Home / Tag Archives: shprehet

Tag Archives: shprehet

Landfilli i refuzuar. U ndërtua në Maliq, por bashkitë s’kanë fonde për transportin

Të paktën 4 nga 6 bashkitë që duhet të depozitojnë mbetjet urbane në landfillin e Maliqit nuk e përballojnë dot koston e transportit.Bashkia e Korçës, pjesë e projektit, por edhe Bashkia e Maliqit, për shkak të afërsisë gjeografike, janë të vetmet të cilat i depozitojnë mbetjet urbane tek ky landfill.Nuk depozitohen mbetjet nga Bashkitë e Pogradecit, Ersekës, Devollit dhe Pustecit.Eduard Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, shprehet: “Çdo ton mbetje që depozitohet në landfill ka koston e vet. Për ne është goxha edhe kostoja e transportit nga Pogradeci deri këtu. Është vendosur që për Pogradecin, Devollin dhe Ersekën, të kenë një pikë transferimi që do të minimizojë kostot”.Përfaqësuesit e bashkive që nuk i transportojnë mbetjet në landfillin e Maliqit u takuan me zyrtare të bankës gjermane për zhvillim për të gjetur zgjidhje.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Faturë 20-milionëshe, për abonentin që s’ka hyrë ende në shtëpi

Çuditë shqiptare nuk kanë të sosur. Pa hyrë në shtëpinë e re, qytetarit i vjen një faturë e energjisë elektrike me vlerë prej gati 20 milionë lekësh.Jako Blani me kursimet e një jete dhe punës në Greqi si emigrant, prenotoi për të blerë një shtëpi të re në zonën e Qesarakës, në Tiranë.“Në 2015-ën më thotë ndërtuesi që të ka ardhur një gjobë prej 19 milionë lekësh. Kur shkova tek zyrat e OSHEE-së, më thonë që kam edhe një afrofe prej 1 milionë lekësh të vjetra. Faturën ma anuluan, ndërsa afrofenë jo”, shprehet qytetari.Jako i kërkon ndërtuesit t’i ndërpresë punimet deri në zgjidhjen e problemit.“Po jetoj prej 3 vjetësh në një shtëpi me qira, me 200 mijë lekë muaji, pasi siç e shikoni, shtëpia nuk po përfundon. Kam 3 vjet që sorollatem. Për një lidhje të paligjshme, këta të futin në burg”, thotë qytetari.Aktualisht Jako paguan tarifën e shërbimit prej 3400 lekësh të vjetra.Teksa zbresim shkallët, takojmë lexuesin e sahatit që po mat energjinë e harxhuar nga banorët e pallatit..

Lexone

Tiranë, analiza për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe e kopshte

Për të shmangur përhapjen e sëmundjeve të ndryshme tek fëmijët e vegjël, asnjë fëmijë nuk do të pranohet në çerdhe apo në kopshte pa bërë analizat pranë drejtorisë së higjienës.“Bëjmë një depistim për të parandaluar disa infeksione banale të fëmijëve të kësaj grupmoshe. Për t’i dalë të keqes përpara ne bëjmë analiza të fëmijëve”, shprehet Dritan Ulqinaku, drejtor i ASHR Tiranë.Janë rreth 40 mijë fëmijë në Tiranë që duhet të kryejnë këto analiza dhe po kështu ata ne Bashkinë e Kamzës dhe Vorës. Për prindërit që janë në punë dhe kanë vështirësi për të kryer këto analiza për fëmijët e tyre në Drejtorinë e higjienës është caktuar edhe një orar pasdite.“Kemi marrë disa masa për të përballuar fluksin. Do të funksionojmë me dy turne, një paradite dhe një pasdite nga ora 16:00-18:00”, sqaron Ulqinaku. Në të gjitha kopshte dhe çerdhet njihen vetëm analizat pranë drejtorisë së higjienës dhe jo në laboratorët private, kjo lidhet më së shumti me besueshmërinë e kryerje së analizave.30 gush..

Lexone

Rama: Hapet nyja e Milotit, vazhdon puna për rrugët dytësore (Video)

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama njoftoi se nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur gjatë këtij sezoni turistik. Ai shprehet se vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre.“Mirëmëngjes dhe me këto pamje (reale dhe jo 3D) të nyjes së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth.MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të nyjes së re të Milotit (reale dhe jo 3D siç ishin pak muaj më parë), hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri..

Lexone

“Më gjuajti, më vuri pistoletën në kokë”, Fidel Ylli i përgjigjet Demalisë: E vërteta e sherrit në ‘95, cili ishte roli i Tom Doshit

Deputeti socialist Fidel Ylli ka reaguar pas akuzave të analistit Ilir Demalia i cili deklaroi Ylli së bashku me deputetin Tom Doshi e kishin kërcënuar me armë këtë të fundit në vitin 1995.Në një intervistë për gazetën “Panorama” deputeti Ylli e cilëson mashtrim këtë deklaratë të Demalias, ndërsa tregon episodin e ndodhur 23 vjet më parë në Bar Ëest.Sipas Yllit, ai asnjëherë nuk ka mbajtur armë, ndërsa e ka nxjerrë Demalian jashtë lokalit për shkak të zhurmës dhe shqetësimit që po u krijonte klientëve të lokalit të tij.Ndërkaq lidhur me përmendjen e emrit të Tom Doshit, Ylli thotë se ai nuk ka lidhje fare me këtë histori.“Filloi të bërtiste: E mor Fidel, çfarë ke, je mërzit se të kam sharë Gramozin, mikun tënd?! Unë i kërkova që të ulte zërin.Ti shaj këdo, i thashë, je bërë dhe shkrimtar, por këtu je në lokalin tim, prandaj ule zërin.Ai vazhdoi të bërtiste, unë e kapa nga dora, as më shkonte ndërmend ta godisja dhe e nxora jashtë lokalit.Nuk ka lidhje Toma fare. Toma isht..

Lexone

Berisha shpërthen në akuza të forta ndaj Blushit: Presion për gjyqin mes pronarëve të Top Channel

Sali Berisha ka shpërthyer në akuzua ndaj Ben Blushin, drejtorin e Top Channel. Berisha shprehet se Blushi ndikon tek gjyqtarët që kanë në shqyrtim gjyqin e pronësisë së Top Channel, mes Vjollca Hoxhës dhe ish-ortakëve të saj.Sipas Berishës, Blushi është takuar për mbi një orë e gjysëm me gjyqtarin Dvorani (foto poshte), për t’i bërë presion.“Nje takim i gabuar ne nje kohe te gabuar! Jam absolutisht neutral ne kete afere midis partneresh, qe bashke dhe te ndare e perdoren topin e tyre si megafonin e Rames kunder meje dhe PD. Por ky takim eshte nje takim shume i gabuar ne nje vend shume te gabuar”, – shkruan Berisha.Dvorani, bashkë me Artan Brocin dhe Shkëlzen Selimin, janë gjyqtarët që do të shqyrtojnë padinë për pronësinë e TCH.The post Berisha shpërthen në akuza të forta ndaj Blushit: Presion për gjyqin mes pronarëve të Top Channel appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

“Bisha” kërcënon Sergio Ramos: Je me fat që nuk luan kundër meje”

Është një fenomen i rrjeteve sociale, por tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian.Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid.“Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius.E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje…”, shprehet ai.

Lexone

Kur të shkarkon publiku: Gjyqtari largohet nga detyra për dënimin e pamjaftueshëm të një përdhunuesi

Një gjykatës amerikan u shkarkua nga detyra për dënimin e pamjaftueshëm që i ka dhënë një përdhunuesi. Kjo është hera e parë në 41 vitete e fundit në SHBA dhe në 80 vitet e fundit në shtetin e Kalifornisë, që një gjykatës largohet nga detyra pas një peticioni.Fjala është për gjykatësin Aaron Persky, i cili në vitin 2016 kishte dënuar me vetëm 6 muaj burg një student të universitetit “Stanford”, Brock Turner, për abuzim seksual ndaj një vajze, pasi të dy kishin pirë në një festë.Rasti në fjalë shkaktoi shumë polemika në SHBA, edhe për idenë e krijuar se pasanikët e bardhë, si Turner, trajtohen në mënyrë më të privilegjuar nga gjyqësori.Kundër gjykatësit Persky nisi fushata “Recall Persky” (Shkarkoni Persky-n), e cila u drejtua nga Michelle Dauber dhe mblodhi firmat e nevojshme për shkarkimin e tij.Vetë Persky nuk u shfaq i penduar. Pas shkarkimit, ai tha se gjykatësit marrin vendime “mbi bazën e ligjit dhe jo mbi opinionin e publikut”.Rasti i fundit i shkarkimit të një gjyqtar..

Lexone

Vlorë, 200 roje plazhi në bregdet këtë verë

Këtë vit në plazhet e Vlorës do të ketë roje plazhi. Disa të rinj do të monitorojnë disa plazhe në qytetin e Vlorës, ku vitin e kaluar u instaluan dhjetëra pika për vrojtuesit.Të gjithë subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues plazhi. Nuk do të jepet nga Bashkia e Vlorës asnjë leje shfrytëzimi të plazheve, pa patur në kontratën e punës dhe një vrojtues plazhi.Ky është një detyrim ligjor për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar jetën e personaveqë kërkojnë ndihmë në det.Përparim Kamberaj, përgjegjësi i rojeve të plazhit, shprehet: “Është detyrim moral ndaj pushuesve në qytetin tonë. Trajnohemi si sportistët dhe mësojmë teknikat e ndihmës së parë mjekësore dhe transportimin deri në breg”.Bregdetit të Vlorës i duhen të paktën 200 vrojtues, ndaj duhen ende të rinj që të trajnohen dhe kualifikohen. Jo pak raste ka patur vitin e kaluar në bregdetin e Vlorës, ku mungesa e një vëzhguesi plazhi mund të kishte shpëtuar dhe jetë. Viti..

Lexone

DENONCIMI: Ndodh çudia në Devoll, oficeri bëhet… mësues matematike

Përgjegjësi i zyrës Arsimore Alban Fetolli në Devoll shkel ligjin, duke lejuar licencimin e mësuesve jashtë profilit, oficerin e ka bërë mësues matematike dhe fizike, mësuesen e ciklit të ulët mësuese matematikë.Ai shkel mbi të drejtat e punonjësve duke mos i dhënë konfirmimin e statusit të nëpunësit civil. Inspekton për të përfituar dieta e karburant, shkolla të cilat janë mbyllur prej vitesh.Emëron drejtor shkollash të cilët kanë marrë pikë minimale në portalin e mësuesve.Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e të enjtes drejtorin e ZA Devoll, Alban Fetollin, i cili ka abuzuar me detyrën e tij. Ai ka licencuar mësues jashtë profilit ku një ish oficer e ka vënë të japë orët e matematikës dhe të fizikës, kurse një mësuese që është diplomuar për Cikël të Ulët e ka vënë të japë matematikë.Gazetarët e Fiksit i kërkuan një intervistë përgjegjësit të ZA Devoll, por ky i fundit fillimisht nuk pranon të përgjigjet. Pas insistimit të gazetarëve të Fiks Fare Fetolli shprehet se nuk mban mend asgj..

Lexone