Home / Tag Archives: rezultati

Tag Archives: rezultati

Studimi në SHBA shfaq mënjanimin e kimioterapisë te kanceri i gjirit

Rreth 70 për qind të grave në fazën fillestare të kancerit të gjirit mund të menjanojnë kimioterapinë, pas heqjes së tumoreve, thonë studiuesit nga Shteteve të Bashkuara.“Kjo është një gjetje shumë e madhe”, tha doktor Larry Norton, ekspert i kancerit të gjirit në një spital të Nju Jorkut, që ndihmoi në organizimin e këtij studimi, para më shumë se një dekade.Studimi që u prezantua në Klinikën Onkologjikë të Shoqërisë Amerikane në Çikago, tregon se si të trajtohen gratë në fazat e para të kancerit me anë të terapive hormonale.Me anë të një testimi që iu bëhet grave në fazën fillestare të kancerit, varësisht nga rezultati vendoset se cilat kanë nevoje për kimioterapi dhe cilat shpëtojnë nga ky trajtim.

Lexone

VIDEO: Direkt finalja Real Madrid-Liverpul. Rezultati 0-0

Real Madrid-Liverpul është finalja e madhe e kompeticionit të “Uefa Champions League” që luhet në Ukrainë në stadiumin e Kievit.Një finale që do të dhurojë emocione dhe spektakël pasi objektivi i të dyja skuadrave është fitimi I këtij trofeu mjaft të rëndësishëm.Reali do të syonjë ta fitojë për herë të tretë rradhazi, ndërsa Liverpuli kërkon ta rikthejë në shtëpi këtë trofe pas 13 vitesh.Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj finaleje. (TemA)Formacionet zyrtare.Real Madrid: Navas, Marcelo, Ramos, Varane, Karvahal, Kasemiro, Modriç, Kros, Isko, Ronaldo, Benzema.Liverpul: Karius, Aleksander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Milner, Vijnaldum, Salah, Mane, Fimino.

Lexone

6 teknika të zgjuara për pastrimin e shtëpisë (Video)

Mësoni si të pastroni skarën për pjekje me qepë. Teksa është akoma e nxehtë, merrni një qepë me një kapse dhe fërkoni me të skarën. Hiqni papastërtitë nga tualeti me coca-cola. Mjafton ta spërkasni me të, lëreni për një orë dhe më pas lëshoni ujë të bollshëm. Tiganët e djegur i pastroni me uthull molle. Hidhni uthull molle në një tigan me ujë. Sapo të vlojë shtoni 2 lugë çaji sodë buke. Në fund e fërkoni tiganin me një sfungjer enësh dhe e shpëlani. Rubineti mund të shkëlqejë me anë të limonit. Mjafton të ndani limonin në gjysmë dhe me njërën prej tyre të fërkoni rubinetin. Në fund e lani me ujë të bollshëm. Rezultati? Një rubinet si i ri. Shtoni lëng limoni në një tas me ujë për pastrimin e mikrovalës. Lëreni për 10 minuta dhe më pas hiqni të gjithë papastërtitë. Uthull molle për pastrimin e kokës së dushit. E mbështillni atë me një qese të mbushur me uthull molle dhe ujë. Për rezultate më të mira, lëreni gjatë gjithë natës që të zhduken të gjitha papastërtitë.

Lexone

Maskë për fytyrë me llumin e kafes dhe vaj ulliri

Përbërësit1 lugë llum kafe 1 lugë vaj ulliri disa pika lëng limoniPërgatitja:Pasi të keni pirë kafen, llumin e mbetur e hidhni në një tas, shtoni vajin e ullirit dhe lëngun e limonit e përzieni mirë derisa të bëhet një masë homogjene.Maskën e përgatitur e aplikoni në fytyrë, duke e masazhuar për 5 minuta. Më pas e lani fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Rezultati do të jetë një fytyrë më e butë, e pastër dhe më e shkëlqyeshme.Përdoreni një herë në javë.

Lexone