Home / Tag Archives: rezultat

Tag Archives: rezultat

Kthesë historike për euron, rritet me 2.33 lekë brenda një dite

Euro shënoi sot një forcim rekord ndaj lekut, duke u rritur brenda një dite të vetme me 2.33 lekë. Aktualisht një euro këmbehet me gati 127.6 lekë.Kjo e premte solli një kthesë të fortë të zhvillimit të tregut të brendshëm valutor. Ky është forcimi ditor më i madh i euros ndaj lekut që nga viti 2002, kur monedha europiane hyri në qarkullim.Që prej fillimit të vitit, euro ka shënuar rënie të vazhdueshme ndaj lekut, duke u zhvlerësuar me gati 7% brenda një kohe të shkurtër. Por, dy ditë më parë Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg, duke blerë euro për të parandaluar rënien e mëtejshme të kësaj monedhe, pasi sipas bankës kjo mund të kishte pasoja negative për ekonominë.Masa e Bankës së Shqipërisë duket se ka dhënë efekte të forta në treg, shkruan Top Channel. Krahasuar me tre ditë më parë euro është forcuar me mbi 3.4 lekë, duke u rikthyer sërish në nivelet e fillimit të muajit maj.Por, çfarë po ndodh në tregun valutor? Burime nga Banka e Shqipërisë i thanë Top Channel s..

Lexone

SHBA: Europa të mos presë të kujdesemi ne më shumë për të

SHBA-të presin që aleatët europianë të plotësojnë detyrimet sa i takon NATO-s. Zv.sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Wes Mitchell, ripërsëriti thirrjen e presidentit Trump ndaj vendeve europiane duhet të japin kontributin e tyre të plotë në organizatë.“Një Amerikë e fortë është dicka e mirë edhe për aleatët tanë. Amerika dhe Europa bashkë janë Perëndimi dhe zemra e një bote të lirë. Europa është aleati më i madh dhe bashkëpunëtore ekonomike me 5.5 trilionë dollarëSot Europa është skenë e një gare gjeopolitike. Ne duhet ta marrim seriozisht këtë realitet: Amerika dhe Europa. Ne duhet të nxisim aleancat perëndimore në mënyrë materiale.Kjo nis me mbrojtjen fizike, kosto efektive për mbrojtjen. Sa më të fortë të jemi sot, aq më e vogël do të jetë nesër mundësi që rivalët tanë të zgjedhin rrugën e luftës. Amerika ka dhënë shembullin e saj për këtë, duke qenë e qartë në përkushtimin ndaj NATO-s.Që prej janarit 2017, ne kemi kërkuar më shumë se 11 milia..

Lexone

Gjiknuri dëgjesë në Himarë: Zyrë për hipotekën dhe shërbimet e transportit, 40 milion euro për ujësjellës-kanalizime

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një dëgjesë me banorët e Himarës në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë.Në bashkëbisedimin me banorët, Gjiknuri u ndal tek problematika e pronave e cila konsiderohet ndër më shqetësueset për këtë zonë duke u angazhuar për hapjen e një zyre shërbimi të hipotekës por edhe një zyre të shërbimeve të transportit rrugor.“E di që problemet më të mëdha në këtë zonë kanë të bëjnë me pronat. Ne sëbashku jemi duke përgatitur edhe projektin, shumë shpejt folëm dhe me kryetarin e bashkisë, në mënyrë që ta bëjmë të mundur hapjen e asaj zyrës së shërbimit në Himarë përsa i përket hipotekës. Pra që ju të mos sorollateni pjesa më e madhe duke shkuar në Vlorë apo pjesa tjetër duke shkuar në Sarandë”, premtoi Gjiknuri.Më tej, ai tha se po mendohet edhe një masë lehtësuese në funksion të regjistrimit të banesave të vjetra.“Kemi përgatitur edhe një vendim për të reduktuar në minimum tarifat për regjistrimin e shtëpi..

Lexone

Save dhe Children: Mbi 1.2 miliardë fëmijë të kërcënuar

Më shumë se gjysma e fëmijëve në gjithë botën, përkatësisht mbi 1.2 miliard, kërcënohen nga konflikti, varfëria e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave, thuhet në një raport të organizatës bamirëse ndërkombëtare Save the Children.I publikuar në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporti analizon se si këta tre faktorë po ua grabisin fëmijëve fëmijërinë.Raporti po ashtu përfshin renditjen e 175 shteteve, ku fëmijëria është më së shumti dhe më së paku e kërcënuar, si rezultat i shëndetit të dobët, kequshqyerjes, përjashtimit nga shkollimi, punës, martesës, shtatzënisë së hershme dhe dhunës ekstreme.Pesë vendet e para, ku fëmijët kanë fëmijëri të shëndoshë, janë: Singapori, Sllovenia, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.Në pesëshen e fundit radhiten vende të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Nigeri është i fundit në listë.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sot seanca e dytë për ish-kryeprokurorin Llalla në KPA

Do të mbahet në orën 11:00 të ditës së sotme seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.Seanca e parë në KPA u shty nisur nga fakti se vetë Llalla nuk kishte dijeni për procesin dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.Gjatë seancës së parë, Hazizaj tha se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se vetë ai ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij.olegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rez..

Lexone

Kapet me 20 doza heroinë, në pranga 46-vjeçari në Vlorë

Një 46-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë duke trafikuar drogëra të forta të llojit heroinë.Mësohet se atij i janë kapur 20 doza heroinë dhe një peshore elektronike.Strukturat Policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv dhe të ndjekur me metoda speciale për goditjen e rasteve të drogërave të forta (heroinë), kanë finalizuar operacionin e koduar “Laica”, ku si rezultat është arrestuar shtetasi :Aleksandër.K., 46 vjeç, banues në Vlorë. Në banesën e këtij shtetasi, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, si dhe një peshore elektronike.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Roshi: Duhet të ndryshojmë faqe, s’e kuptova sërish zëvendësimin

Odise Roshi ishte sërish një nga lojtarët që jo vetëm nuk doli në lojën e tij, por ashtu si ndaj Norvegjisë, u zëvendësua para se të përfundojë pjesa e parë. Fieraku pranoi lojën e dobët, por mohoi të ketë probleme në dhomat e zhveshjes.Pas Norvegjisë, një tjetër humbje dhe ndeshje e dobët… Është e vërtetë që humbëm me rezultat mjaft të thellë, duke marrë një leksion të ashpër.Ka ndonjë problem në dhomat e zhveshjes? Jo, grupi është i bashkuar. Kur humbim dhe kur fitojmë, jemi të gjithë bashkë, ndaj duhet të harrojmë këto rezultate dhe të bëhemi bashkë, për të dalë nga kjo situatë.Sërish u zëvendësuat në minutën e 42-të… Po, edhe me Norvegjinë u zëvendësova në të njëjtën minutë, por nuk e kuptova arsyen. Mund të them që nuk e kam pritur aspak mirë këtë.Mund të besojmë te kjo skuadër? Kemi bërë dy ndeshje katastrofike dhe duhet të kthejmë faqe urgjentisht. Jam shumë i mërzitur për këtë që po ndodh. Besoj se do të arrijmë t’ia dalim.Do të donit të ktheheshit pas te periudha e D..

Lexone

Irlanda i thotë “po” referendumit mbi abortin

Irlanda ka thënë “po” në referendumin për shfuqizimin e nenit 8 të Kushtetutës, i cili deri tani i ndalonte gratë të abortonin, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.Sipas sondazheve të kryera votat e favorshme do të ishin me 68% pro dhe 32% kundër. Rezultatet zyrtare pritet të dalin gjatë të shtunës.Referendumi vjen si rezultat i një debati disadekadësh mbi abortin në Irlandë dhe do të shënojë herën e gjashtë në këtë vend që votohet për këtë çështje“Amendamenti i Tetë”, i konsideruar kontrovers, është miratuar pas një referendumi të vitit 1983. Ai “njeh të drejtën për të jetuar të të palindurit dhe, duke marrë parasysh edhe të drejtën e barabartë për të jetuar të nënës, garanton në nenet e tij të respektojë dhe, për sa kohë që është e praktikueshme, të mbrojë dhe justifikojë këtë të drejtë”, duke nënkuptuar kështu se jeta e nënës dhe e të palindurit shihen si të barazvlefshme.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vrau para 20 vjetësh, ekstradohet nga Britania 49-vjeçari nga Fieri

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për vrasje, është ekstraduar nga Anglia drejt vendit tonë.Ai është Shpëtim Bushaj, 49 vjeç, lindur në Fier, i cili pritet të vuajë 20 vite burg.Pasditen e djeshme ai u ekstradua nga Londra, drejt aeroportit të Rinasit, ku iu dorëzua autoriteteve shqiptare.Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në 14 mars 2001, e ka dënuar me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.Shpëtim Bushaj akuzohet se më 13 mars të vitit 1998, rreth orës 23:00 në qytetin e Patosit, ka vrarë për motive të dobëta me automatik shtetasin G.M.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

A do të përjetësohen Trumpi dhe Kimi si orkide?

Edhe pse takimi mes presidentit të SHBA-së Trump dhe sundimtarit të Koresë së Veriut Kim u shty, një rezultat i një takimi të mundshëm të tyre në Singapor mund të parashikohet që tani: dy orkide me emrat e tyre.Samiti midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut në Singapor u shty, por nëse një i tillë mbahet po në Singapor, ky mund të rezultojë me dy orkide të reja, një me emrin Donald Trump dhe një me emrin Kim Jong Un. Sepse në Singapor është traditë që krerëve të shteteve dhe vizitorëve të tjerë të rëndësishëm t’u dhurohen orkide me emrin e tyre.Të ftuarit mund t’i marrin këto lule me vete edhe në shtëpi, por kjo mund të jetë e vështirë si në Uashington dhe në Phenian, sepse bimët tropikale nuk e përballojnë dimrin.Në internet kanë nisur tashmë diskutime të gjalla me sugjerime të ndryshme për emrat e luleve, p.sh. dendrobium Donald Trump apo dendrobium Kim Jong Un (dendrobium është emri shkencor i orkideve).Traditë e gjatëNë kopshtin e orkideve të Singaporit ka edhe një orikde me e..

Lexone