Home / Tag Archives: shqiperi (page 20)

Tag Archives: shqiperi

URA E IBRIT MBI BOSFOR

Fadil Lepaja Nga Fadil LEPAJAUra e Ibrit dhe ajo mbi Bosfor nuk kanë të krahasuar, përpos në nivel metafore. Në gusht të vitit 2016, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kishte përuruar urën e tretë mbi Bosfor, e cila është e gjatë 1.4 kilometra dhe e gjerë 59 metra, dhe mban emrin e njërit nga sulltanët e famshëm, osman, “Yavuz Sultan Selim” . Është kjo ura më e re dhe më e madhe nga tri urat, që lidhin Turqinë evropiane me atë aziatike.Thuhet se Sulltan Selimi, i parë, i cili sundoi në fillim të shekullit të XVI, dhe u bë i famshëm për pushtimin e Sirisë, Irakut Verior, Palestinës dhe vet Egjiptit, kur u kthye në Stamboll nga ekspedita e tij e famshme, hyri në pallatin e tij natën, i përcjellë vetëm nga një grup besnikësh, dhe mbi një barkë. Sulltani modest, po ikte nga festa në nderë të tij.Ofensiva ekonomike turke, ishte impresive sidomos në fillim të shekullit XXI. Bruto prodhimi nacional u shumëfishua, dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit filloi të lulëzoi, sidomos me for..

Lexone

Shëndetësia është bërë më e shtrenjtë

komisioni i posacem i apelimit

PROF. ASOC. GAZMENT KODUZI*Një sistem i mirë shëndetësor ofron shërbime cilësore për të gjithë njerëzit, kurdo dhe kudo ata kanë nevojë. Ky është edhe koncepti kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për “Sistemin e kujdesit shëndetësor”, duke vënë theksin se gjithçka ka të bëjë me organizimin, financimin dhe shpërndarjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Sistemi shëndetësor shqiptar pas ndryshimit të sistemit politik në vitin 1992, ka kryer disa reforma, me qëllim përmirësimin e shumë elementëve të më- sipërm, herë me modele të suksesshme të provuara në vende të tjera dhe herë “made in Albania”.Por shpeshherë përpjekjet për ndryshim nuk kanë marrë në konsideratë kontekstin social, ekonomik, kulturor dhe administrativ, me qëllim arritjen e suksesit të ndërhyrjeve. Premtimi elektoral për “shëndetësinë falas” ka rezultuar si një prej premtimeve jashtë realitetit. Përfundimet e këtij premtimi u ndjenë shumë shpejt nga popullata, me një sistem shëndetësor që jo vetëm nuk ofr..

Lexone

Një arsye përse PD nuk arrin të bindë

Nga Maklen MishaSikur Edi Ramës dhe Kryesisë së Partisë Socialiste t’u kishin dhënë laps e letër e t’u kishin thënë zgjidhni ju sesi do të jetë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, gjasat janë që nuk do të kishin sajuar dot një listë si kjo që përfaqëson sot PD në Kuvend. Sado dashakeqë të kishin qenë, drejtuesit e PS nuk do të kishin guxuar kurrë të shkonin kaq larg. Për shembull, nëse dikush mes tyre do të kishte thënë “po sikur të vëmë Ervin Salianjin?” jam i sigurt, që të gjithë të tjerët do ta kishin kundërshtuar e do ta kishin ftuar të bëhej serioz, sepse pavarësisht se i kemi kundërshtarë nuk mund të tallemi me PD në këtë farë feje. Por ja që ky është një nga ato raste ku realiteti ia ka kaluar fantazisë.Mes gjithë problemeve që ka sot Partia Demokratike, përbërja e grupit të saj parlamentar është padyshim një nga më seriozët. Unë personalisht nuk kam qenë kurrë mbështetës i PD. Nuk kam pasur kurrë ndonjë simpati të madhe për këtë forcë as gjatë kohës që ka qenë në pusht..

Lexone

Edi Paloka kërcënon Ramën: Kemi Babale për çdo ministër, do dalin me radhë

Edi Paloka ka deklaruar se PD disponon dëshmitarë si “Babalja” për çdo ministër të kabinetit Rama.Nëkryetari i demokratëve paralajmëron skandale të ngjashme që do të dalin së shpejti ku selia blu po mendon që të sjellë personazhe të tjerë për të denoncuar.Ai i fton qytetarët që të bëjnë durim pasi ata do të dalin me radhë dhe jo të gjithë menjëherë.“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.Ai tha se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët. “Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i..

Lexone

PD është kthyer në parti aksionerësh

Nga Artur AjaziPartia Demokratike, partia që pretendon dhe beson se “është partia e vetme opozitare në Shqipëri” përfundimisht është kthyer në parti aksionerësh. Katandisja e saj në biznes privat, padyshim do të kishte të tilla pasoja katastrofike për atë forcë politike. Mjafton të shikosh turrjen drejt “aksioneve” të PD, të atyre që erdhën nga balta, nga hiçi, nga rruga dhe nga shkollat nga ku kanë blerë diplomat, dhe të bindesh se brënda saj, nuk prodhohet as politikë, as programe, as plaforma qeverisëse, as opozitarizëm, dhe as elita e lidership. Aksionerët e zinj të PD, janë në fakt sot beniaminët e padiskutueshëm të kryetarit Basha, janë ata që e degraduan dhe e konsiderojnë atë parti, si segment rrugor, si objekt në shitje, si ndërtesë që kërkon rikonstruksion pastaj p pastaj për ta shitur dhe për ta blerë, por jo kurrë si një forcë politike që ka patur deri dje “mbi 1 milion” anëtarë, që ka patur deri dje pushtetin, dhe që sot ka një ushtri me pasanikë milionerë.Aksionerët e..

Lexone

Historia e panjohur e vrasjes së Bardhok Bibës me dëshmitë e rralla të motrës 98 vjeçare, që vuajti në burgjet e komunizmit me tre djemtë dhe Ndue Mëlyshit 106 vjeçar (dhe fotot e rralla)

Nga Dritan Xhemalaj, TemANë kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili është një projekt i ideuar dhe mbështetur fillimisht nga zyra e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe nën kujdesin direkt të drejtorit të Përgjithshëm, z. Thoma Gëllçi, dy bashkëautorët realizues të projektit në fjalë, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, (Doktore e Shkencave Historike), sjellin para teleshikuesëve dokumentarin e dymbëdhjetë, me titull “Bardhok Biba, vrasja që terrorizoi Mirditën”. I cili i kushtohet ngjarjes së largët të 7 gushit të vitit 1949, kur pas vrasjes së deputetit dhe sekretarit politik të Mirditës, Bardhok Biba, regjimi komunist në shenjë hakmarrje ekzekutoi 14 burra të pafajshëm, si dhe burgosi e internoi me dhjetra e dhjetra familje mirditore.Ky cikël dokumentarësh që po trasmetohet me mjaft sukses dhe po ndiqet me interes të madh për vetë temat dhe ngjarjet që janë trajtu..

Lexone

Opozita nga lart dhe opozita nga poshtë

Nga Alfred PezaDuke u rrekur të analizojmë herë pas here steriotipin e sjelljes së opozitës aktuale, në raport me opozitarizmin ideal në demokracitë liberale e funksionale, por edhe në raport me opozitën e parë të Partisë Demokratike, ka mbetur disi jashtë vëmendjes një ndryshim specifik mes të dyjave. Një tipar thelbësor, një qasje krejt e kundërt e tyre, në raport me elektoratin dhe pushtetin.Opozita e parë e Partisë Demokratike, e udhehqur atë kohë nga Sali Berisha, ishte një opozitë nga poshtë. Ndërsa opozita e dytë e Partisë Demokratike, e udhëhequr pas 2013 nga Lulzim Basha, është një opozitë nga lart.Opozita e parë e imponoi ndryshimin e pushtetit, si një vullnet popullor nga poshtë- lart. Ndërsa opozita e dytë, po tenton dhe po kërkon që ta imponojë dryshimin e pushtetit nga lart- poshtë. Pra, si një trysni dhe padurim i lidershipit të PD e grupit të saj parlamentar, duke dashur ta injektojnë atë nga selia dhe oborri i SHQUP-it, tek qytetarët poshtë në terren kudo nëpër S..

Lexone

Kontrolli fizik i makinave, nga shtetërori tek privati

Qeveria ka vendosur të kalojë shërbimin për kontrollin fizik të mjeteve tek privati, një shërbim që aktualisht e kryen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor përmes drejtorive të saj rajonale.Në ndryshimet që i janë bërë Udhëzimit “Për dokumentet e qarkullimit dhe të regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre” nga Ministri i Infrastrukurës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, jepen edhe detajet për mënyrën sesi pritet të vijojë procesi.Burime nga ministria thanë për “Monitor” se kalimi tek privati vjen në kuadër të reformës së derregullimit, një nismë e qeverisë për të ulur burokracitë dhe përqendrimin e lartë të shërbimeve në një institucion të vetëm, çka mund të sjellë zvarritje.“Drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor kryejnë kontrollin fizik të mjeteve me dy specialistë të saj, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenit 80 të Kodit Rrugor, deri në miratimin prej ministrit të organizmave të akreditua..

Lexone

Profesionet më fitimprurëse në Shqipëri, ja sektorët me pagat më të larta në 2017

Nëse jeni në kërkim të një pune që paguhet mirë, bankat dhe shoqëritë e sigurimit do të ishin idealet. Sipas të dhënave të INSTAT, të përditësuara për 2017-n, “aktivitetet financiare dhe të sigurimeve” kishin pagën më të lartë mesatare në ekonomi, me gati 104 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 2.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Paga mesatare për bankat e sigurimet është dy herë më e lartë se mesatarja për të gjithë aktivitetet ekonomike.Por ka vetëm një problem. Të paktën sektori bankar prej disa vitesh nuk po zgjerohet dhe si rrjedhojë po merr fare pak punonjës të rinj. Të dhëna të tjera të Shoqatës së Bankave tregojnë se në banka, deri në fund të vitit 2017, punonin gati 6900 punonjës, apo 56 më pak se një vit më parë.Për më tepër, sistemi bankar është në fazë përqendrimi. Pas përthithjes së Veneto Banka nga Intesa Sanpaolo dhe blerjes së Bankës Kombëtare Greke (NBG) nga Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI Bank), numri i bankave në sistem është ulur nga 16 në 14. Të paktën e..

Lexone

Lame: Prag katastrofe, 80% e pronave të regjistruara gabim!

Kreu i ALUIZN-it, Artan Lamë deklaroi se situata kadastrale në Republikën e Shqipërisë është në pragun e katastrofës. Lame teksa evidentoi disa nga problemet që lidhen me pronat, theksoi se rreth 80 % e pronave janë regjistruar me probleme, ndërsa shtoi se ato do të duhet të riregjistroheshin.“Në një mënyrë apo në një tjetër, ndërtuesi nga pikëpamja e ndërtimit është pronar i objektit. Nuk ka raste të pazgjidhshme. Administrata bën këtë gjë. Rast më i vështirë ka qenë ai i pallateve Hawai. Për këto pallate duhet të behet një vlerësim. Në Tirana ka edhe 8 kate shtesë.Pra Bashkia e ka ditur që në ditën e parë që po behet shkelje, pra të gjithë kanë mbyllur sytë. Për problematikat e lejeve dhe ndryshimet që po bëhen tek legjislacioni. Që ka ndërtime pa leje, ka sa të duash. Shko edhe në Zvicër, edhe atje do e gjesh një penxhere pa leje.Me një administratë me probleme, me gjithë problemet e Shqipërisë. Një subjekt që na e ka sjell në majë të hundës. Më erdhën një herë banorët e ati..

Lexone