Home / Tag Archives: shprehur (page 20)

Tag Archives: shprehur

82% e gjermanëve konsiderojnë SHBA partner jo të besueshëm

Shumica dërrmuese e gjermanëve besojnë se SHBA nuk është një partner i besueshëm për Berlinin kur bëhet fjalë për bashkëpunimin politik, sipas një sondazhi të ri. Rezultatet e sondazhit vijnë pasi kancelarja Merkel tha se Evropa nuk mund të mbështetet më te Uashingtoni.Sondazhi, i porositur nga ofruesi i shërbimit publik ZDF, zbuloi se 82 përqind e gjermanëve besojnë se SHBA nuk është një partner i besueshëm, me vetëm 14 përqind që besojnë se është. Katër përqind të mbetur janë shprehur se janë të pasigurt.Angela Merkel tha më parë këtë muaj se Evropa “duhet të marrë fatin e vet në duart e veta”, duke vënë në dukje se “nuk është më raporti i dikurshëm me Shtetet e Bashkuara”.Deklarata e Merkel erdhi pasi presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit, pavarësisht se Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, i kërkuan atij të mbetet pjesë e marrëveshjes.Megjithatë, shumica (65%) e gjermanëve janë ende optimistë se nënshkruesit e mbetur të marrëvesh..

Lexone

“Butari, shqiptari i Selanikut”

Nga Gerta BanushiNuk është e para herë që Kryetari i Bashkisë së Selanikut sulmohet.Që prej zgjedhjes se tij si kryetar i Bashkisë së Selanikut ka qenë shënjestër e sulmeve nga ekstremistë e majtë e të djathtë grekë. Por ajo që ndodhi ditën e shtunë i vuri kapakun me anë të dhunën fizike ndaj kryebashkiakut.Janis Butaris u qëllua brutalisht nga aktivistë që merrnin pjesë në përkujtimoren e gjenocidit kundër pondëve, pakicës greke që u shpërngul me dhunë nga Azia ku u vranë afro 300 mijë njerëz.Sulmi ndaj Butaris nuk ishte gjë tjetër veçse një goditje e paralajmëruar për të disatën herë nga ekstremistët, të cilët nuk i kursyen shkelmat e sendet e forta kryetarit të Bashkisë së dytë më të rëndësishme në Greqi.Por kush është Janis Butaris? Vizion Plus sjell profil të 75-vjeçarit.Ai drejton Bashkinë e Selanikut prej vitit 2011. Është biznesmen, pasardhës i themeluesve të kantinës së verës me famë botërore“Butari”.Nuk i ka mohuar kurrë rrënjët e tij voskopojare. Babai i tij St..

Lexone

Këngëtarja e njohur shqiptare thumbon koleget që mburren me lekët e të dashurve

Pas një kohe të gjatë mungese, këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili, ka publikuar këngën e saj më të re “T’iqja”.Në thelbin e saj, kjo këngë është një ‘thumb’ që Adelina i ka drejtuar të gjitha femrave që sponsorizohen nga një dikush i tretë.E kuruar deri në detajin më të vogël, ajo ka shprehur realitetin në të cilën jetojmë nëpërmjet fjalëve që këndon në klip, të cilat i drejtohen femrave që janë pjesë e tregut muzikor.Emri i këngës, “T’iqja” është shkurtim i emrit “Hatixhe”. Po ashtu, Adelina ka bërë të ditur se do të vijë shumë shpejt me projekte të tjera muzikore.The post Këngëtarja e njohur shqiptare thumbon koleget që mburren me lekët e të dashurve appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

E rrallë/ Gruaja 88 vjeçare i lë trashëgimi pasurinë prej 3 milionë eurosh Silvio Berlusconit

Një grua 88 vjeçare nga L’Aquila, e cila vdiq 20 ditë më parë, i ka lënë trashëgimi të gjithë pasurinë e saj prej 3 milion eurosh, Silvio Berlusconit.Ky lajm u bë i ditur nga avokatja e saj Andrea Ferrari, e cila në një letër ka shkruar të gjithë historinë se si Znj. Anna C., një ish- punonjëse në Sekretariatin e Përgjithshëm të Presidencës së Këshillit të Ministrave, ka lënë një testament ku kërkon që pasuria e saj t’i kalojë Berlusconit.Znj. Anna ndërroi jetë 20 ditë më parë dhe nuk ishte martuar asnjëherë e nuk kishte asnjë fëmijë. Ajo kishte në pronësinë e saj 3 prona të patundshme, shumë toka dhe dy llogari plot me para, të cilat tashmë do t’i kalojnë Silvio Berlusconit.Këtë vendim ajo e ka marrë për t’i shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ish kryeministri italian i ka dhënë, me të cilin ka punuar gjatë kohës kur ky ishte në postin e kryeministrit.Po ashtu, në këtë letër, Znj. Anna ka treguar se më të shumtën e pasurisë së saj e ka vendosur kur ishte duke punuar për Be..

Lexone

Pasi u puthën në buzë, shihni ç’bën Fero për Roza Latin

Reperi i njohur, Fero dhe moderatorja bukuroshe, Roza Lati, prej disa kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi u aludua se midis tyre kishte diçka më shumë se shoqëri.@roza_lati #WhyNot @zzapnchrissA post shared by FERO / ALLES BABA (@ferofera) on May 14, 2018 at 11:20am PDTMegjithatë, Roza e ftoi Fero në emisionin e saj “Why not”, ku edhe sqaruan publikisht se midis tyre nuk kishte asgjë. E për ta konfirmuar këtë, ata shkëmbyen një puthje në buzë, e cila u komentua nga të gjithë.Pas kësaj puthje të famshme, duket se Fero është fiksuar me moderatoren. Në një foto që ka hedhur Roza së fundmi, reperi ka shprehur hapur simpatinë për të.Roza si Rita dhe Fero si Fero Sonte 22:30 @ ORA NEWS … don’t miss it!A post shared by Roza Lati © (@roza_lati) on May 12, 2018 at 10:47am PDT“Një yll i vërtetë”, ka komentuar Fero në foton e moderatores, ku ka nxitur ndjekësit e shumtë që të reagojnë ndaj këtij komenti, duke rinisur thashethemet.The post Pasi u puthën në bu..

Lexone

Drejt “Rusi 2018”: Gjermania Perëndimore, kampione pas 20 vjetësh (1974)

Nga Skifter KëlliçiNë maj të vitit 1970,disa javë para se në Meksikë të fillonte botërori i nëntë i futbollit , pata pyetur një inxhinier të Qendrës Eksperimentale të TV-së se a mund të kalohej figura e RAI-t dhe e televizioneve jugosllave që shiheshin shumë mirë, në kanalin tonë. M’u përgjigj se nuk kishte asnjë vështirësi. Atëherë i thashë se unë isha gati të komentoja ndeshje futbolli të botërorit meksikan, duke dëgjuar komentin me kufje. Ai i gëzuar ia përcolli këtë propozim Thanas Nanos që aso kohe vazhdonte të ishte drejtori përgjithshëm i Radio Tiranës, ku përfshihej edhe Qendra Eksperimentore e Televizionit.Por më kot. Thanas Nano, dogmatik dhe konservatori,as që e përfilli fare këtë ide e kështu QE e Televizionit , në kohën kur televizionet e huaja transmetonin këtë Botëror transmetonte sa për të kaluar radhën filma artistikë dhe dokumentarë, shumica kinezë, që nuk i shihte askush.Por më 1972 Todi Lubonja që zëvendësoi Thanas dogmatikun, e pëlqeu këtë ide dhe kështu po a..

Lexone

“Burri jot ka dy të dashura”, moderatori trondit këngëtaren shqiptare

Adelina Ismaili është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila vetëm dy ditë më parë është rikthyer në tregun muzikor me këngën e saj më të re, “T’iqja”.Sonte 20:30 N’Kosovë Show me Shpetim Deskun pleqnim. First ChanelA post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on May 20, 2018 at 11:13am PDTDitën e djeshme, ajo ka qenë e ftuar “n’Kosovë show”, ku është shprehur mjaft e lumtur që bashkëshorti i saj e motivon për të vazhduar karrierën muzikore.Everything…A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on Apr 9, 2018 at 6:30am PDT“Jam me fat që kam Valin, është motivim. Ai e do karrierën time më shumë se unë. Këtë ta garantoj. Kur flet për atë punë, flet me pasion, me dashuri. Kurse unë kohët e fundit jam ‘Ku ku djali, ku ku djali”, është shprehur këngëtarja.Ndërsa moderatori nga ana tjetër, e ka shokuar atë me deklaratën e tij. “Vali paska dy të dashura...”, një konstatim që e ngriu në vend Adelinën.“Qysh? Ku i ka bre?”, është përgjigjur ajo, nd..

Lexone

Kritik i Bashës, ish drejtuesi i PD që u dorëhoq në shenjë revolte, gati të rikthehet nëse ka zhvillime…

Tomor Alizoti, ish drejtues i departamentit për ish të perndjekurit politikë në PD, sot i distancuar nga Lulzim Basha dhe një zë i fortë kritik kundër tij, thotë se opozita e javëve dhe muajve të fundit në denoncimin e skandaleve të drogës ka qenë e fortë.Në ‘Kapital’ në Vizion Plus, Alizoti është shprehur se ” Opozita ka qenë e argumentuar e saktë dhe bindëse.Ka njerez që thone se këto janë lojëra mes Bashës dhe Ramës, une nuk e besoj këtë. Opozita ka arritur t’i tregojë qartazi publikut se qeveria është e inkriminuar”.Teksa u pyet nëse është brenda apo jashtë PD, ai u përgjigj:“Unë e kam kritikuar PD dhe udhëheqjen e saj. Por unë jam në PD sepse e fus veten te njerëzit konservatorë dhe të djathtë. Une dhe familja ime dihet qe kemi vuajtur.Mendoj se thelbi i vuajtjes në vendin tonë ka qenë “mendimi ndryshe”. Jo vetem të djathtët, por edhe ata të majtë që fillimisht mendonin se komunizmi do të sillte begatinë, sapo filluan të mendonin ndryshe, përfunduan në burgje.Shqipëria..

Lexone

Griezman te Barcelona, edhe falë Leo Mesit!

Që prej momentit kur skuadra të mëdha kanë nisur aksionin për të bindur Antoine Griezmann të largohet nga Atletico Madridi, drejtuesit e klubit bardhekuq po bëjnë gjithçka që ta bindin sulmuesin të qëndrojë me ta. Kërcinimi kryesor për Alteticon është Barcelona.Katalanët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të francezit që kap shumën e 100 milionë eurove. Për ta bindur Griezmannin, sipas mediave spanjolle është futur skenë edhe Lionel Messi, i cili po mundohet ta bindë lojtarin të pranojë transferimin në “Camp Nou”.Në fakt, këto përpjekje duken se po japin rezultat, pasi francezi po e sheh gjithnjë e më pranë transferimin te Barcelona. Drejtuesit katalanë po shpresojnë që marrëveshja të mbyllet përpara fillimit të Botërorit. Por në garë është edhe Reali i Madridit.Nuk është vetëm Messi që dëshiron ta ketë shok skuadre Griezmanin, por edhe Ronaldo, i cili ia ka shprehur hapur presidentit Florentiono Perez dëshirën që bashkë me francezin ai të transferojë edhe portierin..

Lexone

FOTOT/ Moderatori i njohur hap “zemrën” publikisht: Kam fiksim jete Grida Dumën, goxha femër. Fizikun e ka…

Moderatori i njohur në Vizion Plus Rudi Hizmo, ka treguar për herë të parë publikisht tërheqjen që ka ndaj deputetes demokrate Grida Duma.I ftuarit në emisionin Thumb, Rudi ka dhënë një intervistë pa doreza ku ka rrëfyer të gjitha sekretet e tij.Ai është pyetur nga gazetarja se cila është femra e ekranit që ka patur fiksim jete.“Sonila Meço goxha femer, ose Grida Duma. Vdes për Gridën. Jam çik sapioseksual aq më tepër kur shoqërohet me një fizik si të Gridës, se përshembull edhe Erion Veliaj është seksi me mendje po nuk kam atraksion seksual”, ka thënë moderatori.Ndërkohë, nuk e dimë se çfarë reagimi mund të ketë kolegu i saj Ervin Salianji për këtë pëlqim të shprehur publikisht. (TemA)

Lexone