Home / Tag Archives: renditje

Tag Archives: renditje

(VIDEO) Lacios i mjafton Milinkoviç-Saviç, por humbet Imobilen!

Një gol për t’u arratisur nga vendi i pestë (Interi) dhe për të qenë më të qetë. Sepse, me fitoren ndaj Torinos, djemtë e Inzagit shkojnë 4 pikë larg zikaltërve dhe barazohen me Romën, duke e kaluar në renditje, për shkak të ndeshjeve direkte. Vendos “asi” Milinkoviç-Saviç (gol me kokë), që e kthehu ne duel personal me Sirigun. I jashtëzakonshëm, në fakt, portieri i Torinos, i cili neutralizoi një penallti të Luis Albertos, teksa më pas iu përgjigj dy herë serbit dhe, në pjesën e dytë, Kaisedos.Sakaq, vetëm Ljajiç ka qenë rasti i vetëm i rëndësishëm për vendësit. Strakosha nuk pati shumë punë, teksa mori një të verdhë për rivënie të vonuar loje, për të fituar kohë. Por, lajmi i hidhur është humbja e Imobiles, që pësoi një tërheqje gjatë një vrapimi, duke dalë mes lotëve nga fusha e blertë dhe duke çaluar. Rrezikohet të ketë mbyllur sezonin. Një humbje e madhe, nëse do të verifikohet frika.

Lexone

Dëshpërim në Vjenë, golat e Salihit nuk mjaftojnë më

Hamdi Salihi shënon gjithmonë, si një orë zvicerane, por ekipi i tij austriak, Viner Nojshtat, e ka humbur vrullin që kishte në pjesën e parë të sezonit.Që pas rifillimit të kampionatit, në shkurt, Nojshtat ka luajtur 10 ndeshje kampionati dhe ka fituar vetëm 3 herë.Sot Nojshtati priste Austria Lushtenaun dhe ishte një rast ideal për të avancuar në renditje, por fitorja e tretë rresht nuk erdhi.Përfundoi 2-2, me Salihin që bëri të pamundurën, shënoi dy gola në minutat 25 e 59, i dyti me penallti, por ndonëse golat e tij dy herë vlejtën barazimin, fitorja nuk erdhi.Një barazim që ngjan si humbje, sepse tashmë Nojshtati është kapur sërish nga Riedi në renditje, ndërsa vendi i dytë mbetet 4 pikë larg.Ndërkaq, Salihi shkon në kuotën e 19 golave, një më pak se shënuesi më i mirë i divizionit të dytë në Austri.

Lexone