Home / Tag Archives: shpetuar

Tag Archives: shpetuar

Shembja e urës, kamioni ndalon pak metra nga humnera (Video)

Një drejtues kamioni, ka shpëtuar për mrekulli, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka ndaluar pak metra nga hapësira që është krijuar pas shembjes së urës “Morandi” në Gjenova në aiutostradën A10. Në incident kanë mbetur të përfshirë persona të ndryshëm: të paktën deri tani raportohet për 35 viktima, mes të cilëve një fëmijë dhe tetë të plagosur në gjendje të rëndë.Genova, incredibile disastro. Questo è il ponte dell’Autostrada.Aggiornamento alle 14:30: le prime fonti parlano di cedimento strutturale. Se fosse confermato sarebbe l’ennesima conferma di come profitto ed interesse pubblico non possano convivere.La sicurezza non puoi avere limiti di spesa, i privati non possono gestire autostrade.Un pensiero alle tante vittime…Gepostet von Avv. Marco Mori am Dienstag, 14. August 201814 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Prindër, përgatituni të fusni në dhe vajzën tuaj

Nga Edi OgaPrindër!Ju që keni vajza!Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë “dashurinë” e ndonjë burri që nuk i pëlqejnë zgjedhjet e mëparshme.I pëlqen vajza juaj dhe dy janë rrugët: “po” ose në varr!Më vjen keq, por jeta e saj nuk varet as nga ju, as nga ajo vetë, varet “nga pasioni” i atij tipit!Ju që keni djem!Edukojini ata. Shpenzoni kohë me ta.Mos i rrihni ata. Flisni me ta. Njihini ata.U thoni djemve tuaj që edhe ju u refuzuat nga dikush, por e kaluat inatin dhe e latë të shkonte atë që nuk ju donte.U thoni që ai është në këtë jetë vetëm se ai e dashuroi mamanë tuaj, nuk e vrau!Unë kam edhe djalë, edhe vajzë.Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të “shpëtoj” vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!Fëmijët tuaj janë drita e syve tuaj!Fëmijët e mi janë drita e syve të mi!Dikush që nuk e njihja, sot, me..

Lexone

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.Pasditen e kësaj të enjteje, u bë arrestimi i 40-vjeçarit Aleksandër Ramazani, banues në Peqin. Ndalimi i tij u bë në Peqin, ku dhe fshihej prej kohësh, për ti shpëtuar vuajtjes së dënimit. Gjykata e Perdonone në Itali, e ka dënuar me 4 vjet e një muaj burg për veprën penale.Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Vjedhja”, në bazë të Kodit Penal italian. Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ Pas Parisit, një tjetër “Spider-man” shfaqet në Kinë: Shpëton fëmijën në katin e pestë

Pas “Spider-man” të Parisit, një tjetër është shfaqur në Kinë.Një ushtar në pension u ngjit përmes ballkoneve në katin e pestë të një pallati për të shpëtuar një djalë të vogël.Zhang Xin është ngjitur në një ndërtesë banimi, deri në katin e pestë, për të arritur dy vjeçarin, i cili ishte mbërthyer në mes të dritareve.Siç bëhet e ditur, foshnja ishte lënë në shtëpinë e tij pa mbikëqyrje nga gjyshja e tij.“Unë kam shërbyer në ushtri dhe stërvitur në provincën Henan për dy vjet.Instinkti im më tha se duhej ta shpëtoja djalin”, ka thënë Zhang.Zhang Xin është krahasuar me emigrantin heroik, i cili u ngjit në pesë kate për të shpëtuar një fëmijë në Paris, më pak se dy javë më parë. (TemA)

Lexone

Del ekspertiza, Davide Astori nuk vdiq në gjumë. Mund të ishte shpëtuar, nëse nuk do ishte vetëm në dhomë

Davide Astori preku zemrat e mbarë Italisë me ndarjen e parakohshme nga jeta, por kur kanë kaluar mbi 3 muaj nga ngjarja që tronditi jo vetëm futbollin, kanë dalë edhe teza të reja mbi rrethanat e ngjarjes.Një detaj i zbuluar së fundi në ekspertizën mjekoligjore nga profesorët Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene, ekspertë të ngarkuar në detyrë nga prokurorja publike Barbara Loffredo, që kanë punuar prej një kohe të gjatë tashmë, hedh poshtë tezat e publikuara prej 4 marsit mbi atë se çfarë i ndodhi kapitenit të Fiorentinës, teksa gjendej në dhomën e tij të hotelit në Udine, përpara ndeshjes në “Friuli” mes Udinezes dhe Fiorentinës.Sipas raportimeve u mësua se Davides i ishin ngadalësuar rrahjet e zemrës (bradiaritmia), deri në pushimin total të saj, gjë që praktikisht nënkupton që mbrojtësi 31-vjeçar mund të ketë vdekur në gjumë, por jo!Siç lexohet në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, detaji i zbuluar së fundmi ka të bëjë me atë që quhet si “takiaritmi”, që do të thotë..

Lexone

Vlorë, 200 roje plazhi në bregdet këtë verë

Këtë vit në plazhet e Vlorës do të ketë roje plazhi. Disa të rinj do të monitorojnë disa plazhe në qytetin e Vlorës, ku vitin e kaluar u instaluan dhjetëra pika për vrojtuesit.Të gjithë subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues plazhi. Nuk do të jepet nga Bashkia e Vlorës asnjë leje shfrytëzimi të plazheve, pa patur në kontratën e punës dhe një vrojtues plazhi.Ky është një detyrim ligjor për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar jetën e personaveqë kërkojnë ndihmë në det.Përparim Kamberaj, përgjegjësi i rojeve të plazhit, shprehet: “Është detyrim moral ndaj pushuesve në qytetin tonë. Trajnohemi si sportistët dhe mësojmë teknikat e ndihmës së parë mjekësore dhe transportimin deri në breg”.Bregdetit të Vlorës i duhen të paktën 200 vrojtues, ndaj duhen ende të rinj që të trajnohen dhe kualifikohen. Jo pak raste ka patur vitin e kaluar në bregdetin e Vlorës, ku mungesa e një vëzhguesi plazhi mund të kishte shpëtuar dhe jetë. Viti..

Lexone

VIDEO tronditëse: Nëna hedh djalin nga dritarja për ta shpëtuar nga flakët

Ky është momenti i frikshëm kur një nënë hedh nga dritarja e apartamentit djalin e saj 11 muajsh për ta shpëtuar nga zjarri që kishte kapluar ndërtesën.Nëna dhe djali i saj vogël ishin brenda në ndërtesë dhe nuk mund të dilnin nga zjarri i madh.Për të shpëtuar atë dhe vetën, nëna mendoi që të hidhen nga dritarja.Mirëpo në ato momente fatmirësisht ka arritur një person, i cili ishte ish ushtar, dhe i ndihmoi për t’i shpëtuar ata.Në video shihet se si nëna hedh djalin nga dritarja ndërkohë që poshtë e pret personi.Skena e rrezikshme ka ndodhur në Karolinën e jugut, SHBA. (TemA)

Lexone

Llalla tentativë tjetër për t’i shpëtuar drejtësisë, kërkesë në KPA: Të ndërpritet procesi i vettingut për të

Ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka bërë tentativë tjetër për t’i shpëtuar drejtësisë.Avokati mbrojtës është paraqitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku në seancë ka kërkuar ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.Ndërkohë, vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar.A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë?Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhv..

Lexone

Foto/ Humbi në det, 60 vjeçari gjendet në shok

Mbasditen e djeshme, një 60 vjeçar është shpëtuar nga Kapitaneria e Portit dhe Policia Kufitare në Durrës.I moshuari kishte dalë me pedalone nga zona e plazhit dhe kishte humbur orientimin si pasojë e errësirës, duke u larguar kështu 3 milje nga breku.Shtetasi Lulzim Hajdaraj nga Tirana, është gjendur në gjendje shoku dhe i pavetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes nga Policia Kufitare, e cila u lajmërua në orën 06:15 nga Kapitaneria e Portit.Mësohet se 60 vjeçari është sjellë shëndoshë e mirë dhe ndodhet në zyrën e Policisë Kufitare për sqarime të mëtejshme.The post Foto/ Humbi në det, 60 vjeçari gjendet në shok appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone