Home / Tag Archives: shqiperi (page 10)

Tag Archives: shqiperi

Babai i Rita Orës rrëfen të pathënat: Si e zbuluam talentin e saj në moshë të vogël, arratia nga shtëpia 17 vjeçe

Kur ishte vetëm 1 vjeçe, Rita Ora u shpërngul së bashku me prindërit dhe motrën e saj të madhe, Elenën, nga Kosova drejt Anglisë, në fund të viteve ’90.Pavarëissht se u rrit dhe jetoi në Londër, Rita u rrethua përgjatë gjithë jetës së saj me kulturën, njerëzit dhe traditat e vendit nga u largua.Gjyshi Besim Sahatçiu, një regjisor i shquar në Kosovë, dhe gjyshja e saj aq e ëmbël dhe fisnike do të jetonin së bashku me prindërit e Ritës në të njëjtën shtëpi. Shpirtin e kishin ende në Kosovë.I ati Besnik Sahatçiu Ora, rrëfen për “Shqiptarja.com” si nisi suksesi i këngëtares shqiptare në botë. Zbulimi i talentit nga mësuesja angleze kur ishte 9 vjeç dhe roli i parë si aktore në moshën 12-vjeçare.IntervistaJu zoti Besnik jeni babai i artistes së famshme Rita Ora, por edhe djali i një regjisori të shquar kosovar Besim Sahatçiut, dhe keni lindur në Kosovë. Ju kujtohet në rininë tuaj si e keni përjetuar ndarjen e Kosovës me Shqipërinë, kur ju jetonit nën varësinë e Ish shtetit Jugosll..

Lexone

Partizani replikon me Shulkun: Na thuaj, përse stadiumet janë bosh kudo në Shqipëri

Klubi i Partizanit ka reaguar ndaj deklaratave të Ilir Shulkut, sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, gjatë një emisioni televiziv. Ish-kapiteni i të kuqve, tashmë në rolin e zyrtarit të lartë të futbollit, nënvizoi mes të tjerash: “E pavërtetë nëse Partizani dhe klube të tjera mendojnë se gara nuk është e drejtë. Shpeshherë aludohet me gabimet arbitrare. Nuk mendoj se Partizani ka pasur penalitete apo favorizime në garë. Janë të gjithë të bindur që Partizani është aty për çka ka dhënë në fushën e lojës, ato pikë ka.Si ish-lojtar e kapiten i Partizanit nuk është se jam shumë i afërt që ta di si funksionon nga brenda klubi, por personalisht mendoj që këto vitet e fundit ka qenë ndërhyrja e shumë faktorëve ne ekip, e stafit drejtues. Te Partizani janë marrë me emra të mëdhenj e duke harxhuar financa, duke ndërruar stafe, qoftë teknik e drejtues. Kjo, padiskutim nuk do të japë rezultatin e duhur. Kjo ka qenë pika e dobët”.Por kjo gjë nuk qëndron për 15 herë kampionët e vendit, të cil..

Lexone

Neritan Ceka: Vijmë nga pellazgët, duhet vetëm ta vërtetojmë

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, shfaqet si mbështetës i linjës së origjinës pellazgo-ilire të shqiptarëve.Ceka ka sjellë këtë argument, ndonëse ky nuk mbështetet me dëshmi arkeologjike pellazgjike në Shqipëri, edhe kur ai vetë pranon që pellazgët dhe ilirët mbeten dy kufiza të panjohura.“Mendimi tij është i thjeshtë, pellazgët janë paraardhësit e ilirëve; shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve, kjo është triada të cilën nuk mund ta kundërshtojë askush, por janë të rrallë ata të cilët e atakojnë mënyrën, mjetet, të themi, metodologjinë për ta zgjidhur këtë trinom, ku kemi një të njohur të vetme dhe ky është elementi ai shqiptar; dy të tjerat ilirët dhe pellazgët mbeten gjithmonë në diskutim qoftë të gjuhësisë dhe qoftë të arkeologjisë” deklaroi Ceka.Këtë deklaratë, arkeologu Ceka e ka bërë në ceremoninë e promovimit në Akademinë e Shkencave të monografisë “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër” të Arsim Spahiut.Sipas vetë Spahiut, ky botim provon qartë se pellazgët s..

Lexone

Ambasadori italian: Procesi gjyqësor në Katania kundër Habilajve, nuk ka lidhje me Saimir Tahirin

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio, ka deklaruar se porocesi që po zhvillohet në Itali për grupin Habilaj nuk është i lidhur direkt me ish-ministrin Saimir Tahiri.Këtë deklarata ai e bëri nga Shkodra, ku mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti.“Di që në Katania është një proces që po ecen përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”, u shpreh ambasadori Cutillio.Cutilloi u shpreh i shqetësuar në lidhje me ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por e quan çmim që duhet paguar për një reformë të thellë si ajo e drejtësisë që po bën Shqipëria, e që nuk ka pasur precedent më herët në vendet europiane.“Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë europiane, ndoshta s’ka askund.Eshtë reformë e thellë dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare.Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton ..

Lexone

Dëllinja, pastruesi magjik i veshkave dhe mushkërive

Për Gazeta “Shëndet+”, dr. Gerald KolaEmri i frutit magjik njihet në latinisht si Juniperus, e me këtë emër e përdorin dhe disa zona në Shqipëri, por që i referohen rakisë ose xhinit që prodhohet nga ky frut.Nga ky frut nxirret edhe një lëng tjetër për qerasje, lëng të cilin e quajnë magjik. Pija është si birrë, e gazuar, por pak e athët dhe në Shqipërinë e Mesme e quajnë Hardiç.Dëllinja është magjike, sepse me pijen që mund ta prodhoni lehtësisht në shtëpitë tuaja, pastroni veshkat dhe sistemin urinar, trajtoni problemet e stomakut sidomos tretjes si dhe pastroni mushkëritë tuaja nga sekrecionet.Përgatitja!Duhet ta lani mirë e ta pastroni nga gjethet. Në një damixhan qelqi ose një tjetër enë por që të jetë qelq, futni dëllinjat dhe shtojini ujë. Raporti është një kilogram dëllinja me 4 litra ujë.Për 40 ditë radhazi, ena duhet të rrijë në një vend të errët e të thatë, e pasi të mbushet koha, ju mund të shijoni lëngun magjik.Nëse i fusni gjatë verës me dëllinja të vjetra, ..

Lexone

Babai i Rita Orës tregon “sekretet” e divës shqiptare: Ja sakrificat që kemi bërë. Na iku nga shtëpia që 17 vjeçe

Besnik Ora, babai i divës shqiptare rita Ora, ka dhënë një intervistë për gazetaren Dhurata Hamzai të Shqiptarja.com.Ai rrëfen sakrificat që ka kaluar familja e tij dhe tregon si arrita Rita deri këtu.Ju zoti Besnik jeni babai i artistes së famshme Rita Ora, por edhe djali i një regjisori të shquar kosovar Besim Sahatçiut, dhe keni lindur në Kosovë. Ju kujtohet në rininë tuaj si e keni përjetuar ndarjen e Kosovës me Shqipërinë, kur ju jetonit nën varësinë e Ish shtetit Jugosllav?-Unë sot jam 57 vjeç. I kam përjetuar edhe si student demonstratat në ‘81-shin. Atëherë kam qenë 17-18-vjeç. Kam përjetuar luftën dhe megjithatë isha shumë i lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në rininë time, para se të fillonte lufta. Pastaj më vonë kam përjetuar edhe ngjarjet e pavarësisë së Kosovës, e të tjera. Unë kam qenë i lidhur me ngjarjet e Kosovës që në rini, sepse ne si rini kishim dëshirën të ishim së bashku me Shqipërinë. Ashtu mendonte atëherë e gjithë rinia kosovare dhe prindërit tanë që e ..

Lexone

DYNDJA E EMIGRANTËVE NË SHQIPËRI, MINË ME SAHAT!

Foto ilustruese Nga Ledian DROBONIKUPër Shqipërinë hapet një tjetër kapitull i vështirë, ndoshta i fundit: DYNDJA E IMIGRANTËVEPse pritet të ndodhë kjo gjë:1. Sepse dyndja drejt Evropës ka dekada që ndodh e pas bllokimit të Italisë, Shqipëri mbetet portë natyrore.2. Ndërsa Shqipëria dhe Europa plaket e rrallohet, Afrika, Lindja e Mesme, janë bomba demografike. Vetëm Egjipti po kap 90 milionshin me 70% moshë të re. Pa folur për vendet afrikane e rritja e konflikteve kudo.3. Modeli i ekonomisë neoliberiste, zbatuar në Europë dhe imponuar dhe Shqipërisë ka nevojë për “ushtri rezervë” punëtorësh. Ndryshe nga ekonomia #keynesiane, bazuar mbi kërkesën e brendshme, punësimin e plotë dhe rritjen e rrogave, #neoliberizmi bazohet mbi papunësi strukturale, uljen e rrogave, prodhimit, cilësisë dhe mos-shpërndarjes të të ardhurave kombëtare në favor të 1%shi.Rritja e emigrantëve dhe ushtrive rezervë të papunësh anullon çdo luftë të punëtorëve për rritje rrogash dhe popullit për rritje t..

Lexone

Kur do të ketë llogaridhënie në PD?

Nga Artur AjaziLlogaridhënia në konceptin modern të fjalës, është padyshim termi më i përdorur sot në politikën europiane. Duke përjashtuar partitë dhe pushtetet diktatoriale, çdo parti politike demokratike, që ka një program të detajuar zhvillimi, padyshim transparencën e gjithçkaje e ka në plan të parë. Në vendet postkomuniste,të cilat për afro gjysëm shekulli ishin mësuar me komandën e Njëshit, dhe bindjen ndaj një partie, koncepti llogaridhënies ishte ndryshe, ku mbizotëronte “llogaridhënia e komunistit para partisë”. Në Shqipëri pas vitit 1992 me ndryshimin e sistemit, vetëm përgjatë këtij mandati qeverisës, koncepti teorik dhe praktik i llogaridhënies është futur dhe zbatuar nga Edi Rama. Mirë apo keq, kryeministri ka nisur në turin e tij në rrethe, fushatën e llogaridhënies së ministrave, zv/ministrave, drejtorëve, dhe deri tek rrangjet e ulëta.Natyrisht nuk kishte se si të mos kundërshtohej nga opozita aktuale edhe nisma e zotit Rama, pasi është në të drejtën e saj të jetë ..

Lexone

Frika nga terrorizmi, Rama: Të mbrojmë tolerancën fetare, është thesar

Konferenca Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në kuadër të Aqaba Meeting, zhvillohen për herë të parë në Tiranë, e cila është pritur nga kryeministri Rama. Në të marrin pjesë krerë të disa qeverive të Ballkanit, përfshi atë të Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Shkupit dhe Sofjes.Aqaba Meeting, ose Takimet e Akabës, janë një iniciativë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah, e për herë të parë organizohen jashtë vendit të tij që prej themelimit në vitin 2015.“Toleranca fetare është një thesar i vërtetë, që ne duhet ta mbrojmë. Brezat e ardhshme duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë thesar”, theksoj Rama gjatë fjalës së tij.Vetë Mbreti Abdullah i Jordanisë ishte parashikuar që të vinte në Tiranë për të marrë pjesë në bisedimet dhe takimet kundër terrorizmit, por zhvillimet e brendshme në Jordani, duket se kanë ndryshuar planet e tij dhe në vend të tij në Shqipëri ka mbërritur Princi i Jordanisë, i cili theksoi se “Problemet duhet të zgjidhen me bashkëpunim”.“Të gjithë nj..

Lexone

“Një ditë shqiptare në Tokio”, Bushati vizitë zyrtare në Japoni: Thellojmë marrëdhëniet ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka nisur sot një vizitë në Japoni, gjatë së cilës, do të takohet me homologun e tij, Ministrin për Punët e Jashtme të Japonisë, Taro Kono.Në fokus të kësaj vizite është bashkëpunimi dypalësh dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.Në këtë optikë, gjatë ditës së sotme, Ministrit Bushati zhvilloi takime me Ministrin japonez të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko, Presidentin e Federatës Japoneze të Biznesit, Yoshio Sato, si edhe mori pjesë në aktivitetin e organizuar me këtë rast nga Ambasada e Shqipërisë në Tokio “Një ditë shqiptare në Tokio”, për promovimin e fushave dhe veprimtarisë së biznesit shqiptar në tregun japonez dhe të Shqipërisë si një destinacion potencial për investitorë japonezë.Në takimin me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko u diskutua në lidhje me stadin aktual të marrëdhënieve ekonomike, intensifikimin e mëtejshëm të tyre dhe përqendrimin në fusha sp..

Lexone