Home / Tag Archives: shkaterruar

Tag Archives: shkaterruar

VIDEO: “Kullat fantazmë” nga 28 deri në 30 kate shkatërrohen për 15 sekonda

Katër ndërtesa të papërfunduara në një ‘qytet fantazmë’ janë shkatërruar në Kinën lindore, pothuasje 10 vite pasi projekti u braktis.Kullat u shkatërruan me eksplozivë duke u shembur për vetëm 15 sekonda.Blloqet e banesave, të gjitha 28 deri në 30 kate, kishin mbetur të zbrazëta që nga viti 2009 pasi kompania ndërtuese falimentoi dhe hoqi dorë nga projekti i pasurive të paluajtshme.Projekti Vistaria Bay ishte menduar të ishte një kompleks rezidencial dhe u ndërtua pak metra larg nga deti në portin e Yantait, provinca Shandong, por që nuk u popullua asnjëherë. (TemA)

Lexone

VIDEO: Panik në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, përplasen avionët

Pasagjerët e avionit Turkish Airlines që po qendronte ndaluar në pistë janë tronditur kur një avion i cili ecte në pistë ka goditur me krahun e tij të djathtë bishtin e avionit që ishte ndaluar, duke shkaktuar panik nga zhurma e fortë e goditjes.Ngjarja ka ndodhur në Stamboll pikërisht në aeroportin “Ataturk”, ku një mjet i Asiana Airlines ka shkatërruar pjesën e pasme të një avioni turk që kishte filluar të lëvizte.

Lexone

VIDEO: Vullkani shkatërron rrugë e banesa në Hawai

Hawai po përballet prej ditësh me katastrofën natyrore më të rëndë të 5 dekadave të fundit, pas shpërthimit të vullkanit Kilauea.Autoritetet shtetërore do të marrin përsipër asistencën federale, pas shkatërrimit masiv që shkatërroi llava, që për ditë me radhë pushtoi rrugët e banesat.Llava, që rrjedh nga 15 çarje në kraterin e vullkanit, tashmë mbulon gati 117 hektarë tokë dhe ka shkatërruar 27 banesa, por banorët, shtëpitë e të cilëve i mbijetuan llavës, janë lajmëruar të evakuojnë gjithsesi për shkak të emisioneve të gazit por edhe një shpërthimi të ri të vullkanit.

Lexone

FOTOT e frikshme: Llava “gëlltit” makinën në Hawaii

Prej disa ditësh Hawaii është nën pushtetin e vullkanit.Të shumta kanë qenë pamjet që janë servirur në media ku shihet se si llava djeg çdo gjë që i del përpara.Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje ku shuhet se si vullkani Kilauea “gëlltit” makinën vetëm në pak sekonda.Vullkani në Hawaii shpërtheu më 3 maj dhe ka shkatërruar deri tani 26 shtëpi.Të paktën 2000 persona janë evakuar. (TemA)

Lexone

Të paktën 12 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ruanda

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas rrëshqitjeve të dheut në perëndim të Ruandës, kanë njoftuar zyrtarët.Autoritetet kanë njoftuar po ashtu se dhjetëra banorë të qarkut Karongi, ku ka pasur rrëshqitje të dheut, konsiderohen të zhdukur.Zyrtarët kanë thënë se kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë.Rrëshqitja e dheut është shkaktuar pas shirave të rrëmbyeshëm. Rrëshqitjet e dheut në Ruanda janë të zakonshme.Nga muaji janar deri në muajin prill, mbi 180 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.Rreth 10 mijë shtëpi, 58 rrugë dhe shtatë kisha po ashtu janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut vetëm këtë vit, ka njoftuar Ministra për Menaxhimin e Fatkeqësive.7 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Vullkani në Hauai “përpin” zonat e banuara

Për shumicën e botës, pamjet e vullkanit në Hauai janë skena filmash hollivudianë, por për hauajanët janë realiteti i ditës.Të paktën 31 shtëpi janë shkatërruar në ishullin e madh nga llava përvëluese që del nga oborret apo rrugët që janë mbushur me të çara për shkak të aktivitetit vullkanik dhe sizmik. Zona më e prekur është ajo e Leilanit, nga ku mbi 2000 njerëz janë evakuuar, të përgatitur për të mos u kthyer për shumë kohë.Autoritetet lokale thanë se të çara të reja verifikohen thuajse çdo ditë, ndërsa ishulli i madh i arkipelgut të Hauait nuk po gjen qetësi nga tërmetet dhe vullkani Kilauea. Shkencëtarët thonë se çarjet nga del llava vijnë si pasojë e grumbullimit të presionit brenda vullkanit. Sipas tyre, presioni është ende i lartë dhe pritet që të krijohen çarje të tjera nga do të vazhdojë të dalë llavë dhe gaz.Veç llavës përvëluese, një tjetër rrezik serioz për jetën e banorëve është gazi vdekjeprurës sulfurik që del prej vullkanit. Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur a..

Lexone

Indi, stuhia shkakton mbi 125 të vdekur

Së paku 125 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një stuhie rëre në veri të Indisë, derisa zyrtarët kanë paralajmëruar se moti i keq vazhdon.Erërat e shpejta dhe vetëtima kanë shkatërruar disa fshatra, kanë rrëzuar muret dhe kanë plagosur disa persona.Një zëdhënës për rajonin Uttar Pradesh, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se numri i të vdekurve nga stuhitë ka qenë më i larti në 20 vjetët e fundit. Zyrtarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet në ditët në vijim.Departamenti Meteorologjik i Indisë ka thënë se stuhi të tjera pritet të përshkojnë këtë territor gjatë fundjavës.4 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkatërrohen dy ishuj në Karaibe nga uragani i tmerrshëm (Foto)

Shkatërrohen dy ishuj në Karaibe nga uragani i tmerrshëm (Foto)

Dy ishuj karaibianë, Anguilla dhe Shën Martin, tashmë janë shkatërruar nga uragani Irma, i cili po cilësohet si një ndër më të rrezikshmit deri më tani, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express. Uragani Irma, i nisur nga Oqeani Atlantik, ka goditur Ishujt Karaibe, por më së shumti ka dëmtuar ishujt e …

Lexone

Tragjedi në Maqedoni, rrufetë godasin Shkupin – News, Lajme – Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV Tweets by VizionPlusTV Një bilanc tragjik është shënuar nga shirat e rrëmbyeshëm, përmbytjet dhe rrufetë gjate natës në Shkup, me të paktën 20 viktima, 10 prej te cilëve shqiptare dhe 6 persona të zhdukur mes të cilëve dhe fëmijë. Numri i personave qe kane humbur jetën mund të …

Lexone