes së saj dhe në funksion të mbajtjes së pushtetit. Sistemi ynë politik, rregullat e brendshme të funksionimit të partive politike dhe tradita, e diktojnë pothuajse gjithmonë këtë qasje.Kur PS është rikthyer në 2013 në pushtet, pas 8 vitesh në opozitë, me siguri që përveç të tjerash lidershipi i ri ë..

Lexone

“Habilajt” kërkojnë gjykim të shkurtuar, Gjykata e Katanias vendos më 26 shtator

Një ditë pasi u morën për më shumë se tre orë në pyetje nga grupi prokurorët e Krimeve të Rënda, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj kanë dalë sot përpara Gjykatës së Katanias, për seancën e radhës për grupin e tyre të strukturuar kriminal, që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.Moisi Habilaj është rikthyer në sheshin “Giovanni Verga” për të qenë i pranishëm në seancën e parë dëgjimore të procesit gjyqësor të nisur mbi operacionin “Rosa dei venti”. Me një fytyrë të dobësuar, e me shumë puthje në drejtim të prindërve që ndodheshin në sallën e pallatit të drejtësisë.Mbi të, të mbajtur në paraburgim në institucionin penitenciar të Bicoccës në Katania, ndërsa njihet edhe si i afërm i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, rëndon akuza e të qenit kreu i një organizate kriminale të trafikut të marijuanës në aksin Shqipëri-Katania (Siçili).Një biznes milioner që duket se ka ulur në të njëjtën tryezë tregtarët lokalë të marijuanës, furnizues të bandave mafioze.Së bashku..

Lexone

Dëshmija horror e shqiptarit që ekzekutoi babain: Ai përbindësh s’duhet të jetonte më, ju tregoj arsyet

Djali 26-vjeçar me origjinë shqiptare ka dhënë dëshminë në polici për vrasjen e babait të tij 70-vjeçar. Sikurse raportuan një ditë më parë mediat greke, ai u ka thënë hetuesve se i ati kishte abuzuar me të seksualisht kur ishte i vogël.26-vjeçari është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. Me gruan e tretë, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, 26-vjeçari shqiptar thotë se i ati i tij gjithashtu kishte abuzuar seksualisht.“Rrihte mamanë time dhe ajo u divorcua me të 16 vite më parë kur unë isha 10 vjeç. Vinte në dhomën time kur flija dhe… nuk më kujtohet më shumë, mos më pyesni prapë për këtë temë. Kur vdiq në Tetor 2010 gruaja e tretë rumune, unë shkoja shpesh dhe shikoja motrën dhe vëllain tim nga babai. U trondita një ditë kur mësova se motra ime 9-vjeçare ankohej se ndjente dhimbje në organet..

Lexone

“Kush po përgjon politikën?” Flet Artan Hoxha: Ju tregoj pajisjet përgjuese që po trondisin qarqet politike

Gazetari Artan Hoxha i ftuar sot në emisionin ‘Opinion’ ku diskutohej tema ‘kush po përgjon politikën’, ka treguar mbi disa pajisje regjistrimi audio dhe video në formë të një çelsi BMW X5, kopsash, vidash, orash etj e tha se këto pajisje përgjuese janë përdorur privatisht në qarqe politike.Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.

Lexone