Home / Tag Archives: rrezikun

Tag Archives: rrezikun

Tifozët anglezë, në alarm për Botërorin e Rusisë

Tifozët anglezë, që do të udhëtojnë drejt Rusisë për të ndjekur skuadrën e tyre në Kupën e Botës së kësaj vere, janë në rrezik të madh, pasi mund të bëhen objekt sulmesh homofobike, raciste dhe antibritanike.Ministria e Jashtme e vendit ishullor dhe policia kanë bërë paralajmërimet e tyre, duke theksuar se janë marrë masa të pakta sigurie.Lajmi u publikua nga e përditshmja britanike “The Guardian”, sipas së cilës janë mbi 10 mijë tifozë anglezë, që përballen me rrezikun e sulmeve të tilla në Rusi, kjo edhe për shkak të tensioneve të krijuara javët e fundit në raportet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, për shkak të helmimit të spiunit rus Sergei Skripal në Salisbury.Një ngjarje kjo, që solli edhe dëbimin e 23 diplomatëve respektivë nga Britania e Rusia. Pak kohë më parë, huliganët rusë kërcënuan nëpërmjet rrjeteve sociale tifozët anglezë që do të udhëtonin drejt Rusisë.Në raportin e publikuar u evidentua se, në futbollin rus ka pasur 190 raste të incidenteve raciste në periudh..

Lexone

Një vezë në ditë mban doktorin larg?

Një studim i kryer tek gati gjysmë milion njerëz në Kinë sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Ekspertët sugjerojnë se veza, e gatuar në çfarëdolloj mënyre, duhet të jetë pjesë e dietës së përditshme.“Një vezë në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, madje mund të ketë përfitime shëndetësore”, thotë prof. Nita Forouhi, nga Universiteti i Kembrixhit.Këto ditë, shumë mjekë sugjerojnë se konsumimi i vezëve duhet të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, duke qenë se janë një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese – përmbajnë nivele të larta të proteinave, vitaminave A, D, B dhe B12, si dhe luteinë dhe zeaksantinë, që mund të parandalojnë dëmtimin e shikimin me kalimin e moshës.“Një, madje edhe dy në ditë janë absolutisht mirë”, thotë dr. Frankie Phillips, nga Shoqata Britanike e Dietologjisë.Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Lexone

Një analizë e re e gjakut identifikon tumorin e prostatës

Një analizë e re e gjakut ka rezultuar më e saktë se testi tradicional i PSA-së për të vlerësuar rrezikun e kancerit të prostatës.Ajo mund të reduktojë më shumë se 40% të biopsive, sepse arrin të dallojë format malinje dhe beninje të tumoreve pa pasur nevojë për teste të tjera invazive.Testi i ri, i quajtur Iso-PSA, identifikon ndryshimet e strukturës molekulare të antigjenit të prostatës, duke mos u limituar thjesht në matjen e përqendrimit të PSA-së në gjak siç bëjnë testet e deritanishme.Po ashtu, përmes saj, mundësia e dallimit të tumoreve beninje nga ato malinje është më e madhe.Analiza është rezultat i një studimi të gjerë që ekspertë të “Cleveland Clinic” kanë prezantuar pak ditë më parë në takimin e përvitshëm të Shoqatës Amerikane për Urologjinë në San Francisco, SHBA. (TemA)

Lexone

Teuta, sulmi pika më e fortë, shënon më shumë se milionerët!

Nuk ka në skuadër emrat e rëndë si Edgar Çani apo Tomislav Busic, as talentet si Kristal Abazaj dhe Myrto Uzuni por Teuta ka sulmin e 3 më të mirë. Me Skënderbeun që ka bërë një kampionat më vete dhe Kukësin që gjithashtu ka një tjetër ritëm, Teuta meriton diçka më shumë sesa atë që ka marë deri më tani.44 gola të shënuar nga djemtë e detit janë një shifër e jashtëzakonshme pasi në sulm ylli i skuadrës është Arbër cyrbja, dikur i konsideruar talent por i penalizuar nga dëmtimet.Gentjan Begeja nuk ka në ekip emra si Edgar Çani i Partizanit, Reginaldon dhe Uzunin e Laçit, Tomislav Busic, Danilo Alves dhe Muarem të Flamurtarit, apo Sebino Plakun dhe Stefan Racic të Kamzës, por durrsakët kanë një sulm për t’u admiruar.Nuk është rastësi një ecuri e tillë, pasi kjo ka qënë fytyra e Teutës që në start me Gugash Maganin nën drejtim, skuadër e orientuar drejt sulmit por pa një golashënues të mirëfilltë. Anel Dedic është goleadori i skuadrës me 7 realizime, por emri i tij renditet në vendi..

Lexone

5 gjëra të paimagjinueshme që grupi i gjakut zbulon për ju

Shumë prej nesh nuk është se mendojmë shumë për grupin e gjakut, madje disa as nuk e dinë çfarë grupi gjaku kanë, kur në fakt ai është një element shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë, për të cilin duhet të kemi informacione.Ka një sërë faktesh të rëndësishme që grupi i gjakut mund të zbulojë për ju dhe shëndetin tuaj, prandaj të paktën të dini se çfarë grupi gjaku keni.Ka disa studime që tregojnë se grupi i gjakut mund të parashikojë rrezikun për sëmundje të caktuara.

Lexone

Doni të humbisni peshë? Çaji duhet pirë kështu

Dihet që çaji i ngrohtë ndihmon për të rënë në peshë, por, sipas një studimi të ri, çaji i ftohtë mund të jetë edhe më efikas në këtë rast.Shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se një filxhan me çaj bimor të ftohtë ndihmon për të djegur më shumë kalori se ai i ngrohtë. Çaji i ftohtë është dyfish më i mirë në djegien e kalorive edhe pa lëvizur. Shkencëtarët nga Universiteti Fribourg, të cilët kanë drejtuar studimit, zbuluan gjithashtu se çaji i ftohtë promovon oksidimin e dhjamit – që djeg dhjamin dhe shton energjitë.Ky studim i shtohet shumë të tjerëve që kanë treguar se çaji është i mirë për shëndetin, ku ndihmon për të rënë në peshë dhe ulur rrezikun e glaukomës.Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Lexone

“Apple”, kujdes nga butoni indian që bllokon iPhone-n!

Armiku për iPhone, vjen nëpërmjet aplikacioneve si WhatsApp, iMessage ose edhe mail. Bëhet fjalë për një karakter indian, gjuha ‘telugu’ për saktësi, e cila godet ‘smartphone’ me iOS 11.2.5. Ky është një opsion që mund të krijojë probleme, pasi telefoni celular mund të bllokohet duke kërkuar, në rastet më të këqija, rivendosjen e iPhone me rrezikun e humbjes, në rast se nuk e keni bërë më parë një kopje rezervë, të të gjitha të dhënave. Apple ka premtuar se do ta zgjidhë defektin me një përditësim tjetër.Nëse marrim karakterin ‘vrasës’, aplikacioni i hapur do të mbyllet sa herë që përdoruesi përpiqet ta rifillojë atë. Dhe metoda klasike “shutdown and restart” me këtë opsion nuk funksionon. Nëse letra e padëshiruar ofenduese shfaqet nëpërmjet një tabloje njoftimi, telefoni bllokohet.Megjithatë, një zgjidhje, e përhapur në forumet e teknologjisë, këshillohet që të dërgohet një mesazh që nuk është “i infektuar”: në këtë mënyrë mund të kaloni tekstin dashakeqës dhe të fshini të gjithë ..

Lexone

Alkooli vret! Policia Rrugore aksion për shoferët e dehur

Alkooli vret! Policia Rrugore aksion për shoferët e dehur

Policia Rrugore, si çdo fundjavë ka dalë në terren për të monitoruar dhe kontrolluar drejtuesit e automjeteve. Në disa video të publikuar në faqen e policisë, shihet se edhe pse ka pasur masa të rrepta ndaj drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool, akoma vazhdon të jetë problematike ky shqetësim. Policia …

Lexone

Martesa e mirë = tension të mirë të gjakut

Martesa e mirë = tension të mirë të gjakut

Një martesë e mirë ndihmon tensionin e gjakut, ndërsa një martesë stresuese mund të jetë më keq sesa të jesh i vetëm, sugjeron një studim paraprak i Universitetit Brigham Young. “Nevojitet punë e mëtejshme për të sqaruar se çfarë do të thonë këto rezultate për shëndetin në një studim të …

Lexone

Mbi 30 minj dalin papritmas në rrugë (Video)

Mbi 30 minj dalin papritmas në rrugë (Video)

Andrea Harte ndodhej në njërën nga rrugën e Plymouth të Anglisë, kur u trondit nga mbi 30 minj që dolën papritmas nga shkurret. Papastërtia e madhe në atë zonë, besohet se është shkaktari kryesor që numri tyre vetëm sa po vazhdon e po shtohet, transmeton Telegrafi. “Gjysma prej tyre ishin …

Lexone