Home / Tag Archives: shpeshta

Tag Archives: shpeshta

Vali Corleone në psikiatri (Foto)

Vali Corleone është një nga personazhet publike më të komentuara, kjo edhe për shkak të figurës kontroverse që ai përçon tek njerëzit.Në mars të këtij viti, Vali u arrestua nga policia për kanosja dhe ngacmim të prindërve, ku u dërgua në psikiatri.Ai qëndroi plot 30 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe Gjykata i caktoi atij masë të detyrueshme të vizitave në Qendrën e shëndetit Mendor në Gjilan.Megjithatë, duket se tashmë Vali i është rikthyer jetës normale… të paktën kështu mendohej nga postimet e tij të shpeshta në Instagram.Por ka qenë vet Corleone i cili ka deklaruar se i kishin vjedhur Instagramin për një kohë të gjatë.“Ka qenë i hakuar, nëse keni pëlqime dhe komente në profilet tuaja nuk kemi qenë ne”, ka shkruar ai. Ndërkaq, në foton mëposhtë mund të vihet re qartazi ndryshimi drastik që ka bërë Corleone në pamjen e tij.The post Vali Corleone në psikiatri (Foto) appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Kam hequr tëmthin, çfarë ushqimesh duhet të konsumoj?

Jam operuar para tre javësh nga tëmthi, ku ma hoqën fare. Desha ndihmën tuaj nëse mund të më këshilloni se çfarë ushqimesh duhet të konsumoj dhe çfarë jo. Faleminderit!Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.Nëse keni kryer kolecistektomi kohët e fundit, duhet të merrni mjekim për një vit me acid ursodeoxycholic, në varësi të peshës suaj (kontaktoni me gastrohepatologun). Regjimi që duhet të ndiqni: vakte në sasi të vogël dhe të shpeshta. Shmangni ushqimet me yndyrë, pikante dhe që treten me vështirësi. Për një muaj pas kolecistektomisë do t’ju rekomandoja përveç acidit ursodeoxychic edhe pantoprazol 40 mg 1 tabletë esëll në mëngjes dhe kreon 10000 IU 3 herë para ngrënies./ Shendeti.com.al

Lexone

FOTOT: Heronjtë e qytetit, njihuni me një ndër punët më të vështira në botë

Dhjetëra pastrues të kanalizimeve vdesin çdo vit në Dhaka të Bangladeshit, ndërsa zhyten për të pastruar pusetat e bllokuara.Ata paguhen 7,50 £ në ditë dhe futen nëpër kanalizimet e ndotura pas asnjë veshje mbrojtëse, duke rrezikuar jetën nga problemet shëndetësore që mund të iu shfaqen me pas nga ujrat tejet të ndotur.Qyteti prej 14 milionë banorësh vuan nga një sistem i papërshtatshëm i kanalizimesh që sa hërë bie një shiu i madh çon në përmbytje të shpeshta.Punonjësit duhet të mbajnë frymën kur zhyten nëpër mbetjet njerëzore dhe gjithashtu duhet t’i bëjnë ballë edhe tymit helmues që gjendet brenda kanalizimi.Shumë prej tyre vdesin çdo vit nga mbytja dhe shumë të tjerëve kanë pasoja shëndetësore nga zhytjet e shpeshta. (TemA)

Lexone

Rriten temperaturat, rrebeshe shiu pasditen e sotme

Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme më të shpeshta në zonat lindore.Pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu thuajse në të gjithë vendin por vijon me kthjellime dhe vranësira në jugperëndim.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, ndërsa temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe gjatë mesditës, duke variuar nga 11 në 31 gradë Celcius.21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fundjava me kthjellime, rriten temperaturat

Pjesa e parë e të shtunës vijon me vranësira dhe kthjellime të herë pas hershme, më të shpeshta në ekstremin verior dhe zonat juglindore ku priten shira të përkohshëm.Sipas Meteoalb, pasditja përmirëson gradualisht motin në të gjithë territorin shqiptar.Gjatë fundjavës bregdeti dhe zonat e ulëta dominohen nga kthjellimet dhe vranësira kalimtare.Temperaturat rriten gradualisht gjatë ditës së sotme.19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shpresa vdiq e para…bashkë me të vdiqën dhe shpresat e një familjeje!

Nga Alma NikolliShpresa ia vunë emrin. Projektuan në emrin e saj ditë më të mira, dritë, pozitivizëm e jetëgjatësi.Por Shpresa nuk vdiq e fundit, vdiq sot, në mesin e jetës së saj.Shpresa vdiq duke vdekur shpresat e familjes së saj të pashpresë!Shpresa Rami, as nuk humbi jetën e as nuk u shua, po vdiq sot në minierën e Bulqizës. Atje në nëntokë vdesin njerëz shpesh.Ata vetë janë të mësuar disi me vdekjen, janë larg ajrit e zogjve dhe afër dheut e krimbave.Shpresa, ndoshta kishte shpresë se në “mbitokë”, duke seleksionuar kromin oksigjeni nuk do t’i mungonte edhe për disa vite të tjera, por jo, miniera e vdekjes nuk kursen.Ajo vdiq në sheshin e grumbullimit të mineralit, u shtyp nga një fadromë. Do të diskutohet pak më shumë se vdekjet e shpeshta që ndodhin në këtë minierë për faktin se ishte grua.Ndoshta feministe e jo feministe do të flasin për të drejtat e një gruaje të fortë që punonte për të jetuar, ama për vdekjet e përditshme do të heshtet shpejt.Në fund të fund..

Lexone

Moti, pasdite rikthehen vranësirat dhe shiu në gjithë vendin

Parashikimi i motit bën të ditur se e hëna do të jetë me kthjellime e vranësira, por do të ketë shira pasdite.Veriu do të jetë me vranësira dhe shira të herë pas hershëm por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do ketë qendra dhe jugu.Gjatë pasdites pritet që shirat të shtrihen gradualisht në të gjithë vendin, kushte që mbeten prezent dhe gjatë natës thuajse në të gjithë vendin.Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rënie e ndjeshme sjell mesdita, ku maksimumi bie në 24 gradë Celcius.14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Albëria ndërron jetë? Ja si e mësoi Agnesa!

Lajmet e rreme për ndarjen nga jeta të personazheve të ekranit janë bërë të shpeshta edhe në vendin tonë, fatkeqësisht. Një i tillë doli para pak javësh për këngëtaren Albërie Hadërgjonaj. E ftuar në “Një kat më lart’, e bija, Agnesa, i tregoi Ermalit si u ndesh me këtë lajm.“Nuk e pash në moment lajmin. E pash më vonë, një ditë, dy ditë më vonë. Është bërë monotone, është një skup mediatik që nuk përbën më asnjë interes’’.Kujtojmë se disa ditë më parë një faqe në instagram deklaroi se Arian Cani ka ndruar jetë, gjë që është pritur me shumë të qeshura nga ky i fundit live gjate emisionit të së premtes…The post Albëria ndërron jetë? Ja si e mësoi Agnesa! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

E diela nis me vranësira. Pasdite rikthehen reshjet

Dita e diel mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga shira të izoluar, por pasditja sërish fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu në zonat e ulëta, por kryesisht në zonat malore ndërsa bregdeti do të ketë shira të dobët.Parashikohet që edhe java tjetër të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht pasditeve kur priten shira thuajse në gjithë vendin.Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 3 – 4°C pasditen e së premtes duke shënuar maksimalisht 27°C ndërsa në fundjavë maksimumi do të shënojë 25 – 26°C. E hëna dhe e marta sjellin rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës por e mërkura dhe në vijim do të jenë me rënie të lehtë të temperaturave në të dy ekstremet ditore duke variuar nga 9 në 25°C.6 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Parashikimi i motit: Sot mos dilni pa çadër nga shtëpia

Moti sot do të vijojë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të herë pas hershëm në pjesën më të madhe të vendit.Ndërkohë që pasditja do të sjell intensifikim të shirave në të gjithë vendin, ndërsa në zonat e ulta parashikohen edhe rrebeshe.“Dita e diel mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga shira të izoluar por pasditja sërish fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu në zonat e ulëta por kryesisht në zonat malore ndërsa bregdeti do të ketë shira të dobët.Parashikohet që edhe java tjetër të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht pasditeve kur priten shira thuajse në gjithë vendin.Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 3 – 4°C pasditen e së premtes duke shënuar maksimalisht 27°C ndërsa në fundjavë maksimumi do të shënojë 25 – 26°C.E hëna dhe e marta sjellin rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës por e mërkura dhe në vijim do të jenë me rënie të lehtë të temp..

Lexone