Home / Tag Archives: shqiptare

Tag Archives: shqiptare

Kush është këngëtari i njohur që rikthehet pas 13 vitesh në “Zonë e lirë”?

Ai është mjaft i njohur në skenën muzikore shqiptare dhe numëron një sërë hitesh në tregun muzikor. Ardian Trebicka, këngëtari i njohur shqiptar, është sot në emisionin “Zonë e lirë”, duke u rikthyer kështu pas plot 13 vitesh në këtë emision. Ai ka ardhur për të promovuar koncertin e tij recital, i cili do të mbahet ditën e mërkurë, më 13 qershor tek Amfiteatri i Liqenit Artificial. Mos e humbisni këtë mbrëmje muzikore, e cila do t’ju kënaqi shpirtin! Në skenë bashkë me Ardianin do të jenë edhe shumë artistë të tjerë të njohur. The post Kush është këngëtari i njohur që rikthehet pas 13 vitesh në “Zonë e lirë”? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Xhesika Polo rikthehet me “Vetëm një fjalë”

Këngëtarja e famshme shqiptare, Xhesika Polo, prej vitesh është mjaft aktive në tregun muzikor shqiptar. Ajo numëron disa këngë mjaft të bukura në repertorin e saj dhe së fundmi, ka realizuar edhe projektin e saj më të ri muzikor, “Vetëm një fjalë”. Kjo këngë flet për dikë i cili bie në dashuri, por në fund zhgënjehet nga personi që dashuron. “Është një fabul klishe, sepse ndonjëherë njeriu duhet të bëj gjëra klishe”, u shpreh Xhesika. The post Xhesika Polo rikthehet me “Vetëm një fjalë” appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Xhesika Polo tregon të vërtetën që fshihet pas fotos së saj provokuese

Këngëtarja shqiptare, Xhesika Polo, është e ftuar ditën e sotme në emisionin “Zonë e lirë”. Ajo ka sjellë këngën e saj më të re, “Vetëm një fjalë”, e cila është një baladë dashurie. Në një moment gjatë bisedës, Arian Çani e pyeti se cila është domethënia që fshihet pas fotos së saj me buzët e kuqe, pasi edhe vet ajo e ka theksuar këtë pjesë, duke e cilësuar veten si “Vajza me buzët e kuqe”. Vajza me buze te kuqe.. Ky look i mrekullueshem eshte realizuar nga duart' e te pazevendesueshmit @sedmir.selmani A post shared by Xhesika Polo (@xhesikapoloofficial) on May 26, 2018 at 9:52am PDT Sipas Xhesikës, ajo e shikon makeup-in si një mburojë që vendosin femrat. “Në fakt unë asnjëherë nuk i lyej buzët e mia të kuqe. Ajo ishte hera e parë dhe e fundit sepse unë e shof makeup-in si një mburojë që femrat vendosin për t’u dukur më mirë dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, u shpreh këngëtarja./zoneelire.al/ Perfektja eshte e merzitshme. A post shared by Xhesika Polo (@xhesikapoloofficia..

Lexone

LSI drejt formësimit të identitetit të ri opozitar

Nga Alfred Peza Megjithëse ende nuk është mbushur një vit nga kalimi në opozitë, LSI pas 8 vjetëve të qëndrimit herë me PD dhe herë me PS në qeverisjen e vendit, është në kërkim të identitetit të saj të ri. Identitetit të një opozite të re, nga një parti e majtë që kërkon të qëndrojë përballë mazhorancës aktuale gjithashtu të majtë, përkrah një partie të djathtë si PD. Kjo qasje është jetike për një parti politike pragmatiste, jo vetëm nga pikëpamja identitare. Sepse kjo do të rrezikonte unifikimin e çdo qëndrimi të saj me opozitën e vjetër, gjë që mund ta shndërronte në një satelit parazitar të saj. Mbajtja e qëndrimeve origjinale për çështje, probleme, reforma, ngjarje dhe kauza të caktuara, do të ndihmonin në rifaktorizimin gjithnjë e më të madh të LSI në skenën politike shqiptare. Humbja e statusit të “kingmaker”-it pas zgjedhjeve të 2017 nga ana e LSI, nuk ka pse shihet si fundi i botës për një forcë politike me 20 deputetë në Kuvend. Sistemi demokratik dhe ligji elektoral jo p..

Lexone

Fibank mbështet fushatën sociale #lumturiaesa

FIBANK synon të jetë një nga 10 bankat e para në Shqipëri dhe në rajon që njihet si dinamike, inovative dhe e orientuar ndaj klientëve, që ofron produkte dhe shërbime cilësore, duke gjetur mundësi të shkëlqyeshme për të zhvilluar punonjësit si edhe për të kontribuar ne shoqeri. Një nga shtyllat kryesore të strategjisë së Fibank është të jetë një institucion me përgjegjësi sociale i cili kontribuon në komunitet. Aktivitetet e Pergjegjesise Sociale të Fibank synojnë të kenë një kontribut afatgjatë në shoqëri duke marrë pjesë aktivisht në ngjarje shoqërore, duke mbështetur kompanitë jofitimprurëse dhe organizatat me qëllime idealiste që punojnë në fushën e arsimit, kulturës, bamirësisë etj. Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës është një nga partnerët afatgjatë që Fibank ka mbështetur vazhdimisht me qëllimin per ndergjegjesimin e te Rinjve mbi Dhunën Kundër Grave, duke u fokusuar në dhunën e partnerit. Fushata #lumturiaesaj është një lëvizje sociale e zhvilluar nga fondacioni Spitalo..

Lexone

Pse doli publikisht Donald Lu, në krah të Fatmir Xhafajt?

Nga Spartak Ngjela Ambasadori amerikan Donald Lu dje takoi në mënyrë ceremoniale, botërisht e me ngarkesë të plotë politike, ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në fakt kjo ishte një sfidë e hapur politikë kundrejt antiamerikanëve që janë të korruptuarit e elitës së lartë politike në Shqipëri. l. Në kohën kur ambasadori amerikan takonte ministrin Xhafaj, në Parlament korrupsion i fliste kundër ministrit. Qesharakë si këta nuk ka parë asnjë shtet i korruptuar deri më sot. Amerikanët në fakt kanë kohë që tallen me këta të humbur që janë edhe steril nga mendja. Nuk e kuptojnë dot faktin që politika është forcë; në një kohë kur Sali ziu e ka provuar njëherë këtë aspekt. Por ekipit qesharak Berisha iu bashkua edhe Rama. Tjetër kaqol ky; sepse ky mendon të mundë Amerikën me Erdoganin, dhe dje u pa që interpretonte syret e Kuranit me sy nga Stambolli. Këta fakirë besoj se shpejt, në një të ardhme të afërt do të jenë personazhe nëpër komeditë shqiptare që do të shkruhen, se janë tem..

Lexone

Shqipëria merr frymë e lehtësuar, Fevzua qëndron në Klan. Ja deklarata!

Në një deklaratë publike, Fevzo bën të qartë vendimin e tij për të qëndruar në Klan dhe akuzon miqtë dhe kolegët e tjerë gazetarë, që tentuan ta nxisin të largohet. Në deklartën e tij përfundimtare, thuhet: “Duke marrë shkas nga një tension i ngritur kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nga një makth që kishte pushtuar gjithë hapësirën shqiptare, më duhet të qetësoj gjithë shqiptarët, se unë jam dhe do të jem deri në vdekje pjesë e TV Klanit. Disa kolegë të mi shpikën lajmin sikur unë desha të ikja në Top Channel dhe më këtë, alarmuan personalitet ndërkombëtare e kombëtare, duke më vendosur mua në një pozitë të pakëndshme, pasi doja të kuptoja nëse ishin të shqetësuar se duhet të ikja, apo nuk duhet të ikja. Pas konsultave të gjata ndërkombëtare dhe vlerësimeve të mija, konstatova se në të mirë të Shqipërisë, por dhe raporteve të saj me Perëndimin, ishte që të mos lëvizja, dhe ashtu bëra. Me këtë rast, dua të theksoj se kurthi ku tentuan të më fusin disa kolegë të mi, ishte i rrezikshëm ..

Lexone

“Kamikazë” të shqetësuar për sigurinë kombëtare

Nga Mero Baze Opozita ka bërë sot publike qëndrimin e saj zyrtar kundër politikës së jashtme të qeverisë shqiptare, duke shtrembëruar të vërtetën mbi partneritetin me NATO-n dhe vendet perëndimore, për të qenë pjesë e operacionit për çmontimin e ISIS. Është fjala për një qendër rajonale kundër ekstremizmit, që merret me analiza, vlerësime dhe studime, dhe jo për të krijuar këtu ndonjë repart grumbullimi të ish- luftëtarëve të ISIS. Politikishtë opozita ka të drejtën e saj të jetë kundër bashkëpunimit me Perëndimin, por qëndrimi i opozitës është hipokrit, kur ajo bën sikur shqetësohet për sigurinë kombëtare. Siguria kombëtare e Shqipërisë, bazohet pikë së pari tek partneriteti i saj me NATO-n dhe Aleancën perëndimore, dhe çdo hap që e forcon këtë partneritet, e forcon dhe sigurinë kombëtare. Opozita ka të drejtë të kërkojë sqarime ndoshta jo publike për ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, përfitimet e Shqipërisë dhe detaje të tjera, por jo të bëjë sikur shqetësohet për sigurinë kombët..

Lexone

Shqipëria merr frymë e lehtësuar, Fevzua qëndroi në Klan. Ja deklarata!

Në një deklaratë publike Fevzo bën të qartë vendimin e tij për të qëndruar në Klan dhe akuzon miqtë dhe kolegët e tjerë gazetarë që tentuan ta nxisin të largohet. Në deklartën e tij përfundimtare thuhet: “Duke marr shkas nga një tenson I ngritur kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nga një makth që kishte pushtuar gjithë hapësirën shqiptare, më duhet të qetësoj gjithë shqiptarët, se unë jam dhe do të jem deri në vdekje pjesë e Tv Klanit. Disa kolegë të mij shpikën lajmin sikur unë desha të ikja në Top Channel dhe më këtë alarmuan personalitet ndërkombëtare e kombëtare, duke më vendosur mua në një pozitë të pakëndëshme, pasi doja të kuptoja nëse ishin të shqetësuar se duhet të ikja, apo nuk duhet të ikja. Pas konsultave të gjata ndërkombëtare dhe vlerësimeve të mija, konstatova se në të mirë të Shqipërisë por dhe raporteve të saj me Perëndimin, ishte që të mos lëvizja dhe ashtu bëra. Me këtë rast dua të theksoj se kurthi, ku tentuan të më fusin disa kolegë të mi, ishte I rrezikshëm dhe ka..

Lexone