Home / Tag Archives: rezultuar

Tag Archives: rezultuar

Ka shërim nga verbëria, por çmimi është tepër i lartë

Një trajtim gjenetik për një formë të rrallë dhe të trashëguar të verbërisë do të hidhet në treg për një çmim tepër të lartë. “Spark Therapeutics Inc.”, e cila do të marketojë këtë produkt ka bërë të ditur se çmimi do të jetë 850 mijë dollarë për të dy sytë.“Spark’s Luxturna” është miratuar nga FDA-ja (Administrata e Barnave dhe Ushqimeve) dhe pritet të dalë në treg. Ilaçi ka rezultuar efektiv në shumë pacientë amerikanë që vuajnë nga një sëmundje e retinës, e cila shkaktohet nga një mutacion gjenetik.Për të zbutur efektet e çmimit të lartë, kompania prodhuese thotë se po përgatit disa programe për ta ndarë pagesën në këste si edhe për të anuluar një pjesë të saj nëse progresi zbehet me kalimin e kohës. (TemA TV)

Lexone

FOTOT: Berisha “verbohet” nga Lulzim Basha, por fjalimi i tij është i mekur

Protesta e thirrur nga Lulzim Basha, ka rezultuar një dështim.I vetmi që është “verbuar” nga Basha, ka qenë Sali Berisha.Por jo nga fjalimi i tij, që ishte i mekur, por nga dielli.Berisha është fotografuar duke mbajtur duart para dhe madje mbante dhe kapele, për t’u mbrojtur nga dielli.Basha ndërkohë kishte pajisur protestuesit me flamuj të shumtë gjermanë, për të treguar se ka mbështetjen e Gjermanisë.(TemA)

Lexone

Deputetja socialiste informon “qytetarin dixhital” të Berishës: Nesër do ngrihen 4 avionë në Kuçovë

Deputetja socialiste Ermonela Felaj, ka informuar “qytetarin dixhital” të Sali Berishës, për 4 avionë që do të ngrihen nesër në Kuçovë.“Ky njoftim i drejtohet kryesisht “qytetarit digjital” të sb që të mos alarmohet me dylbitë e rreme e të shohë mushkoja në qiellin e shpifjeve.4 avionë nisin që nesër fluturimet nga Kuçova për vaksinimin e dhelprës së kuqe.Dy herë në vit, përmes një metode që ka rezultuar e suksesshme kundër tërbimit.E kane tentuar dhe më parë disinformimin , jo për gjë”, shkruan ajo, që poston dhe fotot e mëposhtme.(TemA)

Lexone

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën i riu nga Kosova

Një 33 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën paraditen e sotme gjatë një aksidenti në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit. Sipas informacioneve të para nga blutë e qytetit rajonal, 33-vjeçari që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen, e cila ka rezultuar …

Lexone