Home / Tag Archives: shqiperia (page 10)

Tag Archives: shqiperia

Panucci: Kritika të drejta, pasi sot ishim zero! S’do ketë më paraqitje të tilla

Cristian Panucci u shfaq mjaft i nervozuar pas humbjes së Shqipërisë me Kosovën, duke pranuar se ishte një dështim që djeg shumë. Ai theksoi se skuadra nuk shfaqi asnjë nga cilësitë që e karakterizojnë, ndërsa pranoi se duhet të ndryshojë shumë, për të ‘ndezur zjarrin’ e reagimit te skuadra.Prisnit një reagim pas Norvegjisë, por nuk e morët. Cilat ishin arsyet e humbjes sot? Arsyet e kësaj humbjeje janë se nuk kemi luajtur, nuk kemi vrapuar dhe nuk kemi vënë zemrën në fushë. Nuk kemi treguar asgjë sot dhe unë marr të gjitha përgjegjësitë. Sot të gjitha kritikat e botës janë shumë të drejta.Kemi kohë për të ndryshuar deri në Shtator? Duhet të rrimë të gjithë të qetë, por edhe të shqetësohemi për të mos shkatërruar sot. Kemi vuajtur sot, më shumë se kundër Italisë dhe Spanjës, ndaj duhet të administrojmë këtë moment.Shqipëria eksperimentale, apo e vërteta? Unë shpresoj që të mos jetë e vërteta, sepse unë realisht e kërkova që të mos e karikoj shumë skuadrën. Nuk doja të shtynim shu..

Lexone

FOTOT: Tifozët “masakrojnë” Panuçin dhe Dukën: Me vendosjen e tyre Kombëtarja ka mbaruar

Kombëtarja shqiptare ka marrë mbrëmjen e sotme një humbje turpëruese me shifrat 3-0 në sfidën miqëosre të zhvilluar në Zyrih kundër Kosovës.Pavarsisht humbjes turpëruese, Shqipëria e drejtuar nga italiani Panuçi deri më tani po rezulton një dështim duke zhivlluar një lojë katastrofike.Kjo ka bërë që tifozët kuqezi të reagojnë ashpër në drejtim të teknikut Panuçi dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.Në komentet e bëra në faqen zyrtare tifozët theksojnë se Kombëtarja ka mbaruar me vendosjen e Dukës sërish në krye të FSHF-së.Gjithashtu, nuk kanë munguar dhe kritika te ashpra ndaj Panuçit ku nuk mungojnë dhe kërkesat për shkarkimin e tij. (TemA)

Lexone

VIDEO: Shqipëria e Panuçit është për turp, Kosova fiton me spektakël

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Krisitan Panuçi është një dështim total deri më tani.Një skuadër që nuk të ngjall asnjë emocion, ekip pa ide, pa dëshirë dhe me një lojë katastrofike që nuk të jep asnjë dëshirë për ta ndjekur.Kuqezinjtë morën një humbje turpëruese në miqësoren vllazërore të zhvilluar sot në mbrëmje në Zyrih kundër Kosovës me rezultatin e thellë 3-0.Një fitore totalisht e merituar për skuadrën e Kosovës që i dha një leksion të pastër Shqipërisë që ka zhvilluar një 90 minutësh për tu harruar, duke mos e rrezikuar për asnjë moment portën e mbrojtur nga portieri Samir Ujkani.Nga krahu tjetër Kosova ishtë në një lartësi për tu admiruar duke bërë një paraqitje fantastike,ç’ka dhe vetë rezultati i fitores e tregon mësë mirë.Arbër Zeneli hapi serinë e golave në minutën e 21-të të takimi për Kosoën ku i vetëm përballë Berishës nuk fal duke e dërguar topin në rrjetë dhe pë t’i mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 1-0.Në fillim të pjesës së dytë është sërish Arbër..

Lexone

Ballkani me monedhë të përbashkët: “Balkanium”, kriptovaluta që synon revolucionarizimin

“Balkanium” është kriptovaluta më e re në qarkullim në rrjet dhe ka për synim që të revolucionarizojë sistemin e pagesave dhe ekonominë në Ballkan.Krijuesit e kësaj kripotvalute të re synojnë kështu që në një të ardhme të përdoret masivisht nga vendet e rajonit, mes të cilave edhe Shqipëria, e pse jo të bëhet monedhë e përbashkët.Gjithsesi, kjo mbetet ambicia afat-gjatë.Për momentin, synimi kryesor është që të krijohet një rrjet dyqanesh dhe sipërmarrësish që do ta përdorin Balkanium si mjet pagese dhe ti ofrojnë ulje çmimesh klientëve, shkruan Scan.Ndër të tjera, synohet që kriptovalutra më e re t`i vijë në ndihmë edhe turistëve të shumtë që tërheq rajoni.Aktualisht, rajoni ofron një sërë monedhash të ndryshme, duke e bërë të vështirë për turistët që vizitojnë vendet në tur.Një monedhë e përbashkët në formën e kriptovalutës do t`i vinte në ndihmë turistëve dhe turizmit në rajon në tërësi.

Lexone

Panuçi zhduk historinë, dy vite pas Euro 2016 vetëm 5 “heronj” si titullarë

Dy vite më parë, në këtë periudhë, e gjithë Shqipëria ishte përfshirë nga ethet për të mësuar se kush do të ishin 23 futbollistët pjesëmarrës në EURO 2016.Nesër mbushen dy vite nga dita kur De Biazi bëri publike listën e 23 emrave të cilët u kthye në “heronj” dhe idhuj për tifozerinë shqiptare. SI për ironi të fatit, nga ajo listë kanë mbijetuar në grupin aktual të përfaqësueses më pak se gjysma.Aktualisht, në radhët e kombëtares shqiptare të futbollit janë të grumbulluar vetëm 10 nga 23 futbollistët që shkruan historinë dhe ata që janë lënë jashtë nuk janë të gjithë për arsye dëmtimesh siç mund të mendohet.Një pjesë e mirë e tyre janë për zgjedhje teknike dhe janë harruar nga ngjyrat kuqezi si Gashi e Kaçe, ndërsa ka emra si Cana e Shehi që e kanë mbyllur me kombëtaren apo edhe me futbollin.Ajo që bie në sy është se 2 vite pas Euro 2016, Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës duke pasur si tutullarë vetëm 5 nga ata që shkruan historinë me fanellën kuqezi.Ndërkaq, 5 të tjer..

Lexone

Shehi – Mazhorancës: Keni 4 javë kohë, prokuroritë e Evropës do hapin dosjet

Opozita ka vijuar edhe sot të bllokojë punën e Komisioneve në Kuvend, duke i kujtuar qeverisë dy çështjet e njohura të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe paraardhësit të tij Saimir Tahiri.Por në debatin mes palëve ka spikatur fjala e aleatit të PD, Dashamir Shehi, i cili në Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar nga mazhoranca largimin e dy njerëzve të saj që i bëjnë me turp edhe vetë socialistët, ka theksuar se ka edhe 4 javë kohë pasi nga prokuroritë evropiane të dalë zullumi i aktivitetit kriminal të qeverisë.“Bëni çfarë të doni, por mos ngatërroni Shqipërinë me BE me disa grupe banditësh këtu se ky do jetë krim i madh e mos kujtoni se nuk do dalë. Letrat janë të gjitha nëpër prokuroritë e Evropës dhe do shihni se sa t’i hapet kapaku se çfarë erë e poshtër do të dali. Kështu që ne po ju afrojmë një detant për këtë muaj, s’kemi për ta bërë përherë se po ta vësh tjetrin me shpatulla për muri, edhe kafsha reagon, mos e shpërdoroni këto 4 javë. Ça po ju kërkojmë? Hiqni dy njerëz ..

Lexone

Shtëpi për të pastrehët, ndërtuesit: Koston do e paguajnë qytetarët

Me ligjin e ri për strehimin social, për ndërtimet e reja me sipërfaqe mbi 2 mijë metra katrorë çdo kompani është e detyruar të japë 3 përqind të sipërfaqes për strehim social.Këto sipërfaqe i kalojnë fondit publik të banesave sociale që menaxhohet nga qeveria dhe bashkitë.Sipas ndërtuesve, kjo është një taksë që do të rëndojë mbi qytetarët sepse në fund të fundit janë ata blerësit.“Normal që ne diku do ta reflektojmë këtë. Ose do të mbyllim ndërmarrjet ose do të rrisim çmimet, pasi mundësi tjetër nuk ka”, shprehet për Top Channel Arian Leskaj, nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve.“Çdo taksë është baras me vlerë. Ajo do të ngarkohet diku. Fillimisht ajo i ngarkohet ndërtuesit dhe ai do ta shkarkojë të ai që e blen. Në fund të fundit, populli atje poshtë do ta paguajë”, thotë Luigj Aleksi, shoqata e ndërtuesve.Ligji për strehimin social është hartuar nga ish-ministria e Zhvillimit Urban, më pas është depozituar në Kuvend nga qeveria në dhjetor të vitit që shkoi, ndërkohë që i m..

Lexone

Nga ndryshojnë Kosova dhe Shqipëria? Mjafton kaq pak për t’a kuptuar

Një lajm rutinë është ai që tregon diferencën e madhe në raport me përgjegjësinë ndaj qytetarëve dhe detyrës në Kosovë dhe Shqipëri.Më poshtë po ju paraqesim dy raste, të cilat tregojnë shumë.Bëhet fjalë për rifutjen në qarkullim të rrugës Kaçanik-Hani i Elezit në zonën e luginën e Kaçanikut në Kosovë.Më datë 9 maj, fiks 20 ditë më parë, Ministria e Infrastrukturës së Kosovës ndaloi kalimin në këtë rrugë pasi në një pjesë të saj kishte shkarje dheu duke e bërë të rrezikshëm kalimin aty.Në fakt, sipas standardeve që jemi mësuar të shohim në Shqipëri, në atë rrugë edhe mund të kalohej, por ministria vendosi pezullimin e kalimit deri në rregullimin e saj.Vlen të theksohet fakti se Kosova është duke bërë një investim gjigant në një tjetër rrugë moderne që lidh Kosovën me Maqedoninë, e cila është vetëm disa metra më poshtë aksit të vjetër ku kishte shkarje dheu.Por edhe pse në pak muaj ajo autostradë me urat më të larta në rajon do të vihet në përdorim, autoritetet e shtetit të ..

Lexone

Cutillo: KE të hapë negociatat me Shqipërinë në qershor

Italia ka përsëritur edhe një herë mbështetjen për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo deklaroi sot, në një prononcim për një nga mediat në vend se, Italia është pro hapjes së negociatave.Përfaqësuesi më i lartë i diplomacisë italiane në vendin tonë, Cutillo apeloi edhe vendet e tjera të BE-së që të mbështesin çeljen e negociatave me Shqipërinë, vendim i cili sipas tij, duhet të bazohet në progresin e realizuar nga Shqipëria.“Europa duhet të shikojë procesin e bërë nga Shqipëria. Është momenti i duhur për Shqipërinë. Komisioni Europian e tha qartë në muajin prill se Shqipëria ka përmbushur kriteret”, tha Cutillo.Ambasadori Cutillo theksoi se Shqipëria ka ende një muaj kohë dhe duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të bindur vendet anëtare të BE-së për çeljen e negociatave29 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

A do të jepni dorëheqje? Rama intervistë në “France 24”: Ja si funksionon jeta e brendshme e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka folur në televizionin “France 24” lidhur me zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe procesi i integrimit europian.Gazetarja: E nisim me një incident që ndodhi javën e kaluar, është plagosur një gazetar gjatë një proteste të opozitës. Ata kërkojnë dorëheqjen tuaj dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, çfarë po ndodh?Edi Rama: Mendoj se nuk është një lajm që duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkomëbtare. Është jeta e brendshme e vendit, opozita është duke protestuar dhe ka një qeveriqë është në fuqiGazetarja: Nuk keni ndërmend të dorëhiqeni?Edi Rama: Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri ndodh shpesh herë që kur jemi futur në demokraciGazetarja: Pse këtë herë kërkojnë hapur dorëheqjen dhe kritikuar ministrin e brendshëm. Ju thoni se është jeta e brendshme e vendit tuaj?Edi Rama: Po kur flas në një gjuhë të huaj nuk flas ndonjëherë për opozitën sepse mendoj se është jeta demokratike e Shqipërisë.Gazetarja Nuk ka asgjë për tu befas..

Lexone