Home / Tag Archives: shprehur (page 5)

Tag Archives: shprehur

Donald Trump- Kim Jong-un: Caktohet vendi ku do të takohen liderat botërorë

Në një takim të përmasave historike, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kim Jong-un, do të takohen në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit.Vendtakimin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, ndërsa samiti historik do të mbahet më 12 qershor.Ky do të jetë takimi i parë i një lideri koreano-verior me një president të SHBA-së që është në detyrë. Sipas Trump, planet “janë duke shkuar shumë mirë”.“Shumë marrëdhënie janë duke u krijuar, shumë negociata janë duke u bërë përpara takimit. Është takim shumë i rëndësishëm, do të jenë disa ditë tejet të rëndësishme”, është shprehur Trump për gazetarët.Ka qenë Sarah Sanders, sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, e cila ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Twitter se ky samit do të zhvillohet në hotelin luksoz, Capella.UPDATE: The venue for the Singapore summit between @POTUS and Leader Kim Jong Un will be the Capella Hotel on Sentosa Island. We thank our great Singaporean hosts for their hospitality.— Sarah S..

Lexone

Masivi shkëmbor bie mbi autobus, plagosen dy vajza në Shëngjin (FOTO)

Kjo e mërkurë ka nisur me një ngjarje të rëndë në Shëngjin, e cila mund të kishte përfunduar edhe në tragjedi. Kështu, raportohet për një autobus të dëmtuar në pjesën e pasme të tij, si pasojë e shkëputjes së një masivi gurësh.Në momentin e goditjes, autobusi ka qenë duke transportuar punonjës të një fabrike peshku dhe dy vajza janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shëngjinit, në vendin e quajtur “Knalla”.“Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ, me drejtues shtetasin P.P. i cili po kalonte aty në ato momente. Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumës në Tiranë, dhe shtetësja B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.1 of 4Pal Paci shoferi i autobusit ka thënë për mediat se të tjerë gurë mund të shkëputen nga kjo pjesë e rrugës duke vënë..

Lexone

Shëngjin, dy të plagosur si pasojë e rënies së një masivi gurësh (FOTO)

Një masiv gurësh ka rënë në rrugë, në hyrje të qytetit të Shëngjinit, duke plagosur dy persona.Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur Kenadha, orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.Nga rrëzimi i gurëve janë plagosur dy persona, por që janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një qytetar na raporton për një autobus të dëmtuar.1 of 3Pal Paci shoferi i autobusit ka thënë për mediat se po transportonte punëtorë për në fabrikën e peshkut.“Ranë gurë dhe njerëzit u traumatizuan. Kam 20 vite shofer dhe kurrë s’kisha parë diçka të tillë”, është shprehur ai.Në vendngjarje kanë shkuar forca policie, edhe për të menaxhuar trafikun.

Lexone

Agjenti i Yaya Toure parashikon “mallkimin afrikan” për Pep Guardiola-n

Dmitri Seluk, agjenti i Yaya Toure, ka parashikuar se një “mallkim afrikan” do ta ndalojë trajnerin e Manchester City-t Pep Guardiola për të fituar Champions League.Deklaratat vijnë pas komenteve të ish-mesfushorit të City-t Yaya Toure, i cili është shprehur për France Football se Guardiola shpeshherë ka probleme me lojtarët afrikanë.Shluk dhe Guardiola njihen si armiq prej vitesh tashmë, që kur lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte te Barcelona.Të martën, Seluk është shprehur për Sport24 se Guardiola është një njeri i pavlerë përpara se të bënte parashikimin:“Mënyra se si ai është sjellë kundrejt Toure, një legjendë e klubit, duke gjetur pretekste nga më të ndryshmet për të mos e aktivizuar… Ai ka vendosur gjithë Afrikën kundër tij shumë tifozë afrikanë i kanë kthyer shpinën City-t.“Dhe jam i sigurt se shumë njerëz që merren me magji të zezë nuk do ta lejojnë Guardiola-n të fitojë Champions League në të ardhmen. Do të jetë si një mallkim afrikan për Guardiola-n.“Koha do të t..

Lexone

4 vende, gati t’i bashkohen NATO-s

Vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior përballen me sfida të sigurisë ndërsa përgatiten për takimin e muajit korrik në Bruksel. Mes sfidave madhore për vendet e NATO-s janë rritja e tensioneve me Rusinë, e cila prej kohësh ka kundërshtuar zgjerimin e aleancës në Evropën Lindore. Para takimit të 11 korrikut, katër vende kanë deklaruar synimet e tyre për t’u anëtarësuar në aleancë.Që nga viti 1949, anëtarësimi në NATO është rritur nga 12 në 29 vende gjatë shtatë raundeve të zgjerimit. Në maj, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi nevojën për një aleancë më të fuqishme.“Jetojmë në një botë më të paparashikueshme, kemi nevojë për një NATO të fuqishme, dhe duhet të investojmë më shumë për sigurinë tonë.”Këtu përfshihet zgjerimi me vende të reja për forcuar aleancën. Ish-senatorja Kay Bailey Hutchinson është Përfaqësuese e Përhershme e Uashingtonit në NATO.“Jemi atje për të përcaktuar standardet dhe që t’i ndihmojmë t’i plotësojnë at..

Lexone

Surprizon deputeti shqiptar, kërkon Kanunin brenda Kodit Penal

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, ka deklaruar sot se në Kodin Penal, duhet të futet edhe Kanuni.Mikullovci e ka argumentuar qëndrimin e tij, duke u shprehur se Kodit Penal duhet t’i vijë “erë” shqip.“Nuk më pëlqeu fort, se nuk po i vjen erë shqip këtij projekt-kodi.Mendoj se do u ishte dashur të mbështeten ata ekspertët tuaj pak edhe në Kanun, edhe në traditën e pleqve.Pleqëria jonë ka zgjidhur konflikte që nuk ka ditur asnjë jurist t’i zgjidhë.Posaçërisht u ndala në dhunën në familje. Ky ligj nuk mund të aplikohet si në Angli, Amerikë e tjera vende.Ne jemi tjetër dhe duhet t’iu tregojmë që jemi tjetër”, ka thënë Mikullovci.Ai mori përsipër të sillte edhe një shembull, si për të ritheksuar mendimin e tij.“Të marr një shembull sipas këtij ligji.Nëse gruaja e padit burrin e burri shkon dy vjet në burg, e kur të kthehet prej burgu a e pret ajo grua në shtëpi, tregomëni?Mandej, le të flasin ata çka të duan, por pa e rrahur fëmijën, fëmija nuk bëhet..

Lexone

Shëndetësia, ku thërret qameti. Rama fshin ankesat e qytetarëve

“Doktoreshë Bianka ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT. Me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra evropiane”.Përmes këtij njoftimi kryeministri Edi Rama u ka thënë sot mirëmëngjes shqiptarëve.Por si i janë përgjigjur qytetarët?“Për çfarë standarti Europian flisni? Në maternitetin Mbretëresha Geraldinë gratë me dhimbje lindje qëndrojnë nga dy veta në një krevat, aparatura e matjes së rrahjeve të zemrës së bebit mezi punon, atë aparaturë rrangallë e marrin sa te reanimacioni sa te urgjenca. Sistemi i shëndetësisë është ku thërret qameti, duket sikur talleni me këto raportime”,shkruan një nga komentuesit.Pretendime për mungesë aparaturash dhe shërbimi kanë shprehur disa komentues, por ka ndodhur që komentet negative të fshihen. Kjo situtatë ka mërzitur edhe më shumë komentuesit.

Lexone

Bisedimet Kosovë-Serbi, reagon BE: Janë në dorë të palëve, debat për kompromiset

Bashkimi Evropian tha se takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve mbetet në dorën e palëve.Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyra për informim e Bashkimit Evropian i tha Zërit të Amerikës se “Bashkimi Evropian vepron si një lehtësues në bisedime. Është në dorën e palëve të bien dakord për përmbajtjen, shpejtësinë, hapat e ardhshëm, formatin dhe afatet kohore të bisedimeve. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryenegociatorët nga të dyja palët dhe do të vazhdojmë diskutimet tona në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Bashkimit Evropian në Bruksel.Ekipet teknike të Prishtinës e Beogradit ishte planifikuar të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet që pastaj do t’i hapnin rrugë një takimi ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.Por, ekipi negociator i Prishtinës ka shprehur pakënaqësi me zyrtarët e Bashkimit Evropian për caktimin e temave në bisedimet teknike.Zyrtarët e..

Lexone

Baloteli dhe e ardhmja: Ku do të shkoj? Zv.kryeministri Salvini e di…

I pranishëm në Torino, në prezantimin e librit me titull “Demoni” të Alessandro Alciato, qendërsulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, foli për mikrofonat e “Sky Sport”. Ai ka përdorur sarkazmën, kur u pyet për të ardhmen e vet dhe çështjen e shtetësisë së emigrantëve në Itali.“Ku do të luaj unë? Thjesht pyesni avokatin Rigo (bashkëpunëtor i Mino Raiola, në audiencë), – tha Mario. – Në të vërtetë, i thashë atij: Salvini e di se ku jam duke shkuar për të luajtur (qesh)”. Kjo ishte një shigjetë dhe përgjigje ndaj zëvendëskryeministrit italian, i cili më parë kishte shprehur hutim për mundësinë që Balotelli të bëhet kapiten i kombëtares axurre.Duke folur seriozisht kësaj here, Balotelli shtoi: “Unë vërtetë nuk e di se ku do të luaj, qoftë në Itali, apo jashtë vendit. Nëse vij në Torino? Pse jo, është një qytet i bukur”. Sipas “Sky Sport”, aktualisht në “pole position” për sulmuesin në fjalë është Olympique Marseille, ndërsa në Itali vetëm Atalanta dhe Genoa do të lëvizin konkretisht, por..

Lexone

Deklarata e Kryemadhit/ Cila nga ministret e Ramës do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin ‘Tonight’ se janë dy ministre të kabinetit Rama, që po përgatiten për të qenë kandidate të socialistëve në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të. Kështu kryetari aktual i Bashkisë Erion Veliaj nuk është tashmë një kanditat i sigurt në listat e PS-së për Tiranën.“Janë dy ministre. Po ta them pas emisionit, nuk ta them këtu, se do lëmë disa gjëra për më vonë. Unë nuk bëj diversion, mjafton të shkoni të pyesni shefat e kabinetet të disa ministrave. Po, janë zonja”, është shprehur kryetarja e LSI.Kështu në Qeverinë e Edi Ramës janë gjashtë gra ministre, të cilat janë kandidate potenciale për bashkinë e Tiranës, në rast se i referohemi deklaratës së Kryemadhit.Ministret në Qeveri:Olta Xhaçka – Ministre e MbrojtjesLindita Nikolla – Ministre e ArsimitOgerta Manastirliu – Ministre e ShëndetësisëEtilda Gjonaj – Ministre e DrejtësisëMirela Kumbaro – Ministre e KulturësSonila Qato – Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes...

Lexone