Home / Tag Archives: shqiperise (page 5)

Tag Archives: shqiperise

Rihapet dosja e mbyllur nga Basha: Auditim Rrugës së Kombit, KLSH do verifikojë koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes

Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga prokuroria.Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.Ndërkohë kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e Rrugës së Kombit, auditim qe do te risjelle rihapjen e dosjes se shpenzimeve dhe abuzimeve te kesaj rruge prej 230 milione euro, te mbyllur me procedure nga ish ministri i Transporteve Lulzim Basha..Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuvend..

Lexone

Deputetët “punëtorë” fusin parlamentin në krizë, zbardhen vonesat e shumta në raportimet vjetore

Prej muajsh Kuvendi i Shqipërisë ndodhet në krizë funksionimi: debati politik dhe axhenda ditore që shpesh nuk ka përputhje me axhendën parlamentare, ka krijuar një hendek të thellë midis produktit parlamentar dhe pritshmërive të tij.Pjesëmarrja e pjesshme e opozitës në komisione, protesta e saj lidhur me aktualitetin politik, debatet politike dhe krijimi i një klime konfliktuale pune ka krijuar një rrethanë tipike për parlamentet gjysmake: ka seanca plenare dhe ka komisione, por puna e produkti i tyre është i pjesshëm, është i vonuar dhe me cilësi të dobët.Le ti referohemi një funksioni thelbësor parlamentar, – kontrollit të punës së institucioneve të pavarura e kushtetuese përmes raportimeve vjetore që ato kryejnë në parlament. Raportet e institucioneve të pavarura janë të vetmet raporte me vlerë referuese në punën e institucioneve shtetërore, ndaj ato kanë vlerë politike, ligjore, dokumentare dhe historike.Sipas praktikës së punës së Kuvendit në janar përcaktohet kalendari i r..

Lexone

Komisioneri Publik ngre pikëpyetje mbi dorëheqjen e Adriatik Llallës: A është falsifikuar nga dikush tjetër, dorëheqja?

Në seacën përfundimitare të apelimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vetingut ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ngritur dyshime nëse Llalla e ka firmosur dorëheqjen apo firma është falsifikuar nga dikush tjetër.Nga Lindita ÇelaAdministrimi ligjor i dorëheqjes së ish Prokurorit të Përgjithashëm Adriatik Llalla, u kthye në objekt debati në seancën e dytë të Kolegjit të Posacëm të Apelimit i cili po shqyrton ankimimin e Komisionerit Publik për ndërprerjen e procesit të vetingut ndaj ish kreut të akuzës.Komisioneri Publik Florian Florian Ballhysa argumentoi përballë trupës gjyqësore arsyet se përse sipas tij vendimi për ndërprerjen e procesit të vetingut për ish kryeprokurorin është nul, e për pasojë duhet të shfuqizohet.Komisioneri Publik deklaroi se Adriatik Llalla është ende magjistrat, pasi dorëheqja e tij nuk është dhënë sipas formës që kërkon ligji, e për pasojë Kolegji i posacëm i Apelimit ..

Lexone

Tarifa e Rrugës së Kombit, Ahmetaj-Gjiknuri takim me bizneset e Kosovës: Do trajtoheni njësoj me Shqipërinë, përdoruesit e shpeshtë do kenë zbritje

Në kuadër të konsultimit me grupet e interesit përpara rivendosjes së tarifës së kalimit në rrugën Milot-Morinë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj bashkë me Ministrim e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pritën në takim një përfaqësi biznesesh nga Oda Ekonomike e Kosovës.Gjatë këtij takimi u pohua rëndësia e madhe që rruga Milot-Morinë, e njohur si Rruga e Kombit, ka për zhvillimin ekonomik të dy vendeve tona dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare. Palët u dakordësuan në qëndrime për nevojën emergjente që ka kjo rrugë për një mirëmbajtje sa më profesionale e të vazhdueshme ashtu sikurse për aplikimin e sistemit tarifor të kalimit si garanci për këtë mirëmbajtje.“Ne biem dakord që një tarifë duhet. Problemi është se si ta zbusim dhe mitigojmë këtë tarifë. Çdo gjë që ulet këtu prapë e paguajnë qytetarët shqiptar dhe këtë duhet ta kuptojmë, pra Buxheti i Shtetit. Meqe u ngrit ky shqetësim, është bërë studimi dhe është nxjerrë kostoja e mirëmbajtjes dhe prandaj u ..

Lexone

Ndërhyrja e jashtëzakonshme e BSH, do të blejë valutë në treg që të forcojë euron

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të hyjë në tregun valutor, duke blerë valutë, në një veprim të jashtëzakonshëm që synon që të ndalojë rënien e lirë të monedhës së përbashkët.Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp.Operacionet e blerjes së valutës do të ruajnë kohëzgjatjen e nevojshme për të arritur objektivat e deritanishme tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një deklaratë për shtyp.Ky është një rast i veçantë i ndërmarrë në rrethana specifike, tha guvernatori, që po bëhet në mënyrë që të frenohet përshpejtimi i rënies së euros, që në muajin maj ka dalë përtej parametrave.Si rrjedhojë Këshilli Mbikëqyrës mori një vendim të tillë për të ndërhyrë në treg.Tregu ka pasur një rritje të sasisë së euros, që ka qenë konstante që nga viti 2015. Mbiçmimi nuk ka ardhur vetëm për shkak të sasisë së euro, por edhe si rrjedhojë e rritjes së pritshmërisë së agjentëve për një mbiçmim të kursit, që ka dalë jashtë param..

Lexone

Qeveria miraton vendimin, hapen 500 vende pune në shtet

Qeveria ka miratuar sot vendimin për hapjen e 500 vendeve të reja pune me kontratë të përkohshme.Punonjësit do të jenë pjesë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.Gjithashtu në vendimin e miratuar sot thuhet se kohëzgjatja do të jetë për dy muajt e verës, korrik dhe gusht si dhe punonjësit do të përfitojnë pagë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.V E N D I MPËRMIRATIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR SEZONIN E VERËS 2018, NË AGJENCINË KOMBËTARE TË ZONAVE TË MBROJTURA, PRANË MINISTRISË SË TURIZMIT DHE MJEDISITNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18, pika 2, dhe 18/1, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Mi..

Lexone

Shqipërisë i shtohet shumë shpejt një hotel luksoz, ja detajet

Në harkun e dy viteve të ardhshme, Shqipëria do të ketë një tjetër hotel luksoz të madh.Por kësaj here, vendodhja e hotelit do të jetë në jug të Shqipërisë, dhe jo në Tiranë.Konfirmimi vjen nga administratori i deleguar i “Voihotels”, që është grupi i hotelerisë së gjigandit italian, “Alpitour”, një ndër liderët e sektorit të hotelerisë dhe turizmit.Deklarata u bë gjatë inaugurimit të një tjetër hoteli në Siçili.Sipas Paolo Terrinonit, aktualisht projekti në fjalë është në fazë konkretizimi dhe brenda 24 muajve do të jetë operativ.Hoteli do të jetë relativisht mjaft i madh, pasi parashikohet të ketë një kapacitet prej 180 dhomash, që e vendos atë krah për krah me hotelet më të mëdha në vendin tonë.“Plaza Tirana” ka 190 dhoma, Rogner hotel 178 dhoma dhe Tirana international 168 dhoma.Ndër vite, ka pasur vazhdimisht përpjekje, sidomos nga liderët e sektorit nëpër Europë për të ndërtuar resorte dhe hotele luksoze në bregdetin shqiptar, veçanërisht në jug të vendit.Pjesa dë..

Lexone

Mima: Krimi më i madh, varësia e 2.5 % të shqiptarëve nga kokaina

Partia Demokratike vijon të jetë në komisionet parlamentare ku kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Deputeti demokrat Florion Mima flet për rotacione të klaneve në ministrinë e Brendshme.“Shihni rotacionin e klaneve në Ministrinë e Brendshme. Klani i marihuanës iku. Erdhi, kreu misionin e vetë e kanabizoi vendin dhe në xhiro vjetore thotë EUROPOL, 9 miliard euro, 4 miliard është buxheti i shtetit i Shqipërisë. 9 miliard euro dhe pjesa më e madhe vjen nga Shqipëri, thotë EUROPOL. Në ikje e sipër është klani i kokainës. 2 miliard e gjysmë euro, thotë Kombet e Bashkuara. Por krimi më i madh nuk është ky, krimi më i madh është se 2.5% e popullisë është “addicted” (të varur) tek kokaina. Janë 80 mijë shqiptarë që nuk e dinë a e kanë jetën e sigurt apo jo. Kanë rënë në kthetrat e kësaj droge dhe vështirë të dalin pa një përpjekje serioze të të gjithë ne. Ka edhe një klan tjetër. Klani i heroinës, siç do vijë shumë shpejt e do ikë edhe ai. Prandaj nuk hapen negociatat. ..

Lexone

Zihet ngushtë deputetja e LSI: Po të kisha punuar në profesion do paguhesha më shumë

Kejdi Mehmetaj, është një nga deputetet më të reja të parlamentit. Sot ajo po konsumon mandatin e dytë si deputete, ndërsa për herë të parë hyri në parlament në vitin 2013 në moshën 19 vjeçare.Në emisionin “Debati në Channel One” temë diskutimi ishte dhe shumat e mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve që bëjnë deputetët.Politologia Alida Karakushi tregoi me shifra konkrete shumën sa kishte shpenzuar për karburant dhe telefonata deputetja Mehmeti tani 25 vjeçare.Alida Karakushi”: ” Kur lexoj se ka shpenzuar në vitin 2017, 2. 3 milionë të vjetra rimbursim karburanti dhe 2 milionë lekë të vjetra nga komunikimet telefonike që kompensohen nga taksat e qytetarëve nuk e di si mund të flasim për shtresat në nevojë etj”Për tu mbrojtur Kejdi tha se ndaj saj nuk ishte bërë asnjë favor, sepse ajo merrte dietat që i takonin çdo deputeti dhe se po të punonte në profesionin e saj do të paguhej më shumë se në parlament.Kejdi Mehmetaj: Vetëm për ..

Lexone

Qendër koordinimi për ISIS? Vasili: Vendos parlamenti jo kryeministri

Ishte kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov ai që në konferencën kundër terrorizmit në Tiranë dha lajmin se në Shqipëri do të ngrihet një qendër koordinimi për të verifikuar rrezikshmërinë e luftëtarëve të kthyer nga ISIS.Sipas Borissov në shërbim të këtij procesi do të vendoset sistemi informativ i Shengenit që gëzon policia bullgare, por për kreun e Grupit të LSI, Petrit Vasili, vendimin për këtë qendër e merr parlamenti dhe jo kryeministri.“Nga kryeministri i Bullgarisë shqiptaret marrin vesh qe do te ngrihet një qendër koordinimi për luftëtaret e kthyer nga ISIS. Sikurse për muxhahedinët e Iranit përsëri vetëm Shqipëria u vetëofrua për një nisme te re serish delikate me te njohura dhe te panjohura për te cilat as shqiptaret as dhe as parlamenti nuk dine asgjë. Kryeministri nuk është pronar i Shqipërisë,ai është thjesht administratori i radhës se qeverise,ndaj vendimet qe shtrihen nder vite me te gjithë pasojat negative dhe pozitive te tyre qe bien mbi shqiptaret,duhet ti ma..

Lexone