Home / Tag Archives: shoqeruar

Tag Archives: shoqeruar

U kapën me prostituta, pezullohen 4 basketbollistët japonezë

Dënim mjaft i rëndë për 4 lojtarë të kombëtares japoneze të basketbollit, të cilët janë skualifikuar për 1 vit, pas skandalit në Lojërat Aziatike javën e kaluar.Lojtarët Takuma Sato, Nagayoshi Yuga, Takuya Hashimoto dhe Keita Imamura, e kishin tepruar me festimin e tyre në qytetin e Xhakartas të Indonezisë, ku janë kapur në një lokal nate me 4 prostituta. Madje ata ishin të gjithë të veshur me uniformën e kombëtares së tyre, që me siguri e ka bërë më të lehtë për t’u dalluar.Reagimi i federatës japoneze ishte i menjëhershëm. Vetë kreu i basketbollit në vend, deklaroi se sjellja e lojtarëve ishte e papranueshme, duke zhgënjyer të gjithë besimin e botës së sportit dhe jo vetëm, në Japoni.Ndërkohë lojtarët kanë kërkuar falje publike, duke shoqëruar fjalimin e tyre me shumë përulje. E vetmja gjë që ata kanë arritur të marrin, është stërvitja me shokët e skuadrës gjatë këtij sezoni, edhe pse nuk do të kenë mundësi të luajnë.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Konflikt vëllezërish në Tiranë, njëri plagos me thikë tjetrin

Një konflikt mes dy vëllezërve në Tiranë për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi familjare.Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto”, ku dy vëllezër I. X., dhe A. X., janë përleshur mes tyre.Gjatë konfliktit I. X., ka qëlluar në trup me thikë, vëllain e tij, A. X. I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Krim në familje në Durrës, burri vret bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Raportohet se burri ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij.Mësohet se Ç.SH ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij A.Sh. 40 vjeçe.40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pas ngjarjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.“Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Krimi i rëndë trondit sërish Shqipërinë, 42-vjeçari vret me sende të forta bashkëshorten

Pas tronditjes së mëngjesit, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.Një 42-vjeçar në Durrës ka vrarë bashkëshorten e tij me sende të forta.Viktima është Adriana Shaholli.Policia ka arrestuar ndërkohë, autorin e krimit.Informacion paraprak i policisëMë datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(TemA)

Lexone

Aksident tragjik në Gjirokastër, vdesin dy gra, plagoset një tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku dy gra kanë humbur jetën dhe një tjerër ka mbetur e plagosur rëndë.Aksidenti është shënuar në zonën e Jorgucatit, ku një makinë ka dalë nga rruga.Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Jorgucat dhe sipas policisë gratë janë përplasur nga një makinë teksa ato po ecnin anës rrugës.Mësohet se gratë sapo kishin lënë punën në fushat e rigonit në zonën e Jorgucatit.“Mjeti tip “Nissan”, me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër ka goditur tre shtetase të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës. Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën”, sqaron policia.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.8 qershor 2018 (gazet..

Lexone

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, kapet autori i dyshuar

Arrestohet nga policia Selami Rami, i cili paraditen e sotme, pas një konflikti në një lokal në Klos, plagosi me thikë një person.28-vjeçari u arrestua nga policia pak pas mesditës së sotme, si autori i dyshuar i plagosjes së Gazmir Pislit 35 vjeç.Rami akuzohet se pas konfliktit në verandën e një lokali në Klos, goditi me thikë 35-vjeçarin.I dyshuari për plagosjen, me banim në fshatin Patin. u kap në afërsi të fshatit Pleshë, Klos, duke u shoqëruar më tej në polici, ku dhe do të merret në pyetje.Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të çastit. Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruar thika e përdorur nga i dyshuari.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Plas sherri në mes të emisionit shqiptar, dy të ftuarit përplasen fizikisht (Video)

Transmetimi live i një emisioni në televizionin “Scan” është shoqëruar me një përplasje fizike midis dy të ftuarve.Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla, dy drejtues sindikatash, janë zënë me njëri-tjetrin teksa ishin duke folur për prolematika të ndryshme.Ky sherr ka ndodhur disa javë më parë, por vetëm dje është bërë publike. Arsyeja e konfliktit nuk dihet ende, por shihet se në një moment Fiqiri Xibri është ngritur nga karrigia dhe ka goditur me grusht Nikollën.Në fillim gjithçka u duk si një shaka, por situata doli nga kontrolli dhe u desh ndërhyrja e kameramanit, moderatores dhe pjesës tjetër të stafit, për t’i ndarë ata.The post Plas sherri në mes të emisionit shqiptar, dy të ftuarit përplasen fizikisht (Video) appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Vrasja që tronditi Tiranën/ Kush ishte Xhuljeta? Fjalët e fundit para krimit: Mos më prek

Një tragjedi si ajo e Shekspirit. Por ndryshe nga Zhuljeta që i dha fund jetës vetë për të mbrojtur dashurinë e saj, Xhuljeta nga Mati u vra nga dora e ish-të dashurit.Një krim pasioni që i mori jetën një 19-vjeçareje, ndërkohë që është në fije të jetës një tjetër i ri. Xhuljeta Çuni, 19 vjeçe, me origjinë nga Mati është qëlluar nga ish-i dashuri i saj Xhaferr Mata pak metra larg kishës së Don Boskos në kryeqytet.Mësohet se 31-vjeçari i është afruar vajzës teksa ecte në zonën e “Don Boskos”, mes tyre ka pasur një debat të shkurtër dhe më pas ka qëlluar me pistoletë.Në gjendje të rënduar psikologjike ai ka shpërthyer në lot, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka qëlluar veten. Mësohet se 19-vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga një tjetër vajzë.Mos më prek’ kanë qënë fjalët e fundit të Xhulieta Çunit, drejtuar Xhafer Matës, 31-vjeçarit me të cilin dyshohet se kishte pasur një lidhje dashurie.Këto fjalë kanë trokitur rëndë në mendjen e Xhafer Matës, 31-vjeçarit që duket se kisht..

Lexone

Histori si nëpër filma: Xhaferr Mata në lidhje me 19-vjeçaren, por ishte i martuar dhe ka një djalë 2 vjeç

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi “Don Boskon” mëngjesin e kësaj të premteje.Fax News dhe gazetarja Xhensila Kodra kanë shkuar në banesën e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni e më pas qëlloi veten me pistoletë.Familjarët e autorit të krimit kanë thënë jashtë kamerave se janë të shokuar nga ngjarja.Ata kanë shtuar se nuk kanë patur dijeni për një histori dashurie mes dy të rinjve.Familjarët kanë zbuluar se 31-vjeçari Mata ishte babai i një djali të vogël 2 vjeç dhe se prej dy muajsh ishte divorcuar nga bashkëshortja.“Ngjarje shumë e rëndë, nuk dimë çfarë të themi.Nuk jemi në dijeni të historisë së dy të rinjve.Ngjarjen e kemi mësuar kur erdhi policia në shtëpi.Djali kishte dy muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja. Xhaferr Mata ka edhe një djalë”, kanë thënë familjarët.Fqinjët e autorit, pasi kanë dëgjuar lajmin në TV, kanë menduar se Xhaferr Mata kishte vrarë ish-bashkëshorten, pasi me të ka patur konflikte të vazhdueshme ...

Lexone

Jay Z dhe Beyonce më të dashuruar se kurrë, bëjnë çmendurinë e rradhës (Foto)

Disa kohë më parë, Jay Z falenderoi publikisht bashkëshorten e tij, Beyoncen, që e fali për tradhtinë e tij.Tani, duket se gjërat midis çiftit të famshëm janë më mirë se kurrë, të cilët po zhvillojnë edhe turin e tyre të dytë së bashku, OTR II.Ata janë aq të dashuruar, sa kanë vendosur të martohen sërish me njëri-tjetrin. Teksa ishin duke dhënë një koncert, në monitorin gjigand është shfaqur një video e tyre, ku shihen Jay Z dhe Beyonce në altar, të shoqëruar nga fëmijët e tyre.Mesa duket, ata kanë bërë sërish betimet e tyre me rastin e 10 vjetorit të martesës, duke pasur edhe fëmijët e tyre pranë.Një mënyrë mjaft e bukur kjo për ta bërë të ditur lajmin e lumtur tek fansat…The post Jay Z dhe Beyonce më të dashuruar se kurrë, bëjnë çmendurinë e rradhës (Foto) appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone