Home / Tag Archives: rendesishme

Tag Archives: rendesishme

SHQUB-i

Nga Nasho Bakalli Udhëheqësia e PD, nga tani e ca kohë më parë, e vetndryshoi nofkën e saj nga SHQUP, që socialistët i’a kishin ngjitur, në SHQUB (Shtabi Qëndror i Ushtrisë Babaleve). SHQUB-i me taktikat dhe teknikat infantile të luftës tij politike, për shembull, se “… Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj i kanë ofruar “Babales” 200mijë euro me qëllim që ai të ndryshojë dëshminë e vet…”, sigurisht, që nuk i shërben përmbushjes të dëshirave më të rëndësishme të anëtarësisë të thjeshtë të PD. Kjo është edhe përgjigjia themelore e pyetjes “Pse themeluesit e PD nuk u pranuan, nga SHQUB-i, kohët e fundit, anëtarë në forumet qëndrore drejtuese të PD?” Po sa është numuri i antarëve të Shtabit Qëndror të Ushtrisë të Babaleve, dhe cilët janë ata? Janë rreth 55 veta. Këto, të gjithë të përhimtë. Për ta vërtetuar faktin se numuri i shtabistëve është afro 55, ose diçka mbi numurin 55, mjafton të ze në gojë pohimet – të ardhura këto prej të njohurve që kam në degët e PD – se nuk ka grupe Babalesh që shë..

Lexone

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 25 maj

Dashi Po shfaqni një interes të veçantë ndaj një personi, i cili duket i ndryshëm nga ju, por që pavarësisht kësaj arrini të gjeni të përbashkëta. Jini më spontan dhe kurajoz lidhur me ndjenjat, për shkak se ky është momenti më i duhur për të forcuar një lidhje ose për të nisur një të re. Demi Kjo ditë do të jetë shumë e rëndësishme, për ata që duhet të përballen me një sfidë të vështirë. Tregohuni të gatshëm për të punuar më shumë dhe me sforcim, vetëm që të arrini objektivin tuaj. Në dashuri do të jeni disi të luhatur. Binjakët Kjo ditë ju gjen disi të ftohtë dhe të distancuar në raport me familjen tuaj. Ndoshta për shkak të disa keqkuptimeve që keni patur në të kaluarën. Shmangni ushqyerjen e debateve me provokime të kota. Gaforrja Do të luani një rol të rëndësishëm, sa i takon një projekti të ri dhe guximi juaj do të shpërblehet me bonuse dhe avantazhe shumë të dobishme. Kjo gjë do ju lejojë që të jeni më shumë pozitiv dhe të besueshëm, edhe në sfera të tjera si dashuri dhe ..

Lexone

Në dorë të Babales!

Nga Mero Baze Sot jemi në situatën që tek Babalja shpreson më shumë PS, se sa PD Prokuroria shqiptare më në fund ka njoftuar se ka dërguar për ekspertizë jashtë Shqipërisë kasetën audio “Made in Babale”, tek e cila PD ka mbështetur aksionin e saj opozitar. Ky është një nga zhvillimet më të rëndësishme, pasi për herë të parë mund të kemi një debat me finale, ku njëra palë do të dalë e humbur. Kryeministri Edi Rama ka marrë përsipër me përgjegjësi fallcitetin e kasetës, dhe ka deklaruar se nëse ajo do të dalë autentike, do të ketë pasoja politike. Por Partia Demokratike, edhe pse e ka mbështetur gjithë aksionin politik mbi kasetën e Babales, nuk ka pranuar të mbajë përgjegjësi për të. Në fillim, nga entuziasmi se ajo ishte një produkt original, doli dhe e paraqiti si vepër të vetën, por pak më vonë, të gjitha palët u distancuan nga kaseta, përfshi gazetarin dhe Babalen. Ajo që është e dukshme, është se Babalja mund të ketë manipuluar dhe vetë porositësit e kasetës, kundrejt parave,..

Lexone

Zbuloni sa të zgjuar jeni duke u bazuar tek shenja juaj e horoskopit

Çdo shenjë e horoskopit është e veçantë nga tjetra dhe karakterizohet nga disa tipare të veçanta. Një prej elementeve më të rëndësishme të shenjave të zodiakut është edhe inteligjenca, e cila ndryshon nga një shenjë tek tjetra. Dashi Ju keni një inteligjencë dinamike, ju pëlqen të zgjidhni problemet. Nuk i keni frikë sfidat dhe madje edhe luftrat për ju janë për t’u përballuar dhe fituar, sepse ambicia juaj është e tillë, të fitoni me forcë dhe rezistencë. Ju jeni një person entuziast dhe me plot iniciativë Demi Inteligjenca këmbëngulëse e Demit e shoqëron atë kudo. Të ngadalshëm në arsyetim, ndjekin intuitën, edhe kjo është gjithashtu një formë e inteligjencës. Ju jeni i zgjuar dhe mendoni, por pak e kuptojnë aftësinë tuaj për të pritur, thjesht për shkak se ngadalësia është një vlerë për disa njohës. Binjakët Shenja e dominuar nga Merkuri ka aftësi logjike dhe komunikative. Ju keni një inteligjencë të shpejtë, jeni të zgjuar dhe keni aftësinë për të bërë një arsyetim delikat. F..

Lexone

Will Smith flet për Era Istrefin: Bashkëpunimi me Erën dhe Nickyn përfaqëson harmoni

Këto ditë ka bërë bujë lajmi se Era Istrefi do të bashkëpunojë së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith për të sjellë këngën “Live it Up”, që do të bëhet himni zyrtar i Kampinatit Botëror të FIFA 2018. Kampionati është një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit, që do të nisi më 14 qershor dhe do të zhvillohet në mes të Rusisë e Arabisë Saudite, ndërsa kënga e Erës do të performohet live në natën e hapjes dhe në finale, më 15 korrik. Ka qenë Will Smith ai që nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij ka pranuar lajmin e bujshëm, ku në një foto që shfaqej përkrah Nicky Jam, ka etiketuar edhe Era Istrefin, si edhe Dj Diplo. @nickyjampr @Diplo @strefie @WillSmith – One Life to Live. Live it Up. #WorldCup A post shared by Will Smith (@willsmith) on May 22, 2018 at 4:10am PDT Sot, aktori i famshëm Will Smith ka folur për FIFA 2018, ku ka treguar mirënjohjen e tij për këtë bashkëpunim me Erën dhe Nickyn, që përfaqëson harmoni. ‘’Është nder kur të kërkohet të performosh për Kupën e ..

Lexone

Vjedhja në Prokurori, PD: Shteti i Ramës i kapur nga krimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar segmente të qeverisë për vjedhjen e dokumenteve dhe dosjeve hetimore në Prokurorinë e Durrësit një natë më parë. Alibeaj tha se kjo qeveri dhe mazhorancë nuk mund të ketë mbështetjen e qytetarëve në një kohë që krimi ka kapluar vendin. Deklarata e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj Krimi që ka kapur shtetin e Edi Ramës ka bërë një tjetër goditje kriminale sot. Ia ka arritur të bastisë mu në zemër edhe vetë organin i cili supozohet ta luftojë atë pa mëshirë. Në prokurorinë e Durrësit është grabitur serveri i të dhënave të cështjeve penale. Pikërisht në Prokurorinë e Durrësit ku po pas denoncimeve të opozitës janë mbledhur të dhëna hetimorte për disa nga cështjet më të rënda të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëve Para 2 javësh kësaj Prokurorie ju grabiten dokumenta të rëndësishme te hetimeve penale. Kryeprokuroja e Durrësit Donika Prela jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por u gradua nga shoqja e saj..

Lexone

Trajneri i rekordeve, pikante nga karriera e Ançelotit

Palmaresi i trofeve të Carlo Ancelottit, trajnerit të sapoemëruar të Napolit, është për t’u patur zili, ndoshta asnjë trajner në botë nuk ka fituar kaq shumë sa 58-vjeçari italian. Është speclialist i Championsit, ka fituar ku ka shkuar, por në Itali e ka një “mace të zezë”. Le të zbulojmë disa shifra pikante të karrierës së tij si trajner. E nisim nga një e dhënë e thjeshtë: ka fituar 59% të takimeve, 607 ndeshje nga 1027 të drejtuara. Është i vetmi që ka fituar titullin kampion në katër nga pesë kampionatet më të rëndësishme në Europë (Itali, Angli, Francë dhe Spanjë). Ancelotti dhe Bob Pailsy janë dy trajnerët e vetëm që e kanë fituar tri herë Championsin/Kupën e Kampionëve. Në epokën e 3 pikëve për fitore, Ancelotti ka regjistruar mesataren më të lartë të pikëve për ndeshje në krye të Milanit, 1.97. Si trajnër në Serinë A, Ancelotti nuk ka humbur kurrë përballë Cagliarit dhe Torinos. Përqindjen më të ulët të fitoreve mes skuadrave të sezonit të ardhshëm të Serisë A e ka kundër..

Lexone

Kanceri i veshkës, dalloni shenjat e para dhe faktorët e riskut

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato janë themeli i shëndetit metabolik, pasi rregullojnë tensionin e gjakut, forcojnë kockat, rregullojnë elektrolitet në trup dhe filtrojnë toksinat dhe lëngjet e panevojshme. Funksioni kryesor i veshkave është të filtrojnë mbetjet nga gjaku dhe t’i nxjerrin ato nëpërmjet urinimit. Veshkat ndihmojnë gjithashtu në kontrollin e tensionit të gjakut dhe sigurohen nëse keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Kanceri i veshkës, quajtur ndryshe karcinoma renale, shfaqet kur qelizat tek njëra apo të dyja veshkat fillojnë të rriten në mënyrë jonormale dhe formojnë një masë tumorale që vendoset sipër qelizave të shëndetshme. Ky lloj kanceri është 1 nga 10 më të përhapurit si tek burrat ashtu edhe gratë. Karcinoma renale Ka disa lloje të kancerit të veshkës, megjithatë 9 në 10 njerëz vuajnë nga karcinoma renale. Zakonisht është një tumor brenda veshkës, megjithatë mund të shfaqen edhe më shumë, si edhe tek të dyja veshkat. C..

Lexone

Veliaj, apel opozitës: Mjaft e sabotuat integrimin e vendit!

I sapokthyer nga turi i tij dy ditor në Holandë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal pak edhe te procesi i integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Veliaj tha se sot në Shqipëri ka dy forca politike: një forcë që po mundohet të zhvillojë Shqipërinë, duke çuar Rilindjen Urbane edhe në zonat më të largëta të vendit, dhe një forcë tjetër që përpiqet të pengojë qëllimisht hapjen e negociatave me BE-në. “Sot ka një grup i cili po mundohet të rregullojë Shqipërinë, që është i fokusuar në reforma, që po mundohet që Rilindjen Urbane ta çojë nga sheshi “Skënderbej” deri në Malësi të Madhe, Koplik apo Konispol; por, ka edhe një grup tjetër, i cili u thotë njerëzve, o burra ta prishim këtë vend, hajde t’i vëmë zjarrin, të krijojmë tollovi, t’i vëmë pengesa njeri-tjetrit, vetëm të mos hapen negociatat! Fakti që sot jemi në këtë situatë, ku partitë politike po mobilizojnë me kuç e me maç, me përgjime të sajuara aq keq sa edhe një fëmijë që shkon në klasë të parë, i vjen..

Lexone

Këto janë arsyet se pse duhet t’i konsumoni kajsitë

Nga dietologe Viktoria Naco Tashmë që ka nisur sezoni i kajsive, ja disa arsye të forta për t’iu bindur që duhet t’i konsumoni ato: Bëjnë mirë për aneminë; Luftojnë kapsllëkun; Ndihmojnë funksionin e tretjes; Ndihmojnë në ruajtje të shëndetit të shikimit; Ulin temperaturën (bluani disa kajsi me mjaltë dhe ujë, pini lëngun dhe direkt do shihni ndryshimin); Ulin kolesterolin; Përmirësojnë shëndetin e lëkurës: Beta-carotone, e njohur përsëri si provitamina A, e cila konvertohet në vitaminë A në trupin tonë, është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e lëkurën tonë. The post Këto janë arsyet se pse duhet t’i konsumoni kajsitë appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone