Home / Tag Archives: shqiptare (page 10)

Tag Archives: shqiptare

Gazetari Artan Hoxha: Kjo është mënyra e re se si pastrohen paratë e drogës

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i njohur për investigimet e tij lidhur me kultivimin e kanabisit në vend apo edhe rastet dhe krimet më të bujshme, është i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, ku po flitet rreth temës “Rënia e euros dhe paratë e pista”.Duke komentuar futjen e parave të pista në ekonominë shqiptare dhe rënien e euros, Artan Hoxha zbuloi një mënyrë të re të përdorur gjerësisht në Shqipëri kohëve të fundit, për të pastruar paratë e drogës.Ai u shpreh se krahas ndërtimeve, tashmë ka filluar investimi në lojrat e fatit.“Investimi në lojërat e fatit është mënyra më e re e pastrimit të parave.Sot nuk janë shtuar lojtarët por vetëm lojërat. Është një nga fushat ku asnjëherë nuk merret vesh si investohet, si fitohet apo nga vijnë paratë”, – tha ndër të tjera Hoxha

Lexone

“Top Awards”, Don Phenom me dy këngë në “Top 5”

Don Phenom është shndërruar në një fenomen së fundmi në tregun muzikor shqiptar. Reperi shkodran, i cili prej 16 vitesh jeton në Amerikë, po korr një sukses të madh me projektet e publikuara së fundmi, të cilat nuk janë të pakta.Brenda një periudhe shumë të shkurtër, Don Phenom ka publikuar rreth 8 projekte muzikore, qofshin ato bashkëpunime apo këngë “solo”.Në një intervistë të dhënë për “Pop Culture” në Top Channel, drejtuar nga Dojna Mema, reperi ka treguar se në momentin që publikon një këngë, dy të tjera janë gati në studio. Don Phenom ka rrëfyer gjithashtu se këtë verë do vijë me disa projekte muzikore që i përkasin një rryme muzikore më komerciale, por ai iu premton fansave se në muajin shtator, do të rikthehet në rrymën e tij.Don Phenom, i cili i përket “TBA”, është pjesë e klasifikimit të “The Top List” me dy projekte muzikore, të cilat renditen në 5 këngët më të dëgjuara të javës.“Jena Lit”, e cila ka 12 javë që është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura t..

Lexone

Mërgim Mavraj drejt një lëvizje të bujshme

Futbollist i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj është pranë kalimit te njëra prej skuadrave me më shumë histori në futbollin turk.Mbrojtësit kuqezi me gjasë do të luaj me Fenerbahçe.Mbrojtësi kuqezi nuk pati marrëdhënie të mira kohët e fundit me gjermanët e Hamburgut.Për Mavrajn do të ishte një transferim i goditur. Jo vetëm ambiciet e skuadrës në kampionatin turk, por edhe në arenën evropiane.Fenerbahçe e përfundoi këtë sezon në vendin e dytë.Ky pozicion i jep mundësinë që të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Lexone

Prej dhembjes dhe bukurisë

Nga Ennio Grassi“Letërsia, si i gjithë arti,është rrëfimi që jeta nuk mjafton“- Fernando PessoaBiografia letrare e poetit shqiptar Visar Zhiti, në panoramën evropiane ndër më të mëdhenjtë e kohës tonë, është një gjë e vetme me atë ekzistencialen. Në fillesë ishte dhëmbja, burim dhe formë së bashku i élan vital,* i ndjekur me çdo çmim, pavarësisht gjithçkaje, për t’u bërë kërkim i pashmangshëm i sensit dhe i pyetjes absolute.Nëse tekstet e përmbledhjes së parë në italisht, Croce di carne, 1997 (Kryqi prej mishi), pjesë të së cilës u ruajtën në kujtesë nga burgu i ashpër në Gulagët e Enver Hoxhës, i zbuluan lexuesit italian një zë me intensitet të paparë, të endur në dëshminë e një tragjedie individuale dhe kolektive, më pas ato të Confessione senza altari, 2012 (Rrëfim pa altare), paraqitën botën me një vizion të ndërtuar mbi arkitektura leximi të një imagjinate që nuk njeh kanone, nga Esenini te Tsvetaeva e Achmatova, nga Walt Whitman te Borges, nga Montale te Federico Garcia L..

Lexone

Artur Zheji: Pse Blushi dhe Fevzo e trembin sot Ramën?

Artur Zheji ka bërë një shkrim, pas lajmit se Blendi Fevziu mund të kalojë tek Top Channel.Sipas tij, kryeministri Edi Rama është i trembur nga kjo lëvizje.“Në xhunglën pa rregulla të shoqërisë shqiptare, ku të gjithë kanë dhënë një dorë të mirë, ka gjithsesi një rregull: “Peshku i madh e ha të voglin”, pavarësisht ligjeve ose organeve ligjzbatuese.Sepse ligjet dhe zbatuesit e tyre vlejnë për milingonat dhe urithët e vegjël të xhunglës, por jo më lartë se aq.Top Channel e ka ndihmuar dhe mbështetur Ramën në shumë çaste të jetës së vet politike, që nga fillesat e veta, edhe kur ishte Tani edhe kur ai u largua furishëm nga kjo botë.Mirëpo mbasi u bë kryeministër në 2013, ish armiqtë e Tv Klan u joshën me kënaqësi të madhe prej tij, duke lënë në harresë vëmendjeje dhe jo vetëm “miqtë besnikë” të Tch.Në të vërtetë kjo është sindroma e kryeministrave socialistë, joshen të duan dhe të tërheqin pas vetes kur vijnë në pushtet më shumë ata që kanë pasur kundërshtarë, sesa ata që i k..

Lexone

Shqipëria “po thahet”, valët e të nxehtit po bëhen më ekstreme: Parashikimet e frikshme

Shqipëria do të goditet nga valë më ekstreme të nxehti për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërkohë që tendenca e reshjeve po shkon në kah të kundërt me atë që ka rajoni. Rënia e tyre është me të paktën 20%. Këto janë disa nga rezultatet që nxjerr një studim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal i lidhur me ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor.“Ndryshimet në reshje nuk janë domethënëse në përgjithësi dhe raportohen në rritje në pjesën më të madhe të rajonit me përjashtim të rënies më të theksuar në Shqipëri. Shpërndarja hapësinore e reshjeve të akumuluara tregon ndryshime në pjesën më të madhe të rajonit me një interval plus ose minus 5% dhe në disa zona edhe rritje 10%.Shqipëria dhe pjesët perëndimorë të Maqedonisë tregojnë për një rënie më e theksuar në pjesën bregdetare kryesisht 20%. Mesatarja 10-vjeçare e llogaritur për gjithë trendin nga 1961-2015 ka të njëjtën tendencë duke treguar një rritje kryesisht me 10-20 milimetra në 10 vjet, por një trend negativ në Shqipëri me..

Lexone

Shqipëria, e parafundit në rajon për nivelin e mirëqënies së të rinjve

Për nga niveli i mirëqenies, të rinjtë shqiptarë renditen ndër më të fundit në rajon.Indeksi i progresit rinor 2018 e rendit Shqipërinë në vendin e 48-të mes 102 shteteve që vlerësohen në total.Pikat bazë të studimit janë arsimi, qasja në tregun e punës, angazhimi i të rinjve në nivel publik dhe në fushat ekonomike, shëndetësia, mirëqenia dhe ofrimi i mundësive.Në rajonin e Ballkanit Serbia kryeson duke u renditur në vendin e 39-të. Ndërsa Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë me një vend.Studimi, bazuar në treguesit e mësipërm, tregon se Shqipëria ka ecuri të mirë për të garantuar nevojat bazë për të rinjtë. Këtu përfshihen ushqyerja dhe përkujdesi shëndetësor dhe siguria.Liria është një nga elementët ku ata janë më të kufizuar në zgjedhje, ashtu si edhe cilësia e mjedisit.Të rinjtë “me më shumë fat” janë në Norvegji. Ky vend kryeson listën. Ndërsa për katëgori të caktuara kryesojnë Finlanda (për mundësitë që ofron), Zvicra (për nevojat themelore njerëzore) dhe Danimarka, për ..

Lexone

Fantazma e Ballist Morinës fanepset sërish në Beograd, alarmon ushtria: Dronë të panjohur mbi Serbi

Ka kaluar 4 vjet nga ajo natë e stadiumit “Partizan” në Beograd, ku me anë të një droni, “Ballisti”, alias Ismail Morina valëviti një flamur të hartës së vilajeteve të bashkuara shqiptare së bashku me foton e Is Boletinit dhe Ismail Qemalit.Por serbët ende nuk e kanë harruar, madje “fantazma” e “provokacjes” së thirrur me zë koke nga komentatori i RTS-së është shfaqur sot as më pak e as më shumë por nga qeveria e Serbisë.Siç bën të ditur Sputnik, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se dronë pa pilot kanë fluturuar sërish mbi serbi para dy muajsh.Lajmin e kanë mbajtur të fshehtë dhe më pas e bënë publik për disa media. Të jetë e vërtetë?Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç ka mbajtur edhe një interpelancë speciale në Parlament rreth flutUrimeve të dronëve mbi Serbi.Deri më tani nuk ka pasur asnjë shpjegim ” zyrtar” – të paktën jo kur është fjala se nga kush këta dronë komandoheshin.Megjithatë, Sputnik-u rus ka marrë tashmë informacion nga Ministria e Mbrojtjes p..

Lexone

Publikohet fotoja, kjo është pamja e Jonida Maliqit para operacioneve plastike

Këngëtarja e famshme shqiptare, Jonida Maliqi, ësht përherë në qendër të vëmendjes së mediave, kjo edhe për shkak se ajo akuzohet shumë se ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrën e saj.Pavarësisht se këngëtarja nuk i ka pranuar këto fjalë, faqja e famshme në Instagram “Vipat e bllokut”, ka publikuar një foto të hershme të këngëtares.Në këtë foto, vihet re një ndryshim shumë i madh midis pamjes së Jonidës tani dhe në të kaluarën.Si mendoni ju, a është e vërtetë që Jonida ka kryer operacione plastike apo është thjesht fuqia e makeup-it e cilësisë së fotos?The post Publikohet fotoja, kjo është pamja e Jonida Maliqit para operacioneve plastike appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone