Home / Tag Archives: republikes

Tag Archives: republikes

Blerjet online nga Shqipëria: Cilat konsiderohen mallra me vlerë të papërfillshme?

Çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit.Mallra me vlerë të papërfillshme janë:a) mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.Kujdes!Për dërgesat postare, me natyrë jo tregtare, vlera e të cilave e tejkalon kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

Lexone

Ish Presidenti Nishani për vëllain e ministrit Xhafaj: E keqja ka depërtuar thellë

Ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përfshihet në debatin për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Sipas tij skandali po pason skandalin dhe se e keqja ka depërtuar thellë në qeveri.“Skandali pason skandalin.Mediat qeveritare po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut narkotik prej vëllait të Ministrit të Brendshëm në diskursin shterpë se kush ka dhënë leje që të regjistrohet trafikanti.E keqja ka depërtuar shumë thellë”, shkruan Nishani.Sot Partia Demokratike publikoi një material audio në të cilin pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj flet me një trafikant droge për të bërë një rrugë drejt Italisë.Pritet që prokuroria të marrë nën hetim këtë material, ndërsa opozita kërkon dorëhëqjen e ministrit.

Lexone

Meta pret Patriarkun rus Kirill në Presidencë, shoqërohej nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur Patriakun e Moskës dhe Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill me rastin e vizitës historike në vendin tonë paraditen e sotme në institucionin e Presidencës.Në këtë takim që zgjati rreth 45 minuta, Patriarku rus shoqërohej nga Kryepeshkopi Anastas.Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, presidenti Ilir Meta së bashku me zonjën Monika Kryemadhi dhe dy vajzat e tyre Borën dhe Erën, mikpritën me një darkë zyrtare Patriakun e Moskës dhe Gjithë Rusisë, Kirill.The post Meta pret Patriarkun rus Kirill në Presidencë, shoqërohej nga appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Qeveria Zaev thyen akullin me Edi Ramën

Pas një kohe të gjatë të raporteve të ngurta mes qeverisë së kaluar të Maqedonisë dhe qeverisë shqiptare, thyhet akulli, njofton agjencia e lajmeve INA. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati, nesër do të qëndrojë për vizitë …

Lexone