Home / Tag Archives: shqiperi (page 3)

Tag Archives: shqiperi

Kryetarja e Vettingut: Pa mëshirë ndaj çdo të korruptuari në drejtësi, do denoncoj ndërhyrjet politike dhe financiare (dhe si i “përulen” të gjithë “babait” të reformës)

Natasha Mulaj, kryetarja e Kolegjit të Posaçem të Apelimit ka paralajmeruar se nuk do te kete meshire dhe tolerim ndaj asnje te korruptuari ne sistemin shqiptar te drejtesise dhe se do te denoncoje nderhyrjet politike dhe financiare qe mund te behen.“Drejtesia jone ka ceduar shume, duke e rrenuar rrespektin dhe besimin e opinionit publik, dhe kjo per shkak te individeve te korruptuar. Tani une besoj se eshte koha dhe momenti qe ata te japin llogari per makuterine e tyre te peshtire. It is pay back time. Asnje tolerim, asnje cedim, asnje selektivitet dhe asnje perjashtim”.Fjala e plotë:Perfaqesues te nderuar te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit, dhe Koleg te respektuar,Ju falenderoj sinqerisht qe gjetet kohe në kete premte te nxehte per te qene se bashku me ne.Duke qene se jemi te falenderimet nje falenderim sh te vecante kam per Min e Drejt Zonjen Etilda Gjonaj fal kontributit te se ciles eshte mundesuar krijimi i kushteve te Kolegjit qe ju do ti shihni pas pak.Me ne ..

Lexone

Nishani i shqetësuar: Shteti është futur në kolaps të plotë, udhëkryq më të mjegullt s’ka patur kurrë Shqipëria

Ish presidenti Bujar Nishani thotë se shteti është futur në kolaps të plotë.Përmes një komenti të gjatë në facebook teksa rendit aryset se pse shteti është futur në kolaps, Nishani thotë mes të tjerash se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe sipas tij udhëkryq më të mjegullt skanë patur kurrë Shqipëria dhe shqiptarët.Reagimi i plotë:Të dashur miq, shteti ynë i përbashkët është futur në kolaps të plotë.Eshtë futur shteti në kolaps sepse janë në kolaps shtyllat e tij kryesore, mekanizmat e funksionimit të tij.Eshtë futur në kolaps ekonomia.Prej disa vitesh nuk flitet për “investime”, as si politikë e as si realitet. Motorri i një ekonomie që zhvillohet është politika e investimeve, kryesisht në sektorët e prodhimit por dhe në infrastrukturë dhe shërbime. Investimet Zero !E vetmja para që lëvrohet me shumicë është valuta e huaj si produkt i trafikut të narkotikëve.E vetmja fushë që kjo lloj paraje cek, është betonizimi, jo vetëm si politikë e mbytjes dhe ndotjes urbane por ..

Lexone

Balla me deputetët austriakë: Vetting-u në sistemin e drejtësisë po jep rezultate konkrete

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, priti në një takim homologun e tij të Partisë Popullore austriake, Reinhold Lopatka dhe nënkryetarin e kësaj partie, Michael Hammer.Kryetari i Grupit Balla u shoqërua në këtë takim nga nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi dhe deputeti Fate Velaj.Gjatë takimit, Balla e falenderoi delegacionin e Parlamentit austriak për mbështetjen e fortë që Austria i ka dhënë Shqipërisë, e konkretizuar më së miri në prezencën ekonomike dhe financiare austriake në Shqipëri, gjithashtu edhe në votën e pakushtëzuar Pro të Austrisë për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.“Dua t’ju informoj se procesi i Vetting-ut në sistemin e drejtësisë po jep rezultate konkrete duke përjashtuar nga sistemi dhe vendosur në ndjekje penale gjyqtarë dhe prokurorë të niveleve të larta, për pasuri të vendosura në mënyrë të paligjshme e të krijuara për shkak të korrupsionit 27- vjeçar në drejtësi. Pikërisht suksesi i Vetting-ut..

Lexone

Trondit Lulzim Basha: Olsi Rama ka udhëtuar në makinë me trafikantët e Xibrakës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur se i vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës dhe i dokumentuar nga struktura të caktuara të policisë me të dënuarit dhe të arratisurit e çështjes Xibraka.Basha në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se për Xibrakën, së pari, duhet pyetur më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi është karta më e fortë e arritjes së një pakti mafioz Rama-Tahiri.Ai tha se kjo çështje, implikon drejtpërdrejt Olsi Ramën, i vëllai i kryeministrit të vendit, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka.Kreu i PD-së, tregoi detaje edhe për kapjen e një sasie kokaine në Maminas, e cila konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kapura në vend.“Informacioni që ne kemi bërë publik është që afera e kokainës së Maminasit është një..

Lexone

Turi i llogaridhënies, Veliaj: Më shumë investime në periferi të Tiranës; Ahmetaj: Përmirësim i infrastrukturës

Turi i llogaridhënies në Bashkinë Tiranë u ndal kësaj here në Bërzhitë, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministri për Financat dhe Ekonominë, Arben Ahmetaj dhe deputetët e PS, Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qefalia, bashkëbiseduan me banorët e zonës për projektet infrastrukturore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.Veliaj theksoi se gjatë kësaj kohe është rikthyer vëmendja te zonat rurale, ndërsa vlerësoi reformën administrative-territoriale të qeverisë, e cila sipas tij, ka rritur mundësitë e investimeve në fshatra. “Ideja e Kryeministrit për reformën territoriale, për ta zgjeruar Tiranën, ishte një nga idetë më të mira sepse për të bërë një shkollë në fshatin Mihajas me taksat e 400 banorëve, do të duheshin 82 vjet. Reforma i dha mundësi bashkisë të vjelë taksa në zona urbane dhe të investojë edhe në zonat rurale. Kësisoj, të bëjë në një kohë më të shkurtër, disa gjëra që nuk do ishin bërë për 80 vjet”, u shpreh ai.Kreu i Bashkisë nënvizoi se..

Lexone

Basha kundër Ramës, SHBA dhe BE: Kamp refugjatësh në Shqipëri? Jo karamele për gojën e hidhur të Evropës nga skandalet Tahiri e Xhafaj

Kryedemokrati Basha ka deklaruar sot se ngritja e nje kampi refugjatesh ne vendin tone, nuk mund te jete vendim i Rames, dhe as te serviret as si “karamele për të embëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet e Tahirit dhe Xhafajt”.Pyetje: A jeni ju në dijeni si lideri i opozitës për një plan të mundshëm për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, i referohem disa publikimeve në media të ndryshme që kanë qarkulluar nga dita e djeshme dhe sot që citojnë edhe disa deklarata të kancelarit Kurz, ku nuk përmendet Shqipëria, por lihet një lloj dyshimi. Nga biseda që keni pasur me miqtë austriakë a keni ju një infiormacion shtesë mbi një gjë të tillë?Basha: Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm, përfshi edhe kancelarin Kurz dhe të tjerë përfaqësues të qeverive perëndimore edhe mbi këtë problem.Shqetësimi sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimit të ashtuquajturës rrugë ballkanike ka të bëjë me a është e aftë Shqipëria në këtë gjendje të shtetit ligjor, në këtë gjendje të luft..

Lexone

Shqipërisë i duhen filantropë dhe jo bamirës

Nga Ben AndoniNuk dihet sesi ka nisur këto ditë një fushatë për bamirësit në Shqipëri. Mbase nga emisioni televiziv, ku ishte i ftuar kryeministri i vendit Rama dhe një nga biznesmenët më të fuqishëm shqiptarë. Ashtu si ndodh rëndom në vendin tonë, ku nuk ka rregulla loje, ku nuk ka vijimësi modelesh dhe mungon tradita, problemet dhe debatet lindin aty-këtu dhe shuhen ashtu si nisen për t’i lënë radhë asaj që vjen më pas, që bën të njëjtën tollovi e shuhet. Një e tillë ndodhi me atë që po flitet sot për bamirësit dhe varfërinë.Për arsyen që statistikat e shtetit shqiptar, megjithë përmirësimet dhe rregullimet e modaliteteve, çalojnë ende, po i drejtohemi treguesve të nivelit të varfërisë sipas Bankës Botërore (llogaritur deri në Tetor 2017): Gati 20 mijë e 300 persona (0.8 % e popullsisë) bëjnë një jetë në nivele të varfërisë ekstreme me vetëm 1.9 dollarë në ditë. Pothuaj 6.3% e popullsisë Shqiptare (181,225 persona) jeton me vetëm tre dollarë në ditë (vlerësim për vitin 2017). Ndë..

Lexone

Në “rrjetën” e Vettingut, edhe gjyqtari i Gërdecit dhe ’21 Janarit’

Organet e Vettingut kanë nisur kontrollin e imët edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sot kaloi njëri prej tyre, por a janë të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe a meritojnë ata të kalojnë sitën e Vettingut në mënyrë që sistemi gjyqësor të pastrohet dhe shqiptarët te besojnë se procesi i Vettingut nuk është politik dhe nuk po trukohet për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ulëta.Top Channel ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve duke sjellë një rast atë të gjyqtarit Shkëlzen Selimi.Para disa kohësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan atij vizën. Burime të besueshme i treguan Top Channel për masën ekstreme që ndërmori ambasada në Tiranë. Si në çdo refuzim të personave që kërkojnë të pajisen me vizë amerikane, selia e Uashingtonit në Tiranë, nuk jep arsyet, por zoti Selimi nuk është një qytetar i thjeshtë.Ai është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe ky refuzim vjen në momentin që gjyqtarë dhe prokurorë po kalojnë në sitën e Vettingut..

Lexone

Pse është në panik Basha për “dosjen Babale”?

Nga Mero BazeLulzim Basha po përpiqet ti dalë para diskretitimit ligjor dhe politik me “Dosjen Babale” duke paralajmëruar sot atë që në të vërtetë do të ndodhë, faktin që kaseta është e inskenuar. Deklarata pasoi takimin e ambasadorit Lu në zyrën e Ministrit të Brendshëm Xhafaj, që e bën më të qartë dhe qartësinë që kanë ndërkombëtarët për këtë çështje.Por Lulzim Basha nuk e ka problemin se “Dosja Babale” është fallco. Ajo që pritet të bëhet publike nga hetimi është më e rëndë se kaq. Paniku që Lulzim Basha kishte nga përgjimi i një javë më parë, shpjegon shumë për këtë gjë. Personazhi që ka regjistruar zërin si vëllai i Xhafajt, ka bezdisur PD-në dhe Bashën me telefonata javën e shkuar duke u kërkuar paratë që ata nuk ia kanë dhënë, dhe frika e Bashës se prokuroria po përgjonte personazhin në fjalë, e ka futur atë në panik, jo se dosja “Babale” është fallco, por se autorët e dosjes janë në zyat e SHQUP-it dhe në krye të PD.Është kjo arsyeja që Basha bën sikur po nxehet se “Dosja..

Lexone

“Zonja Tefta” e dëshpëruar me Fevzon, ka një rekomandim për Sandrin

Më në fund dilema e madhe u zgjidh.Pas takimit të zgjatur mes Sandrit dhe Fevzos, u vendos që Fevzo të mos iki nga Klani.Në një deklaratë sqaruese për opinionin, ata hedhin poshtë zërat për ikjen e Fevzos.Në deklaratë thuhet se “i gjithë lajmi është sajuar nga mediat kundërshtare të Klanit dhe gjithë debati ka qenë i paqartë, pasi Fevzo nuk ishte njoftuar që kishte dalë lajmi se ai do të ikte në Top Channel.Edhe me Blushin që ishte takuar disa herë, ai nuk i kishte treguar.Fevzo nuk mban përgjegjësi për lajmet që hapen rreth tij.Kjo ndodh me çdo personaitet në botë.Nga ana tjetër, Fevzo kërkon t’u bëjë të ditur gjithë personaliteteve ndërkombëtare që janë shqetësuar për këtë çështje, si kancelarja Merkel, presidenti i KE, Dalai Lama, presidenti Macron etj, si dhe njerëz të afërt të presidentit Trump, se ai nuk do të iki nga Klani dhe se negociatat me Shqipërinë mund të hapen lirisht.Pas kësaj deklarate, reagoi e zemëruar “Zonja Tefta”:“Jam shumë e indinjuar që zoti Fe..

Lexone