Home / Tag Archives: semundje

Tag Archives: semundje

Ujin pijeni pa akull! Analizat në lokale gjejnë infeksion me E. Coli

Ujë por me akull, kjo është porosia e shumicës se klientëve që frekuentojnë baret apo lokalet në këto ditë të nxehta gushti. Por kujdes pasi një pjesë e mirë e lokaleve e prodhojnë akullin me ujë nga rrjeti i ujësjellësit pa e filtruar me parë.Sipas specialistëve të higjienës nga analizat e bëra akullin që tregtohej në disa lokalë në Tiranë ka rezultuar me Echeria Coli“Nga 36 monitorime që kemi ushtruar gjatë këtij sezoni, 20 prej tyre kanë rezultuar me ngarkesë pozitive të Echeria Colit dhe Coliform Total, por jo me Streptokok Fekal që është edhe përgjegjës për Hepatitin A”, thotë Gimian Dokle, specialist i Higjienës në DSHP, Tiranë.E. Coli është një bakter i rrezikshëm që mund të shkaktojnë infeksione urinare, gastroenterite dhe diarre. Specialistët e higjienës sqarojnë se me prodhuesit e mëdhenj të licencuar nuk janë hasur probleme. Për të prodhuar akull me kosto të ulët shumë bare dhe restorante kanë blerë vetë aparate prodhimin, por uji që ata përdorin shpesh është i ndotur ..

Lexone

Ka shërim nga verbëria, por çmimi është tepër i lartë

Një trajtim gjenetik për një formë të rrallë dhe të trashëguar të verbërisë do të hidhet në treg për një çmim tepër të lartë. “Spark Therapeutics Inc.”, e cila do të marketojë këtë produkt ka bërë të ditur se çmimi do të jetë 850 mijë dollarë për të dy sytë.“Spark’s Luxturna” është miratuar nga FDA-ja (Administrata e Barnave dhe Ushqimeve) dhe pritet të dalë në treg. Ilaçi ka rezultuar efektiv në shumë pacientë amerikanë që vuajnë nga një sëmundje e retinës, e cila shkaktohet nga një mutacion gjenetik.Për të zbutur efektet e çmimit të lartë, kompania prodhuese thotë se po përgatit disa programe për ta ndarë pagesën në këste si edhe për të anuluar një pjesë të saj nëse progresi zbehet me kalimin e kohës. (TemA TV)

Lexone

Mungojnë barnat e rimbursueshme, midis tyre barna që nuk kanë alternativa

Denisa Canameti“Fondi, aktualisht nëpërmjet drejtorive tona rajonale është i angazhuar që të lidhë kontratat. Dhe me përfundimin e procesit, sidomos me importuesit farmaceutikë bëhet e mundur evidentimi i saktë i alternativave me të cilat furnizohet tregu farmaceutik. Këtu dalin edhe nevojat eventuale apo mungesa që mund të jenë. Unë shpresoj shumë që të mbyllet para afatit dhe afati është dy javë”, Eduart Ahmeti, drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.Kanë kaluar më shumë se dy javë nga miratimi i listës së barnave të rimbursueshme, e megjithatë vazhdon të ketë mungesa të theksuara ilaçesh. Mungojnë alternativat e para (pra, ato që rimbursohen 100% nga shteti) dhe medikamente të cilat nuk kanë as alternativa.Të kontaktuar nga “Pro Pacientit”, farmacistët e kanë pranuar këtë situatë, si dhe kanë listuar një numër të gjatë medikamentesh mungesë. Ajo çfarë është shqetësuese, thonë farmacistët, është se mungojnë medikamente që nuk kanë alternativa. Kjo do të thotë se ..

Lexone

Djersitja, jo vetëm nga i nxehti: Mësoni se çfarë e shkakton e si ta eliminoni

Përgatiti: Blertina KokaMe rritjen e temperaturave, gjëndrat e djersitjes (diku mes 2-4 milionë) janë në aksion. Djersitja është një mënyrë natyrale e trupit për t’ju freskuar. Një pjesë e djersës avullohet nga lëkura, duke marrë edhe nxehtësinë me vete. Ndërsa pjesa tjetër kullon nëpër fytyrë dhe trup.Por, djersitja nuk shkaktohet vetëm nga i nxehti. Gjendje të tjera shëndetësore dhe emocionale, sëmundje të ndryshme, ushqime të caktuara dhe efektet anësore të ilaçeve mund t’ju shkaktojnë djersitje të tepërt. Mësoni cilat janë shkaqet e djersitjes në të gjithë trupin dhe si t’i eliminoni.Shfletoni galerinë…

Lexone

Të famshëm që e kanë fituar luftën ndaj kancerit

60-vjecari

Përgatiti Blertina KokaKanceri nuk zgjedh! Të qenët i famshëm apo i pasur mund të të sjellë një sërë të mirash, por nuk të mbron nga kanceri. Nga yjet kinematografikë deri tek personalitete të njohura televizive, shumë të famshëm janë përballur me fjalën Kancer. Pas fytyrave të njohura e të qeshura të ekraneve, ka pasur edhe histori vuajtjesh dhe luftë mes jetës a vdekjes, ku një pjesë prej tyre kanë luftuar fort dhe ia kanë dalë të mposhtin këtë sëmundje vdekjeprurëse.Shfletoni galerinë…

Lexone

Çfarë janë hemorroidet dhe si mund të kurohen?

Përshëndetje gazeta Shëndeti! Unë që ju shkruaj jam 21 vjeç dhe kam një problem që më shqetëson shumë. Unë nuk e kisha vënë re dhe nuk e di nëse më është shkaktuar tani apo e kam patur gjithmonë, por në pjesën e jashtme të anusit, kam një masë në ngjyrë të kuqe në të errët. Nuk kam as dhimbje dhe as shqetësim tjetër, por kjo gjë më shqetëson sepse nuk është aspak estetike. Kam lexuar se çfarë sëmundje mund të lidhet më këtë, dhe mendoj mos vuaj nga hemorroidet. Ju lutem a mund të pyesni një mjek për shqetësimin tim, çfarë kam dhe nëse janë hemorroidet si mund të kurohen?Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.Hemorroidet janë vena varikoze të lokalizuar në pjesën fundore të zorrës së trashë. Kur ato acarohen paraqesin aspekt mase të mbushur me gjak por në të tilla raste shoqërohen me djegie, dhimbje dhe kruajtje. Duhet të kryeni një vizitë paraprake me mjekun e familjes. Nëse mjeku juaj konstaton atë çka ju dyshoni, do t’ju drej..

Lexone

I sëmurë me kancer? Zbulohet e vërteta pas pamjes si ‘kufomë’ të Johnny Depp

Disa fotografi të fundit të aktorit Johnny Depp vunë në alarm të gjithë fansat e tij, të cilët menjëherë menduan se ai ishte prekur nga një sëmundje e rëndë.Aktori u shfaq mjaft i zbehtë dhe me disa kile minus gjatë turit me bandën e tij muzikore “The Hollywood Vampires” në Rusi dhe Gjermani, duke i lënë të gjithë të dyshonin se shëndeti i tij ishte përkeqësuar.Por, më në fund, burime pranë Johnny Depp kanë bërë të ditur arsyen e vërtetë se pse aktori është shfaqur në këtë gjendje të mjerueshme.Sipas tyre, aktori ka humbur shumë peshë pasi po përgatitet që të luajë rolin e një pacienti të sëmurë me kancer në filmin që titullohet “Richard Says Goodbye”.Xhirimet për këtë film do të nisin shumë shpejt dhe Johnny ka mbajtur një dietë të caktuar që t’i përshtatet sa më shumë karakterit të personazhit që do të luajë në film.Kjo nuk është hera e parë që Depp transformohet komplet për një rol në një film; Ai njihet si aktori që ndërmerr sfida të papara për t’u shndërruar komplet në p..

Lexone

Si ndikon madhësia e qafës në shëndet?

Nëse nuk mund ta mbyllni deri në fund këmishën, mund të keni një problem të madh që kërkon vëmendje mjekësore të menjëhershme: Meshkujt me madhësi të qafës shumë të madhe janë më të rrezikuar nga sëmundje e zemrës, ka zbuluar një studim brazilian.Pasi analizuan të dhënat e gati 4000 meshkujve, shkencëtarët përcaktuan se mesatarja e perimetrit të qafës është rreth 40 cm. Për çdo cm rritje në perimetrin e qafës, meshkujt janë 32% më të rrezikuar që të zhvillojnë rezistencë ndaj insulinës, 24% më të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, 50% më të rrezikuar që të kenë trigliceride të larta dhe 22% që të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL).Depozita dhjamore përreth qafës mund të prodhojë substanca inflamatore që çojnë në formimin e pllakës bakteriale në arteriet karotide në qafë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.Burimi: Men’s Health / Shendeti.com.al

Lexone

Studimi: Më shumë se dy fëmijë dëmtojnë shëndetin e nënës

Shumë prindër mund të jenë dakord me thënien se fëmijët shtojnë stresin si dhe anasjelltas ta heqin atë. Dhe këtë e mbështet edhe shkenca. Sipas një studimi të kryer nga Cambridge University, më shumë se dy fëmijë mund të dëmtojnë shëndetin e nënës.Sa më shumë fëmijë, aq më i madh rreziku që nëna të preket nga ishemitë, infarkti apo probleme të tjera të zemrës.Studimi gjeti se gratë që kishin pesë ose më shumë fëmijë, kishin 40% më shumë rrezik për sëmundje të rënda të zemrës në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me gratë që kishin vetëm 2 fëmijë.Studiuesit thonë se shtatzënia dhe lindja i shkaktojnë tendosje zemrës, ndërsa më pas rritja e fëmijëve shton stresin dhe i pengon gratë të kujdesen siç duhet për veten.Konkluzionet janë arritur pasi janë analizuar të dhënat e 8000 grave amerikane të moshës 45-64 vjeç. (TemA TV)

Lexone

10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut (4 qershor – 4 korrik)“10 minuta për të shpëtuar 3 jetë” është fushata më e re e ndërmarrë nga Ministria për të ndihmuar personat që kanë nevojë për gjak, në mënyrë të veçantë fëmijët talasemikë.Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin nga sot deri më datë 4 Korrik, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak.Në këtë fushatë 1-mujore, Ministria synon të arrijë 1 mijë dhurues, për 3 mijë jetë të shpëtuara.Përse 10 minuta? – Kaq kohë ju duhet për të dhuruar një njësi gjak ose 400 – 450 mililitra gjakPse shpëtoni 3 jetë në 10 minuta? – Sepse në një njësi gjak që ju dhuroni ju shpëtoni 3 jetë nëpërmjet ndarjes së tij në komponentë dhe produkte të tij si rruaza të kuqe, plazëm dhe trombocite.Target: Në 1 muaj – 1000 dhurues vullnetarë = 3,000 jetë të shpëtuara.Fëmijët të parët: Janë 170 fëmijë talasemikë në mbarë vendin të moshës deri në 14 vjeç që kanë nevojë të vazhdueshm..

Lexone