Home / Tag Archives: shpreson

Tag Archives: shpreson

Argjentina humbet një tjetër lojtar para Botërorit, Ikardi shpreson

Pak ditë më parë, Argjentina njoftoi se gardiani Serxhio Romero nuk do të luante në Botëror, duke qenë se ka pësuar një dëmtim, ndërkohë që së fundmi, Argjentina është përballur me një tjetër dëmtim.Bëhet fjalë për mesfushorin 25 vjeçar Manuel Lancini i cili ka këputur ligamentin në gjurin e djathë, duke bërë që ta ndërpresë aventurën me Argjentinën, vetëm 6 ditë para se të nisë Kupa e botës.Tekniku i Argjentinës, Sampaoli duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij, ndërkohë që kapiteni i Interit, Mauro Ikardi shpreson që të ketë një ftesë për të, në mënyrë që të jetë i pranishëm në Kupën e botës.Manuel Lancini luan në Premier Ligën angleze, me skuadrën e Uest Hemit dhe në ditët në vijim do të shihet se sa kohë do t’i duhet mesfushorit për të qëndruar jashtë fushave të blerta.

Lexone

Yulia Skripal shpreson se do të kthehet në Rusi

Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit rus, Sergei Skripal që ishte helmuar në Sallsbëri muaj më parë, ka thënë se “është e lumtur që është gjallë” pas sulmit.Yulia dhe babai i saj i ishin ekspozuar agjentit nervor Noviçok më 4 mars. Në deklaratën e saj të parë publike prej kur ka ndodhur sulmi, Skripal i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se jeta e saj është “përmbysur”, mirëpo ajo shpreson se do të kthehet në Rusi në të ardhmen.Babai i saj është liruar nga spitali më herët gjatë këtij muaji. Duke folur për Reutersin, Skripal ka falëndëruar ambasadën ruse për ndihmën, mirëpo ka thënë se ajo dhe babai i saj “nuk kanë qenë të gatshëm ta pranojnë atë”. Yulia i ka cilësuar “të kujdesshëm” dhe “shumë të mirë” personat që janë kujdesur për të pas sulmit.“Ne jemi shumë me fat që i kemi mbijetuar tentim-vrasjes. Shërimi ynë ka qenë i ngadalshëm dhe jashtëzakonshëm i dhimbshëm”.Ajo po ashtu ka kërkuar që të ruhet privatësia e familjes së saj.

Lexone

Çudit grupi i shkencëtarëve gjermanë: Drejt riprodhimit të trurit të neandërtalit

Një grup shkencëtarësh e biologësh gjermanë janë në fazën e fundit të procesit për “riprodhimin” e trurit të neandërtalit.Behet fjalë për një punë kërkimore të Departamentit të Gjenetikës në Institutin Max Planck në Leipzig.Udhëheqësi i këtij studimi, Profesor suedez, Svante Paabo thotë se neandertalet e zhdukur kanë qenë speciet më të ngjashme me njeriun modern dhe shembulli më i mirë për t’u krahasuar.Në muajt në vijim puna do të përqendrohet tek fijet e vogla të indeve, të njohura si organoidet e trurit, që do të rriten nga qelizat njerëzore që janë ndërtuar për të përmbajtur versionet e neandertalizuara të disa gjeneve.Organoidet, në fazat fillestare janë të paafta për mendime apo ndjenja dhe konsiderohen si kopje të strukturave themelore të një truri të maturuar. Pikërisht, duke shfrytëzuar këto, grupi i studiuesve gjermanë shpreson që për herë të parë të shpjegojë dallimet biologjike mes trurit të njeriut të sotëm dhe të atij të neandertalit.“Kërkojmë të verifikojmë nës..

Lexone

Irak, zgjedhje parlamentare pas fitores kundër ISIS

Votimi në Irak konsiderohet si mjaft orientues për të ardhmen e vendit. Një temë qendrore është nëse Iraku i qeverisur nga shiitët do të afrohet më shumë me vendin fqinj shiit, Iranin në të ardhmen.Më shumë se 24 milionë irakianë me të drejtë vote, zgjedhin një parlament të ri për herë të parë pas fitorës kundër milicëve ekstremistë të IS-it. Më shumë se 700 kandidatë votojnë për 329 vende në parlament. Nuk duket se do të ketë një parti me fitore të qartë. Shiitët duken të përçarë, kurdët të dobësuar dhe partitë tradicionale të sunitëve janë mjaft të margjinalizuara. Kryeministri shiit i Irakut, Haidar al-Abadi konsiderohet me më shumë shanse për fitoren, por nuk ka prognoza të besueshme për zgjedhjet.Al-Abadi shpreson për një mandat të ri pasi ai ia doli të zmbrapsë xhihadistët dhe të pengojë shkëputjen e kurdëve. Ai e prezanton veten si përkrahës të politikës së ekulibirit mes shiitëve dhe sunitëve, si edhe mes Teheranit dhe Uashingtonit. Por shumë irakianë e bëjnë atë përgjegjës..

Lexone

VIDEO: Helikopteri i parë në hapësirë, nga NASA në Mars

Një helikopter do të vizitojë planetin Mars, duke shënuar të parin udhëtim të një mjeti të tillë fluturues në hapësirë.Projekti I NASA-s do të konkretizohet në 2020-ën, teksa helikopteri do të jetë me përmasa minimaliste prej 1.8 kilogramësh.Nëse është e suksesshme ky eksplorues ajror i Marsit, do të ishte helikopteri i parë që do të fluturonte në një planet tjetër.NASA shpreson të nisë prototipin në Mars në 2020, i cila është projektuar për të ndjekur shenjat e jetës në planetin e kuq. (TemA)

Lexone

OBSH: Frikë nga shpërthimi i ebolas

Në Republikën Demokratike të Kongos mund të shpërthejë një epidemi e madhe e ebolas. Të gjitha shpresat për ta frenuar pjesën tjetër të virusit, janë tani tek një vaksinë, e cila ende nuk është miratuar për përdorim.“Ne jemi shumë të shqetësuar dhe po përgatitemi për të gjitha skenarët, madje edhe më të këqinjtë,” tha zëvendëskryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Peter Salama në Gjenevë. Edhe vendet përreth janë në rrezik. “Ne kemi vënë tashmë nëntë vende fqinje në alarm të lartë,” tha Salama. Virusi mund të përhapet veçanërisht në vendet fqinje Kongo-Brazavil dhe Republikën e Afrikës Qendrore për shkak të lumit të Kongos dhe lumenjve të tjerë të përbashkët.Që nga 4 prilli, ka 32 raste të dyshuara ose të konfirmuara, dhe 18 vdekje. Një rast i ri i dyshuar është raportuar nga qyteti veriperëndimor i Bikoro. Ministritë e Jashtme të disa vendeve u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të mos udhëtojnë në këtë rajon.Shpresat tek vaksinaOBSH-ja shpreson se një vaksin..

Lexone

FOTOT/ Prifti i moshuar në kërkim të dashurisë së humbur… ish partnerit 55 vjet më të ri

Një ish-prift i moshuar, i cili u nda nga bashkëshorti i tij 55 vjet më i ri pasi i bleu atij një apartament luksoz në Bukuresht të Rumanisë, thotë se shpreson që të kthehen sërish bashkë.Prifti i tërhequr Philip Clements, 79 vjeç, u martua me Florin Marin, 24, pasi u njohën në një faqe takimesh në internet.Por marrëdhënia e tyre ndryshoi, pasi Clements shiti shtëpinë e tij në Angli për 214 mijë paund, që t’i blinte të riut një apartament në Rumani.Menjëherë dyshja u ndanë, duke e lënë ish-priftin trokë, pa asnjë kacidhe.Clements shpreson që ai të bashkohet sërish me 24 vjeçarin dhe është betuar se do ta bëjë pjesë të testamentit të tij. (TemA)

Lexone

Interi fundos Udinesen, fiton 0-4 në Friuli dhe shpreson për Championsin

Interi mban të gjalla shpresat për një vend në zonën Champions. Skuadra zikaltër, që vinte në javën e 36-të të Serisë A pas humbjes mes polemikash me Juventusin për shkak tëvndimeve të arbitrave, shkatërroi 0-4 në Friuli Udinesen, që dy javë para fundit vë në rrezik serioz mbijetesën.Një ndeshje e dominuar në çdo aspekt nga ekipi i Spallettit, që e gjeti golin e parë që në minutën e 13-të me Ranocchian, pas krosimit të Brozovic.Në fund të pjesës së parë zikaltrit shënuan edhe dy herë të tjera brenda dy minutave me Rafinhan dhe Icardit, duke hipotekuar tri pikët ende pa shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.Për Interin u bë edhe më e thjeshtë pas minutës së 49-të, moment kur Fofana u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë, me kryesorin që u konsultua me Var-in.Goli i rezultatit përfundimtar 4-0 u shënua nga Borja Valero në minutën e 71-të.6 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Interi fiton bindshëm ndaj Udineses, shpreson për Championsin

Interi nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për një vend në Champions, teksa dy javë nga fundi, ka mposhtur bindshëm Udinesen me rezultatin 0-4.Zikaltrit e Spallettit lanë pas humbjen mes polemikash ndaj Juventusit dhe dominuan takimin ndaj friulianëve, duke marrë 3 pikë të vlefshme dhe duke vënë nën presion Lazion dhe Romën, që renditen para tyre në renditje.Ranochia, Rafinha dhe Icardi shënuan në pjesën e parë për Interit dhe Borja Valero në të dytën, ndërsa Fofana la Udinesen me 10 futbollistë për 40 minutat e fundit të sfidës.,Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 69 pikëve, vetëm një më pak se Lazio dhe Roma, që luajnë sot ndeshjet respektive. Nga ana tjetër Udinese zhytet në krizë, pasi nuk fiton prej 14 ndeshjesh dhe rrezikon seriozisht t’i bashkohet Beneventos dhe Veronës në rrugën drejt Serisë B.

Lexone

Luhet Flamurtari-Vllaznia, sfidë ku ndalohet dështimi

😍

Flamurtari u mund javën e shkuar në Gjirokastër, por nuk është ende jashtë gare për Europën, edhe pse sot fitoi Laçi. Sot kuqezinjtë duan tre pikë shprese kundër Vllaznisë, para se të lajnë hesapet me laçin, mesjavën e ardhshme në Vlorë.Ndërkaq, Vllaznia me mungesa shpreson të befasojë dhe një pikë e kënaq plotësisht, duke shpresuar që Teuta të mundet nga Partizani.Flamurtari – Vllaznia 0-0Flamurtari: Nurkoviç, Pollozhani, Musta, Siljanovski, Veliu, Sidibe, Useini, Tunkara, Muarem, Nedelkjoviç, Bushiç. Trajner: Ardi Behari. Të gatshëm: Sali, Zuka, Hoxhaj, Bici, Deliaj, Zhufo, Tushi.Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Mersini, Orelesi, Çinari, Vucaj, Gocaj, Lika, Malota, Tafili, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Bardhulla, Gurishta, Pushi, Krymi.Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova, K. Cjapi.Delegat: B. Pregja; Vëzhgues: M. Allkja.

Lexone