Home / Tag Archives: sherbyer

Tag Archives: sherbyer

Sulmi në Belgjikë, agresori kishte kryer një tjetër vrasje një natë më parë

Agresori i dyshuar për vrasjen e dy policëve dhe të një civili në Belgjikë ka kryer një tjetër vrasje një natë para sulmit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon.Sipas tij, agresori, i identifikuar si Benjamin Herman ka vrarë një burrë ish-të burgosur, të cilin e ka takuar gjatë kohës sa ka qenë në burg. Prokurorët thanë se ata po i trajtojnë sulmet si “vrasje terroriste”.Ai po ashtu ka marrë peng një mirëmbajtëse në një shkollë përpara se të vritej nga policia. Zyrtarët thanë se 31-vjeçari ka thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) disa herë gjatë sulmit.Të hënën, ai është liruar përkohësisht nga burgu ku ka shërbyer dënimin për vjedhje dhe shkelje të tjera. Mediat lokale thonë se ai mund të jetë radikalizuar gjatë kohës sa ka qenë në burg.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kek pa miell dhe sheqer, receta që është bërë ‘hit botëror’

Ky kek pa miell dhe sheqer u bë ‘hit botëror’ në një kohë shumë të shkurtër. Përgatitet me pak ingredientë dhe në vetëm pak minuta.Receta vjen nga Amerika Jugore. Provojeni edhe ju shijen e tij të mrekullueshme.Përbërësit: 4 vezë, 2 portokalle, 200 gram arra, ½ lugë çaji sodë buke, 100 gram çokollatë fondente, 200 ml ajkë qumështiPërgatitja: Së pari, vendosini portokallet në një enë me sodë buke dhe ujë dhe lërini për gjysmë ore.Qërojini, grijini dhe hidhini në një enë të vogël.Më pas gatuajini për gjysmë ore derisa të zbuten. Shtojini në blender sëbashku me vezët, arrat dhe sodën e bukës.Hidheni përzierjen në një formë keku dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 200 gradë Celcius për 20 minuta.Ndërkohë, shkrini çokollatën dhe ajkën e qumështit për disa minuta. Largoni kekun dhe hidheni përzierjen me çokollatë mbi të. Është gati për t’u shërbyer!

Lexone

Cili ka qenë kamarieri që i ka shërbyer Çanit kur ishte në Korfuz?

Të ftuar në studion e emisionit “Zonë e lirë” janë tre çuna që kanë qenë pjesë e aventurës “Redbull, can you make it?Roel Rapi, Kristi Dhimitri dhe Franko Hoxha janë tre çunat që kanë qenë pjesë e këtij grupi. Por, Arian Çani ka zbuluar edhe një fakt interesant mbi ta.Njëri prej këtyre çunave ka qenë kamarier dhe i ka shërbyer Çanit teksa ishte me pushime në Korfuz. Kush ka qenë ai sipas jush? Roel Rapi, Kristi Dhimitri apo Franko Hoxha?The post Cili ka qenë kamarieri që i ka shërbyer Çanit kur ishte në Korfuz? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone