Home / Tag Archives: rrezikon

Tag Archives: rrezikon

“Ndragheta”, kërkohen 6 vjet burg për kampionin e Botës

Telashe serioze për Vincenzo Iaquintas, 38-vjeçarin kampion bote me Italinë në vitin 2006. Në kuadër të procesit gjyqësor “Aemilia”, kundër organizatës mafioze “Ndragheta”, prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për ish-sulmuesin e Juventusit dhe të kombëtares së kaltër. Babai i tij, Giuseppe, rrezikon një dënim shumë më të mirë, deri 19 vite burg.Organi i akuzës, në përfundim të procesit “Aemilia” për inflitrimin e “Ndraghetas” në Emilia Romagna ka kërkuar dënimin e 151 të akuzuarve për një total 1712 vite burg.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ronaldo alarmon madrilenët, rrezikon finalen e Championsit?

Florentino Perez pati paralajmëruar Zinedine Zidanen, që të ‘harrojë’ El Clasicon dhe të përqendrohet te finalja e Championsit, por francezi vendosi të hedhë në fushë më të mirët në ‘Camp Nou’.Duket se kokëfortësia e trajnerit madrilen pati edhe kosto, pasi Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim në kavilje, në momentin e shënimit të golit të barazimit të përkohshëm 1-1.Sulmuesi portugez mori ndihmën e mjekëve dhe qëndroi në fushë deri në fund të pjesës së parë, kur shkoi në dhomat e zhveshjes dhe nuk u rikthye më. Kjo situatë alarmoi madrilenët, ndërsa mjekët japin shpresë, por më shumë detaje pritet të mësohen nesër, pas përfundimit të vizitave të detajuara.7 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Mohamed Salah rrezikon 2 ndeshje pezullim (Video)

Mohamed Salah rrezikon të dënohet për dy ndeshjet e fundit të Liverpool në Premier League.Dhe kjo do t’i jepte yllit të Tottenham Harry Kane një motivim ekstra në luftën për Këpucën e Artë.Sektori disiplinor i FA pritet të shqyrtojë përplasjen e egjiptianit me Bruno Martins Indi të Stoke gjatë barazimit pa gola në Anfield të shtunën.FA është vënë në dijeni nëpërmjet postimeve të shumtë në mediat sociale të incidentit, ku ylli i Kuq duket që ka dashur të godasë mbrojtësin pranë mesit të fushës.Arbitri Andre Marriner nuk e ka parë këtë incident, i cili ka ndodhur pak përpara pjesës së parë.Sipas rregullores së FA, çdo sjellje e dhunshme që nuk shikohet nga arbitri i dërgohet panelit të disiplinës që është i përbërë nga tre ish-arbitra, që duhet të vendosin në mënyrë unanime nëse do ta dënojnë apo jo lojtarin. Salah do të zbulojë brenda 24 orëve të ardhshme nëse do të dënohet apo jo.Salah attempting to punch Martins Indi vs Stoke. Should be banned pic.twitter.com/ZhlOSH33FS—..

Lexone

(VIDEO) I tha arbitrit “bir k…”, Simeone rrezikon përjashtim model!

Kartoni i kuq i Vrsaljkos në sfidën Arsenal-Atletiko Madrid tërboi Diego Simeonen, i cili nuk i mbajti nervat, duke ditur se temperamenti i tij është i tillë, teksa ka lëshuar disa herë gojën duke e sharë arbitrin me fjalën “Bir k…”. Ajo është dëgjuar nga gjyqtari i ndeshjes, francezi Klement Turpin, i cili menjëherë, në minutën e 12-të të ndeshjes, e ka përjashtuar, pasi kishte 2 minuta që mbrojtësi kishte lënë fushën pas dy të verdhash (minuta e 2-të dhe minuta e 9-të).Ishte i kuqi më i shpejtë në këtë Europa League, një rekord negativ. Por, çfarë rrezikon Simeone? Sipas “Marca”, një ndëshkim që shkon minimalisht 2 ndeshje jashtë stolit, por mund të marrë edhe një model, në sajë të asaj që ka shkruar edhe i katërti.

Lexone