Home / Tag Archives: shqiptare (page 20)

Tag Archives: shqiptare

A do shkarkohet Kristian Panuçi? Ja çfarë shkruajnë mediat italiane

Sipas italianes ‘Calciomercato’, trajneri i kombëtares shqiptare, Panuçi, është shumë pranë shkarkimit nga detyra.Shkak për këtë janë bërë humbjet e fundit radhazi të Shqipërisë në takimet miqësore, me 12 gola të pësuar.Që prej ardhjes së tij, kombëtarja shqiptare ka fituar vetëm dy takime, atë ndaj Lihtenshtejnit dhe Turqisë.

Lexone

ANALIZA: Ecuria me Panuçin në stol, pësojmë dy gola për ndeshje

Ky është cilësuar viti zero për Kombëtaren.Paraqitja tejet e dobët ndaj Kosovës u pasua nga zhgënjimi total edhe përballë Ukrainës, me Shqipërinë që është shfaqur shumë larg skuadrës së viteve të fundit dhe niveleve që pretendohen.Ekip i shuar, pa grintë dhe apatik në fushë!Kur u emërua në krye të stolit kuqezi, në korrik të vitit 2017, trajneri Christian Panucci erdhi me pritshmëri të mëdha, por edhe me premtimin se do të formonte një ekip që synon rezultatet duke sulmuar.Deri më tani, asnjë prej këtyre elementëve të projektit nuk është realizuar.Shqipërisë i mungojnë rezultatet, për skuadër ofensive duket e vështirë të flitet, edhe pse në disa raste kemi luajtur me tre sulmues, ndërsa ekipi ka humbur edhe soliditetin në mbrojtje, që cilësohej një prej pikave më të forta.Të gjitha këto konfirmohen nga statistikat e regjistruara gjatë ecurisë me Christian Panuccin në stol.Trajneri e ka drejtuar Kombëtaren shqiptare në 8 ndeshje, duke regjistruar 5 humbje, 1 barazim dhe ve..

Lexone

VIDEO+FOTOT/ Fenomeni Rita Ora ndezi sheshin “Skëndërbej”, mijëra qytetarë e ndjekin live

Sheshi “Skënderbej” është elektrizuar sot nën ritmet e muzikës së këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.Mijëra qytetarë kanë tejmbushur sheshin “Skënderbej” që në orët e para të pasdites në pritje të këngëtares së mirënjohur shqiptare. Sheshi “Skënderbej” ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij për të shijuar hitet botërore të këngëtares Rita Ora.Koncerti nisi me ritmet e muzikës së këngëtares së njohur nga Kosova, Kida. Disa nga hitet më të bukura të saj kanë bërë që qytetarët e shumtë që ishin në shesh të shijonin muzikën por edhe të kërcenin së bashku me këngëtaren.Skena ka kulmuar më tej kur në shesh mbërriti këngëtarja me famë ndërkombëtare Rita Ora.“Your song” e Rita Orës ka elektrizuar jo vetëm skenën por të gjithë sheshin “Skënderbej”, ndërsa spektakli ka vijuar me të tjera këngë hit të saj.Nuk ka munguar në repertorin e saj edhe një miksim i një prej hiteve të saj me muzikën e një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Tropojës.

Lexone

Rita Ora elektrizon sheshin “Skënderbej” (FOTO-VIDEO)

Rita Ora ka elektrizuar skenën e sheshit “Skënderbej” mbrëmjen e sotme, ku para publikut shqiptar ka kënduar këngë dhe hitet më të mira të saj.Sheshi ka qenë i tejmbushur nga qytetarë të shumtë, ku ylli i muzikës botërore ka ngitur në këmbë spektatorët me performancat e saj më të mira, ku nuk munguan edhe këngët popullore shqiptare.27-vjeçarja, e cila kishte ndryshuar “look”-un e saj, ka zbuluar arsyen para publikut shqiptar: “Faleminderit që më lejuat të performoj para jush. I kam flokët e kuqe se jam në Shqipëri”.Në një moment ajo ka kërcyer një pjesë të valles së Tropojës, teksa në sfond u shfaq një flamur gjigant kuqezi, i cili elektrizoi sheshin “Skënderbej”.Diva e muzikës kishte veshur një pëlhurë të verdhë, transparente, që e lejonte te shfaqte edhe hiret e saj sensuale.“Do të këndoj diçka speciale për ju sonte, një këngë që do të jetë pjesë e albumit tim më të ri. “Soul Survivor”, mesazhi i së cilës është të jesh një mbijetues dhe të jesh krenar për atë që ti je”, u s..

Lexone

Ecuri zhgënjyese me Shqipërinë, Panuçi rrezikon shkarkimin

Humbja e Shqipërisë ndaj Ukrainës ka sjellë telashet e para për Kristian Panuçin. Mediat italiane, shkruajnë se trajneri i kombëtares kuqezi rrezikon shkarkimin pas “pokerit” që pësoi në miqësoren e luajtur në Evian 4-1.Sipas “Calciomercato.it”, shtohen shifrat negative të ish-mbrojtësit nën drejtimin e Shqipërisë, të cilas flasin tashmë për pesë humbje dhe 12 gola të pësuara në pesë ndeshjet e fundit.“Calciomercato” shkruan se Panuçi rrezikon shkarkimin me rezultatin e fundit, duke parë që ka arritur vetëm një fitore, atë kundër modestëve të Lihtenshtejnit.Pak pas ndeshjes me Ukrainën, teksa po fliste për humbjen me Ukrainën, Panuçi ka lënë intervistën në mes i bezdisur nga koret dhe vërshëllimat e tifozëve kuqezi.Shqipërisë i mungojnë rezultatet, për skuadër ofensive duket e vështirë të flitet, edhe pse në disa raste kemi luajtur me tre sulmues, ndërsa ekipi ka humbur edhe soliditetin në mbrojtje, që cilësohej një prej pikave më të forta. Të gjitha këto konfirmohen nga statis..

Lexone

“Shqipëria dhe Greqia po-s’po afrohen”

Nga Nasho BakalliKaloi mëse një vit qyshse Shqipëria dhe Greqia thonë se po meremi vesh.Megjithatë, kam frikë se mos po ndodh fenomeni kur mungon “përkthyesi” midis dy njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme e nuk kuptohen me njëri tjetrin; dhe, ky moskuptim krijon një sërë ekuivokesh. Për ti shmangur dyshimet zakonisht përdoret një gjuhë e tretë, gjuha angleze.Në anglisht, jo vetëm në shqip, qëndrimi i Shqipërisë ndaj Greqisë me duket i kthjellët. Shenjat i shikoj te: – ftesat publike të qeverisë tonë për shkëmbim vizitash të nivelit të lartë shtetror, dhe, për bisedime vazhdueshme në Tiranë, Athinë, anasjelltas, apo, kudo tjetër qoftë; – ndryshimi i ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, post i cili u zëvendësua me një grua, e krishterë, pa lidhje të dukshme me qarqet e larta të politikës shqiptare; – largimi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës nga politika e jashtme; – mënyra e përmbajtur e të shprehurit për Greqinë, nga masmedia shqiptare; – Kreu i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqipta..

Lexone

Rita Ora mbërrin në Tiranë familjarisht, Veliaj i pret në zyrë

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila do të mbajë ditën e sotme një super koncert në “Sheshin Skënderbej” ka mbërritur në Tiranë.Përveç motrës, Elena ajo shoqërohet edhe nga babai i saj. Ndërkohë personi i parë që ka takuar është në tokën shqiptarë është kryebashkiaku Erion Veliaj, me të cilin po zhvillon një takim në ambientet e Bashkisë së Tiranës.Elena Ora, motra e Ritës, ka publikuar një foto në instastory ku shfaqet me këngëtaren me famë botërore dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të cilin shkruan: Kryebashkiaku më i mirë.

Lexone

VIDEO-LIVE/ Rita Ora, tani është ora! “Yjet” elektrizojnë sheshin “Skënderbej”

Sheshi “Skënderbej” pret mbrëmjen e së dielës këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.Ora e super muzikës në shesh për të erdhi, me recitalin e natës së sotme. Kosova do të dominojë sot skenën. Para Rita Orës, Kida, ka kënduar LIVE në shesh.Ky koncert vjen menjëherë pas 1 qershorit ku i ftuar special ishte Ermal Meta, muzika e të cilit pati shumë admirues në shesh.Rita Ora kthehet kështu në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.Më herët këngëtarja ka lajmëruar në rrjetet e saj sociale padurimin dhe kënaqësinë për këtë koncert në Tiranë.Ylli ndërkombëtar këto kohë ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti I mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”.Këngëtarja, aktorja dhe modelja gjithmonë e ka shprehur lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Jo vetëm për të festuar pav..

Lexone

Rita Ora, me avion privat dhe me flokë të kuqe në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka mbërritur në Tiranë pak para koncertit në sheshin “Skënderbej”, ku përveç sa do të performojnë edhe yje të tjerë të muzikës shqiptare.Eleni Ora, motra e Ritës ka publikuar një fotografi me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe me këngëtaren e njohur në Tiranë.Ndryshe nga kohët e fundit, Rita është shfaqur me një “look” ndryshe, teksa shihet me flokë të kuqe.Nga fotot e publikuara nga motra e saj, mësohet se familja Ora ka udhëtuar me një avion privat drejt Tiranës. Ylli i muzikës shoqërohej po ashtu nga disa truproja personale.Pas Ermal Metës, Rita Ora është këngëtarja e dytë me origjinë shqiptarë, që do të mbajë koncert në ‘Sheshin Skënderbej’.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rita Ora mbrin ne Tirane familjarisht. Veliaj i pret ne zyre

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila do të mbajë ditën e sotme një super koncert në “Sheshin Skënderbej” ka mbërritur në Tiranë. Përveç motrës, Elena ajo shoqërohet edhe nga babai i saj. Ndërkohë personi i parë që ka takuar është në tokën shqiptarë është kryebashkiaku Erion Veliaj, me të cilin po zhvillon një takim në ambientet e Bashkisë së Tiranës.Elena Ora, motra e Ritës, ka publikuar një foto në instastory ku shfaqet me këngëtaren me famë botërore dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të cilin shkruan: Kryebashkiaku më i mirë.

Lexone