Home / Tag Archives: shperthim

Tag Archives: shperthim

Bilanci i vullkanit në Guatemalë, rreth 200 të zhdukur e 75 të vdekur

Të paktën 192 njerëz rezultojnë të zhdukur dhe 75 kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të vullkanit “Fuego” në Guatemalë gjatë së dielës.Fshatra të tërë në shpate malesh u shkrumbuan e u mbuluan nga hiri vullkanik dhe balta.Puna për kërkimin e të mbijetuarve u ndërpre të martën, pasi një tjetër shpërthim lëshoi gaz të nxehtë dhe copa shkëmbinjsh në anën jugore të vullkanit.Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës, me më shumë se 3.000 të evakuuar.Ndërkohë, shpërthimi i së martës kapi shumë vetë në befasi, pasi sipas vullkanologëve, vullkani do të ishte inaktiv për të ardhmen e afërt.Por, pse mbetën kaq viktima nga shpërthimi i së dielës?“Kemi tashmë një bilanc me emra dhe zona ku njerëzit janë zhdukur, e në fakt kemi rreth 192 njerëz të zhdukur”, tha shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, Sergio Cabanas.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Tmerr në Kanada, shpërthim me bombë në një restorant, 15 të plagosur

Pesëmbëdhjetë njerëz u plagosën nga një shpërthim në provincën Ontario të Kanadasë.Autoritetet thanë se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në restorant dhe kanë shpërthyer një pajisje të improvizuar përpara se të largoheshin.Pesëmbëdhjetë veta janë dërguar në spital, tre nga ta në gjendje kritike, tha Shërbimi Rajonal Mjekësor.Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.Ai ndodh një muaj pasi një shofer ka paërplasur furgonin për një turmë njerëzish në Toronto, duke vrarë 10 veta.

Lexone