Home / Tag Archives: regjistruar

Tag Archives: regjistruar

Moisi Habilaj refuzoi pyetjet për Saimir Tahirin, ja çfarë ndodhi në seancën që zgjati 3 orë

Pyetja e Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe disa persona të tjerë në Itali për dosjen “Tahiri” nga Prokurorët e Krimeve të Rënda pritej të ishte një nga veprimet kryesore hetimore, që do sillte prova të reja në Tiranë.Por duket se udhëtimi i dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Vladimiri Mara drejt Katanias më 30 Maj, nuk ka shërbyer shumë. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se gjatë seancës që zgjati 3 orë, shumicës së pyetjeve të prokurorëve shqiptarë, Moisi Habilaj ka refuzuar t’u përgjigjet.Në disa raste të tjera, përgjigjet e dhëna prej tij kanë qenë pa shumë vlerë për hetimet, pasi nuk është përfituar thuasje asnjë e dhënë e vlefshme.Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.Sipas akuzës, lëvizjet e këtij skafi në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sis..

Lexone

Pse është në panik Basha për “dosjen Babale”?

Nga Mero BazeLulzim Basha po përpiqet ti dalë para diskretitimit ligjor dhe politik me “Dosjen Babale” duke paralajmëruar sot atë që në të vërtetë do të ndodhë, faktin që kaseta është e inskenuar. Deklarata pasoi takimin e ambasadorit Lu në zyrën e Ministrit të Brendshëm Xhafaj, që e bën më të qartë dhe qartësinë që kanë ndërkombëtarët për këtë çështje.Por Lulzim Basha nuk e ka problemin se “Dosja Babale” është fallco. Ajo që pritet të bëhet publike nga hetimi është më e rëndë se kaq. Paniku që Lulzim Basha kishte nga përgjimi i një javë më parë, shpjegon shumë për këtë gjë. Personazhi që ka regjistruar zërin si vëllai i Xhafajt, ka bezdisur PD-në dhe Bashën me telefonata javën e shkuar duke u kërkuar paratë që ata nuk ia kanë dhënë, dhe frika e Bashës se prokuroria po përgjonte personazhin në fjalë, e ka futur atë në panik, jo se dosja “Babale” është fallco, por se autorët e dosjes janë në zyat e SHQUP-it dhe në krye të PD.Është kjo arsyeja që Basha bën sikur po nxehet se “Dosja..

Lexone

Banka Botërore paralajmëron: Rritja e tarifave do të kthejë tregtinë globale në nivelet e vitit 2008

Përshpejtimi i luftës tregtare mund të kthejë nivelet e tregtisë globale në vitin 2008, paralajmëron Banka Botërore.Në raportin e fundit mbi “Perspektivën Ekonomike Globale”, organizata dha një projeksion të zymtë për tregjet në zhvillim dhe ato të zhvilluara, duke përfshirë në analizë përshpejtimin e konflikteve tregtare.“Vendosja e tarifave mund të ketë pasoja negative për tregtinë globale. Përshpejtimi i tyre mund të përkthehet në një rënie të fluksit tregtar në të gjithë botën me rreth 9%, e ngjashme me rënien e regjistruar gjatë krizës globale financiare të vitit 2008”, bëri të ditur Banka Botërore në raport.Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Europian po përgatisim masat e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të lajmërimit të Donald Trump gjatë javës së kaluar, ku nuk përjashtoi këto ekonomi nga tarifat mbi çelikun dhe aluminin.Zhvillimet ndjekin përplasjet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të nisura nga akuzat e Shtëpisë së Bardhë për praktikat e padrejta tregtare..

Lexone

KBR publikon studimin mbi Ndryshimet Klimatike në Ballkanin Perëndimor: Rritje alarmante e temperaturës

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) botoi një studim mbi ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor, duke treguar një rritje alarmante të temperaturës në të gjithë territorin, me rritjen e vëzhguar të temperaturës prej 1.2ºC në të ardhmen e afërt, e destinuar të ngrohej më tej me 1.7 – 4.0 ° C dhe madje edhe më shumë se 5.0 ° C deri në fund të shekullit, në varësi të përpjekjeve globale në reduktimin e emetimeve të gazrave serrëAnalizat e ndryshimeve klimatike në rajon pranojnë se shëndeti i njeriut, siguria dhe cilësia e jetës janë shumë të prekshme ndaj rreziqeve natyrore:· Bujqësia (zvogëlimi i cilësisë së ushqimit, erozioni dhe degradimi i tokës, etj.);· Pylltaria (rreziku i lartë i degradimit të pyjeve të përhapur, zhdukja e taksave aktuale, etj.);· Burimet ujore (mungesa e ujit të pijshëm, etj.); dhe· Shëndeti i njeriut (rritja e valëve të nxehtësisë, ndërhyrja e sëmundjeve të reja të transmetuara nga vektorët, etj)Për më tepër, informacioni mbi ndryshimet klimat..

Lexone

Tronditet ekonomia turke, inflacioni arrin në 12% pak ditë përpara zgjedhjeve

Inflacioni në Turqi ka regjistruar një rritje të fortë duke arritur 12,15 % pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare, sipas të dhënave zyrtare.Sipas Institutit turk të Statistikave, çmimet e konsumit kanë prekur nivelin maksimal që nga nëntori, si pasojë e rënies së monedhës lokale, lirës, raporton ata.Në muajin prill, inflacioni arriti në 10,85% dhe analistët prisnin një rritje në muajin maj.Rritja vjetore më e lartë u regjistrua në sektorin e transporteve, 20,2%.Kostot për arredimet dhe shtëpitë u rritën me 16,87 %, ndërsa hoteleria dhe restorantet u rritën me 12,51% .Turqit do të thirren për të votuar më 24 qershor dhe do votojnë njëherësh edhe presidentin edhe parlamentin.

Lexone

Britani, ligji i ri ndalon shoferët e rinj në autostrada edhe pasi kanë kaluar testin

Ata që po mësojnë t’i japin makinës nuk do të lejohen të praktikohen në autostradat britanike. Një ndryshim në ligj ka për qëllim që t’u japë shoferëve të ardhshëm më shumë kohë për të fituar përvojë, para se të futen në autostrada.Autoritetet thonë se rrugët e Britanisë janë ndër më të sigurtat në botë, por aksidentet mbeten shkaku i dytë i vdekjeve të të rinjve.Më parë, vetëm kandidatët që kishin kaluar testin mund të hynin në autostradë, por tashmë nuk mund ta bëjnë këtë pa një instruktor në makinë, e cila duhet të jetë me sistem të dyfishtë drejtimi.Rreth 1/5 e aksidenteve në rrugët e Britanisë në vitin 2016 përfshinë mjete, drejtuesit e të cilave ishin të moshës 17-24 vjeç. Që nga janari deri në shtator 2016, në rrugët e Britanisë janë regjistruar 1810 të vdekur në aksidente. / BBC -TemA TV/

Lexone

Shkoi për pushime, 22-vjeçari mbytet tek Gjiri Lalzit

Kur ende nuk ka filluar mirë sezoni turistik, ditën e sotme është regjistruar edhe viktima e parë.Një 22-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në Gjirin e Lalzit, dhe më pas është gjetur dhe është nxjerrë në breg të detit.Sipas policisë, shtetasi E. S., banues në Tiranë u mbyt rreth orës 12:15, mesditen e së shtunës 2 qershor.“Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues në Tiranë,”-raporton policia.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Lexone

Diamond League, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar

Luiza Gega theu rekord kombëtar në 3000 mijë metra me pengesa dhe e bëri në një kompeticion prestigjoz si Diamond League, teksa në ndalesën e radhës në Romë atletja shqiptare konfirmoi dhe njëherë se është mbretëreshë e pistave kuqezi, teksa u rendit e 9-ta mes 22 garueseve, por ishte gjithashtu dhe e para nga Europianit në renditjen përfundimtare.Gega, jo vetëm regjistroi kohën më të mirë sezonale për të në këtë disiplinë, por arriti të thyejë me 4 sekonda rekordin e mëparshëm në këtë garë, ndërsa regjistroi dhe kohën më të mirë të këtij viti për një atlete europiane. Atletja shqiptare ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me 9 minuta e 26 sekonda e 5 të qindtat, që përbën njëkohësisht dhe një rekord të ri kombëtar për këtë disiplinë.Në garën që u fitua nga keniania Kiyeng, Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të Diamond League vetëm për një pozicion, pasi u rendit e nënta, por gjithsesi mundi të lërë..

Lexone

Soni Malaj bashkëpunon me të famshmin Jowell

Soni Malaj do të bëjë një bashkëpunim me një këngëtar latin shumë të suksesshëm.Në një lidhje telefonike në “Pop Culture”, Soni Malaj zbuloi detaje nga ky bashkëpunim. Bëhet fjalë për Jowell, këngëtari i muzikës ‘reaggaeton’, mjaft i njohur në mbarë botën.“Po më pëlqen, pasi jam duke eksperimentuar në një treg tjetër, pavarësisht se për tregun shqiptar duket i kërkuar nga unë në kohë, por totalisht të pafalshme”, tregon Soni.Soni zbulon se me Jowell ka 3 bashkëpunime. “Me Jowell kam 3 bashkëpunime, 2 i kam në frëngjisht. Unë flas shumë mirë frëngjisht dhe dilja shumë mirë duke kënduar në këtë gjuhë. Tashmë kemi edhe dy këngë të tjera që i kam shumë përzemër”, thotë Soni.Më tej, ajo thotë se, bashkëpunimi lindi natyrshëm. Në fund, Soni foli edhe për klipin, duke thënë se ka dy muaj që ka mbaruar, por ka ende pak punë. “Është një këngë shumë e thjeshtë, por vetëm për çështje teknike e kam regjistruar atë 5 apo 6 herë”.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Ansambli i Egjiptit, sjell folklorin plot ngjyra në kalldrëmin e Gjirokastrës

Një atmosferë festive u krijua fundjavën që lamë pas përmes shfaqjes kulturore, që mblodhi qindra vizitorë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.Pjesë e kësaj shfaqje ishin rreth 30 artistë të Ansamblit Kombëtar të Egjiptit dhe Ansamblit “Lunxhëria”, të Gjirokastrës, të cilët sollën një atmosferë të ngrohtë dhe festive në “Qafën e Pazarit”.I cilësuar si takimi i dy kulturave, kjo shfaqje çeli siparin e një sërë aktiviteteve kulturore, që “TID”, një organizatë lokale në Gjirokastër do të sjellë përgjatë të gjithë sezonit turistik në qytetin e gurtë.Këngë dhe valle egjiptiane, si dhe polifonia dhe vallet popullore të Jugut të interpretuara nga artistët, si dhe veshjet tradicionale egjiptiane me një larmi ngjyrash mahnitën turistët dhe vizitorët që ndodheshin në Gjirokastër, duke iu bashkuar festës.Gjirokastra, qyteti i gurtë, është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005.Gjirokastra zgjon gjithnjë e më shumë interesin e turistëve të huaj për ta vizi..

Lexone