Home / Tag Archives: shqiperia (page 3)

Tag Archives: shqiperia

Merkel trondit Fevzon duke e detyruar të qëndroj në Klan

Një ngjarje e pazakont ka ndodhur dje në Tv Klan. Pas krizës në të cilën ka hyë Shqipëria pas dilemave që ka Fevzo ka për ikjen në Top Channel, kancelarja Merkel ka bërë një lëizje të papritur. Ajo ka marr Edi Rmanë në telefon dhe I ka thënë të bëj një sakrificë për hire të hapjes së negociatave të cilat mund të bllokohen për shkak të një vendimi të Fevzos.-Duhet të shkosh në Opinion bashke me Zamirin dhe Gonen e Vlorës,- I tha. Ata si bamirës të shqiptarëve të varfër dhe ti si bamirës I shqiptarëve të pasur. Do ta bësh për Fevzo, këtë I tha. Ndryshe nuk të ndihmoj dot. Pas pajtimit tënd me Vuçiç, pajtimi I Fevzos me Sandrin është më I rëndësishmi në rajon.Pas kësaj ajo I ka telefonuar Fevzos dhe I ka bërë suprizën. Sot do kesh dy bamirës biznesmen dhe një bamirës biznesmenësh,- I tha Merkeli. Duhet ti tregosh Sandrit, se çfarë je në gjendje të bësh. Pas kësaj gjithë palët do të reflektojnë.Dhe ngjarja ndodhi. Edi Rama shkoi me Gonen e Vlorës dhe Zamirn në emision.Gonia shpjego..

Lexone

Shqipëria, e parafundit në rajon për nivelin e mirëqënies së të rinjve

Për nga niveli i mirëqenies, të rinjtë shqiptarë renditen ndër më të fundit në rajon.Indeksi i progresit rinor 2018 e rendit Shqipërinë në vendin e 48-të mes 102 shteteve që vlerësohen në total.Pikat bazë të studimit janë arsimi, qasja në tregun e punës, angazhimi i të rinjve në nivel publik dhe në fushat ekonomike, shëndetësia, mirëqenia dhe ofrimi i mundësive.Në rajonin e Ballkanit Serbia kryeson duke u renditur në vendin e 39-të. Ndërsa Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë me një vend.Studimi, bazuar në treguesit e mësipërm, tregon se Shqipëria ka ecuri të mirë për të garantuar nevojat bazë për të rinjtë. Këtu përfshihen ushqyerja dhe përkujdesi shëndetësor dhe siguria.Liria është një nga elementët ku ata janë më të kufizuar në zgjedhje, ashtu si edhe cilësia e mjedisit.Të rinjtë “me më shumë fat” janë në Norvegji. Ky vend kryeson listën. Ndërsa për katëgori të caktuara kryesojnë Finlanda (për mundësitë që ofron), Zvicra (për nevojat themelore njerëzore) dhe Danimarka, për ..

Lexone

Shqipërisë i shtohet shumë shpejt një hotel luksoz, ja detajet

Në harkun e dy viteve të ardhshme, Shqipëria do të ketë një tjetër hotel luksoz të madh.Por kësaj here, vendodhja e hotelit do të jetë në jug të Shqipërisë, dhe jo në Tiranë.Konfirmimi vjen nga administratori i deleguar i “Voihotels”, që është grupi i hotelerisë së gjigandit italian, “Alpitour”, një ndër liderët e sektorit të hotelerisë dhe turizmit.Deklarata u bë gjatë inaugurimit të një tjetër hoteli në Siçili.Sipas Paolo Terrinonit, aktualisht projekti në fjalë është në fazë konkretizimi dhe brenda 24 muajve do të jetë operativ.Hoteli do të jetë relativisht mjaft i madh, pasi parashikohet të ketë një kapacitet prej 180 dhomash, që e vendos atë krah për krah me hotelet më të mëdha në vendin tonë.“Plaza Tirana” ka 190 dhoma, Rogner hotel 178 dhoma dhe Tirana international 168 dhoma.Ndër vite, ka pasur vazhdimisht përpjekje, sidomos nga liderët e sektorit nëpër Europë për të ndërtuar resorte dhe hotele luksoze në bregdetin shqiptar, veçanërisht në jug të vendit.Pjesa dë..

Lexone

Statusi i minatorit, protestë poshtë zyrës së Ramës: Mbani premtimin!

Përpara Kryeministrisë në Tiranë janë grumbulluar sot dhjetëra minatorë të dalë në pension nga e gjithë Shqipëria, të cilët po protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre dhe votimin e Statusit të Minatorit, i cili ende mbahet peng duke mos u hedhur për votim në Kuvend.Policia e kryeqytetit ua ka ndaluar atyre mundësinë e zhvillimit të tubimit para Kryeministrisë, duke refuzuar kërkesën zyrtare, por minatorët kanë vijuar aksionin duke paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat deri në plotësimin e kërkesave.Ata theksojnë se etapat e diskutimeve me qeverinë kanë marrë fund, pasi shteti i ka harruar dhe tashmë është koha e protestave, duke shtuar se do t’ju bashkohen para Kryeministrisë në ditët në vijim edhe të afërmit e tyre.Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Sindikale të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci tha se Statusi i Minatorit ka përfunduar së përpiluari dhe diskutuari në komisione, por një ngërç i paprecedentë është krijuar nga qeveria.“Jemi brenda rre..

Lexone

Protestojnë policët në lirim: Vetting edhe për Xhafajn, ose të largohet

Teksa përpara Kryeministrisë protestonin minatorët, përpara zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është zhvilluar një tubim nga Shoqata e Policëve në Lirim, të cilët kanë kërkuar që kreu i këtij dikasteri t’i nënshtrohet vettingut si policët e thjeshtë, ose përndryshe të japë dorëheqjen nga posti.Kreu i kësaj shoqate, Aleks Hajdari tha se ministria i është dorëzuar strukturave të krimit, që për herë të parë në histori kanë bërë emërime dhe kanë diktuar mënyrën e organizimit të strukturave të Policisë së Shtetit.“Arsyeja është se ne po protestojmë për një gjë të paparë në histori, ku ministria dhe policia drejtohen nga dy ministra, Saimir Tahiri që është i akuzuar për lidhje ma Habilajt në trafikun e drogës si dhe Fatmir Xhafaj, vëllai i tij i dënuar për trafik droge. Duke ju referuar të gjithë akteve që janë prodhuar nga organizmat ndërkombëtarë dhe DASH rezulton se Shqipëria është vend kryesor i prodhimit të narkotikëve dhe korridor i sigurt për kalimin e drogave të forta..

Lexone

Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në rajon, zonat ku sëmundjet e zemrës vrasin më shumë

Personat që kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut (Ishemike të zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut) u rritën me 2.4 për qind vitin e kaluar sipas të dhënave të INSTAT, por që nga viti 2005-2016, vdekjet nga simptome zemra janë rritur më shumë se 19 për qind ( sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë).Sipas të dhënave të INSTAT për shkaqet e vdekjeve në vitin 2017 humbën jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të zemrës 11,926 persona ose 289 persona më shumë se vitin e kaluar, duke qenë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri.Gjirokastra dhe Korça me te prekura, Durrësi dhe Tirana më pakPrevalencën më lartë të jetëve të humbura nga zemra ( të vdekur/për 1,000 banorë) e ka qarku i Gjirokastrës, ku gjatë vitit të kaluar, kanë humbur jetën 5.8 persona për 1000 banorë, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë. Gjirokastra ka humbjet më të mëdha për shkak se ka popullsinë më të plakur se qarqet e t..

Lexone

Arjan Çani përplaset më Shpëtim Nazarkon për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit: Budallik i paparë…

Ka vijuar me debate mes të ftuarve emisioni ‘Studio e Hapur’ në News24. Teksa po diskutohej rreth emigracionit masiv të shqiptarëve, të cilët zgjedhin të largohen nga Shqipëria, ka shpërthyer një debat mes gazetarit Arian Çani dhe analistit Shpëtim Nazarko.Pjesë nga debati:Nazarko: “Po s’mund të shkoj pas avazit tënd tani. Është pikëpamje tjetër, nuk është se unë po kundërshtoj profesorin.Ne kemi zgjedhur sistemin kapitalist. Bazë kemi mekanizmin kërkesë-ofertë.Këtu nuk realizohet mekanizmi kërkesë-ofertëa. Arsyeja e parë është varfëria. Është ndërtuar një sistem idjot.”Çani: “Për mua është mashtrim kjo pjesa që i çojmë kalamajt jashtë se bëhen më të mirë. Është mit”Nazarko: “Çfarë miti është, ata kanë ndërtuar botën”Çani: “Pse na lë në duar të të ftuarve?”Vasili: “Është debati”Çani: “Po çfarë debati, kur e ftova unë në debat nuk erdhi, kam punët e mia tha. E kupton sa fyese është. Ajo e kalamajve për mua është budallik i paparë

Lexone

Arian Çani tregon motivin e veçantë që do e bënte të largohej nga Shqipëria

I ftuar në ‘Studio e Hapur’, gazetari Arian Çani u pyet nga drejtuesja e këtij emisioni Eni Vasili, nëse do të largohej nga Shqipëria. Çani u përgjigj se e vetmja arsye pse ai do të largohej do ishte motiv estetik.Gjithashtu Çani teksa komentohej largimi masiv i shqiptarëve, pranoi se nuk do të kishte qenë ky që është sot nëse nuk do largohej dhe shkollohej në perëndim.“Unë po ika, do iki vetëm për një motiv të vetëm. Vetëm për motiv estetik. Për mua nuk është fenomen shqetësues. Nuk e shoh si dramë të madhe. Unë nuk e di pse ikin. Unë nuk mund të marr përsipër e të them një arsye pse ikin. Unë mendoj që përderisa s’ka nivel për këtë bisedë. le të merremi me opinione. Unë kam ikur para shumë vitesh jo për arsye ekonomike. Unë e pranoj që nuk do kisha qenë ky që jam nëse nuk do shkollohesha në perëndim”, u shpreh Çani./zoneelire.alThe post Arian Çani tregon motivin e veçantë që do e bënte të largohej nga Shqipëria appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Shkëlqen Sahiti, Shpresat mposhtin Bjellorusinë

Pas humbjes 0-2 ndaj Bosnjës, Shpresat e Shqipërisë kanë reaguar duke marrë një fitore 3-2 në “Elbasan Arena” në ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë.Emir Sahiti shkëlqeu në këtë takim për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi, duke realizuar dy gola fantastik.Edhe pse miqtë shënuan të parët me anë të Fiadosau, Shqipëria gjeti forca dhe në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat Shefiti.Ndërkohë në pjesën e dytë, lojtari i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti realizoi dy gola fantastik, duke treguar se është një ndër elementët më premtues për të ardhmen.Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bjellorusia ngushtoi rezultatin në 3-2.Vetëm 3 ditë më pas, dy skuadrat do të luajnë sërish një tjetër takim miqësor.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Kam dëgjuar që je çik mistrec, sa të dashura ke?”, përgjigjia e Ermal Metës të shkrin së qeshuri

I ftuar në puntatën finale të “Në kurthin e Piter Pan”, ka qenë këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta.Fëmijët e kanë ngacmuar plot me pyetje këngëtarin, i cili nuk ka hezituar që t’i përgjigjej asnjërës prej tyre.Madje njëra prej vajzave, i ka drejtuar një pyetje mjaft ngacmuese këngëtarit të njohur.“Sa të dashura ke ti, se kam dëgjuar se je njëçik mistrec?”, e ka pyetur vogëlushja Ema.“Vetëm 1. Edhe një është e vështirë, imagjinoni dy”, ia ka kthyer Ermali duke qeshur.Pjesë të shkëputura nga biseda:Çfarë ka Italia që nuk e ka Shqipëria?Italia më shumë se Shqipëria ka vetëm makaronat. Ndërsa Shqipëria për mua ka një copë të zemrës, kam familjen.Çfarë duhet të plotësojë një vajzë që të jetë gruaja jote?Duhet të jetë shumë e ndershme dhe shumë autoironike. Bukuria nuk më intereson shumë, sepse ikën me shumë shpejtësi. Ajo që ngelet është bukuria e brendshme.Sa të dashura ke ti, se kam dëgjuar se je njëçik mistrec?Vetëm 1. Edhe një është e vështirë, im..

Lexone