Home / Tag Archives: shkalles

Tag Archives: shkalles

3-vjeçarja pi ujë me helm, ndahet nga jeta në spital

Një vajzë vetëm 3 vjeçe ndërroi jetë pasi gabimisht piu ujë në një shihe me insekticide.Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tre Urat në Lushnje. 3-vjeçarja H.K. kishte shkuar te gjyshërit e saj.Edhe pse ajo u dërgua menjëherë në spital, 3-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.Policia njoftoi se ngjarjen po e ndjek Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Lexone

Pasi fitoi lirinë, Saimir Tahiri shfaqet pranë familjes, e shoqja bën deklaratën ‘e dyshimtë’

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, edhe pse është nën hetim ai arriti që të fitonte lirinë, pas vendimit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.Tahirit në fillim iu vendos ‘arrest shtëpie’, pas vendimit të shkallës së parë, por me apelimin e vendimit ai u la sërish i lirë.Familja Tahiri duket se po shijon lirinë e kryefamiljarit, pasi e shoqja Fatlinda Berisha, Saimir Tahiri dhe djali i tyre shihen në natyrë. “Jo thjesht ne të tre”- shkruan bashkë me foton bashkëshortja e Tahirit, një mesazh që mediat rozë e komentuan edhe si të koduar. A mendoni se mund të kemi lajme të reja nga kjo familje, pas gjithë vështirësive që kaluan? Kjo nuk dihet, por mesazhi i Fatlindës të lë pak dyshime./zoneelire.alThe post Pasi fitoi lirinë, Saimir Tahiri shfaqet pranë familjes, e shoqja bën deklaratën ‘e dyshimtë’ appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Lëkundje tërmeti në Vlorë

Një tërmet me magnitutë 3.7 ballë i shkallës Rihter është ndjerë në jugperëndim të vendit.Tërmeti është i radhës pas një sërë tërmetesh që lëkundën Vlorën gjatë kësaj jave që po lëmë pas.Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër 14 kilometra nga Orikumi. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra. Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkundet jugu i vendit, tërmet 3.7 ballë në Vlorë

Një tërmet ka goditur jugperëndimin e vendit mëngjesin e sotëm.Tërmeti me magnitutë 3.7 ballë i shkallës Rihter është regjistruar 14 km nga Orikumi.Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane, lëkundjet me magnitudë 3.7 ballë janë lokalizuar në një thellësi vetëm 2 kilometra.Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.Ndërkohë gjatë ditës së shtunë janë regjistruar 5 tërmete të tjera, nga jugu në veri. Këto tërmete kanë qenë me magnitudë nga 2.3-2.6 ballë. (TemA)

Lexone

Vdekja e 21-vjeçares në Fier, mjekja pezullohet nga detyra

Pezullohet nga detyra mjekja e urgjencës së spitalit të Fierit, Ina Rruzhdija, pas vdekjes së 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka.Pezullimi i saj është bërë me vendim gjykate, pas denoncimit nga familjarët e së ndjerës për mjekim të pakujdesshëm.Në dëshminë e tyre familjarët shprehen se e kanë dërguar vajzën disa herë në urgjencën e spitalit të Fierit, pasi sipas tyre ajo ka pasur shqetësime serioze dhe temperaturë, ndërsa mjekët e kanë përcjellë për në shtëpi pa e marrë rastin seriozisht.Gjyshi dhe babai i vajzës, Pilo dhe Altin Gjeka, deklaruan qysh asokohe se Xhuljeta ka humbur jetën për faj të personelit të spitalit.Nga ana e saj policia tha se vajza ka vdekur për shkaqe natyrale, por se pritej hetimi i plotë dhe analizat mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e vërteta.Sakaq Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Fierit duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për mjeken Ina Ruzhdija, me d..

Lexone

Padi mësueses në policinë e Belshit, nëna e 10-vjeçarit: Më rrahu djalin

Një mësuese e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kajan të Belshit është kallëzuar në polici nga nëna e një fëmije.Sipas burimeve policore, nëna pretendon se djali i saj 10 vjeç është dhunuar nga mësuesja kujdestare e klasës por nuk jepen detaje mbi arsyen.“Më datë 21.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. H, banuese në Kajan bashkia Belsh, se djali i saj K. B., 10 vjeç, në ambientet e shkollës 9 vjeçare te fshatit Kajan, është dhunuar fizikisht nga mësuesja kujdestare e klasës shtetasja E. D, banuese në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim”, njofton policia e Elbasanit.22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vlora lëkundet sërish, tërmete të vogla gjatë natës

Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 Ballë të shkallës Rihter dhe disa prej tyre kanë pasur epiqendër në detin Adriatik.Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në fshatrat Bashaj, Matogjin dhe Vërmik. Sipas banorëve të fshatit Bashaj, lëkundje ka pasur dhe gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke përhapur panik.Edhe vetë banorët thonë se tërmetet kanë qenë më të vogla se të parat, por janë frikësuar sërish duke kaluar natën jashtë.21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tentohet të hidhet në erë muri i hidrocentralit në Kukës

Një pjesë e murit që furnizon me ujë hidrocentralin e “Lapajve” në Kukës është tentuar të hidhet në erë me lëndë plasëse.Njoftimi i plotë i policisë:Më datë 17.05.2018, gjatë natës, në vendin e quajtur “Mali i fshatit Fshat”, Kukës, persona të paidentifikuar kanë dëmtuar me lëndë plasëse një pjesë të murit të kanalit që furnizon me ujë hidrocentralin e “Lapajve”, në një gjatësi prej 6.8 metra. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.(TemA)

Lexone

“Arrest shtëpie”/ Tahiri apelon vendimin e gjykatës, Prokuroria tjetër lëvizje

Saimir Tahiri ka apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.Ka qenë avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia i cili ka depozituar kërkesën ditën e sotme pranë Gjuykatës së Apelit.Haxhia ka kërkuar revokimin e vendimit ‘Arrest shtëpie’ dhe pritet të shqyrtohet brenda 10 ditëve.Ndërkohë, vendimin e ka apeluar dhe Prokuroria, e cila kërkon ‘Arrest me burg’.(TemA)

Lexone

Nusja nga Tirana dhunon sistematikisht vjehrrin 84 vjeçar

Një i moshuar ka denoncuar në polici nusen e djalit 39 vjeçare për dhunë të ushtruar ndaj tij për kohë të gjatë.84 vjeçari ka thënë para oficerëve, se e reja e ka lënduar shpesh herë me fjalë.Nga komisariati numër 3, ai ka marrë urdhër mbrojtje nga nusja me inicialet A.K.Policia njofton:“Komisariati i Policisë Nr. 3Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin D.K, vjeç 84, pasi në banesë, nusja e djalit A.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.nënvizon policia. (TemA)

Lexone