Home / Tag Archives: shpallet

Tag Archives: shpallet

Shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse në Botëror, fituesi do përfitojë 33 milionë euro

FIFA ka caktuar shpërblimet për skuadrat pjesmarrëse të Kampionatit Botëror që do të startojë pas gjashtë ditësh në Rusi.Ekipi që do të shpallet fitues i Kupës së Botës do të përfitojë një shifër tepër të majme e cila është plot 33 milionë euro, kurse ekipi finalist do të fitojë 25 milionë euro.Shpërblimi për ekipin e vendit të tretë do të jetë 21 milionë euro, ndërsa vendi i katërt 19 milionë euro.Skuadrat që do skualifikohen në fazën e çerekfinaleeve do të përfitojnë 15 milionë euro, kundrejt 11 milionëve të atyre të eliminuara në 1/8-at e finaleve.Nuk do të shpëtojnë nga shpërblimi dhe klubet që lejuan futbollistët të marrin pjesë në kompeticion, ku shifra totale do të jetë prej 177 milionë eurosh.Gjithashtu, klubet do të marrin në formën e dëmshpërblimit edhe 113 milionë euro të tjera, në rast se futbollistët e tyre do të pësojnë dëmtime gjatë Kupës së Botës.

Lexone

Trejsi Sejdni, fituesja e “Miss Universe Albania”

Trejsi Sejdini është shpallur fituesja e “Miss Universe Albania 2018”.Pas një gare të fortë që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve mes 23 vajzave të përzgjedhura, Trejsi ia doli që në fund të shpallet vajza më e bukur që do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin ndërkombëtar të “Miss Universe”.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vajza e deputetit kosovar shpallet maturantja më e bukur, ja si duket ajo

Deputeti kosovar Lufti Haziri është babai i katër fëmijëve, me të cilët poston vazhdimisht foto në Facebook.Vëmendjen këtë rradhë e ka marrë vajza e tretë e tij, Mimas, e cila është shpallur nga mediat si maturantja më e bukur.Mamaja e saj ka postuar disa foto të vajzës, e cila ka pozuar përpara kamerës veshur me një fustan të zi dhe me flokët e krehura drejt.“Mimasi maturante! Rrugëtimi i jetës të sjell sfida dhe shanse. Të kesh guxim për të rrëmbyer shanset dhe për të mundur sfidat. Ashtu siç na erdhe me gëzim në jetë qofsh gjithmonë! Te duam përjetë Babi&Mami”, shkruan bashkëshortja e Lutfiut.Ndërkohë, disa kohë më parë deputeti ka postuar një foto të Mimasit, duke e prezantuar atë përpara ndjekësve të tij në Facebook.The post Vajza e deputetit kosovar shpallet maturantja më e bukur, ja si duket ajo appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Festë bardhezi në ‘Olimpico’, Juventus shpallet kampion

Juventusi shpallet kampion i Italisë për herë të 7 radhazi, ndërsa për herë të 4-t radhazi bën bis trofesh, pasi fiton edhe Kupën.Bardhezinjtë morën atë që deshën ndaj Romës, një barazim 0-0 dhe një pikë të mjaftueshme për t’u shpallur edhe matematikisht kampionë, një javë para fundit të Serisë A.Në ‘Olimpico’ u luajt një sfidë mjaft e bukur dhe me raste të shumta për të dy skuadrat, ndonëse për Romën e Di Francescos kampionati ishte mbyllur, ndërsa verdhekuqtë e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga belgu Nainggolan.Napoli fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Sampdorias në ‘Marassi’, falë golave të shënuar nga Arkadiuz Milik dhe Raul Albiol.Gjithsesi ky 3-pikësh nuk ka asnjë vlerë për skuadrën e Sarrit, që mbylli një tjetër sezon pa trofe, pavarësisht se luftoi për t’u rikthyer te titulli kampion pas shumë vitesh.

Lexone

Londra shpallet qyteti më i mirë në botë për studentët

Londra është listuar në vendin e parë si qyteti më i mirë në botë për studentët.Kompania Quacquarelli Symonds (QS) e specializuar në të dhënat e edukimit të lartë ka renditur më parë Montrealin dhe Parisin në vendin e parë.Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës.Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë.Kompania në fjalë publikon çdo vit edhe renditjen e universiteteve më të mira në botë.Krahasimet, të cilat përfshijnë pikëpamjet e 50,000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe të metat e qyteteve për studentët.Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, krahasur me dy vende gjermane si Berlini dhe Mynihu.Paris, që për vite të tëra ka kryesur në listë, këtë vit gjendet i pesti në listë.(REL)

Lexone

Dorëheqja e Tahirit: Shpallet vakanca në Kuvend, ja deputeti i ri

Ditën e sotme Parlamenti pritet t’i dërgojë një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shpallur si vakant mandatin e deputetit Saimir Tahiri i dorëhequr javën e shkuar.Pritet që sot të firmoset procedura nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe më pas do të nisin procedurat ligjore për të zëvendësuar Saimir Tahirin, me pasuesin në listë, Spartak Brahon.Ndërkohë Kodi Zgjedhor, neni 164 thekson se:“Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës”, thekson Kodi Zgjedhor.(TemA)

Lexone

10 KURIOZITETE MË TE RRALLA NE BOTE

Të famshmit që janë binjakë | Arbe TV Like Dhe Subscribe Per Video Tjera. @Arbe TV 2017 . . . . . . pa rendesi Edona Llalloshi Lori (Live 2017) Mama’s Party 2017 – Kolë Oroshi Mani Adnan Kamberi & Agim Band Alban Mehmeti Adnan Daci Mama’s Party 2017 – …

Lexone