Home / Tag Archives: shqiperise (page 3)

Tag Archives: shqiperise

Halli i përbashkët i berberit tim në Prishtinë dhe i pronarit të lavazhit në Kavajë

Nga Veton Surroi*“Nëse fillojnë negociatat në qershor, i tërë dhjetëvjetëshi i ardhshëm do të kalojë në mashtrim të ndërsjellë. Shqipëria do të përpiqet ta mashtrojë BE-në se nuk është duke marrë pjesë që tani në tregun e punës të BE-së, e BE-ja do ta mashtrojë Shqipërinë dhe veten kinse nuk di se kjo po ndodh“1.Berberi im në Prishtinë ka nja gjashtë muaj që e ka të hapur konkursin për berber/asistent. Atyre që pranojnë ua jep përvojën e tij falas dhe një rrogë minimale prej 350 eurosh. Deri më sot nuk ka të lajmëruar për vend pune.Dikur, dhe jo shumë moti, para luftës, ekzistonte tradita e kallfasë, të atij që shkon e merr mësim te ustai dhe pastaj, kur ta marrë zanatin, i hyn punës. Familjet i çonin fëmijët e tyre për të marrë zanat, pa pritur të merrnin rrogë. Herë-herë duhej qerasur mjeshtrin që ta pranojë fëmijën për atë që sot quhet asistent zanati.Por kjo nuk ndodh sot. Berberi im, në analizën më të mirë sociologjike për momentin, cek dy faktorë thelbësorë pse të rinjt..

Lexone

“Shpërthen” Mesila Doda: Nëse kjo është e vërtetë, Edi Rama është një bastard

Ish-deputeja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj një lajmi, se Shqipëria ka dhënë mbështetjen për të krijuar hapësira në territorin e saj për luftëtarët e ISIS-it që kthehen nga Siria.Ajo shkruan se nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë nuk ka bastard më të madh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.“Nese ky lajm eshte i vertete, nuk ka bastard me te madh se kryeministri yne..Shqiperia çerdhe e terroristeve dhe kjo eshte dhurate nga qeveria..Poshtersi te tille qe te degradosh vendin tend duke e bere kosh plehrash per te perfituar disa dite zgjatje pushteti, nuk ka…Te gjithe ne kembe per te ndaluar nje poshtersi te tille.Shoqeria civile, perfaqesuesit fetare ne vend, te rinj e te reja, prinder e qytetare normale te ketij vendi…duhet te jemi te gjithe ne alarmin me te madh te ketyre 20 viteve. Na bene koshin e plehrave te botes”, shkruan ajo. (TemA)

Lexone

Ambasadori Lu takohet me Fatmir Xhafajn, ministri: Kam mbështetjen e tij

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar këtë të enjte ambsadorin amerikan Donald Lu. Takimi është zhvilluar paradite, por mbi atë çfarë u diskutua publikoi një njoftim rreth orës 14:50 Ministria e Punëve të Brendshme.Në deklaratën e zyrës së shtypit të Fatmir Xhafës theksohet disa herë se ambasadori amerikan Donal Lu i ka dhënë gjithë mbështetjen e tij ministrit.Më poshtë njoftimi i plotë:Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti në mesditë në zyrën e tij, ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht në përpjekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë.Ministri Xhafaj e njohu ambasadorin me situatën aktuale dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në këtë luftë.Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që kjo e fundit të jetë e motivuar për të viju..

Lexone

REPLIKAT: “Siguria në vend”, Rama debat me komentuesit: Mos u nxeh shumë se është edhe vapë e plas

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë replikash me komentuesit në rrjetin social Facebook.Teksa ka publikuar një grafikë ku flet lidhur me uljen e numrit të vrasjeve në vend, qytetarët janë ankuar lidhur me sigurinë.Shefi i qeverisë u është përgjigjur disave prej tyre.Më poshtë do të shihni komentet e plota:Qytetari 1: sipas statistikave tuaja numri i te semureve me cancer eshte rritur ,perfundimi vdekje prandaj leri keto punet e sigurise por rrit ekonomine ,ndihmo shtresat ne nevoje ,llogarit sa iduhen nje familjeje me 4 anetar per te jetuar ne minimum jo me pertej,sepse nuk je i zgjedhur per bamiresi por te ulesh sa me shume numrin e atyre qe kane nevoje per te.Edi Rama: Lexojeni ne postimin e meparshem çfare thote Banka Boterore jo ne, lidhur me ekonomine! Ne nuk mund te bejme mrekullira se nuk kemi shkop magjik, po padiskutim qe sot ka me shume ekonomi e me pak varferi se sa vite me pare, nderkohe qe patjeter ka ende shume nevoje per edhe me shume ekonomi, edhe me s..

Lexone

“Arsyet pse do të shohim bllokim deri në fund të qershorit”

Nga Flogert MuçaOpozita në Tiranë edhe sot ka vazhduar avazin e bllokimit të foltores së Kuvendit duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.Është e sigurtë që këtë sesion PD dhe LSI do e mbyllin me bllokim, pasi kjo përkon me periudhën e vendimit për negociatat.Bllokimi në Kuvend është një ndër hallkat e strategjisë së opozitës për t’I thënë vendeve të BE-së se Shqipëria nuk duhet të lejohet të vazhdojë rrugën e saj europiane.Është e qartë për këdo që PD dhe LSI nuk e duan çeljen e negociatave. E kjo nuk është kështu se e thotë mazhoranca, por sepse ka arsye të mjaftueshme për të qënë e tillë. Njëra arsye është politike ndërsa tjetra është frika nga ajo që kanë bërë kur kanë qenë në pushtet.Sa i përket aspektit politik, çelja e negociatave do të ishin një bonus për Ramën në zgjedhjet e ardhshme.Reforma në drejtësi është shtylla mbi të cilën u dha edhe rekomandimi pozitiv e në këtë reformë, Edi Rama ka qenë në krahun e SHBA-BE-së, ndërsa opozita kundër tyre.Pikë..

Lexone

U shpall kampion në Kroaci, trajneri i ri i Laçit: E pranova me kënaqësi propozimin

Pas largimit të Gentjan Mezanit, Laçi i ka besuar stolin trajnerit të njohur, Besnik Prenga, i cili është dhe babai i mbrojtësit të Kombëtares, Herdi Prenga.48-vjeçari nga Mirdita, në të kaluarën ka drejtuar Dragovojacin dhe Luckon. Ai gjithashtu është shpallur kampion me 19-vjeçarët e Lokomotivës së Zagrebit.Në të kaluarën, Prenga ka veshur edhe fanellën e Kombëtares. Trajneri shqiptar disponon licencën UEFA Pro dhe do drejtojë ekipin kurbinas, duke filluar nga Kupat e Europës.Prenga drejtoi të rinjtë e Lokomotivës së Zagrebit në Ligën e Kampioneve pas fitimit të titullit dhe në Kroaci vlerësohet si një trajner mjaft i zoti, por që do të shihet ecuria që do të ketë me skuadrën e Laçit, duke nisur nga ndeshjet e Europa Ligës, ku kurbinasit kanë arritur të sigurojnë një vend.DEKLARATA – I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Prenga që njihet edhe si menaxher ka pranuar akordin me presidentin Laska dhe është shprehur i lumtur që do të drejtojë kurbinasit sezonin e ri. “Po, është e vë..

Lexone

“Xhafajt”, Lu: I ndjek akuzat, por të mos ndalet kapja e ‘peshqve’ të mëdhenj

Pak pasi nga Ministria e Brendshme u zbardh takimi mes ministrit Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë në rrjetet sociale një reagim në lidhje me akuzat për Agron Xhafajn.Bëhet fjalë për një deklaratë të shkurtër të ambasadorit Donald Lu, ku informon se po ndjek më vëmendje akuzat e opozitës.“Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur”, thotë ai.Por, kjo nuk duhet të shërbejë si arsye për të ndërprerë luftën kundër krimit të organizuar, që sipas Lu, ka nisur.“Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, thotë Ambasadori Donald Lu.DETAJE NGA TAKIMI:Fatmir Xhafaj priti në mesditë në zyrën e tij, Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Takimi midis tyre u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht në përpjekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të org..

Lexone

Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 2 vende, katapultohet Kosova

Dy humbjet në miqësoret e fundit me Kosovën dhe Ukrainën i kanë kushtuar Shqipërisë dy pozicione minus në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.Kuqëzinjtë kanë rrëshkitur në vendin e 58-të, duke u parakaluar nga ekipe të tilla si Sllovenia dhe Koreja e Jugut. Pritej një lëvizje e tillë në këtë klasifikim pas zhgënjimit të skuadra e Panuccit, që i mbylli testet me një golaverazh të frikshëm negative 1 gol i shënuar dhe 7 të pësuar.Nga ana tjetër buzëqesh Kosova, që fitoi plot 11 pozicione vetëm falë fitores 3-0 me në vëllazëroren me Shqipërinë. “Dardanët” fituan shumë pikë për faktin se Shqipëria ishte një kundërshtare shumë më e fortë ne letër. Skuadra e drejtuar nga Challandes aktualisht është e 141-ta, nga e 152-ta që ishte një muaj më parë.Thuajse ruhet statuskuoja sa u përket 10 skuadrave më të mira në botë. Vazhdon të kryesojë Gjermania, e ndjekur nga Brazili, Belgjika, Portugalia dhe Argjentina. Ndryshimi i vetëm është rrëshkitja e Spanjës në vendin e 10-të, duke këmbyer vende..

Lexone

“Xhafajt”, Basha: Prokuroria veproi sipas skenarit të Ramës dhe Fatmirit

Lulzim Basha doli nga selia e Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat, ku renditi veprimet e Prokurorisë, që sipas tij, provojnë akuzat e opozitës ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt.Basha deklaroi se organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.Deklarata:Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku:1- Lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes. 2- Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar. 3- Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperiment..

Lexone

Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret me dy vende. Ngjitet Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë humbi dy pozicione në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.Humbjet me Kosovën dhe Ukrainën kanë ndikuar në humbjen e pikëve dhe zbritjen në klasifikim të Shqipërisë, që e sheh tashmë veten në vendin e 58, me 538 pikë, ndërkohë që muajin e mëparshëm ajo ishte e 56-a, me 549 pikë.Ajo që ka përfituar shumë në klasifikimin e FIFA-s është pikërisht skuadra e Kosovës, që pas suksesit me kuqezinjtë ka kapërcyer 11 shkallë në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 141-të, me 197 pikë të grumbulluara.Për sa u përket vendeve të para të këtij klasifikimi nuk ka ndryshime. Në vendin e parë qëndron skuadra kampione e botës, Gjermania me 1.558 pikë; e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë dhe Belgjika në vendin e tretë.Ndryshimi i vetëm në dhjetëshen e parë të renditjes së FIFA-s është shkëmbimi i vendeve mes Polonisë e Spanjës. Skuadra polake është ngjitur me dy pozicione në vendin e 8, ndërsa Spanja ka zbritur dy shkallë për t’u pozicionuar e 10-a.7 qer..

Lexone