Home / Tag Archives: rezulton

Tag Archives: rezulton

Studimi: Ballkani nxirrte metale kur Britania ishte ende në epokën e gurit

Ndotja e mjedisit mesa duket nuk është një problem i kohëve moderne.Shkencëtarët kanë zbuluar gjurmë të hershme të ndotjes në Ballkan, që shkojnë deri në vitin 3600 para Krishtit.Minierat dhe shkrirja e metaleve në epokën e hershme kanë krijuar ndotje në sasi të tillë që të mund të zbulohet në ditët e sotme.Shkencëtarët thonë se ndotja përkon me fillimin e epokës së bronzit në rajon dhe lindjes së metalurgjisë në shkallë të gjerë në Europë.Për të kuptuar se sa i hershëm rezulton ky fenomen në Ballkan, duhet të kujtojmë se në të njëjtën epokë në Mespototami po zhvillohej shkrimi për herë të parë, Britania e Madhe ishte ende në epokën e gurit, ndërsa piramidat e Egjiptit do të ndërtoheshin pas 1 mijë vjetësh.Nga procesi i nxjerrjes së metaleve çlirohen grimca mikroskopike që ngjiten në atmosferë e më pas transportohen në distanca të largëta përmes erërave, për t’u kthyer sërish në tokë.Shtresat e torfës janë depozitat ideale për këto grimca, pasi transporti atmosferik është r..

Lexone

Mbytet skafi në Egje: 9 viktima, 6 prej tyre fëmijë

Nëntë emigrantë, mes të cilëve 6 fëmijë, kanë humbur jetën pas mbytjes së motoskafit me të cilin udhëtonin në ujërat turke, në lindje të Egjeut. Lajmin e bën të ditur agjencia turke e lajmeve, Anadolu.Sipas të dhënave të para, mjeti ka pësuar një avari në ngushticën Demre, në Gjirin e Antalias, një zonë shumë e frekuentuar nga turistët. Pesë persona janë shpëtuar, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur.Viktimat janë dy burra, një grua dhe gjashtë fëmijë.Sipas agjencisë tjetër turke, Dogan, emigrantët po përpiqeshin të mbërrinin në Europë. Vendi i parë i arritshëm që është pjesë e BE-së është ishulli grek Kastellorizo,që gjendet përballë qytezës turke Kas. Kombësia dhe identiteti i viktimave nuk janë bërë ende të ditura.

Lexone

Denoncoi skandalin e pronave në Lezhë ku ishte i përfshirë dhe kryebashkiaku i PD, i djegin lokalin

Një lokal është djegur gjatë natës në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin.Mësohet se lokali i shkrumbuar plotësisht nga flakët është në pronësi të Pjetër Prelës.Ai rezulton se është personi që denoncoi skandalin e tjetërsimit të pronave që solli edhe arrestimin e kryebashkiakut Frrokaj, ndërsa më pas u lirua për të vijuar hetimet në gjendje të lirë, raporton Report TV.

Lexone

Xhaçka nis vizitën zyrtare në Izrael

Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhacka nis viziten zyrtare ne Izrael.Xhaçka, rezulton si ministrja e pare e Mbrojtjes qe viziton Izraelin.Ajo do te pritet ne nje takim zyrtare nga homologu i saj izraelit, Avigdor Liberman.Gjate qendrimit dy ditor Xhacka do te takoje edhe drejtues te institucioneve te sigurise, mbrojtjes si dhe te industrise ushtarake ne Tel Aviv e Jeruzalem.

Lexone

‘Xhafaj’, Rama: Audiopërgjimi është joautentik. Burg për cilindo e serviri

Në fund të fjalës së tij të gjatë të mbajtur në mbledhjen e grupit deklaroi se e ka marrë përgjigjen shkencore të audiopërgjimit që sipas tij rezulton të jetë joautentik dhe një mashtrim i pastër i hedhur në skenë qëllimisht për të destabilizuar vendin dhe për ti vënë shkopinjtë në rrota kur ndodhet në kilometrat e fundit në rrugën e hapjes së negociatave me BE…16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Punë ka, po s’ka profesionistë?! Dyndje në shtet, ndërsa privati me vende bosh. Sa vetë aplikojnë për një vend të lirë…

Administrata publike vijon të mbetet më joshëse për ata që duan një vend pune në raport me sektorin privat. Të dhënat e raportit të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017 tregojnë disa tendenca që kanë vite që përvijohen por që kanë kulmuar pikërsisht në vitin pararshës.Kështu numri mesatar i aplikimeve për një vend puna ka arritur në 18. Viti i dytë me mestaren më të lartë të aplikimeve më herët ka qenë ai 2014 me një përllogaritje prej 14.5 aplikime nëse shohim ecurinë nga viti 2001 në 2017.“Numri mesatar i kandidatëve për një pozicion per vitin 2017 llogaritet të jetë 18. Siç mund të vihet re nga grafiku i mëposhtëm, numri mesatar i aplikantëve për pozicion ka pësuar rritje në krahasim me vitet e mëparshme, gjë që tregon për një interesim në rritje për t’u bërë pjesë e shërbimit civil” thuhet në raportin vjetor të DAP.Të rinjtë me sytë nga shtetiNjë tjetër tendencë që vihet re nga aplikimet që bëhen pranë DAP për t’u punësuar në shtet është interesi gjithmonë ..

Lexone

Përtej kremrave dhe serumeve, rrudhat sfidohen në “tavolinë”

Më shumë se kremrat dhe serumet e kushtueshme antirrudhë, sekreti për një lëkurë të re pas të 50-tave fshihet te dieta me fruta dhe perime të freskëta dhe peshkut.Efektet pozitive të këtyre ushqimeve vihen më shumë re te femrat, të cilat ndryshe nga burrat kanë lëkurë më të hollë me më pak kolagjen, d.m.th. vulnerabël ndaj rrudhave.Një studim i Erasmus Medical Centre në Roeterdam, Holandë, i publikuar në “Journal of the American Academy of Dermatology” doli në përfundimin se femrat që i konsumojnë rregullisht këto ushqime, të pasura me vitamina dhe flavonoide, që stimulojnë prodhimin e kolagjenit, kanë më pak shenja të plakjes pas moshës 50-vjeçare.Studimi ka analizuar 2700 burra dhe gram bi 50 vjeç dhe mënyrën se si ata ushqeheshin. Të gjithë i janë nënshtruar një skanimi 3D të fytyrës për të matur numrin e rrudhave.Rezultatet treguan se gratë që kishin dietë të pasur me fruta dhe perime kishin më pak shenja të moshës në fytyrë. Ndërsa ato që konsumonin shumë mish dhe ëmbëlsir..

Lexone

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimet për vëllain e Fatmir Xhafës

Pas denoncimeve të opozitës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht verifikimet për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Agron Xhafaj rezulton i dënuar nga Itali për trafik droge, ndërsa opozita akuzon Xhafën dhe Ramën se e kanë favorizuar mosekstradimin e tij.PD thotë se Fatmir Xhafaj në kohën kur ishte në krye të Komisionit të Ligjeve, ka ndërhyrë qëllimisht në Kodin e Procedurës Penale, me futjen e një neni që e pamundësonte ekstradimin e vëllait të tij në Itali për të vuajtur dënimin.The post Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimet për vëllain e Fatmir Xhafës appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Pogradec, kapet i dënuari për armëmbajtje pa leje

Një person i shpallur në kërkim, i dënuar me katër vite e gjysmë burg si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, është vënë në prangat e policisë.I arrestuari është Aleksandër Gora, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.Kapja e tij u bë nga policia e Pogradecit gjatë ditës së sotme, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e ka dënuar në 30 mars, me 4 vjet, 6 muaj e 25 ditë burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim.8 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shokuese/ Pasi godet të atin me thikë, 25 vjeçari hidhet nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e djeshme. Një i ri i moshës 25 vjeçare është hedhur nga ballkoni i katit të pestë i banesës së tij dje.Sipas informacioneve paraprake thuhet se i riu është konfliktuar me të atin, të cilin e kishte goditur me thikë. Pasi i riu është hedhur nga ballkoni, të dy prindërit e alarmuar kanë zbritur poshtë dhe kur e kanë parë atë të mbuluar me gjak kanë humbur ndjenjat.Njoftimi i policisë:TiranëInformacion paraprakMë datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.Po punohet për ..

Lexone