Home / Tag Archives: shperndare

Tag Archives: shperndare

Familja kërkon azil politik në Francë? Reagon djali i Azem Hajdarit: Po keqpërdorin emrin, urojmë kushuririn…

Pas publikimit të lajmit se familjarë të ish-deputeti të PD-së Azem Hajdari kanë kërkuar azil politik në Francë se u rrezikohet jeta, ka ardhur reagimi i djalit të tij, Kir Hajdari.Në reagimin e tij Kir Hajdari shkruan se të gjitha këto lajme janë të pavërteta.Ndërsa i bën thirrje mediave që të mos keqpërdorin emrin e familjes Hajdari.Ja çfarë shkruan Kir Hajdari:Miq te dashur,Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëper mediat elektronike për famijen tonë konfirmojmē se: asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilt politik në France për kushëririn tonë.I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret.

Lexone

Lajmi për survejimin e Bashës, Noka dhe Paloka shkojnë në Polici për t’u ankuar

Një lajm i shpërndarë nga Lulzim Basha se po survejohet nga policia, ka vënë në lëvizje selinë blu.Mbledhja e ditës së sotme me drejtuesit e Partisë Demokratike, ka ngarkuar dy deputetët Edi Paloka dhe Flamur Noka që të shkojnë për t’u ankuar në Polici.Ata janë parë pranë komisariatit për të bërë kallëzimin në llogari të Bashës.Në lajmin për survejim thuhet se monitorimi po bëhet nga koha kur “Babalja” bëri denoncimin publik për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj. (TemA)

Lexone

Po e survejon policia Bashën? Kryedemokrati mbledhje urgjente me drejtuesit e PD-së

Kryedemokrati Lulzim Basha pas disa lajmeve se familja e tij po survejohet nga policia, ka bërë lëvizjen e parë.“Selia blu” njofton se shefi i opoztës ka thërritur në mbledhje urgjente drejtuesit e PD dhe të grupit parlamentar.Në takim marrin pjesë nënkryetarët e Partisë, Spaho dhe Paloka, nënkryetarët e komisioneve të Ligjeve dhe Sigurisë, Alibeaj, Noka dhe deputetët Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji.Ndërkohë, Basha ka kërkuar që në takim të jetë edhe sekretari përgjithshëm, Arben Ristani.Lajmi është shpërndarë ditën e sotme dhe sipas denoncimit Basha po mbahet nën survejim nga segmentë të Policisë Operacionale.Basha pretendonse survejimi ka nisur pas denoncimit në publik të videopërgjimit të “Babales”. (TemA)

Lexone

Trembet Lulzim Basha: Policia po më ndjek hap pas hapi mua dhe familjen time

Lulzim Basha ka shpërndarë një lajm ditën e sotme, se po mbahet nën survejim nga ana e policisë, ai dhe familjarët e tij.Sipas denoncimit, Basha po mbahet nën survejim nga segmentë të Policisë Operacionale.Basha pretendon se çdo lëvizje e tij dhe familjarëve, mbahet nën vëhzgim 24 orë në 24 orë.Ai thotë se survejimi ka nisur pas denoncimit në publik të videopërgjimit mes “Babales” dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.(TemA)

Lexone

Mjekësia bërthamore, shërbim diagnostik përcaktues në disa patologji. Ja çfarë pacientët duhet të dinë!

komisioni i posacem i apelimit

Nga Vladimir Titka, Radiolog Nuklear pranë Spitalit HygeiaMjekësia Bërthamore(MB) është degë e specializuar e mjekësisë, e cila shfrytëzon disa veti fizike të bërthamës atomike e në mënyrë të veçantë radioaktivitetin, merret me aplikimin e radionukleideve artificiale për qëllime diagnostike e terapeutike. Në një formë të caktuar kimike apo të lidhur me molekula apo celula që shërbejnë si vektore, radionukleidet futen në organizëm në formën e solucioneve, aerozolave apo në forma të tjera dhe sillen si gjurmues funksionale, duke lejuar kështu studime diagnostike “in vivo”, apo duke u konçentruar në indet patologjike ato bëjnë të mundur zbulimin e tyre dhe në disa raste rrezatimin terapeutik.Mjekësia Bërthamore është para se gjithash një shërbim diagnostik shpeshherë i pazëvendësueshëm në dispozicion të mjekësisë së pergjithshme dhe asaj speciale.Në të kundërt, me imazhet radiologjike që realizohen duke shfrytëzuar absorbimin e tufës së rrezeve “x” nga ana e indeve të vendosur midis..

Lexone

Pamje skandaloze, çifti kryen marrëdhënie intime në ballkon!

Ky është momenti shokues kur një çift u filmua teksa bënte seks në ballkonin e një hoteli luksoz me pesë yje në Monte-Carlo, Monako.Në videon e publikuar dhe shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, çifti po kryen marrëdhënie nën tingujt e muzikës që po vjen nga rruga.Të ftuarit e tjerë në hotelin 17 mijë paund nata, me pamje nga pista e Formula 1, janë të mërzitur nga kjo pamje dhe dëgjohen teksa thërrasin: “O Zot, me avash shoku”.Në këtë moment, gruaja shikon nga turma dhe vë re se njerëzit po e filmonin me telefonat e tyre. Pas 40-sekondash çifti përfundon performancën e tij dhe futet brenda.The post Pamje skandaloze, çifti kryen marrëdhënie intime në ballkon! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Po shpërndante bukë, merr flakë fugoni i mallrave

Një fugon ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Lushnjë-Kashtëbardhë, ku për pasojë mjeti është djegur tërësisht.Andrea Pepa, pronar i një furre buke, ishte duke shpërndarë bukë në këtë fshat, kur makina e tij ka marrë flakë në ecje. Dyshimet e para flasin se shkak ka qenë një shkëndije elektrike në baterinë e mjetit.Pepa ishte me bashkëshorten në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: “Gëzuar Baftjar”, kërcimi i Ilir Metës bëhet viral në rrjet

Ilir Meta, Lulzim Basha, Donald Lu dhe Fatmir Mediu janë argëtuar mbrëmjen e djeshme ku kanë kërcyer deri në orët e para të mëngjesit.Pas protestës opozitarët dhe presidenti janë mbledhur në një aktivitet ku nuk ka munguar muzika ritmike.Momenti kur kërcen kreu i shtetit këngën “Gëzuar Baftjar” është shpërndarë masivisht duke bërë xhiron e rrjetit. (TemA)

Lexone

VIDEO/ E goditën protestuesit me gur, PD i kërkon medias të fshijë pamjet: Ato janë syzet e kryeredaktorit, e qëlluan policët e Ramës me shkop

Pas publikimit të pamjeve ku përgënjeshtrohej qartazi versioni zyrtar i Partisë Demokratike se kryeredaktori i RD-së Bledi Kasmi ishte qëlluar gjatë një raportimi, ka reaguar sërish “selia blu”.Videon ku Kasmi shfaqet duke sulmuar efektivët e policicë me një rrjetë teli për të çarë kordonin, PD e cilëson si mashtrim.Ndërkohë, gurin që bje nga protestuesit drejt Kasmit, PD e cilëson se janë syze dhe se dhuna i ka ardhur nga shkopi i gomës.Sa i përket shfaqjes së një gazetari duke u përleshur me policinë në një kohë kur ka tjetër mision, demokratët nuk japin ndonjë sqarim.“Kjo eshte video, e shperndare nga Report tv me mashtrimin se Bledi Kasmi eshte qelluar me gure nga protestuesit.Ne e ngadalesuam te njejten video ku eshte bazuar mashtrimi dhe sendi qe Report tv e quan gur jane syzet e Bledi Kasmit qe i fluturojne nga koka, pasi ai goditet me shkop gome.PD kerkon pergenjeshtrim nga Report TV dhe mediat qe pasqyruan kete mashtrim“, raporton selia blu. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Qytetari vë në pozitë të vështirë Lulzim Bashën, që i shkon në tavolinë për ta ftuar për protestën: Ti duhet të ikësh i pari

Lulzim Basha ka dalë pasditen e së premtes në rrugët e Tiranës, për të shpërndarë lajmërime për protestën e së shtunës.Por një qytetar e ka vënë në pozitë të vështirë atë.Ai i ka thënë Bashës, se duhet të ikë ai i pari, pastaj të tjerët.Qytetari: Ti duhet të ikësh i pari!Basha: Unë?Qytetari: Po, ju të gjithë!

Lexone