Home / Tag Archives: shqiperi (page 4)

Tag Archives: shqiperi

Ortaku shqiptar i “Air Albania” premton fluturime brenda verës

Pas vendimit të qeverisë për krijimin e një kompanie nën bashkëpronësi mes Turkish Airlines, Albkontollit dhe një kompanie të saporegjistruar nga Vlora, bashkëaksioneri i kompanisë së flamurit Sinan Idrizi i tha BIRN se fluturimet pritet të nisin brenda verës ndërsa brenda dhjetorit synohen edhe fluturime transatlantike.Nga Gjergj ErebaraQeveria Shqiptare urdhëroi kompaninë shtetërore të kontrollit të ajrit Albkontroll të krijojë një kompani nën bashkëpronësi me Turkish Airlines dhe një kompani të saporegjistruar në Vlorë me emrin MDN Investment, me synimin e nisjes së fluturimeve ajrore. Kompania e re, me emrin Air Albania nuk është regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, por vendimi i qeverisë i 16 majit kërkonte përcaktimin e kuotave të pjesëmarrjes “brenda dhjetë ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit”. Qeveria kërkon gjithashtu që Albcontrol dhe kompania MDN Investment të kenë së paku 51% në kompaninë e re duke lënë Turkish Airlines në minorancë.BIRN nuk ishte në..

Lexone

Top Channel i bën “gjyqin publik” Shkëlzen Selimit, gjyqtarit që mbylli “Gërdecin” dhe “21 janarin” dhe që SHBA e ka në “listën e zezë”

Organet e Vettingut kanë nisur kontrollin e imët edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.Sot kaloi njëri prej tyre, por a janë të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe a meritojnë ata të kalojnë sitën e Vettingut në mënyrë që sistemi gjyqësor të pastrohet dhe shqiptarët te besojnë se procesi i Vettingut nuk është politik dhe nuk po trukohet për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ulëta.Top Channel ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve duke sjellë një rast atë të gjyqtarit Shkëlzen Selimi.Para disa kohësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan atij vizën. Burime të besueshme i treguan Top Channel për masën ekstreme që ndërmori ambasada në Tiranë. Si në çdo refuzim të personave që kërkojnë të pajisen me vizë amerikane, selia e Uashingtonit në Tiranë, nuk jep arsyet, por zoti Selimi nuk është një qytetar i thjeshtë.Ai është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe ky refuzim vjen në momentin që gjyqtarë dhe prokurorë po kalojnë në sitën e Vettingu..

Lexone

Ilir Demalia: Fidel Ylli më mori në telefon dhe më tha se Tom Doshi s’ka fjalë, të qëron. Ja mesazhi im për këta cuba

Ilir Demaliaj pretendon se është kërcënuar nga deputetë Tom Doshi dhe Fidel Ylli, ndërsa shton se gazetari Frrok Çupi, e sjell si model Doshin për shkak të punësimit të djalit të tij.-Keni folur për një rast në vitin 1995, kur jeni kërcënuar nga Tom Doshi dhe Fidel Ylli.E solla në vëmendje këtë jo për të treguar diçka, por se ndodhi ai debat me zt.Frrok Çupi në emisionin e Zhejit dhe u indinjova kur Frrok Çupi na e solli si model Tom Doshin, si model i zgjedhur nga populli. Nëse Frrok Çupi ka interesat e tij me Tom Doshin, për djalin e tij të punësuar, kjo është e drejta e tij.Por si intelektual që pretendon…ne nuk kemi arritur të ngremë një elitë intelektuale. Po të kishim një elitë të fuqishme dhe të pa kompromentuar me të keqen nuk do të ishim në këtë gjendje ku jemi sot, ku e kemi bërë shtetin si shportë karavidhesh. Nuk është ndonjë gjë e re që Tom Doshi më ka vënë revole në kokë mua. Dihet Tom Doshi. Ç’kualitete ka Tom Doshi për të qenë deputet? Ç’kualitete ka Fidel Ylli pë..

Lexone

“Dinamiti” Marku: Serbin do ta vë në gjumë në raundin e parë

Dinamit. Shpërthyes. Plot besim drejt suksesit. “Mezi po e pres këtë duel përballë publikut tim. Është ndeshja ime e gjashtë dhe do të jetë fitorja ime e gjashtë. Kam pesë ndeshje, pesë fitore, të gjtiha me knock out, kështu do të ndodhë edhe kjo. Rvalin e falendëroj që erdhi në Tiranë, ne jemi mikëpritës, e presim me gjithë të mirat, por deri në momentin kur do të hyjmë në kafaz”.Florian Marku është gati për duelin e 8 qershorit ndaj serbit Sladan Dragisic, në pallatin e sportit Asllan Rusi. Në peshimin zyrtar të zhvilluar në Tiranë, luftëtari kuqezi u shfaq gati në aspektin fizik dhe psikologjik për sfidën e parë në karrierë në Shqipëri, në disiplinën Mixed Martial Arts (Arte Marciale Mikse). Premtimi nuk ndryshon: nëse zgjedh të ndeshet me grushte, kundërshtari serb do të përfundojë në tapet prej raundit të parë.“Çdo duel ka vështirësitë e veta, i kushtoj të gjithë kundërshtarëve rëndësi. Unë ia gjej pikën e dobët rivalit dhe e marr gjithmonë atë që dua. Sladia ka thënë se me mu..

Lexone

REPLIKAT: “Siguria në vend”, Rama debat me komentuesit: Mos u nxeh shumë se është edhe vapë e plas

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë replikash me komentuesit në rrjetin social Facebook.Teksa ka publikuar një grafikë ku flet lidhur me uljen e numrit të vrasjeve në vend, qytetarët janë ankuar lidhur me sigurinë.Shefi i qeverisë u është përgjigjur disave prej tyre.Më poshtë do të shihni komentet e plota:Qytetari 1: sipas statistikave tuaja numri i te semureve me cancer eshte rritur ,perfundimi vdekje prandaj leri keto punet e sigurise por rrit ekonomine ,ndihmo shtresat ne nevoje ,llogarit sa iduhen nje familjeje me 4 anetar per te jetuar ne minimum jo me pertej,sepse nuk je i zgjedhur per bamiresi por te ulesh sa me shume numrin e atyre qe kane nevoje per te.Edi Rama: Lexojeni ne postimin e meparshem çfare thote Banka Boterore jo ne, lidhur me ekonomine! Ne nuk mund te bejme mrekullira se nuk kemi shkop magjik, po padiskutim qe sot ka me shume ekonomi e me pak varferi se sa vite me pare, nderkohe qe patjeter ka ende shume nevoje per edhe me shume ekonomi, edhe me s..

Lexone

Reformat dhe negociatat, Gjonaj takon zyrtarë të lartë në Gjermani

Gjatë vizitës së saj në Berlin, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaju prit në një takim në Ministrinë e Brendshme Federale nga z.Stephan Meyer, Sekretar Shteti Parlamentar në Ministrinë e Brendshme Federale, si dhe në dy takime në Bundestagun Gjerman nga z. Patrick Sensburg, Kryetar i Komisionit për Imunitetet, Zgjedhjet dhe Rregullat Procedurale si dhe z. Johannes Fechner, zëdhënës i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve.Ministrja Gjonaj i njohu përfaqësuesit e këtyre institucioneve me zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Gjatë këtyre takimeve u diskutua propozimi i Komisionit të Bashkimit Evropian për hapjen e pakushtëzuar të negociatave me Shqipërinë, si dhe reformat e thella që ka ndërmarrë Qeveria jo vetëm si detyrim në kuadër të këtij procesi, por sidomos për zhvillimin europian të Shqipërisë.Autoritetet gjermane, si edhe deputetët e Bundestagut, vlerësuan arritjet e..

Lexone

SHIFRAT: “Gratë në Shqipëri dekurajohen për të punuar por janë më të arsimuara dhe …jetojnë më gjatë”

Shqipëria mund të mos jetë vendi ideal për femrat sa i përkët tregut të punës. Pjesëmarrja e tyre në këtë treg është më e ulët sesa ajo e burrave dhe dekurajimi është një tendencë që shfaqet gjerësisht për këtë grup.Por nga ana tjetër gratë janë më të arsimuara sesa burrat pasi zenë përqindjen më të lartë të atyre që kanë arsim të lartë.Të gjitha këto të dhëna u bënë publike gjatë prezantimit te “Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, një studim i fundit i Institutit të Statistikave(INSTAT), përmes i cili hedh dritë mbi realitetin s hqiptar lidhur me popullsinë, shëndetin, arsimimin dhe vendimmarrjen, duke sjellë ne fokus barazinë gjinore.Në konferencën me të njëjtin titull ishin të pranishëm Zv. Kryeministrja, Senida Mesi, Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri si dhe Heinz Habertheuer, përfaqësues i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri.Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Delina Ibrahimaj, vuri theksin mbi rëndësinë që ky publikim ka për institucionet shte..

Lexone

Ermal Meta rrëfen tmerrin që përjetoi para se të performonte në Tiranë

Këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta, performoi mbrëmjen e 1 qershorit për herë të parë në Shqipëri, duke mbledhur në “Sheshin Skënderbej” me mijëra veta që ndoqën performancën e tij spektakolare.Por, ajo çfarë askush nuk e dinte, ishte fakti se përpara se të hipte në skenën e sheshit, Ermal Metën e kishte kapur keq paniku. Në një intervistë të fundit, ai ka rrëfyer se e cilësoi veten si frikacak dhe e kapën disa emocione që nuk i kishte përjetuar asnjëherë më parë.“Kisha pak frikë para koncertit, pasi nuk kisha bërë më parë një koncert në Shqipëri, kur bën një koncert në një vend tjetër është më ndryshe, por këtu isha në shtëpinë time. Ka qenë një emocion jashtëzakonisht i madh. Nuk e imagjinoja të ishin aq shumë njerëz. Isha në panik dhe nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë kjo gjë, as në “Sanremo” as në “Eurovision””, rrëfeu Ermal Meta.The post Ermal Meta rrëfen tmerrin që përjetoi para se të performonte në Tiranë appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Bëri operacion mjekrën, ja si duket Çiljeta pas ndërhyrjes estetike

Vetëm katër ditë më parë, këngëtarja e famshme shqiptare, Çiljeta Xhilaga postoi një video në Instagram, ku tregonte se po zmadhonte mjekrën e saj.“Ne fakt gjithmon e kam pasur kompleks me veten time mjekren e vogel… jam shum e lumtur sepse ndihem shum mir me veten time sepse ne fund te fundit ajo esht gjeja me kryesore te ndihemi mire me veten ton”, shkroi Çiljeta krahas videos ku dukej që po i nënshtrohej gjilpërës.Të gjithë do të pyesni përse vazhdoj të bëj trajtime estetike kur nuk më nevojiten ? Ne fakt gjithmon e kam pasur kompleks me veten time mjekren e vogel edhe pse miqt apo njerzit e dashur me thonin "je super"ca mjekre thua mos e bej,un gjithmon sa her dilja perpara pasqyres i thoja vetes ahhhh te kisha ta beja kte mjekren icik mirepo kur mendoja sa e frikshme dhe e veshtire eshte operacioni ne kocke hiqja dor gjithmon nga fiksimi im.Mirepo gjithmon kërkoja perfeksionin për shëndetin dhe pamjen e jashtme ndaj zgjodha trendin me te fundit sot per sot ne te gjithe boten ..

Lexone

10 faktet që duhet të dini për Fekondimin In-Vitro

Nga Dr. Marsel HaxhiaEmbriolog Klinik Ҫertifikuar nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit HumanKlinika e Fertilitetit HygeiaMiliona çifte në të gjithë botën përjetojnë ankth dhe stres të vashdueshëm nga pamundësisa për të konceptuar një fëmijë për një kohë të gjatë. Statistikat tregojnë se 1 në 8 çifte kanë probleme në arritjen e një shtatzanine dhe fenomeni është po aq i pranishëm edhe në Shqipëri. Po vendi ynë në lidhje me Infetilitetin ka patur një këndvështrim krejtësisht të devijuar nga faktet kokëforta të shkencës. Shoqëria e mbyllur dhe maskiliste ja mvishte vazhdimisht si “damkë” gruas këtë problem, ndërkohë që statistikat botërore tregojnë se shkaqet e infertilitetit në 30-50% të çifteve infertile janë po aq mashkullore sa edhe femërore.Me fjalën “INFERTILITET” mjekësia përkufizon pamundësinë për të arritur një shtatzani pas një viti marrëdhëniesh të pambrojtura, kur gruaja është nën 35 vjeç, ose pas 6 muaj kur gruaja është mbi 35 vjeç. Nëse e gjeni veten..

Lexone