Home / Tag Archives: shqiptar

Tag Archives: shqiptar

Piramidë financiare/ Futbolli i bashkive, 6 miliardë lekë nga xhepat e shqiptarëve

Kur futbolli konsiderohet më shumë se asnjëherë tjetër si industri në të gjithë botën, në Shqipëri dhe në realitetin tonë, ka një paradoks të madh për këtë sport. Pjesa më e madhe e klubeve në futbollin shqiptar financohen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ku ka një paradoks më të madh sesa ky? Në një kohë kur Shqipëria është një vend demokratik dhe i hapur ndaj ekonomisë së tregut, rezulton se klubet tona të futbollit janë piramidë financiare. Jo vetëm që nuk gjenerojnë dot të ardhura, por klubet funksionojnë si ndërmarrje të bashkive. Ka disa arsye pse bashkitë i mbajnë peng klubet duke mos i privatizuar. Fillimisht, i shfrytëzojnë politikisht duke i konsideruar si ndërmarrje punësimi për militantët partiakë. Gjithashtu, e shfrytëzojnë futbollin për premtime elektorale kur arrijnë suksese. Gazeta ka bërë një llogari të thjeshtë duke mbledhur të gjitha paratë që janë akorduar vetëm në buxhetin e 2018-ës nga bashkitë nëpër Shqipëri dhe rezulton një shifër e frikshme. Më shumë se 6..

Lexone

Vata: Vllaznia u shkatërrua që kur e mori Bashkia, lojtarët e kanë mëndjen tek bixhozi

Ish-futbollisti i njohur shkodran, Rudi Vata, e ka cilësuar ditën e sotme ku Vllaznia dekretoi rënien nga kategoria, si vijimësi për të cilën qyteti i Shkodrës ishte përgatitur. “Lajm i keq, po në një farë mënyrë ishin përgatitur dhe Vllaznia u vërtetua që nuk ka kapacitetin për të qëndruar. I gjithë opinioni ishte i përgatitur për këtë situatë që u bë realitet, jo se ishte surprizë e madhe. Ishte deri diku e pritshme, e trishtë për qytetin e Shkodrës, tifozët, historinë e futbollit shqiptar. Ka pasur shumë mangësi që Vllaznia të ketë një rrugëdalje tjetër, tani është tepër vonë për të diskutuar e analizuar gabimet, e dimë të gjithë si ka funksionuar, ditë e trishtë për futbollin shqiptar dhe ditë e zezë për Shkodrën. Ndeshjen e kam parë nëpërmjet internetit, por kur e pashë kronikën e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e kuptova se çfarë ka ndodhur. Nuk besoj se ka ndonjë person që nuk e kuptoi se çfarë ka ndodhur. Vllaznia nuk ka nevojë për mëshirim, pasi kjo ndodhi me të. Nd..

Lexone

Meta: Marrëveshje me Maltën për punësimin e të rinjve shqiptarë

Në vijim të vizitës dyditore në Maltë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në ditën e dytë të Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri. Presidenti Meta prezantoi shkurtimisht zhvillimet ekonomike, potencialin e bashkëpunimit të biznesit dhe oportunitetet e investimeve për biznesin maltez në Shqipëri. Presidenti i Republikës theksoi se nga historia e suksesit të “modelit ekonomik” të Maltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më vital për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, siç janë turizmi, agro-industria, shërbimet financiare, ICT, etj. Nga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Gozos shfaqi interes të madh në shkëmbimin e eksperiencave me përfaqësuesit e komunitetit biznesit shqiptar dhe eksplorimin e projekteve të biznesit në tregun shqiptar dhe atë rajonal. “Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë së bashku me Presidenten e Maltës, Coleiro Preca në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri, që besoj se ka qenë një forum mjaft produkt..

Lexone

Historia e pabesueshme e 28-vjeçarit shqiptar, që duket si 13 vjeç

Xhanin Feka është 28-vjeç, por duket vetëm si 13. Ai është rritur me problemet e talasemisë, mungesa e gjakut ka bërë që Xhanini të këtë probleme serioze me zhvillimin e trupit. Peripecitë e tij nuk kanë të sosur, përveç sëmundjes i duhet të punojë pasi kempi i invaliditeti prej 103 mijë lekësh të vjetra nuk i mbulon shpenzimet e sëmundjes dhe të familjes. “Në moshën 3-vjeçare prindërit e mi e kuptuan që unë kisha sëmundjen e talasemisë. Kam 25 vite që vuaj nga kjo sëmundje, gjithë problemi jonë është mungesa e gjakut gjë e cila ka ndikuar negativisht tek ne. Prandaj duhet një apel për të gjithë njerëzit në Shqipëri që të dhurojnë sa më shumë gjak”, thotë Xhanin Feka. Çfarë pasojash serioze ka sjell për shëndetin tënd mungesa e gjakut? “Pasoja kryesore është në mosformimin e trupit tim. Se unë vërtetë jam 28 vjeç, por fiziku im nuk e tregon moshën. Jam si 13-14 vjeç, por gjë e cila nuk më ka penguar të jem optimist për jetën”. Por si reagojnë njerëzit për moshën e Xhaninit? “Kur ..

Lexone

Shkodra në lot; Vllaznia bie për herë të parë nga Kategoria, shpëton Kamza

Bie Vllaznia, shpëton Kamza ndërsa Luftëtari dhe Laçi sigurojnë kualifikimin në Europa League. Ishin këto verdiktet e javës së fundit të Kategorisë Superiore për edicionin 2017-2018. Fitorja me goleadë në Korçë përballë Skënderbeut me shumë mungesa dhe me mendjen te festa e titullit por edhe te finalja e Kupës, nuk i vlejti aspak Vllaznisë që u rrëzua zyrtarisht një kategori më poshtë. Për herë të tretë në historinë, klubi më i vjetër i futbollit shqiptar do të luajë në një kategori inferiore. Rënia e Vllaznisë erdhi si pasojë e fitores së Kamzës që me një gol të Rezit në minutat e para të pjesës së dytë triumfoi 1-0 brenda në Selman Stërmasi ndaj Partizanit duke ruajtur avantazhin prej 2 pikësh ndaj kuqebluve në renditje. Vllaznia në krahun tjetër dominoi Skënderbeun në Korçë duke realizuar 4 herë në portën e Aldo Teqjas për një sukses me shifrat 5-1, me gola të Xhevahir Sukajt me penallti, Arlind Kalaja-s, 2 golësh të Eraldo Cinarit dhe finalizimin e Renato Malotës. Golin e vetëm pë..

Lexone

Estrada e Armando Dukës me emrin Superligë, mbyllet me turp

Superliga shqiptare është mbyllur me turp. Ashtu siç në fakt ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve. Skënderbeu i ka hapur portën Vllaznisë, me shpresën se do ta shpëtonte. Shkodranët kanë fituar 5-1 në Korçë, pasi shpresonin se Partizani do të fitonte me Kamzën, dhe iu duhej të përmirësonin golevarazhin. Por nga ana tjetër, edhe Partizani ka toleruar ndaj Kamzës. Këta të fundit, edhe pse marrëveshja politike Basha-Mziu ishte që Kamza të binte dhe të shpëtohej Vllaznia, kanë fituar 1-0 ndaj Partizanit, me klubin kryeqytetas që ka toleruar, duke parë dhe faktin që Laçi dhe Luftëtari fituan. Tashmë kampionati shqiptar ka prekur fundin. I vetmi që e shijon këtë, duket se është Armando Duka. Por, nuk është e largët dita që sistemi i ngritur nga ai do të bjerë dhe do t’i marrë të gjithë me vete.(TemA)

Lexone

KShH, forum për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e aktorëve vendor kundër ekstremizmit të dhunshëm

Denisa Canameti Larmishmëria e situatave dhe opinioneve në rajone të ndryshme për ekstremizmin e dhunshëm, hapi temën e diskutimit në forumin e organizuar sot nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ky forum, i katërti i zhvilluar pas atyre në Shkodër, Korçë, Gjirokastër, pati si qëllim nxitjen e dialogut dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të sigurisë publike në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Shqipëri. Klejda Ngjela, menaxhere e Projektit pranë AH C, bëri një prezantim të shkurtër e përmbledhës të dispozitave ligjore kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Duke u ndalur në nene të veçanta, znj. Ngjela diskutoi herë pas here me pjesëmarrësit për rëndësinë e koordinimit të strukturave shtetërore dhe shoqërisë civile për harmonizimin e ndërhyrjes në këtë drejtim, si dhe për ndarjen kritike të lirisë së ushtrimit të besimit dhe sigurisë publike, elementë të cilët gershetohen shpesh kur flitet për këtë fenomen. Pjes..

Lexone

“E do femrën e virgjër?” Këngëtari shqiptar shtang në mes të emisionit

Olti Marku njihet për publikun shqiptar me performancat live në lokale të ndryshme. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar së bashku me Erik Lloshin në emisionin “Adrenalina”, ku kanë rrëfyer disa detaje mbi jetën e tyre private. Në një moment, gazetarja e ka pyetur Oltin nëse ai është një nga ata djemtë që e duan femrën të virgjër. “Je na ata çunat tradicionalë që kërkon që femra jote të jetë e virgjër?”, e ka pyetur moderatorja. Si duket, këngëtari nuk e priste aspak këtë pyetje dhe është vendosur në siklet, pasi ka shtangur për një moment. “Hohoho! S’ma ka marrë mendja që do më pyeste njeri kështu. Jo nuk jam në këtë pjesë fare nuk më rezulton vetja, tek tipi im”, është shprehur Olti. The post “E do femrën e virgjër?” Këngëtari shqiptar shtang në mes të emisionit appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

“Forca e Ligjit”, Xhafaj flet për luftë kundër krimit: Goditëm 9 grupe kriminale, bashkëpunim me Holandën

Krimi i organizuar dhe lufta kundër korrupsionit ishin dy nga çështjet që ministrat Gjonaj dhe Xhafaj, ndanë me Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Holandës, gjatë një seance dëgjimore. Ministrja e Drejtësisë, Etila Gjonaj bëri me dije masat që qeveria shqiptare ka marrë për të forcuar luftën kundër korrupsionit, veçanërisht masat në nivel politikash dhe ndryshimet ligjore si dhe rezultatet e deritanishme në gjykimin e zyrtarëve të lartë publikë të akuzuar për korrupsion. Ndërsa kreu i Ministrisë së Brendshme ka përmendur operacionin “Forca e Ligjit” si një qasje ndërinstitucionale në luftën kundër krimit të organizuar, duke shtuar se deri më tani janë identifikuar grupet kriminale, është bërë profilizimi i tyre, asetet dhe lidhjet e tyre. Ndër rezultatet kryesore të arritura deri tani, Xhafaj përmendi goditjen e 9 grupeve të rrezikshme kriminale si dhe vijimin e hetimeve për 5 grupe të tjera kriminale, operacione këto të kryera edhe me bashkëpunimin e Europol-it dh..

Lexone

Si duket Klaudia Pepa e sapo dalë nga dushi?

Klaudia Pepa është një nga balerinat më të njohura shqiptare, e cila aktualisht po vazhdon karrierën e saj në Itali. Quando ti dicono “Non sei abbastanza sensuale “ e tu ci provi lo stesso Ooooooopssssss! #jlo #elanillo A post shared by Klaudia Pepa Official (@klaudiapepa) on May 8, 2018 at 5:01am PDT Ajo shpesh bëhet pjesë e vëmendjes së publikut shqiptar për shkak të fotove dhe videove provokuese që hedh në rrjetin e saj social, duke marrë me mijëra komente. Së fundmi, balerina ka postuar një video në Instastory, ku duket e sapo dalë nga dushi dhe shfaqet e mbështjellë vetëm me një peshqir, duke provokuar sërish fansat me pamjen e saj seksi dhe joshëse. The post Si duket Klaudia Pepa e sapo dalë nga dushi? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone