Home / Tag Archives: shpresat

Tag Archives: shpresat

Shpresa vdiq e para…bashkë me të vdiqën dhe shpresat e një familjeje!

Nga Alma NikolliShpresa ia vunë emrin. Projektuan në emrin e saj ditë më të mira, dritë, pozitivizëm e jetëgjatësi.Por Shpresa nuk vdiq e fundit, vdiq sot, në mesin e jetës së saj.Shpresa vdiq duke vdekur shpresat e familjes së saj të pashpresë!Shpresa Rami, as nuk humbi jetën e as nuk u shua, po vdiq sot në minierën e Bulqizës. Atje në nëntokë vdesin njerëz shpesh.Ata vetë janë të mësuar disi me vdekjen, janë larg ajrit e zogjve dhe afër dheut e krimbave.Shpresa, ndoshta kishte shpresë se në “mbitokë”, duke seleksionuar kromin oksigjeni nuk do t’i mungonte edhe për disa vite të tjera, por jo, miniera e vdekjes nuk kursen.Ajo vdiq në sheshin e grumbullimit të mineralit, u shtyp nga një fadromë. Do të diskutohet pak më shumë se vdekjet e shpeshta që ndodhin në këtë minierë për faktin se ishte grua.Ndoshta feministe e jo feministe do të flasin për të drejtat e një gruaje të fortë që punonte për të jetuar, ama për vdekjet e përditshme do të heshtet shpejt.Në fund të fund..

Lexone