Home / Tag Archives: shqiperia (page 20)

Tag Archives: shqiperia

Shqipëria, “armike” e biznesit/ Të fundit në Europë për klimën që ofrojmë

Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe e 103-ta në botë ndër 130 ekonomi, në indeksin global të elasticitetit 2018. Ky indeks mat klimën e biznesit dhe rreziqet me të cilat përballet sipërmarrja. Renditja e Shqipërisë në vend të fundit në rajon dhe në Europë është realisht alarmante.Rreziqet e marra në vlerësim janë nga më të ndryshmet dhe përfshijë fatkeqësitë natyrore, rreziqet që burojnë nga politika, kërcënimet kibernetike, etj. Pra në terma të përgjithshëm, Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Europë për të bërë biznes, thotë ky indeks.Shqipëria grumbullon vetëm 27.8 pikë në këtë indeks, çka e rendit në vendin e fundit në kontinent. Indeksi bazohet në tre nën-indikatorë; atë ekonomik, atë të cilësisë së riskut dhe atë të zinxhirit të ofertës, informon scan.tv.Performanca më e keqe e Shqipërisë është në atë të cilësisë së riskut, të 120-tët ndër 130 shtete të botës. Në atë ekonomik jemi të 93-tët në botë. Një vit më parë vendi ynë renditej i 108-ti në botë, çka përkthe..

Lexone

Cili është populli më dembel në botë? Shqipëria renditet në vendin e …

Kompania Ladbrokws ka kryer një hulumtim për të zbuluar se cili popull ka njerëzit më dembel në botë.Sipas rezultateve të marra nga statistikat e kryera, ka rezultuar se populli më dembel janë bullgarët. Ndërkohë Shquipëria është renditur e 19-ta në listë, së bashku me Irlandën në vlerën e 34%.Pas Bullgarisë në listë renditen Malta me 75%, Portugalia 64%, Rumania 60%, Italia 60%, Greqia 59%, Qipro 54%, Polonia 52%, Lituania 46%, Spanja 44%, Hungaria 44%, Franca 42%, Sllovakia 41%, Letonia 39%, Estonia 36%, Britania e Madhe 35%, Çekia 35%, Shqipëria dhe Irlanda 34%, Belgjika 31%, Kroacia 29%, Holanda 29%, Gjermania 29%, Luksemburgu 29%, Austria 27%, Sllovenia 22%, Finlanda 15%, Danimarka 14% dhe Suedia 9%.“Bullgarët janë njëri nga popujt më të trashë dhe më përtacë në Evropë, ndoshta nuk çudit fakti se ata janë pak të turpshëm sa i përket aktiviteteve fizike”, ka thënë Jessica Bridge, përfaqësuese e kompanisë Ladbrokes.The post Cili është populli më dembel në botë? Shqipëria ren..

Lexone

VIDEO: Turqia poshtëron ambasadorin izraelit, i kërkon të heqë këpucët në aeroport

Përleshjet në Gaza që sollën vdekjen e mbi 50 personave dhe plagosjen e mijërave të tjerë ditën kur në Jeruzalem përurohej ambasada e re e SHBA, kanë provokuar reagime të forta nga disa vende që kanë lidhje diplomatike me Izraelin.I tillë ka qenë dhe veprimi i Trurqisë e cila ka dëbuar ambasadorin e Izraelit në Ankara, Eitan Naeh për një periudhë të pacaktuar, të cilin e ka poshtëruar duke i ushtruar kontroll sigurie në aeroport pasi ka njoftuar mediat që të mbulojnë këtë veprim.Ambasadorit i është kërkuar të heqë këpucët ndërkohë që mediat filmonin.Përveç Turqisë janë disa vende që kanë thirrur përfaqësuesit izraelitë si Afrika e Jugut, Irlanda, Belgjika, ndërkohë që vende të tjeara si Franca, Gjermania, apo organizma si BE, OKB kanë dënuar dhunën e Izraelit.SHBA dhe Australia kanë vlerësuar se dhuna u ushtrua nga Hamasi, kurse Shqipëria, vendi që orbiton në një politikë të jashtme absurde, ka reaguar përmes ministrit të Jashtëm, Bushati, i cili përmes një postimi në tuiter ka..

Lexone

“450 mijë shqiptarë janë larguar në 5 vitet e fundit”, reagon INSTAT: Gënjeshtër, ja shifrat e sakta

“Jemi 2.8 milionë banorë, sipas censusit të fundit të bërë në 2012, 450 mijë shqiptarë kanë ikur në 5 vitet e fundit”, kështu deklaroi nga emisioni “ Opinion”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.Duke u nisur nga kjo deklaratë, “ Faktoje”, bëri verifikimet dhe rezulton se sipas Insitutit të Statistikave ( INSTAT), numri i shqiptarëve të larguar nga Shqipëria nga viti 2012 deri në vitin 2017 është 209 mijë njerëz.Për të qënë të saktë, censusi i fundit është bërë në vitin 2011, dhe jo në vitin 2012 siç deklaron Kryemadhi.Si rrjedhojë, duke iu referuar shifrave të mësipërme, deklarata e Kryemadhit rezulton të jetë GËNJESHTËR.

Lexone

Basha nxin Shqipërinë para PPE-së në Sofje: Shtet i kapur, krim i organizuar dhe korrupsion

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Sofje, ku ka marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.Teksa na ndan rreth një muaj nga vendimi për çeljen ose jo të negociatave, lideri i demokratëve ka deklaruar para Presidentit të PPE-së Joseph Daul se Shqipëria e ka shtetin e kapur, është e mbushur me krim të organizuar dhe ka korrupsion të lartë.Pasi ka renditur të gjitha problemet që sheh opozita tek qeveria “Rama”, Basha si për ironi ka kërkuar që BE pavarësisht ekzistencës së tyre duhet të hapë negociatat.Basha e argumentoi këtë qëndrim me bindjen se me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Bashkimi Europian do të shtojë asistencën që vendi të luftojë kapjen e shtetit, krimin e organizuar, korrupsionin, të ndihmojë në sundimin e shtetit të së drejtës, përfshirë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.Ndërkohë, lideri i demokratëve tregoi edhe planin e demokratëve. Sipas Bashës, kur të vijë në pushtet do të punojë për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit të org..

Lexone

Johanes Hahn kërkon “kokën” e “peshqve të mëdhenj”: Nëse nuk ka arrestime politikanësh, mund të ndërpresim procesin e negociatave

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, kërkon arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.Në një intervistë të dhënë për median gjermane “Stuttgarter-Zeintung”, Johanes Hahn deklaroi se nëse nuk do të ketë arrestime politikanësh, BE mund të ndërpresë procesin e negociatave me Shqipërinë.“Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim.Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit.Merrni shembullin e korrupsionit.Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat.Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupsionit vërtet sjellin para drejtësisë peshqit e mëdhenj që nuk kursehen.Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat.Pra, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakën..

Lexone

Gjysma e vendeve të Ballkanit marrin pjesë në hapjen e Ambasadës amerikane në Jerusalem (mes tyre dhe Shqipëria)

Serbia, Shqipëria, Rumania dhe Maqedonia ishin ndër 32 vendet e përfaqësuara në hapjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem të hënën, të mbajtur në një sfond dhune, ndërsa dhjetëra persona vdiqën kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj protestuesve palestinezë.Nga të katër vendet, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në dhjetor kundër njohjes së Jerusalemit nga Uashingtoni si kryeqyteti i Izraelit.Rumania ishte një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian që të abstenoi në atë votim. Duke bashkuar forcat me Hungarinë dhe Republikën Çeke, Rumania javën e kaluar bllokoi një deklaratë nga të 28 shtetet anëtare të BE-së për të dënuar lëvizjen e ambasadës së SHBA-së, duke thelluar një mosmarrëveshje me presidentin Klaus Iohannis.Iohannis të martën thirri kryeministren Viorica Dancila për të shpjeguar politikën e qeverisë, duke paralajmëruar se “çdo ndryshim në qëndrimin e ekuilibruar që Rumania ka miratuar deri tani..

Lexone

Shokon fituesja e Eurosong-ut: Shqiptarët, serbët dhe boshnjakët më kërcënojnë me vdekje

Fituesja izraelite e EuroSong-ut, Netta Barzilai, ka tronditur opinionin publik me një deklaratë të fortë që ka bërë.Këngëtarja thotë se i kanë ardhur disa mesazhe kërcënuese nga disa vende të Ballkanit ku mes tyre rendit edhe Shqipërinë.“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukur për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk kam një përvojë jo të bukur.Unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në shënjestër të kërcënimeve.Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam arrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael. Unë jam përpjekur t’i injorojë ato.Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që unë dua më së shumti në botë dhe kjo e përmbush lumturinë time”, tha Netta duke ndarë përshtypjet pas fitores. (TemA)

Lexone

Alarmante/ Shqipëria po shkon drejt ‘vdekjes’, ekspertët publikojnë shifrat e frikshme

Çfarë po ndodh me popullsinë shqiptare? Ekspertët japin alarmin për situatën të cilën gjendet sot, pasi për herë të parë pas vitit 1923, është rritja më e vogël në histori e popullsisë së Shqipërisë.Që në kohën e Mbretit Zog, i cili bëri një censurim zyrtar të popullsisë, ka pasur vetëm rritje deri më sot.Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për herë të pare vdekjet ishin me shumë se lindjet në tremujorin e parë të vitit. Gjatë tremujorit të parë 2018, lindën 5,669 persona dhe vdiqën 5,954, duke bërë që personat që u ndanë nga kjo jetë të ishin 285 më shumë se numri i foshnjave, që erdhën në jetë.Emigracioni i lartë dhe numri i pakët e lindjeve duket se kanë po e çojnë rënien e popullsisë në pikiatë më shumë se parashikimet.Numri i lindjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.669, duke shënuar një rënie prej 18,0 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Numri i vdekjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.954, duke shënuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 20..

Lexone

Terrenet sportive, Veliaj: Hapim 62 palestrat për të rinjtë

Të rinjtë e kryeqytetit po i largohen kafeneve për t’u marrë me sport. Nisma e Bashkisë së Tiranës për të hapur 62 palestrat e shkollave, si hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë mund të merren me sport pasditeve dhe në fundjave, po rezulton e suksesshme. Shkolla “1 Maji” hapi dyert për komunitetin e njësive 1 dhe 2, në palestrën e së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje me volejbolli me të rinjtë e Klubit Sportiv Tirana Voley.“Më vjen mirë që po e realizojmë një projekt të tillë në 62 shkollat e qytetit, në të cilat kemi rikonstruktuar palestrat dhe hapësirat sportive, duke ua vënë në dispozicion të gjithë të rinjve që duan të merren me sport”, tha Veliaj. Ai theksoi se sporti është një mënyrë e mirë për të nxitur të rinjtë që nesër të jenë qytetarë të mirë dhe profesionistë të suksesshëm. Hapja e 62 palestrave në kryeqytet do të nxisë edhe zhvillimin e miqësive mes nxënësve, që përfshihen në aktivitete sportive.“Vetëm dikush që merret me sport mund ta kuptojë fuqinë ..

Lexone