Home / Tag Archives: shqiperise (page 30)

Tag Archives: shqiperise

Tirana hap dyert në Edicionin e 16-të, Veliaj: Tirana gjithmonë i ka dyert e hapura

Me një trokitje simbolike në një derë të vjetër tipike tiranase, kryeqyteti i Shqipërisë hapi dyert në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia për personalitete të huaja të artit, arkitekturës, si dhe qindra artdashës shqiptarë e të huaj.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, prezantuan projektin “Hapësira zero”, i cili përfaqëson vendin tonë në Bienalen e Venecias, e ku paraqitet një pjesë e mjedisit urban, historisë dhe traditës së Tiranës, përmes portave të vjetra të marra nga banesat e kryeqytetit, si element për të shpjeguar hapësirën ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia.Kryebashkiaku Veliaj tha se ky ekspozim është edhe përshkrim i punës së Bashkisë së Tiranës, tregues se kryeqyteti i ka dyert e hapura për miqtë.Duke e cilësuar si një qytet origjinal, ai shtoi se Tirana po zë vend edhe në mediat më të njohura në botë si prestigjiozja “Lonely Pl..

Lexone

Basha përmbyll protestën: Beteja jonë do vijojë deri në fitore

Pasi ka tërhequr protestuesit drejt selisë së Partisë Demokratike, keu i opozitës Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin përmbyllës për protestën e sotme.Basha ka theksuar se protesta ia arriti qëllimit, edhe pse sipas tij ajo do të vijojë në një afat të pacaktuar deri në ç’rrënjosjen e krimit, drogës dhe korrupsionit nga pushtetarët.“Ky ishte mesazhi i qartë dhe i prerë që populli i dha sot qeverisë së krimit e korrupsionit. Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes së aksionit popullor që do të vijojë deri në çlirimin e Shqipërisë nga qeveria më anti-europiane në Europë. Sot shqiptarët folën, sot foli dhe edhe Europa; nuk ka bisedime për integrim, me pushtetarët që kapën drejtësinë nga drejtësia e vërtetë. Për një jetë më të mië për çdo shqiptar dhe për shpresën tonë, do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”, – tha ai.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kryemadhi: Rama ka mbetur i vetëm në tunel, të largohet!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në një konferencë për mediat, pas protestës, se tani është koha që Edi Rama të largohet.“Rama të dalë nga tuneli i krimit, të largohet se tashmë është vetëm dhe nuk e ndjek njeri nga mbrapa. Të largohet për t’i dhënë shans Shqipërisë për tu integruar në BE”,- tha Kryemadhi.Kryetarja e LSI dënoi dhunën e policisë ndaj kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi. Ajo tha se prokuroria duhet të hetojë për dhunën ndaj protestueseve.“Falënderoj qytetarët dhe mijëra anëtarët e LSI-së që ishin në protestë. I falënderoj për besimin forcën dhe kurajën që dhanë sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sot ishte një protestë qytetare e cila çdo ditë e më shumë e afron Shqipërinë me BE dhe është vetëm qeveria e krimit dhe drogës që e largon Shqipërinë nga BE. Falenderoj policinë që kreu detyrën, por dua të dënoj dhe ata që dhunuan gazetarin dhe kryeredaktorin e RD dhe i bëj thirrje prokurorisë të marrë masa për të dënuar çdo segment të qe..

Lexone

Skënderbeu dhe Laçi në kërkim të trofeut të Kupës së Shqipërisë

Nesër në mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00, do të luhet ndeshja e fundit e këtij sezoni në futbollin shqiptar, ku Skënderbeu dhe Laçi do të përballen me njëra tjetrën në finalen e Kupës së Shqipërisë.Korçarët vijnë në këtë takim me një moral të lartë pas festimeve për titullin kampion dhe do të syonojnë që të marrin trofeun e dytë brenda këtij sezoni për të mbyllur një edicion të sukseshëm.Një tjetër motivim për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja për të ngritur këtë trofe, është dhe fakti se nuk e kanë fituar asnjëherë edhe pse kanë qenë vitin e kaluar në finale, por e humbën përballë skuadrës së Tiranës.Për këtë takim tekniku i bardhekuqëe do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve ku lajmi më i mirë për kampionët është rikthimi i bomberit Ali Soëe që do të jetë në dispozicion të skuadrës në këtë finale.Nga krahu tjetër Laçi do të ketë të njëjtin objektiv për të rifituar këtë trofe të cilin e kanë fituar dy herë brenda pesë viteve të fundit.Kurbin..

Lexone

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, vizitë zyrtare në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger do të vizitojë Tiranën të martën dhe të mërkurën, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit.Sipas OSBE-së, Greminger do të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai gjithashtu do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.Gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin ri “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”. Projekti ka për synim t’i ndërgjegjësojë dhe fuqizojë qytetarët me qëllim që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në vend.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Berisha e gjen arsyen e dështimit të protestës: Sot na iku, po herën tjetër Ramën do e kapim si miu në çark

Sali Berisha e ka gjetur arsyen e dështimit të protestës së sotme.Ai tha se shkak për këtë dështim, ishte fakti se Rama u largua nga Tirana.“Zgjodhi vrimën e miut në tunelet e Skraparit.Atëherë çfarë do të bëjmë?Herës tjetër do t’ia zëmë të gjitha rrugët e Shqipërisë dhe do ta kapim në çark.Do kapet në çark si miu që ikën.Opozita në protestë është”, tha ai.Vetëm se herën tjetër, vështirë se iu dalin njerëzit në protest, se kanë disa herë që i ftojnë në protest me premtimin se do rrëzojnë Ramën, dhe pastaj kthehen në shtëpi me “bisht nën shalë”.(TemA)

Lexone

Kryemadhi: Largimi i Ramës hap negociatat për Shqipërinë

Pak minuta para se të bashkohej në protestën e opozitës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar para gazetarëve se lagimi i kryeministrit Rama është një shpresë për shqiptarët.“Rama duhet të ikë që të hapen negociatat, që t’ia japë një shans shqiptarëve që europianët t’i thonë ‘po’ Shqipërisë në muajin qershor. Kjo është më e rëndësishmja për të cilën kanë nevojë shqiptarët”, – tha Kryemadhi.Pyetjes së PD kërkon largimin e Xhafajt dhe LSI atë të Ramës, Kryemadhi iu përgjigj: “Unë mendoj se janë paketë, nuk është çështje emri, është çështje filozofie, antivlere që është instaluar në shoqërinë shqiptare dhe që pengon zhvillimin e vendit. Faktet për Xhafajn janë shumë të qarta, por kjo s’është çështja kryesore, sepse është një pikë në oqeanin e zullumit që Rama ka instaluar. Largimi i Ramës do i japë shpresë shqiptarëve.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Refuzoi Shqipërinë për Zvicrën, Ajeti mbetet jashtë Botërorit

Një vendim i papritur në kombëtaren e Zvicrës. Albian Ajeti nuk do të jetë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Botërorin “Rusi 2018”.Lajmi raportohet nga prestigjiozja zviceriane “Blick”.Golashënuesi më i mirë në Zvicër me Bazelin, Albian Ajeti u thirr nga trajneri i Zvicrës, Petkoviç për grumbullimin e zhvilluar në Lugano para Botërorit.Shpresat ishin të mëdha që Ajeti të ishte në Botëor, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Sulmuesi i talentuar dhe njëkohësisht vëllai i Arlind Ajetit që luan për Shqipërinë, tashmë do të lihet jashtë listës së ekipit përfaqësues të Zvicrës, së bashku me Dimitri Oberlin.Albian Ajeti nuk pranoi të vishte fanellën kuqezi të Shqipërisë, ashtu si vëllai i tij, por kaloi te Zvicra.Edhe shqiptari tjetër i Zvicrës, Mehmedi nuk do të udhëtojë drejt Rusisë. Por situata e tij është krejt e kundërt me atë të Albian Ajetit.Sipas “Blick”, Mehmedi ka hequr dorë vullnetarisht nga kombëtarja e Zvicrës.“Është një vendim i mendjes, jo i zemrës. Thjesht ..

Lexone

KRYEMINISTRI QË NUK PYET PËR LIGJIN!

Nga Jorida TABAKUMë në fund, pas deklaratave të shumta për shtyp dhe një interpelance me ministrat përkatës një media që për ne shqiptarët ka qenë zëri i shpresës në errësirën e diktaturës investigoi për to.Ndërkohë që sot, njësoj si krimineli që rikthehet në skenën e krimit për të mbuluar të vërtetën, kryeministri Rama foli. Më saktë gënjeu dhe mbushi ashtu siç përherë vepron, me të pavërteta publikun duke na shitur projektin skandaloz të incenerimit të plehrave si një arritje dhe si një projekt në shërbim të qytetarëve.Sa e paturpshme është gënjeshtra.Projekti 128 mln euro është një projekt që nisi si një kontratë e majme për klientin e qeverisë Klodian Zoto dhe mësuesin e tij me theks anglez. Skema e krijimit të firmave që fituan koncesionin, ku e gjithë qeveria u vendos nën urdhërat e Klodian Zotos dhe shefit të tij, janë vetëm maja e ajsbergut të një projekti që u mbajt i fshehur dhe që është në kundërshti me ligjet e Prokurimit Publik.Kryeministri që nuk pyet për ligjin..

Lexone