Home / Tag Archives: shqiperia

Tag Archives: shqiperia

G-Wizze-Antisistem/ Burg në Angli, drogë dhe hip-hop

G-Wizze është një personazh mjaft kontrovers, i cili ka vetëm pak kohë që ka dalë nga burgu dhe njëkohësisht këndon edhe hip-hop. I ftuar në studion e “Zonë e lirë”, ai ka ardhur me maskë në kokë pasi nuk ka dashur që të zbulojë identitetin dhe fytyrën e tij. Me origjinë nga Kukësi, ai u largua nga Shqipëria drejt Anglisë në moshën 17 vjeçare dhe që prej vitit 2004 ka filluar të merret me muzikë. G-Wizze ka sjellë klipin e tij më të ri “24 orë”, ku shfaqet mes makinave luksoze. Sot, ai do ka një mesazh të koduar për t’u përcjellë të gjithëve, ndaj na ndiqni… The post G-Wizze-Antisistem/ Burg në Angli, drogë dhe hip-hop appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

G-Wizzie-Antisistem/ Burg në Angli, drogë dhe hip-hop

G-Wizzie është një personazh mjaft kontrovers, i cili ka vetëm pak kohë që ka dalë nga burgu dhe njëkohësisht këndon edhe hip-hop. I ftuar në studion e “Zonë e lirë”, ai ka ardhur me maskë në kokë pasi nuk ka dashur që të zbulojë identitetin dhe fytyrën e tij. Me origjinë nga Kukësi, ai u largua nga Shqipëria drejt Anglisë në moshën 17 vjeçare dhe që prej vitit 2004 ka filluar të merret me muzikë. G-Wizzie ka sjellë klipin e tij më të ri “24 orë”, ku shfaqet mes makinave luksoze. Sot, ai do ka një mesazh të koduar për t’u përcjellë të gjithëve, ndaj na ndiqni… The post G-Wizzie-Antisistem/ Burg në Angli, drogë dhe hip-hop appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Pas “Gërdecit” dhe “Baftjarit”, del në skenë Fatmir Mediu: Meta, ndaloje Ramën për ISIS! Jemi në rrezik nga ky aventurier

Pas kenges dhe lalles nen tingut e kenges se “Baftjarit” ne valles në “Mëngjesin e Lutjeve”, kreu i Partisë Republikanë është rikthyer më një kërkesë për presidentin Ilir Meta. Duke komentuar idenë e ngritjes së një kampi refugjatësh islamike në Shqipëri, Fatmir Mediu e cilëson një kërcënim për sigurinë kombëtare. Për këtë arsye, ish-ministri i Mbrojtjes te cilit i shpertheu ne dore punishtja e vdekjes ne Gerdec dhe ku u vrane 26 te pafajshem dhe u plagosen mbi 300 te tjere, i bën thirrje kreut të Shtetit që t’i kërkojë informacione Edi Ramës. Sipas deputetit të listes se PD, njëheresh edhe kryetar i PR, strukturat e sigurisë dhe rendit në Shqipëri janë të dobëta për të shmangur rrezikun nga terrorizmi. Komenti i Mediut: Mediu kundër ngritjes së qendrës për luftëtarët e huaj të ISIS “Siguria kombëtare nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar” Pjesëmarja e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit si vend anëtar i NATO-s është domosdoshmëri dhe për më tej një nevojë e brendshme, duke k..

Lexone

Virgjil Muçi: Ne nuk e kuptojmë ç’është Shqipëria në sytë e një të huaji

Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës ka promovuar sot në ambientet e UET romanin e shkrimtarit Virgjil Muçi “Piramida e Shpirtrave”, i cili është dhe fituesi i edicionit të katërt të Çmimit Kadare. Gjatë këtij promovimi, shkrimtarit Virgjil Muçi iu dha edhe trofeu i Çmimit Kadare 2018. Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës kanë promovuar në mjediset UET romanin e shkrimtarit Virgjil Muçi “Piramida e Shpirtrave”, i cili është dhe fituesi i edicionit të katërt të Çmimit Kadare. Gjatë këtij promovimi, shkrimtarit Virgjil Muçi do i jepet dhe trofeu i Çmimit Kadare 2018. Pse zgjodhi një personazh në distancë nga Shqipëria për të ndërtuar një roman, si Piramida e shpirtërave?! Fituesi i edicionit të katërt të çmimit Kadare, Virgjil Muçi përgjigjet: Kjo ishte mënyra më e mirë për të patur një optikë realiste, jo groteskte, jo cinike mbi këtë vend”. Muçi u vlerësua nga juria me veprën në dorëshkrim “Piramida e s..

Lexone

Turi i llogaridhënies, Veliaj: Më shumë investime në periferi të Tiranës; Ahmetaj: Përmirësim i infrastrukturës

Turi i llogaridhënies në Bashkinë Tiranë u ndal kësaj here në Bërzhitë, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministri për Financat dhe Ekonominë, Arben Ahmetaj dhe deputetët e PS, Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qefalia, bashkëbiseduan me banorët e zonës për projektet infrastrukturore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Veliaj theksoi se gjatë kësaj kohe është rikthyer vëmendja te zonat rurale, ndërsa vlerësoi reformën administrative-territoriale të qeverisë, e cila sipas tij, ka rritur mundësitë e investimeve në fshatra. “Ideja e Kryeministrit për reformën territoriale, për ta zgjeruar Tiranën, ishte një nga idetë më të mira sepse për të bërë një shkollë në fshatin Mihajas me taksat e 400 banorëve, do të duheshin 82 vjet. Reforma i dha mundësi bashkisë të vjelë taksa në zona urbane dhe të investojë edhe në zonat rurale. Kësisoj, të bëjë në një kohë më të shkurtër, disa gjëra që nuk do ishin bërë për 80 vjet”, u shpreh ai. Kreu i Bashkisë nënvizoi se..

Lexone

Basha kundër Ramës, SHBA dhe BE: Kamp refugjatësh në Shqipëri? Jo karamele për gojën e hidhur të Evropës nga skandalet Tahiri e Xhafaj

Kryedemokrati Basha ka deklaruar sot se ngritja e nje kampi refugjatesh ne vendin tone, nuk mund te jete vendim i Rames, dhe as te serviret as si “karamele për të embëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet e Tahirit dhe Xhafajt”. Pyetje: A jeni ju në dijeni si lideri i opozitës për një plan të mundshëm për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, i referohem disa publikimeve në media të ndryshme që kanë qarkulluar nga dita e djeshme dhe sot që citojnë edhe disa deklarata të kancelarit Kurz, ku nuk përmendet Shqipëria, por lihet një lloj dyshimi. Nga biseda që keni pasur me miqtë austriakë a keni ju një infiormacion shtesë mbi një gjë të tillë? Basha: Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm, përfshi edhe kancelarin Kurz dhe të tjerë përfaqësues të qeverive perëndimore edhe mbi këtë problem. Shqetësimi sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimit të ashtuquajturës rrugë ballkanike ka të bëjë me a është e aftë Shqipëria në këtë gjendje të shtetit ligjor, në këtë gjendje të luft..

Lexone

Rama: TAP vendos Shqipërinë në një nga arteriet më të rëndësishme të furnizmit me gaz në Europë

“Gazsjellësi TAP do ta vendosë Shqipërinë në një nga arteriet më të rëndësishme të furnizmit me gaz në Europë, por do të sjellë edhe përfitime të vazhdueshme”. Kështu tha kryeministri Rama në përurimin e stacionit të kompresorëve të gazit. Në tej Rama tha se projekti deri tani ka gjeneruar 350 vende pune. “Përmes gazsjellësit TAP, Shqipëria vendoset në një nga arteriet më të rëndësishm të furnizmit me gaz në Europë. Projekti do të prodhojë përfitime të vazhdueshme. Projekti në të gjitha hallkat e veta nuk ka shënuar asnjë vonesë. Është tërësisht brenda axhendës së paracaktuar. Ky stacion që do të jetë gati për të filluar operimin tregtar në vitin 2020, do të shtojë 250 punonjës dhe 100 vende të reja pune janë gjeneruar për kompanitë që bashkëpunojnë. Mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase, duke pasur një ndikim ekonomik. Por edhe duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve”, tha ai. Rama tha se falë programeve të hartuara nga qeveria, kjo vepër nuk do të jetë thjesht një vendkal..

Lexone

“Shpërthen” Mesila Doda: Nëse kjo është e vërtetë, Edi Rama është një bastard

Ish-deputeja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj një lajmi, se Shqipëria ka dhënë mbështetjen për të krijuar hapësira në territorin e saj për luftëtarët e ISIS-it që kthehen nga Siria. Ajo shkruan se nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë nuk ka bastard më të madh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Nese ky lajm eshte i vertete, nuk ka bastard me te madh se kryeministri yne.. Shqiperia çerdhe e terroristeve dhe kjo eshte dhurate nga qeveria.. Poshtersi te tille qe te degradosh vendin tend duke e bere kosh plehrash per te perfituar disa dite zgjatje pushteti, nuk ka… Te gjithe ne kembe per te ndaluar nje poshtersi te tille. Shoqeria civile, perfaqesuesit fetare ne vend, te rinj e te reja, prinder e qytetare normale te ketij vendi…duhet te jemi te gjithe ne alarmin me te madh te ketyre 20 viteve. Na bene koshin e plehrave te botes”, shkruan ajo. (TemA)

Lexone

Denoncimi i Berishës/ E vërteta e “tradhtisë” së Ramës, me ishullin grek

Sot ish-kryeministri Sali Berisha, bëri qytetarin dixhital në vetë të parë duke denoncuar nga “brenda” spiunët e grupit negociator që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë. Nuk dihet halli i momentit i qytetarit dixhitalo-ajror Berisha që nxjerr këtë temë në momentin kur partia ku ai bën pjesë po shpëton Fatmir Xhafajn, duke vrarë me budallallëkun e paraqitjes në Kuvend, vetë diskutimin për ministrin e Brendshëm. Por kjo ka pak rëndësi. Rëndësi – qoftë edhe për të qeshur – ka ajo që thotë z. Berisha, që dikur ka marrë vendime në këtë vend. Gjatë një prononcimi të bërë sot, ai ndër të tjera tha: “Ishulli Othon merr fuqi të plotë, si për ujërat territoriale ashtu dhe për zonën ekonomike. Ai ishull që bëri zhurmë pala greke, i bën të qartë palës shqiptare se ishulli ka të gjithë fuqinë si një ishull të banuar”. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo, por me siguri z. Berisha ka riprodhuar me aq sa ka mundur atë që i kanë thënë. Nëse e lexojmë drejtpërdrejt, duket se z.Beri..

Lexone

Veliu në Slloveni. Kujdes me fluksin e migrantëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqërur nga Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano, morën pjesë në konferencën kundër radikalizmit të dhunshëm. Në Brdo të Sllovenisë, u zhvillua konferenca përmbyllese e projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt është pjesë e nismës, inisiativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë morën pjesë Drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia. Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira si dhe u diskutua për të forcuar me tepër bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen. Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantët e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit. Të gjitha shtetet pjesmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeve. 7 qer..

Lexone