Home / Tag Archives: shprehur (page 10)

Tag Archives: shprehur

Çani i drejtohet Anxhelës: “Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Zonë e lirë”.Teksa ishte duke biseduar me Çanin për videoklipin e saj të ri, Anxhela papritur i ka bërë një kompliment gazetarit të njohur, që e ka çuditur edhe vet këtë të fundit.“Je bërë shumë i bukur sot”, i ka thënë Anxhela Çanit, ndërsa moderatori ia ka kthyer “Po unë jam thinjur… Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio”, është shprehur ai, duke treguar habi.“Tani çfarë duhet të bëj unë, të ngrihem të të puth sipas traditës?”, ia ka kthyer Çani.“Jo jo s’është nevoja, më ke puthur 7 herë në faqe deri tani”, ia ktheu duke qeshur Anxhela.The post Çani i drejtohet Anxhelës: “Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio” appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

“Shqetësimi” i PD për survejimin e Bashës, reagon Berisha: Duhet revoltë, hajde ta hedhim Ramën në koshin e plehrave

Sali Berisha ka shprehur shqetësimin personal mbi disa lajme që kanë dalë nga mediat pranë “selisë blu” se kryedemokrati Lulzim Basha po survejohet nga policia e shtetit.Ish-kryeministri thotë se ky është një akt i shëmtuar policesk duke i bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të protestuar.Ai thotë se tashmë duhet një revoltë e madhe popullore për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin qeveritar.Ndër të tjera, Berisha shkruan:“Edi Rama perdor narko-taskforcen operacionale per survejimin e kundershtarit te tij politik!Te dashur miq, me urdher te Norieges, Fatmir Droga dhe Ardi Xhafa apo Geron Veliu, siç e therrasin rendom ne Vlore dhe ne mbare policine e shtetit drejtorin aktual te narkopolicise, kane vendosur ne ne survejim kryetarin e opozites nje akt policesk kriminal te shemtuar.Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt gangsteresh te Edvinit dhe klikes se tij ne krye te narkoshtetit, ju bej thirrje qytetareve, qe me revolten tone te hedhm ne koshin ..

Lexone

Historia e pabesueshme e futbollistit te njohur shqiptar, e arrestojnë në Gjermani duke numëruar 33 mijë euro

12 dhjetor 2017. Bekim Kuli përfundoi në pranga dhe aktualisht është i burgosur në Gjermani.Kavajasin në Shqipëri e njohin të gjithë si futbollist.Cilësitë e tij kanë qenë të padiskutueshme.Por askush nuk e kishte menduar se do të vinte kjo ditë dhe Kuli të akuzohej për përfshirje në trafik lëndësh narkotike, apo edhe për dijeni të një aktiviteti të tillë, akuzë që bie mbi ish-mesfushorin, sipas Herit, vëllait të Bekimit.Ai ka dhënë një intervistë në “Panorama Sport” dhe tregon se si kanë rrjedhur ngjarjet.Heri thekson në rrëfimin e tij se Bekimi kishte shkuar në Gjermani për të marrë letrat dhe për këtë do të merrej me trajnim.Lidhja me personat ku shkoi ishte e hershme, pasi u sugjeronte lojtar shqiptar.Heri tregon – versionin e tij – se si i vëllai e pësoi dhe sot është në burg.“Dy policë, në fakt, kishin qenë të infiltruar dhe ishin sjellë si trafikantë. Ata kishin kërkuar të blinin mall te njeriu i cili e kishte pritur Bekimin në Gjermani”, thotë mes të tjerash vël..

Lexone

Hije skandali/ Policia mban në survejim Lulzim Bashën dhe familjen e tij

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe familjarë e të afërm të tij po mbahen në survejim nga segmentet e policisë operacionale.Burimet të “Panorama” konfirmojnë se çdo lëvizje e kreut të PD dhe familjarëve të tij prej disa kohësh monitorohen 24 orë në segmente të caktuara të policisë operacionale. Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Sipas “Panorama” rezulton se brenda strukturave të policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.I kontaktuar vetë edhe zoti Basha, kreu i opozitës as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë informacion, por pavarësisht kësaj Basha siguroi se do të vijojë aksionin e tij opozitar.“Në çdo rrethanë do vijoj aktivitetin tim opozitar”, është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha.The post Hije skandali/ Policia mban në survejim Lulzim Bashën dhe familjen e tij appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Pacientët kanë të drejtën e informimit. Dervishi: Ka mangësi, por përpiqemi të jemi korrekt

Denisa Canameti“Shpeshherë tek ne nuk bën lajm interesi publik, por interesi për publikun. Duke shpërdoruar kështu jetën private të pacientëve, ku në vend se të japin një kontribut, qoftë edhe moral për pacientët, i cenojnë jetën duke i shtuar problemet që kanë.“E drejta e informimit është e rëndësishme, sepse krijon një hapësirë, krijon një diapazon të ri për t’u njohur. Mbase vijmë nga një kulturë ku pacienti duhej mbajtur në errësirë, por kemi ndryshuar nga ky lloj mentaliteti, ku është e drejtë që pacienti të ketë sa më shumë informacion të jetë e mundur. Aq më tepër kur bëhet fjalë për informacion publik.“Ju falënderoj për iniciativën dhe shpresoj që institucioni jonë të ketë shërbyer dhe të ketë kënaqur pritshmëritë tuaja, megjithatë, në çdo rast mbetemi në dispozicion. Ky bashkëpunim do të vazhdojë për të mirën e përbashkët. Jemi institucion publik, kemi mangësitë tona, por dua të na besoni kur them: vullnetin e kemi për të qenë sa më korrekt”. Kështu është shprehur Besnik..

Lexone

Dënimi me 4 vjet burg i fqinjit përdhunues, shpërthen familja e vajzës: Duhet vetëgjyqësi

Reagime te forta nga familja e vazjes se perdhunuar dhe qe lindi nje femije nga fqinji i saj, i cili dje u denua me 4.8 vjet burg nga gjykata e Korçës.Familjaret e vajzës janë shprehur per “News 24” se ky vendim nuk mund te shlyejne jo vetem eprdhosjen, por edhe shkaterrimin qe i eshte bere tashme vajzes dhe jetes se saj.“20 vite burg duhet të ishte dënuar” shprehet babai i vajzës, i cili thote se me aq denim nuk shlyeht asgje nga demi. Nderkohe qe nena ka theksuar se vendimi i gjykates i shtyn drejt vetegjyqesise.Ligor Biba është shpallur fajtor për abuzimin seksual ndaj 15-vjeçares Xh. Biba, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar në fshatin Velçan të Pogradecit.Gjithçka mori rrjedhë tjetër pas lindjes së foshnjës dhe daljes së rezultateve të ADN-së, të cilat vërtetuan atësinë e 55- vjeçarit. Organi i akuzës kërkoi 8 vite burg për Ligor Bibën, i akuzuar për përdhunimin e vajzës së mitur, ndërsa gjykata vendosi ta dënojë atë me 7 vite burg.Por, pasi për muaj të tërë gja..

Lexone

Albin Kurti tregon projektin e bashkimit kombëtar: Dy qeveritë bëjnë mbledhje propagandë, ja si do realizohet

Bashkimi kombëtar mbetet në programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me rikthimin e Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik në Kosovë thirrja për bashkim është bërë edhe më e fortë.Kreu i Vetëvendosjes e sheh bashkimin si një zgjidhje jo vetëm për problemet e sigurisë, por edhe për ato ekonomike e politike për shqiptarët në të dy shtetet e ndara.Por si realizohet bashkimi kombëtar? Kurti thotë se lëvizja mbërrin nga qytetarët.“Nuk e bëjmë ne bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën ne. Vokacioni ynë është për bashkim dhe besoj që edhe këtu janë të shumtë që e duan këtë. Të bëhet referendum dhe le të vendosin qytetarët”, deklaron ai në emisionin Të Paekspozuarit këtë të enjte në Top Channel.Por, Kosovës i ndalohet në Kushtetutë bashkimi me një tjetër shtet. Kurti e kritikon këtë nen.“Ne na kënë vënë pengesë nenin që na ndalon bashkimin, si Austria që nuk i lejohet të bashkohet me Gjermaninë. Por, nuk e kishte Shqipëria Hitlerin, e kishte Serbia Millosheviçin”, shto..

Lexone

“Fiks Fare”/ Vari veten se e akuzuan padrejtësisht, shefi i Komisariatit: Shumë mirë që vrau veten!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e Policisë së Vaut të Dejës në shoqërimin e një 47-vjeçari, i cili pasi u lirua nga qelia vrau veten. Ardjan Kallmi i dha fund jetës në fillim të javës, ndërsa vajza e tij, Romina, kërkon drejtësi. Ajo thotë se punonjësit e policisë e dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht vetëm që të pranonte një vjedhje që se kishte kryer kurrë. Ata i shkruan një letër, kur në fakt, Ardjani, nuk dinte as shkrim e këndim. Madje, veprimet e policisë vijuan me kontrollin e banesës së Kallmit, megjithëse ai nuk ishte arrestuar në flagrancë, nuk ishte ndaluar apo të kishte një vendim gjykate. Përpos këtyre shkeljeve, shefi i komisariatit të Vaut të Dejës Paulin Çuni, në një bisedë me gazetarët e Fiksit, tha se “shumë mirë që vrau veten!”.Denoncimi i vajzësFiks Fare udhëtoi në fshatin Barbullush, në Vaun e Dejës, te familja e 47-vjeçarit Ardjan Kallmi. Familja kishte hapur dyert, ndërsa në banesë ishin të afërmit, mes të cilëve vajza dhe djali i të ndjeri..

Lexone

Bavaria vendos kryqin në çdo ndërtesë publike

Gjermania është vendi që ka pranuar t’u japë statusin e azilantit shumë emigrantëve që kaluan kufirin e BE gjatë krizës së refugjatëve. Aq sa lulëzoi sllogani “Refugees Ëelcome” por nga ana tjetër pati edhe një rritje të mbështetjes për ideologjinë naziste dhe partinë e krahut të djathtë AFD.Palët më konservatore të krahut të djathtë, si p.sh. Bashkimi Kristian Social, shprehën shqetësimin për rritjen e numrit të refugjatëve muslimanë dhe emigrantëve, duke thënë se kjo valë ekstrakomunitarësh po kërcënon identitetin gjerman.Në Bavari, një nga 16 rajonet e Gjermanisë , me rreth 12,5 mln banorë, qeveria lokale e kryeministrit Markus Söder (nga Partia Bashkimit Kristian Social) vendosi të vërë … kryqe në të gjitha ndërtesat publike .Pë ligjin e ri të miratuar në parlamentin lokal, reaguan anëtarë të Kishës Katolike, pasi Bavaria është një bastion i fortë i katolicizmit, por edhe teologë të njohur.Me gjithë kundërshtitë Markus Söder, nuk u tërhoq dhe ligji i emërtuar “Kreuzpflicht”..

Lexone

Pas inskenimit të vrasjes së gazetarit rus, pyetje dhe dilema

Rusia shprehet e çliruar që gazetari Arkadi Babchenko është shëndoshë e mirë, pas lajmeve që qarkulluan të martën për vrasjen e tij. Gazetari dhe Shërbimet Ukrainase të Sigurimit thonë se inskenuan një atentat, duke përhapur lajmin që gazetari ishte vrarë. Ata thonë se kjo sajesë ishte e nevojshme për të parandaluar një komplot për ta vrarë Babchenkon. Forcat ukrainase të rendit kanë arrestuar një person që mendohet se ishte i përfshirë në komplot. Organizata për mbrojtjen e gazetarëve e kanë kritikuar inskenimin, ndërsa Kremlini ka shprehur habi për këtë operacion.Një konferencë për shtyp rrallë herë mund të marrë nuanca aq dramatike, sa momenti kur gazetari Arkadi Babchenko doli para kamerave, ndërkohë që po njoftohej zyrtarisht vrasja e tij.Shërbimet Ukrainase të Sigurisë po njoftonin rrethanat e atentatit kundër Babchenkos kur në sallë u dëgjuan pasthirrma habie, pasi gazetarët panë koleguan e tyre që mendohej i vrarë, duke iu afruar podiumit me një buzëqeshje nervoze.Babchen..

Lexone