Home / Tag Archives: shqiperise (page 10)

Tag Archives: shqiperise

A do shkarkohet Kristian Panuçi? Ja çfarë shkruajnë mediat italiane

Sipas italianes ‘Calciomercato’, trajneri i kombëtares shqiptare, Panuçi, është shumë pranë shkarkimit nga detyra.Shkak për këtë janë bërë humbjet e fundit radhazi të Shqipërisë në takimet miqësore, me 12 gola të pësuar.Që prej ardhjes së tij, kombëtarja shqiptare ka fituar vetëm dy takime, atë ndaj Lihtenshtejnit dhe Turqisë.

Lexone

Ecuri zhgënjyese me Shqipërinë, Panuçi rrezikon shkarkimin

Humbja e Shqipërisë ndaj Ukrainës ka sjellë telashet e para për Kristian Panuçin. Mediat italiane, shkruajnë se trajneri i kombëtares kuqezi rrezikon shkarkimin pas “pokerit” që pësoi në miqësoren e luajtur në Evian 4-1.Sipas “Calciomercato.it”, shtohen shifrat negative të ish-mbrojtësit nën drejtimin e Shqipërisë, të cilas flasin tashmë për pesë humbje dhe 12 gola të pësuara në pesë ndeshjet e fundit.“Calciomercato” shkruan se Panuçi rrezikon shkarkimin me rezultatin e fundit, duke parë që ka arritur vetëm një fitore, atë kundër modestëve të Lihtenshtejnit.Pak pas ndeshjes me Ukrainën, teksa po fliste për humbjen me Ukrainën, Panuçi ka lënë intervistën në mes i bezdisur nga koret dhe vërshëllimat e tifozëve kuqezi.Shqipërisë i mungojnë rezultatet, për skuadër ofensive duket e vështirë të flitet, edhe pse në disa raste kemi luajtur me tre sulmues, ndërsa ekipi ka humbur edhe soliditetin në mbrojtje, që cilësohej një prej pikave më të forta. Të gjitha këto konfirmohen nga statis..

Lexone

Misionet paqeruajtëse, 30 efektivë të FA përcillen nga fëmijët. Koçi: Në NATO, japim kontribut konkret

Zv.Ministri i Mbrojtjes: u bëj thirrje shqiptarëve të bëjnë sa më shumë fëmijë, pasi kjo është në të mirë të kombit, kjo është në të mirë të ShqipërisëE veçantë dhe emocionuese ceremonia e përcjelljes së kontigjentit të tetë, që u nisën këtë të premte nga Vau i Dejës drejt Kabulit në Afganistan. Fëmijët e efektivëve të Batalionit të Parë të Këmbësorisë në Vaun e Dejës kanë qenë vizitorët e veçantë, të cilët kanë festuar 1 Qershorin me efektivët dhe kanë falur shumë emocione në ceremoninë e përcjelljes së 30 ushtarakëve drejt Afganistanit.Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri Koçi uroi të gjithë fëmijët dhe shprehu krenarinë që Forcat e Armatosura janë kudo në gatishmëri dhe punojnë fortë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve.“Meqë ne jemi të angazhuar që e ardhmja e popullit tonë të jetë e fortë, të jetë vitale, të jetë e sigurt, i bëj thirrje shqiptarëve të bëjnë sa më shumë fëmijë, pasi kjo është në të mirë të kombit, kjo është në të mirë të Shqipërisë”, theksoi ai..

Lexone

Shqipëria zhgënjen sërish, mundet nga Ukraina 4-1

Shqipëria u mund sot në Evian, me rezultatin 4-1, përballë Ukrainës, në një ndeshje ku fati dhe cilësitë e portierit shqiptar kanë kursyer një mori golash.Kuqezinjtë kanë shpërdoruar dy raste në minutat e para të takimit me Lenjanin dhe Mavrajn, për të cilat janë ndëshkuar jo pak por plot tre herë në pjesën e parë. Në të 30′ ofensiva ukrainase shpërbën mbrojtjen kuqezi dhe Konopianka kalon në avantazh Ukrainën. Vetëm pesë minuta më vonë, në të 35’Jarmolenko dhuron spektakël në zonë e përfaqësueses së Shqipërisë dhe dyfishon rezultatin. Në minutën e fundit të pjesës së parë ukrainasit sërish me Jarmolenko kanë dërguar për të tretën herë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Berisha.Ndonëse vetëm me një tjetër gol nga ana e ukrainasve, pjesa e dytë ka shfaqur kuqezinjtë edhe më keq në organizim, jo vetëm në mungesë totale të aksioneve ofensive, por edhe në fazën difensive. Të shumta ishin rastet për shënim në favor të Ukrainës, por fatmirësisht për Shqipërinë, fati dhe cilësitë e..

Lexone

Panuçi braktis intervistën pas vërshëllimave të tifozëve

Pas humbjes së turpshme 4–1 në Evian, gjatë intervistës së Panuçit në fund të ndeshjes, tifozët kanë vërshëllyer teknikun italian, i cili nuk ka duruar më gjatë, duke e braktisur menjëherë intervistën.Një episod i papritur që i ka befasuar të gjithë, pasi trajneri duhet të mësohet edhe me situata të tilla, sidomos kur humbet dhe diçka nuk shkon me skuadrën e tij.Kjo ndeshje vinte menjëherë pas performancës së dobët të Shqipërisë ndaj Kosovës, për të treguar më së miri se diçka nuk funksionon në këtë grup. Kombëtarja është vërshëllyer në fundin e ndeshjes, ndërsa tifozët kanë thirrur në korr: “Luani me zemër!”.3 qershor 20018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: E vërshëllejnë tifozët, Panuçi lë në mes intervistën

Një tjetër humbje e turpshme për kombëtaren shqiptare, që është mundur me rezultatin 1-4 ndaj Ukrainës.Kjo ndeshje vinte menjëherë pas performancës së dobët të Shqipërisë ndaj Kosovës, për të treguar më së miri se diçka nuk funksionon në këtë grup.Kombëtarja është vërshëllyer në fundin e ndeshjes, ndërsa tifozët kanë thirrur në korr: “Luani me zemër!”.Gjatë intervistës së Panuçit për “Supersport”, tifozët kanë vërshëllyer teknikun italian, ndërsa ky i fundit nuk ka duruar më gjatë, duke e braktisur menjëherë intervistën.

Lexone

Kombëtarja e Panuçit prek fundin, turpërohemi dhe përballë Ukrainës

Performanca turpëruese e Kombëtares shqiptare ka vijuar dhe në miqësoren e sotme të luajtur në Evian të Francës kundër Ukrainës.Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian, Kristian Panuçi, pas humbjes turpëruese të marrë në miqësoren e parë kundër Kosovës, të njëjtën gjë ka përsëritur dhe në takimin e sotëm përballë Ukrainës duke humbur me rezultatin e thellë 4-1.Edhe në miqësoren e sotme u vu re një ekip që nuk shfaq asnjë dëshirë për të fituar, ku loja është krejtësisht skandaloze dhe reparti më i turpshëm është mbrojtja.Një repart tërëisht katastrofik që i dha mundësinë sulmuesve Ukrainës të dhuronin spektakël dhe të shënon tre gola.Skuadra e drejtuar nga trajneri Andri Shevçenko arriti që të mbyllë ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar tre gola.I pari që hapi serine e golave për ukrainasit ishte Konoplianka në minutën e 31-të, ndërsa në të 36-tën dhe të 45-tën Jarmolenko shënoi një dopietë duke i mbyllur 45 minutat e parë me shifrat 3-0.Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë ..

Lexone

Lufta kundër terrorizmit, konferenca e Jordanisë këtë vit zhvendoset në Tiranë

Foto ilustruese Lufta kundër terrorizmit është tema që do të bëjë bashkë të hënën në Tiranë krerë të disa qeverive të Ballkanit, përfshi atë të Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Shkupit dhe Sofjes.Ata do të priten nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të Aqaba Meeting, ose Takimet e Akabës, një iniciativë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah, që për herë të parë organizohet jashtë vendit të tij që prej themelimit në vitin 2015.Vetë Mbreti Abdullah i Jordanisë ishte parashikuar që të vinte në Tiranë për të marrë pjesë në bisedimet dhe takimet kundër terrorizmit, por zhvillimet e brendshme në Jordani, duket se kanë ndryshuar planet e tij dhe në Shqipëri pritet të mbërrijë një këshilltar i Mbretit, raportojnë mediat vendase.Takimi në Tiranë pritet të ndiqet nga 200 pjesëmarrës, politikanë, ekspertë sigurie, liderë fetarë dhe akademikë. Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm është një nga tryezat e organizuara së bashku nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Holandës...

Lexone

Përmbytjet në Dajç, Bushati: Gati një zgjidhje përfundimtare

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është ndalur këtë herë në Dajç të Shkodrës, për të zhvilluar një bashkëbisedim me banorët, të cilët disa herë janë prekur nga përmbytjet.Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi se qeveria po punon për implementimin e një zgjidhje përfundimtare përsa i përket përmbytjeve në këtë zonë. Ministri Bushati theksoi se është shumë e nevojshme që të komunikohet me banorët për ecurinë e procesit dhe hapat konkretë të ndërhyrjeve.Nga ana e tij, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, shtoi se po punohet për pastrimin e Bunës me drag dhe derdhjen në det, çka mendohet se do zgjidhë përmbytjet në këtë zonë.Ndërkaq, zv.ministrja Rakacolli e pranishme në këtë takim tha se “Qendra Shëndetësore në Dajc është një nga më të mira të Shqipërisë”. Ajo shtoi se banorët e kësaj zonë janë shumë të kujdesshëm në kryerjen e check-up.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Miqësorja me Ukrainën, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë pasditen e sotme në fushën e Evianit, në Francë, ku do të përballet me Ukrainën në një takim miqësor, që i paraprin edhe nisjes së pushimeve verore.Kuqezinjtë e Panuccit vijnë pas një humbjeje të befasishme 3-0 ndaj Kosovës, sfidë në të cilën zhgënjyen tërësisht edhe me atë që dhanë në fushën e lojës.Trajneri italian i kuqezinjve theksoi se skuadra kishte pësuar një ‘black out’ në atë sfidë, por u shpreh i bindur se paraqitje të tilla nuk do të ndodhin më.Ndaj Ukrainës do të jetë një mundësi e mirë që futbollistët e Shqipërisë të tregojnë se nuk janë ata që luajtën ndaj Kosovës dhe për më tepër, të japin shpresa se janë gati për të synuar një vend në kampionatin e ardhshëm Europian.Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone